Tre muajt kanë një shije, një aromë, që është krejt e veçantë dhe i dallon ata nga muajt e tjerë të vitit… megjithëse të gjithë muajt në i ndjejmë dhe i jetojmë secilin sipas bukurive dhe frymës së vet, kjo prerje e veçantë e kohës jetohet me zemër dhe ndjenjat më të thella të brendshme. Njerëzit që i drejtohen botës së zemrës në këta muaj, sikur depërtojnë nëpër perden e ekzistencës me dritat që rrjedhin nga besimi dhe bindja e tyre ndaj Allahut, aq sa në ndjenja bëhen sikur të kenë arritur e të jenë zgjuar në parajsat e Firdeusit ku do të jetojnë një përjetësi. Për ta, ditët, netët, madje orët dhe minutat e këtyre muajve, sikur vijnë dhe ikin me një magji të tjetërfartë; vijnë dhe ikin dhe sipas gradës së secilit, i pëshpërisin çdokujt diçka. Në këta muaj koha është përherë e veshur me ngjyrat e amshimit… njerëzit bëhen fare të butë, sikur të ishin banorët e jetës së përtejme dhe arrijnë një thellësi të mistershme. Të gjithë, edhe nga thellesia e vetes, por edhe nga zemra e ekzistencës, sikur dëgjojnë një poezi me përmasën e përjetësisë dhe në grumbuj, shëtisin nëpër lindjen dhe perendimin e sa e sa ëndrrave, kujtimeve, pritshmërive. Herë-herë të trishtuar, herë-herë të gëzuar, këta tre muaj na kujtojnë, edhe mallin e Parajsës së humbur, edhe na kaplojnë në tëre qënien tonë me shpresën se mund ta gjejmë sërish atë. Po, kujtimet dhe nxitjet e këtyre ditëve që mund ta shndërrojnë në një tjetër gëzim, në një tjetër hare, në një tjetër tension dhe në një tjetër aksion çdo minutë të jetës, i shndërrojnë ndjenjat tona në një poezi të heshtur, ndërsa jetët në nga një bukuri të magjishme.

Me përfshirjen e zemrave nga nuri i këtyre muajve, dritat e rrugës, zërat e ëmbël që vijnë nga minaretë, gjallëria shpirtërore që mbizotëron ngado dhe butësia në frtyrat e njerëve që ngarendin drejt faltoreve, kjo prerje plot dritë e kohës të kujton kohët e Xhenetit, duke u paraqitur njerëzve që ia dinë vlerën dhe shijen kënaqësive të veçanta shpirtërore. Po, na përqafojnë të gjithëve me atë fladin e ëmbël të një kënaqësie që nuk njeh të shterur, grumbulluar nga tërë ngjyrat e dritës që e ka burimin në valë të ndryshme, në delikatesën e erës që fryn butë-butë dhe në zërat e kohës që ka kaluar duke i magjepsur sakaq të gjithë, e cila i mbështjell dhe i përkedhel të gjitha ato shpirtra që i kuptojnë dhe i ndiejnë, besimin, Islamin, faltoren dhe adhurimet; që janë të hapura kah kënaqësitë e thellësishme të njohjes së Allahut dhe të dashurisë për Allahun.

