Lexo PDF

Rreth Profetësisë së Muhammedit A.S.M.

 

وَ مَا مَدَحْتُ مُحَمَّدًا بِمَقَالَتِى , وَ لكِنْ مَدَحْتُ مَقَالَتِى بِمُحَمَّدٍ (عَلَيْهِ الصَلاَةُ وَالسَّلاَم)

“Me fjalët e mia Muhammedin s’e lavdërova,

Por fjalët e mia me Të zbukurova.”.

Po, kjo Fjalë është e bukur, por veçoritë dhe cilësitë e Muhammedit a.s.m. që janë më të bukurat e gjërave, janë pikërisht ato që e stolisin këtë Fjalë. Gjithashtu, duke qenë “Shkreptima e Katërmbëdhjetë”, kjo fjalë përbëhet nga “Katërmbëdhjetë Pikla” të vogëla.

 

PIKLA E PARË

Ndodhen tri gjëra të mëdha e universale të cilat na bëjnë neve të njohur Krijuesin tonë.

E para: është libri i universit, diçka nga dëshmia e të cilit ne e kemi dëgjuar nga trembëdhjetë shkreptimat dhe nga Mësimi i Trembëdhjetë i trajtesës së Methnevi i Nurije Arabisht.

E dyta: është Vula e Profetëve a.s.m., shenja më e madhe e librit të madh të universit.

E treta: është  Kur’ani i gjithurtë.

Tani duhet të njihemi me Vulën e Profetëve a.s.m.e cila është prova e dytë e qartë folëse dhe duhet ta dëgjojmë atë.

Po, vështroje personalitetin kolektiv të kësaj prove:

Faqja e tokës është bërë xhamia e tij; Mekka mihrabi i tij, dhe Medineja predikatorja e tij; Profeti ynë, paqja dhe bekimet e Zotit  xh.sh qofshin mbi të, kjo provë e qartë, është Imami i të gjithë besimtarëve, është predikuesi i të gjithë njerëzimit, kryetari i të gjithë profetëve, shkëlqesia i të gjithë evlijave, prijësi i rrethit të përmendjes së Zotit xh.sh. i atij rrethi që përfshin të gjithë Pejgamberët dhe Evlijatë… Ai është një pemë vezulluese, rrënjët e gjalla të  së cilës janë të gjithë profetët,  ndërsa frutat e freskëta janë të gjithë Evlijatë; Çdo pretendim të tij e dëshmojnë të gjithë profetët duke u mbështetur në mrekullitë e tyre; e konfirmojnë dhe e vërtetojnë të gjithë evlijatë, duke u mbështetur në kerametet (provat, çudirat) e tyre, sepse Ai deklaron dhe pretendon

لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّهُ Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut”

Dhe të gjithë ata recitues dritëdhënës të Emrave Hyjnorë, të rreshtuar në të djathtën e në të majtën, domethënë, në të shkuarën e në të ardhmen, përsërisin të njëjtat fjalë dhe nëpërmjet konsensusit të tyre, në të vërtetë deklarojnë: “Ti Flet Të Vërtetën Dhe Ajo Që Ti Thua Është E Drejtë, atëherë cila ide e rreme ka fuqi të përzihet në një pretendim që vërtetohet e mbështetet kështu nga mijëra?

 

PIKLA E DYTË

Ashtu siç vërtetohet Kjo provë brilante e Njësisë nga unanimiteti dhe konsensusi i atyre dy krahëve, i krahut të Profetëve dhe i atij të Evlijave, gjithashtu të njëjtën gjë bëjnë qindra tregues në shkrimet e librave të shpallur qiellorë si Teurati e Inxhili –Bibla,[188] dhe me mijëra shenja që u shfaqën përpara fillimit të misionit të tij, dhe sihariqet e falltarëve dhe e zërave nga bota e padukshme, dhe dëshmia me unanimitet dhe treguesit e mijëra mrekullive të tij, si: Çarja më dysh e hënës dhe vërtetësia e sheriatit që e mbështet dhe e konfirmojnë atë. Gjithashtu, në personin e tij, sjelljet e lavdërueshme të cilat ishin në kulmin e plotësimit; dhe në detyrat e tij, besimi i plotë i tij dhe veçoritë e cilësitë e larta që ishin në shkëlqimin më të madh, devocioni i tij dhe frika e jashtëzakonshme ndaj Zotit, adhurimi i jashtëzakonshëm, serioziteti i jashtëzakonshëm dhe qëndrueshmëria e jashtëzakonshme tregojnë fuqinë e besimit të tij të plotë dhe qëndresën e tij të plotë. Të gjitha këto tregojnë aq qartë si dielli, sa besëplotë dhe fetar i palëkundur ishte ai për kauzën e tij, për çështjen e tij më të madhe.

