Megjithëse hëna mund të dalë disa ditë përpara, tre muajt nisin një natë të enjteje dhe ulet butësisht në shpirtrat tanë. Regaibi është si një prove instrumentale zëri, e cila rizgjon për here të parë ndjenjat tona të paakorduara mire me ditët e mëdha. Ndërsa nata e Miraxhit e cila vjen pas 20 ditëve shoqërohet me flladet hyjnore dhe kërcitjet e dyerve të qiellit nga shpirtrat tashmë të përgatitur dhe të gatshëm për klimën e tre muajve. Nata e Beraetit vjen me rizgjimin tashmë të shpirtrave dhe i thërret zemrat të cilat qëndrojnë në pritje të sihariqit të shpëtimit. Ndërsa Nata e Kadrit i përqafon këta njerëz mirënjohës me mirësi e begati të cilat mund të përfitohen vetëm në 1 mijë muaj duke i mbështjellë me ilaçin e faljes dhe pendimit.
Kjo ngrohtësi e ëmbël dhe e dëshiruar e tre muajve vazhdon pa pushuar për të gjithë shpirtrat besimtarë. Çdo ditë hedhin mbi ne begatitë dhe mirësitë me gjithë gjallërinë e tyre edhe pasi horizontet mbyllen rilind përsëri një mëngjes tjetër me bukuritë e qeta, një mëngjes i ëndërruar për të gjithë shpirtrat e zgjuar të thurur me gjëra të fshehta në botën e brendshme.
Shpirtrat e gatshëm me një vendosmëri të rrallë për të falënderuar e lutur Mëshiruesin e Vetëm me hyrjen e muajit Rexhep në fund të muajit ndjejnë kënaqësinë e rizgjimit në horizonte të përtejme, e ndjejnë por secili e shpreh me gjuhën, mënyrën dhe sjelljen e tij të pajisur me një gëzim e shpresë. Të gjithë fillojnë të flasin me gjuhën e zemrës, ashpërsitë njerëzore zbuten dhe njeriu i mbetur në mes hedh nga supet e tij të gjithë barrën e kësaj bote për të kaluar në thellësitë e shpirtërores. Drita e mbartur në shpirtrat e këtyre njerëzve dhe butësia shumëngjyrëshe e pasqyruar në fytyra do të zbusë edhe zemrat më të ngurta.
I njohur si “muaji i madhëruar u Allahut”, muaji i Shabanit vjen tek ne me një ëmbëlsi e cila mbështjell gjithë krijesat dhe personalitetin tonë dhe në shpirtra na fal shpresën e rrëshqitjes në bukuritë hyjnore. Me ditët dhe netët e tij duket sikur orkestron pjesën muzikore të magjishme të Ramazanit, dhe mbështjell me krahët qiellore të gjithë ato që e përqafojnë, i përqafon me dhembshurinë e një nëne dhe i shëtit në hapësirat e mëshirës. Duket sikur koha ka ndaluar dhe në ndjenjat tona rrjedhin gjëra nga botë të përtejme. Në minutat e ndritura të secilit prej nesh të duket sikur po të hedhësh dhe një hap do të hipësh në një shkallë e cila të shpie përtej. Pothuajse çdo ditë, çdo natë, orë apo minutë, ndjejmë dëshirën e fshehtë të përjetësisë dhe me këtë mendim ndjejmë mall për botën tjetër. Me ndihmën e këtij muaji të dhuruar nga Zoti kontrollojmë veten dhe veprat tona. /urtesi.al