Pothuajse çdo vit, kur arrijmë ta kuptojmë këtë prerje të artë të kohës, ne bëhemi sikur të jemi rikthyer edhe njëhere në ato ditë të gëzueshme, të kaltra dhe aq të dashura të jetës së vërtetë. Përpara syve tanë shpërfaqet tyli i një pranvere të gjithkahshme… në çdo anë shkumëzon sërish jeta… gjelbëron mali dhe fusha dhe sikur lëshojnë të qeshura të forta në gjallërinë e tyre… lulet nisin të vallëzojnë, bilbilat nisin të këndojnë këngët e tyre… dhe ndjenjat bëhen sikur të kenë marrë flakë nga e trëndafilave dhe tulipanëve. Asisoj që kjo atmosferë e përgjithshme, e cila frymon ngado, na i mbshtjell zemrat me një premtim lumturie dhe na pëshpërit sa e sa gjëra të panjohura, të pandjera më parë. Madje edhe njerëzit që e kanë jetën të izoluar në fatkeqësi dhe pesimizëm marrin dicka nga kjo festë qiellore. Madje, ditët, kur i bëjnë orët që janë thelluar me adhurime të lëvizin si shigjeta mbi zemra; prej andej nis poezia e pastër sa cicërimat e zogive dhe me atë shijen gëzimit fëminor, me një ndikim po aq të fortë sa bukuritë e  Xhenetit në minutat e ezanit dhe e pjekur po aq sa zemrat e dashuruara pas kësi bukurishë dhe orët e adhurimeve të kryera me piekuri, dhe na i entuziazmon zemrat me dhikrin dhe mendimin për  Allahun, ge frymon aromën e të qenit bashkëbisedues i Zotit…fillon dhe perdja në fytyrën e egzistencës ikën dhe minutat e kaltra të ngrohta dhe plotshije të paqes dhe bindjes së veçantë të afrisë me Allahun bëhen tonat. Pesë herë në ditë, me së paku tridhjetë herë në javë, shëtisim si nëpër një rreze drite, shkrihemi në mundësitë e përjetimit të miraxhit në zemra dhe kalojmë nga njëra ëndërr që të bëhemi njerëz të përsosur në tjetrën.

Edhe pse hëna shfaqet disa ditë më parë, fillimi i tre muajve na thotë “përshëndetje” në një të enjte të mveshur me ndihmesën e hapur ndaj çdo thirrjeje dhe zbret në zemrat tona si një penzë. Ndjenjat tona që janë gati për akordin me ato ditë të larta dhe për atë ditën, që është më e larta, është një zë që thotë “Regaip”, që na i zgjon dhe entuziazmon zemrat edhe njëherë, porsi një provë instrumentale. Miraxhi, që vjen njëzet e ca ditë më pas, vjen së bashku me mendime qiellore, me zhurmën e hapjes së portave të qiellit dhe me frymimet e amshimit për të gjitha shpirtrat e përgatitura e në tension për ta përjetuar atë.

Beraeti iu flet zemrave me sihariqet e shpëtimit duke pritur i gatshëm për të na bërë paralajmërimet e radhësë. Dhe, kur vjen nata e Kadrit, ajo i përqafon këta njerëz që ia dinë gjërave vlerën me një dritë dhe begati që nuk mund të arrihet vetem se me përpjekje të jashtëzakonshme dhe përtej imaginatës, e cila mund të realizohet vetëm në njëmijë muaj dhe i mbështjell ata me erëmimet e faljes dhe mëshirës.

Kjo ngrohtësi e ëmbël dhe kaq zilepsëse e tre muajve vazhdon ditë e natë për zemrat e besimtarëve. Çdo ditë, pasi zbraz mbi kryet tona tërë atë begati me shkëlqimin dhe gjallërinë e vet, shkon e mbyllet në horizont dhe pas saj vjen një agim i ri, me tërë bukuritë e tij të embla, të buta dhe sylëbyrëse… një agim plot ëndrra për zemrat e përmalluara, duke i mbushur ato dhe botët tona të brendshme me sa e sa bukuri të fshehta e të mistershme.

Shpirtrat e zgjuara kah lutja, përgjërimi, falenderimi i Allahut dhe në gatishmëri të plotë në hyrjen e muajit Rexhep, drejt fundit të muajit, arrijnë një kënaqësi të plotë dëshmie të zgjuar kah e përtejmja… arrijnë dhe të gjithëve u ndryshon gjuha, qëndrimi dhe qasja që kanë ndaj çdo gjëje, në fytyrat e tyre zë të mbizotërojë një farë madhështie, frike dhe respekti të dukshëm karshi Allahut dhe pa dyshim, gëzimi i shpresës. Çdonjëri fillon e flet pak më shumë me gjuhën e zemrës…  ngurtësia njerëzore zbutet… dhe sa e sa njerëz i hedhin tej peshat e jetës së kësaj bote, njësoj sikur të ishin duke u përgatitur për miraxh dhe arrijnë lehtësinë e shpirtit. Aq sa drita dhe delikatesa plot dritë e ngjyra ngjyra që rrjedh nga zemrat e këtyre njerëzve të drejtuar kah Ai, që është më i Drejti, kanë arritur në shkallë të atilla që mund të zbutin e të bëjnë të pendohen edhe zemrat më të ngurta.