 

PIKLA E TRETË

Po të duash,  eja! Le të shkojmë në Gadishullin Arabik, tek Epoka e Lumturisë! Në përfytyrimet tona ne do ta shohim atë tek detyrat e tij, kështu le t’i bëjmë një vizitë. Vështro! Ne shikojmë një person të shquar për sa i përket karakterit të tij të hollë dhe formës së tij të bukur. Në dorën e tij është një libër i mrekullueshëm dhe në gjuhën e tij është një adresim i vërtetë. Ai është duke i dhënë njerëzimit një predikim parapërjetësie. Në të vërtetë Ai ua drejton atë njerëzve, xhindëve, engjëjve dhe të gjitha qënieve. Ai zgjidh dhe shpjegon enigmën e çuditshme të misterit të krijimit të botës; Ai zbulon dhe zgjidh gjëegjëzën e ngatërruar e cila është misteri i universit. Ai jep përgjigje të kënaqshme dhe bindëse që bëhen nga të gjitha qëniet dhe që kanë çuditur e preokupuar mendjet: Kush jeni? Nga vini? Dhe ku po shkoni?

 

PIKLA E KATËRT:

Shiko! Ai përhap një dritë të tillë vërtetësie sa që në qoftë se do ta shikoje universin jashtë sferës ndriçuese të udhëzimit të Tij, do ta shihje atë si një vend zie të përgjithshme, do t’i shihje krijesat e saja si të huaja dhe madje si armiq, dhe do t’i shihje qëniet e pajeta si kufoma të lemerishme, dhe qëniet e gjalla si jetimë, duke qarë për shkak të goditjes së zhdukjes e të ndarjes. Tani sodit! Nga drita që Ai përhap, ai vend vajtimi e zie të përgjithshme u shndërrua në një vend ku recitohen Emrat dhe lëvdatat e Zotit me gëzim e dëshirë; qëniet e armiqësuara e të huaja janë bërë miq e vëllezër; kurse qëniet e pajeta e të pagoja që të gjitha kanë marrë formën e nëpunësve të njohur dhe shërbyesve të butë; dhe jetimët që vajtojnë e ankohen, shihen ose duke recituar Emrat e Zotit dhe lavdërimet e Tij, ose duke dhënë falënderime që u çliruan nga detyrimet e tyre.

 

PIKLA E PESTË

Gjithashtu, nëpërmjet dritës së tij, lëvizja dhe zhvendosja e univer-sit, ndryshimet e tij dhe transformimet, pushojnë së qëni të pakuptimta, të kota e lodra të rastësisë; ato ngrihen në nivelin e qënies së tyre si mesazhe Hyjnore, faqe të skalitura me shenjat e krijimit si dhe pasqyra për Emrat Hynorë. Vetë universi u bë libri i urtësisë së të Përjetshmit të vetëm.

Ndërsa dobësia e pakufishme e njeriut, pafuqia e tij dhe nevojat e tij e bëjnë atë më të ulët se sa  të gjitha kafshët, dhe mendja e tij që i transmeton dëshpërimet e hidhërimet e së shkuarës dhe ankthet e së ardhmes, e bëjnë atë më të mjerin. Mirëpo kur ndriçohet mendja me atë dritë, njeriu ngrihet mbi të gjitha kafshët e mbi të gjitha krijesat, dhe me ndriçimin e asaj mendjeje, pafuqie e varfërie, dhe me dua, bëhet një sulltan i privilegjuar, dhe me përgjërim ai u ngjit në majen e kalifatit.

Domethënë, po të mos ishte drita e personalitetit të Muhammedit a.s.m., universi, njeriu dhe të gjitha gjërat do të ishin asgjë. Po, sigurisht, një personalitet i tillë është i domosdoshëm në një univers të tillë të mrekullueshëm, përndryshe universi e krijesat nuk do të ishin në ekzistencë,  pasi ato nuk do të kishin kuptim për ne.