Netët e veshura me një thellësi ndryshe me hyrjen e muajit të Rexhepit, marrin një trajtë edhe më të magjishme dhe i frymëzojnë të gjithë me sa e sa mendime gjeniale. Sidomos ato copëza kohe të bekuara të këtyre netëve, që janë të hapura kah e përtejmja, në çdo kohe, na injektojnë endrra të entuziazmit të ndjesive tona për Xhenetin dhe dëshirave që na ngjajnë me zemrën… na i injektojnë dhe na përqafojnë dëshirat tona për përjetësi dhe duke u hapur shpirtrave tona portat e ëndrrave të reja. Na i zgjojnë ndjenjat që rrinë të heshtura e të topitura në qenien tonë pothuajse çdo natë dhe na frymëzojnë me mendime të një lumturie edhe me të thellë sesa ajo që po përjetojmë në këtë botë.

Muajin Shaban, i cili nëpër libra përmendet edhe si “Muaji Madheshtor i Allahut”, e ndiejmë si një kënaqësi të veçantë, e cila është shkrirë me krejt qenien dhe ekzistencën tonë dhe na vjen sikur ndiejmë se zemrat tona po rrëshkasin kah shpresa, pritshmëria dhe bukuritë e amshimit. Ai, me natën dhe ditën e vet, ndikon te njeriu me atë melodinë e vet të magjishme, që i ngjason kompozimit të Ramazanit… dhe na përqafon me krahët e vet qiellore, të gjithë sa njerëz jemi që kërkojmë mbrotje… na përqafon me dhembshurinë e një nëne dhe na shëtit nëper thellësitë e mëshirës. Për ata që e kanë kuptuar atë më së miri në shpirtin e vet, koha bëhet sikur të jetë arë dhe mbi ndjenjat tona të jetë duke rrjedhur diçka nga përtej kohës. Aq sa, çdokush, sikur të hedhë edhe një hap të vetëm nëpër minutat e tij të ndritura apo thellësitë e të ndjerit të tij, veten do ta gjejë duke ecur nëpër një palë shkallë magjike. Thuajse çdo ditë, çdo natë, çdo orë dhe çdo minutë, ndien nevojën tonë për të përtejmen nga dëshira dhe mendimet për përjetësi që fshihen në natyrën tonë dhe ne ngarendim të shohim ato që dëshirijmë vërtet nga dritaret që na ka çelur ky muaj i Allahut.

Sakaq, në horizont ia beh Ramazani me minutat e tij të ngrohta, kaq të buta e plot mistere… ndërgjegjet kalojnë në gatishmëri të plotë, të gjitha zemrat zgjohen dhe tëre ndjenjat i kaplon entuziazmi… njerëzit rrjedhin drejt faltores në grumbuj; së andejmi ecin drejt Krijuesit të tyre. Me ardhjen e Ramazanit përforcohen lidhjet e shpirtit… dëshirat dhe kërkesat për amshim shkumëzojnë; shkumëzojnë dhe një mendim Ramazani që bie e ngrihet si një penzë mbi ndjenjat, i entuziazmon zemrat besimtare me dashuri dhe dëshirë, aq sa në shpirtrat e tyre ndizet flaka. Për Ramazanin mund të thuhet se ai zbret në tërë qenien tonë si një dinamizëm i rëndësishëm i jetës sonë shpirtërore, me ato ditët e tij të ndritura, të përshpirtshme dhe aq të bukura, duke na bërë të përjetojmë kënaqësi amshimi të njëpasnjëshme. Peizazhi i pazarit dhe rrugëve shkumëzon nga ndjenjat për të përtejmen. Frymimet e minareve jehojnë në zemra me melankolinë e Kur’anit… faltoret i mbulon drita dhe kumbojnë nga e qara me tërë fuqinë e zërit të zemrave besimtare. Kudo, nga shtëpia në faltore, nga faltorja në shkollë, në çdo vend përjetohen gëzimi dhe ngopja shpirtërore që të fal drejtimi kah Allahu i Madhërishëm… kraharorët e fryrë nga adhurimi, shfaqin tërë bukuritë faqeza… dhe ulërasin dashurinë, pasionin që shkëputet e vjen nga bota e tyre e brendshme me notat e një intimiteti krejt ndryshe.