 

PIKLA E GJASHTË

Kështu, ky personalitet bën të ditur e sihariqon për lumturinë e përjetshme; Ai është zbuluesi dhe njoftuesi i një mëshire të pafund; është lajmëtari dhe vështruesi i bukurive të sovranitetit të Hyjnisë dhe zbuluesi e treguesi i thesareve të Emrave Hyjnorë. Në qoftë se ti e vlerëson atë kështu, domethënë, nga aspekti i adhurimit, ti do ta shikoje Atë modelin e dashurisë, shembullin e mëshirës, lavdinë e njerëzimit dhe frutin më të shndritshëm të pemës së krijimit. Ndërsa po ta shikosh në këtë mënyrë, domethënë, -nga aspekti i profetësisë së Tij-, do ta shohësh Atë të jetë prova e Zotit, llamba e vërtetësisë, dielli i udhëzimit dhe mjeti i lumturisë.

Dhe vështro: Drita e Tij ka ndriçuar nga lindja në perëndim me shpejtësinë e vetëtimës flakëruese, dhe gjysma e tokës dhe një e pesta e njerëzimit ka pranuar dhuratën e udhëzimit të Tij dhe e ka ruajtur atë si vetë jetën. Atëherë si është e mundur që nefsi ynë dhe shejtanët të mos e pranojnë me të gjitha shkallët bazën e të gjitha pretendimeve të atij Personaliteti!.. E cila është:    لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّهُ “Nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut”

 

PIKLA E SHTATË

Tani shiko! Ai personalitet nëpërmjet një fuqie të shenjtë çrrënjosi menjëherë zakonet e tyre të egra e barbare dhe traditat me të cilat ata ishin lidhur me fanatizëm. Ai i pajisi ata njerëz të ndryshëm të egër e kokëfortë të atij gadishulli të gjërë me virtytet më të holla dhe i bëri ata mësuesit e botës njerëzore dhe profesorët e kombeve të qytetëruara.

Vështro! Ai nuk ishte një dominim sipërfaqësor, ai pushtoi dhe nënshtroi mendjet e tyre, shpirtërat,  zemrat dhe ndjenjat e tyre. Ai u bë i dashuri i zemrave, mësuesi i mendjeve, edukatori i nefseve dhe sunduesi i shpirtërave.

 

PIKLA E TETË

Ju e dini se një zakon i vogël si pirja e duhanit midis një grupi të vogël mund të zhduket përgjithmonë vetëm nga një sundues i fuqishëm me përpjekje të mëdha. Por shiko! Ky personalitet zhduku shumë zakone të mëdha, të ngulitura në shumë popuj të vështirë e fanatikë, me një fuqi të lehtë në dukje dhe me një përpjekje të vogël për një periudhë të shkurtër kohe,  dhe në vendin e tyre, ai rrënjosi cilësi e virtyte të larta që u bënë aq të qëndrueshme sikur ato të kishin qenë përzier me vetë gjakun e tyre dhe me damarët. Ai arriti rezultate të jashtëzakonshme si këto.

Ne ua paraqesim gadishullin Arabik si një sfidë atyre që refuzojnë të shohin dëshminë e Epokës së Bekuar të profetit. Le të marrin ata qindra nga filozofët e tyre e të shkojnë atje e të punojnë për njëqind vjet, a do të mundeshin të bënin një të qindën e asaj që arriti Profeti për një vit?

PIKLA E NËNTË

Nëse ti do të ishe njohës i natyrës së njeriut, natyrisht do të kuptoje se nuk është e lehtë për një njeri të mençur që të shfaqë një pretendim të rremë i cili do ta turpëronte kur të dilte në shesh; ai nuk do mund ta thonte atë pretendim pa ngurrim, pa turpërim e shqetësim të cilat tregojnë dredhinë e tij; ai nuk mund ta shprehë as pa shtirje, artificialitet e ngacmim, të cilat tregojnë mashtrimin e tij para shikimeve të armiqve të tij kritikë, madje edhe sikur ky të ishte një person i parëndësishëm,  në një detyrë të parëndësishme, në një pozitë të vogël, në një komunitet të vogël dhe për një çështje të vogël. Atëhere, si mund të futet dredhia e të depërtojë kontradikta në pretendimet e këtij personaliteti i cili është një misionar i madh,  me një mison të madh, me një pozitë të lartë, që lidhet me një kauzë të madhe, në një kohë kur ai ka nevojë për një mbrojtje të madhe në një komunitet të madh, përballë armiqve të mëdhenj,  në një çështje të madhe dhe me një pretendim të madh? Dhe ja! Ai e shfaq atë pretendim dhe e thotë pa u shqetësuar fare nga ndonjë kundërshtar; e shpreh atë pa hezitim, pa frikë e pa shqetësim, me vendosmëri, me seriozitet, në një mënyrë që ngre nervat e armiqve të tij e madje duke i poshtëruar e fyer me shprehje të larta e të fuqishme qëndrimet e tyre. A është e mundur që të ketë hyrë ndonjë dredhi? Ruajna Zot!

اِنْ هُوَ اِلاَّ وَحْىٌ يُوحَى

”Kjo nuk është tjetër veçse shpallje e inspiruar”[189]  

E vërteta nuk mashtron dhe ai që kap të vërtetën nuk mashtrohet. Rruga e tij që është e vërteta, është e pastër dhe larg çdo mashtrimi. Atëherë a mund të shfaqet ndonjë imagjinatë apo hamendje e ta mashtrojnë atë që e shikon të vërtetën të vërtetë?…

 

PIKLA E DHJETË

Shiko e dëgjo çfarë thotë Ai! Ja! Ai tregon të vërteta të mëdha mahnitëse, aq të nevojshme, aq tërheqëse dhe aq kureshtare dhe i provon çështjet e atyre të vërtetave..

Ju e dini se ajo që e nxit më shumë njeriun është kureshtja. Madje, nëse do të të thuhej ty: “Në qoftë se do të japësh gjysmën e pasurisë dhe gjysmën e jetës, do të zbresë një person nga Hëna ose nga Jupiteri e do të të tregojë gjithçka rreth tyre; Ai do të të tregojë gjithashtu saktësisht rreth të ardhmes tënde dhe çfarë do të të ndodhë ty, unë mendoj se ti do të pranoje që ta jepje gjysmën e jetës e të pasurisë tënde, nëse do të ishe kureshtar. Ndërsa ai personalitet -Profeti Muhammed- tregon për Monarkun i Cili është i Tillë saqë në mbretërinë e Tij, hëna nuk është gjë tjetër veçse si një mizë që fluturon rreth një fluture dhe, kjo flutur e cila është toka që flatëron rreth një llambe, dhe llamba që është dielli, është vetëm njëra midis mijërave në një bujtinë nga mijëra bujtina të Atij Monarku.

Gjithashtu, ai personalitet njofton saktësisht për një botë aq të mrekullueshme dhe për një ndryshim e revolucion aq të çuditshëm sa që, nëse mijëra toka do të ishin bomba e të shpërthenin, ato nuk do të ishin më shumë të çuditshme se sa njoftimi që ai jep për botën tjetër. Nëse dëshiron, dëgjo nga gjuha e tij shembullin e sureve që vijojnë:

اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ , اِذَا السَّمَاءُ انْفَطَرَتْ , اَلْقَارِعَةُ

”Kur dielli (me dritën e tij të shtrirë gjërësisht) të mbështjellet (errësohet).” (Kur’an 81:1) “E kur të çahet qielli”(Kur’an 82:1) “Dhe krisma e kijametit(Dita e zhurmës)”(Kur’an 101:1) të cilat ai reciton.

Ai gjithashtu, vërtetësisht, flet për një të ardhme që është e tillë saqë e ardhmja në këtë botë në krahasim me atë të ardhme është si një mirazh i vogël.

Dhe ai tregon me seriozitetin më të madh për një lumturi që është e tillë saqë të gjitha kënaqësitë e dynjasë në krahasim me atë lumturi, janë si një vetetimë kalimtare e rrufesë e krahasuar me një diell të përjetshëm.

 

PIKLA E NJËMBËDHJETË

Me siguri, nën perden e dukshme të këtij universi i cili është kështu i çuditshëm e i ngatërruar, neve patjetër na presin çështje që janë më të çuditshme. Prandaj, një personalitet i mrekullueshëm e i jashtëzakon-shëm, një zbulues i mrekullive është i domosdoshëm për të treguar çudirat e ekzistencës. Dhe kjo bëhet e qartë nga sjellja e atij personaliteti -profeti- i cili i ka parë ato, i shikon dhe na e tregon atë që sheh. Ai na mëson drejt e thellë në lidhje me Zotin e qiejve e të tokës, i Cili na furnizon neve me mirësitë e Tij dhe na njofton se çfarë kërkon e çfarë dëshiron Ai nga ne.