Këta njerëz, njësoj sikur të kenë marrë urdhrin, “bëhuni gati për ritakimin” dhe e quajnë atë si një vigjilje të “natës së parë të ritakimit”, çka bën që çdo ditë të kalojë me ndjesinë e thellë të ritakimit.

Po, në çdo zë të Ramazanit është premtimi i një fillimi, në çdo frymëmarrje është e pranishme shpresa e shpëtimit. Iftaret na pëshpërisin ca të fshehta dhe ato shfaqen në horizontin tonë me thirrjet e takimit të madh… vetëm ta dini ç’i premtojnë botës sonë të shpresës teravitë… netët, njësoj si një nuse me naze, na hapin portën e dhomës intime të ritakimit dhe bëhet dritë në valët e çdo zhvillimi shpirtëror dhe rrjedhin në zemrat tona… agimet gumëzhijnë si zhurma e borisë së vaporëve, zhurma e avionëve dhe raketave dhe rrokjezojnë udhëtimin e një nate drejt ritakimit me Mikun… Derisa, më në fund, vjen e na mbështjellë në çdo anë një ditë e stërgjatë, e mbushur me orët e kujdesshme, plot shpresë dhe emocione, të kapluara nga shqetësimi i atij takimi të ëmbël.

Gjatë Ramazanit, jeta është aq e thellë dhe kuptimplotë, sa që çdo fjalë e thënë, çdo zë që dëgjohet, i vjen njeriut si një kompozim që rrjedh nga zemra; i vjen dhe depërton nëpër ndjenjat tona në trajtën e melodive më të ëmbla. Ramazani, i cili bëhet shkas që shpirti ynë të çelë porsi një syth dhe ndjenjat që flenë në thellësitë e qenies të zgjohen dhe na shëtit ne nëpër botët më të bukura dhe marramendëse të imagjinatës, na formon të gjithë me një nevojë për ritakim dhe dëshirën dhe dashurinë për atë ritakim, të cilat i ndjejmë gjer në palcë dhe në zemra ne ndjejmë freskinë e jetës së vërtetë.

Ata që dinë të përgatiten plotësisht për jetën gjatë Ramazanit, përtej çdo gjejë që kanë fituar këtu, kuptojnë se në fund të kësaj rruge plot dritë, por pak me mjegull, ka një lumturi të përjetshme dhe me tërë qenien e tyre, drejtohen kah Ai. Po, në çdo iftar dhe çdo agim, njeriu ndien sikur është hapur një portë e re e ritakimit dhe dy hapa tej ndjen nevojën dhe shpresën e një takimi edhe më të gjerë, më magjepsës; e ndjen dhe nga njëra anë ndjen mall dhe vetmi, nga ana tjetër pritmëritë dhe ëndrrat i kaplojnë ata me një farë magjie më të thellë, duke i tërhequr kah thellësitë e dashurisë së vërtetë. Asisoj që ata ndjejnë se çdo gjë në pafundësinë e hapësirës shtillet rreth dashurisë, njësoj siç çdo gjë ndhodh rreth dashurisë në zemrat e tyre dhe ata ekzaltohen.

Burra e gra, të rinj e të vjetër, të pasur dhe të varfër, të gjithë sipas aftësisë së vet të të kuptuarit, përjetojnë një periudhë të një përgatitjeje të veçantë gjatë Ramazanit; mandej, ndiejnë sikur ecin vetëm drejt Allahut, me ndjesinë e një rruge që nuk do të mbarojë kurrë. / Libri AGJËRIMI, Adhurimi i Veshur me Falje/ zell.al