Dhe në një kohë kur gjithësecili duhet të lërë gjithçka, të vrapojë e t’i kushtojë vëmendje këtij profeti i cili njofton shumë të vërteta të tjera të domosdoshme si këto që ngjallin kureshtje, por si shpjegohet që shumë njerëz janë shurdha, të verbër e mediokër, të cilët nuk e shohin ketë të vërtetë, nuk e dëgjojnë atë dhe nuk e kuptojnë?

 

PIKLA E DYMBËDHJETË

Dije se ky profet fisnik ashtu siç është një provë folëse dhe një dëshmi e vërtetë e shkallës së të vërtetës së Njësisë së Krijuesit të qënieve; gjithashtu ai është një provë vendimtare dhe dëshmi e qartë për ringjalljen e të vdekurve dhe për lumturinë e përjetshme. Vërtet, ai personalitet, ashtu si me thirrjen dhe udhëzimin e tij që është shkaku i arritjes së lumturisë së përjetshme dhe mjeti i arritjes së saj, gjithashtu, me lutjen e tij dhe me adhurimin e tij të devotshëm është shkaku i ekzistencës së asaj lumturie të amshuar dhe mjet i krijimit të saj. Ne e përsërisim këtu këtë mister i cili është përmendur në trajtesën e Ringjalljes tek fjala e dhjetë për shkak të stacionit të tij.

Shiko! Ky personalitet kryen një lutje, një falje aq të madhe saqë duket sikur Gadishulli Arabik, e madje e gjithë toka u bë të falen e të luten për shkak të lutjes së tij madhështore.

Pastaj shiko! Ai e kryen atë lutje me këtë xhemat  të madh në një mënyrë të tillë sikur ai është imami në mihrabin e epokës së tij,  ndërsa anëtarët më të përkryer e të ndritshëm të njerëzimit nga koha e Ademit gjer në epokën tonë dhe deri në fund të kohës janë duke e ndjekur e duke u thënë “Amin” lutjeve të tija.

Dhe shiko! Ai po lutet për një nevojë aq të përgjithshme saqë jo vetëm banorët e tokës, por gjithashtu edhe ato të qiejve, dhe të gjitha qëniet me gjuhët e gjendjeve të tyre bashkohen në lutjen e tij duke deklaruar: “Po, pranoje, o Zot, duanë e tij dhe plotësoje!” Edhe ne gjithashtu e kërkojmë atë! Ai lutet me një dëshirë të tillë, me aq keq-ardhje, me shumë përgjërim e me një mënyrë të përshpirtshme dhe me aq nevojë, sa që e bën të gjithë kozmosin të qajë e i bën qëniet të bashkohen në lutjen e tij.

Dhe shiko! Ai lutet për një qëllim të tillë e një synim, të cilat e ngrejnë njeriun, botën, dhe të gjitha krijesat nga shkalla më e ulët, nga inferioriteti, pavlefshmëria e padobishmëria për tek shkalla më e lartë. Domethënë, tek pasja e vlerave, tek qëndrueshmëria dhe tek detyrat e larta. Vështro! Ai përgjërohet dhe lutet për ndihmë e mëshirë në një mënyrë aq të lartë e të ëmbël sikur ai t’i bënte të gjitha qëniet, qiejt e Arshin, të dëgjojnë duke i sjellë ato në dalldi e të thërrasin, “Amin o Zoti ynë.”

Dhe shiko! Ai e kërkon plotësimin e nevojave të tij nga një Gjithëdëgjues, i Cili është i Gjithëfuqishëm e Gjithëbujar, dhe nga një Gjithëshikues, i Cili është Mëshirëplotë dhe i Gjithëditur; Nga Ai që shikon e dëgjon lutjen më sekrete, prej gjallesës më të fshehur, për nevojën më të maskuar duke iu përgjigjur e duke ia përmbushur nevojën e saj, duke i pranuar lutjen e duke treguar mëshirë për të, sepse ai i jep çfarë i kërkohet sikur edhe me gjuhën e gjendjes së saj. Ai e jep atë në një mënyrë aq të urtë, gjithëshikuese e gjithëmëshire, sa që nuk lë dyshim se ai furnizim e rregull janë të veçantë për të Vetmin Gjithëdëgjues, Gjithëshikues, Gjithëbujar e Gjithëmëshirues.

 

PIKLA E TREMBËDHJETË

Çfarë dëshiron kjo krenari e llojit njerëzor, i cili po merr pas vetes të gjithë elitën e njerëzimit, që qëndron në maje të botës e duke ngritur duart e tij drejt Arshit më të madh po lutet. Çfarë po kërkon nderi i njerëzimit, kjo qënie e rrallë e kohës, i cili vërtet është lavdia e kozmosit? Dëgjo! Ai po lutet për lumturi të përjetshme, për jetë të pavdekshme e për t’u takuar me Zotin xh.sh; Ai kërkon Parajsë, dhe lutet me të gjithë Emrat e Shenjtë Hyjnorë, të cilët paraqesin bukurinë dhe shkallët e tyre në pasqyrat e qënieve. Madje, në qoftë se nuk do të ishin shkaqet për përmbushjen e atyre kërkesave të panumërta, si: Mëshira, Përkujdesja, Urtësia e Drejtësia, qënia e të cilave kushtëzon mëshirë, urtësi, mirësi e drejtësi për ekzistencën e Ahiretit, si dhe të gjithë Emrat e Shenjtë Hyjnorë të cilët janë shkaqe që i kërkojnë ato, do të mjaftonte lutja e vetme e këtij personaliteti dritëdhënës që Zoti xh.sh. t’i ndërtonte atij dhe pasuesve të tij xhennetin, pasi ndërtimi i të cilit është aq i lehtë për fuqinë Hyjnore sa krijimi dhe ndërtimi i pranverës. Po, ashtu si profetësia e tij që u bë shkak për hapjen e këtij vendi sprovimi e provash, gjithashtu, lutja e tij me robërinë e me përkushtimin e tij ndaj Zotit ishte shkak për hapjen e botës tjetër. A do të pranonte rregulli i përkryer i vëzhguar në univers,  për të cilin studiues të nivelit të lartë dhe gjeni të tillë si al-Gazali u shprehën:

لَيْسَ فِى اْلاِمْكَانِ اَبْدَعُ مِمَّا كَانَ

“Nuk është e mundur të ekzistojë ndonjë gjë me origjinalitet më të madh në ekzistencë se sa ajo që ekziston.”

 A do ta pranonin Bukuria pa të meta e artit brenda mëshirës dhe bukuria e pakrahasueshme e Hyjnisë shëmtinë, mizorinë, mungesën e rregullit e të mos dëgjojnë e mos t’u përgjigjen dëshirave e zërave më të parëndësishëm apo të konsiderojnë të parëndësishmen si më të rëndë-sishme, apo të mos dëgjojnë, të mos kuptojnë e të mos përmbushin dëshirat më të domosdoshme? Ruajna Zot! Njëqind mijë herë ruajna Zot!. Një bukuri të tillë nuk do ta lejonte një shëmti të tillë; ajo nuk do të bëhej e shëmtuar.

Kështu, o shoku im i përfytyruar! Kjo është e mjaftueshme sa për tani. Ne duhet të kthehemi, sepse edhe sikur të qëndronim njëqind vjet në këtë periudhë në Gadishullin Arabik, ne do të kuptonim plotësisht vetëm një të qindën e mrekullive të detyrave dhe të çudirave që kryen ai personalitet dhe ne kurrë nuk do të ishim të ngopur duke e vështruar atë.

Tani eja! Ne do të shikojmë shekujt një nga një, mbi të cilët do të kthehemi ne. Shiko se si çdo shekull është hapur si një lule përmes shkëlqimit që ai ka marrë nga ai Diell i udhëzimit. Ato kanë prodhuar miliona nga frutat e shndritshme si: Ebu Hanifeja, Shafiiju, Ebu Bajazid Bistami, Shejh Gejlani, Sheh Nakshibendi, Imam Gazali e Imam Rabbani, dhe duke i lënë për më vonë detajet e vëzhgimit tonë studimor në një kohë tjetër, ne duhet të recitojmë disa bekime e lutje për atë zbulues të mrekullive dhe për atë udhërëfyes, të cilat tregojnë një numër të mrekullive të tij:

عَلَى مَنْ اُنْزِلَ عَلَيْهِ الْفُرْقَانُ الْحَكِيمُ مِنَ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ مِنَ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ اَلْفُ اَلْفِ صَلاَةٍ وَ اَلْفُ اَلْفِ سَلاَمٍ بِعَدَدِ حَسَنَاتِ اُمَّتِهِ , عَلَى مَنْ بَشَّرَ بِرِسَالَتِهِ التَّوْرَيةُ وَ اْلاِنْجِيلُ وَ الزَّبُورُ , وَ بَشَّرَ بِنُبُوَّتِهِ اْلاِرْهَاصَاتُ وَ هَوَاتِفُ الْجِنِّ وَ اَوْلِيَاءُ اْلاِنْسِ وَ كَوَاهِنُ الْبَشَرِ , وَ انْشَقَّ بِاِشَارَتِهِ الْقَمَرُ , سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ اَلْفُ اَلْفِ صَلاَةٍ وَ سَلاَمٍ بِعَدَدِ اَنْفَاسِ اُمَّتِهِ , عَلَى مَنْ جَائَتْ لِدَعْوَتِهِ الشَّجَرُ وَ نَزَلَ سُرْعَةً بِدُعَائِهِ الْمَطَرُ وَ اَظَلَّتْهُ الْغَمَامَةُ مِنَ الْحَرِّ وَ شَبَعَ مِنْ صَاعٍ مِنْ طَعَامِهِ مِأتٌ مِنَ الْبَشَرِ وَ نَبَعَ الْمَاءُ مِنْ بَيْنِ اَصَابِعِهِ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ كَالْكَوْثَرِ وَ اَنْطَقَ اللّهُ لَهُ الضَّبَّ وَ الظَّبْىَ وَ الْجِذْعَ وَ الذِّرَاعَ وَ الْجَمَلَ وَ الْجَبَلَ وَ الْحَجَرَ وَ الْمَدَرَ صَاحِبِ الْمِعْرَاجِ وَ مَازَاغَ الْبَصَرُ , سَيِّدِنَا وَ شَفِيعِنَا مُحَمَّدٍ اَلْفُ اَلْفِ صَلاَةٍ وَ سَلاَمٍ بِعَدَدِ كُلِّ الْحُرُوفِ الْمُتَشَكِّلَةِ فِى الْكَلِمَاتِ الْمُتَمَثِّلَةِ بِاِذْنِ الرَّحْمنِ فِى مَرَايَا تَمَوُّجَاتِ الْهَوَاءِ عِنْدَ قِرَائَةِ كُلِّ كَلِمَةٍ مِنَ الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ قَارِءٍ مِنْ اَوَّلِ النُّزُولِ اِلَى آخِرِ الزَّمَانِ وَ اغْفِرْلَنَا وَ ارْحَمْنَا يَا اِلهَنَا بِكُلِّ صَلاَةٍ مِنْهَا آمِينَ,

“Paqja dhe bekimet qofshin mbi profetin tonë Muhammedin alejhis-salatu ves-selam, mijëra e mijëra herë sa numri i veprave të mira të komunitetit të tij, të cilit iu zbulua Kur’ani, dalluesi i të vërtetës nga gjënjeshtra, nga i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti nga froni më i lartë; profetësia e të cilit u paralajmërua nga Teurati, Inxhili dhe u tregua nga shenjat e mrekullueshme, nga zërat e xhindeve dhe nga evlijatë e njerëzimit; Bekimet qofshin mbi profetin me shenjën e të cilit u ça më dysh hëna; mbi shkëlqesinë tonë Muhammedin a.s.m.. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të mijëra e mijëra herë sa numri i frymëmarrjeve të komunitetit të tij,  që me shenjën e të cilit i shkonin nga pas pemët, me lutjen e të cilit binte menjëherë shiu; të cilit i bënte hije reja nga nxehtësia, mbi atë që ngopi me ushqimin e tij njëqind vetë, kur ai ushqim mjaftonte vetëm për një person. Mbi atë që nga gishtat e të cilit vërshoi uji tre herë si burimi i Keutherit, që për hir të tij, Zoti bëri që atij t’i flasin zhapiku, gazela, ujku, trungu, krahu, deveja, mali shkëmbi dhe plisi i dheut; Bekimet qofshin mbi atë i cili bëri miraxhin -ngjitjen në qiell- dhe syri i të cilit nuk u dridh (lëkund), mbi shkelqësinë dhe ndërmjetësin tonë Muhammedin a.s.m..! Paqja dhe bekimet qofshin mbi të mijëra e mijëra herë sa numri i shkronjave të Kur’anit të formuara në fjalë të paraqitura me lejen e të Gjithëmëshirshmit në pasqyrat e valëve të ajrit tek recitimi i të gjitha fjalëve të Kur’anit prej të gjithë recituesve që nga fillimi i shpalljes së tij gjer në ditën e fundit. Dhe na fal dhe na mëshiro, o Zot, për secilin nga ato bekime. Amin.

[Unë i kam përshkruar dëshmitë për profetësinë e Muhammedit a.s.m., të cilat këtu i kam treguar shkurtazi, në një trajtesë në turqisht e titulluar “Shuaat-i Marifetu’n-nebi – Rreze nga njohja e profetit” dhe në Letrën e Nëntëmbëdhjetë (Mrekullitë e Profetit). Gjithashtu ndodhen mrekullitë e Kur’anit të gjithurtë që janë përmendur shkurtimisht. Përsëri në një trajtesë në Turqisht të quajtur “Lemeat” dhe në “Fjalën e Njëzet e Pestë” unë kam shpjeguar në mënyrë të përmbledhur dyzet mënyra në të cilat Kur’ani është një mrekulli dhe kam treguar dyzet aspekte të mrekullisë së tij. Nga ato dyzet aspekte, vetëm elokuencën e renditjes së fjalëve unë e kam shkruar në dyzet faqe në një komentim Arabisht i quajtur “Isharatul ixhaz.” Në qoftë se keni nevojë, ju mund t’u referoheni atyre tre veprave.]

 

PIKLA E KATËRMBËDHJETË

Kur’ani i gjithurtë, deti i mrekullisë dhe mrekullia më e lartë, e provon Profetësinë e Muhammedit a.s.m. dhe Njësinë Hyjnore në mënyrë aq vendimtare saqë nuk lë më nevojë për provë tjetër. Dhe ne do ta japim përkufizimin e tij dhe do të tregojmë një ose dy shkreptima nga mrekullia e tij, të cilat kanë qenë shkak kritike për disa.

Kur’ani i gjithurtë i cili na bën të njohur Krijuesin tonë, është i tillë: “Kur’ani është interpretues parapërjetësie i librit të universit; dhe interpretuesi i paspërjetësisë i gjuhëve të ndryshme që recitojnë vërsetet e krijimit; ështe komentuesi i librit të botëve të dukshme e të padukshme; është zbuluesi i thesareve të Emrave Hyjnorë të fshehur në faqet e tokës e të qiejve; është çelësi i të vërtetave të fshehura poshtë këtyre rreshtave të ngjarjeve; është thesari i mirësive të Krijuesit Mëshirëplotë dhe i adresimit Hyjnor të parapërjetësisë, që vjen nga bota e të padukshmes, matanë perdes së kësaj bote të dukshme; Është dielli,  themeli dhe plani i  botës shpirtërore të Islamit; Harta e botës së Ahiretit; Komentuesi i shquar, shpjeguesi i qartë,  prova folëse dhe interpretuesi i saktë i Esencës Hynore, i Atributeve dhe i veprave; Është instruktori, urtësia e vërtetë, udhëzuesi i botës së humanizmit; Është libër urtësie e ligji, libër falje e adhurimi, libër urdhëri e thirrje, libër përmendjeje dhe i njohjes Hyjnore; Është libër për të gjitha nevojat shpirtërore dhe një bibliotekë e shenjtë që jep libra të përshtatshëm për rrugët dhe metodat e Evlijave, të sinqertëve dhe të dijetarëve, rrugët dhe metodat e të cilëve janë të gjitha të ndryshme.

Merr në Konsideratë shkreptimat e mrrekullisë së Kur’anit në përsëritjet e tij të cilat imagjinohen të jenë gabime në elokuencë. Meqenëse Kur’ani ështe një libër përmendjeje, libër lutjeje e thirrjeje, përsëritja në të është e dëshirueshme, e në të vërtetë, është esenciale dhe me elokuentja. Nuk është ashtu siç mendojnë të gabuarit, sepse shenja e përmendjes është ndriçimi nëpërmjet përsëritjes. Shenja e duasë është forcim me anë të përsëritjes. Shenja e urdhrit dhe e thirrjes është konfirmim përmes përsëritjes.

Për më tepër, jo gjithkush është i mundur, në çdo kohë ta lexojë krejt Kur’anin, i cili është ilaç e shërim për gjithësecilin në çdo kohë. Por kryesisht është i mundur të lexojë një sure të tij. Prandaj, meqenëse qëllimet më të rëndësishme të Kur’anit përfshihen në suret më të gjata,  atëherë secila sure bëhet si një Kur’an i vogël. Domethënë, me qëllim që askush të mos privohet, disa nga qëllimet e tij si: Njësia Hyjnore, ringjallja e të vdekurve dhe historia e Musait a.s., janë përsëritur.

Gjithashtu, ashtu si nevojat trupore, edhe nevojat shpirtërore janë të ndryshme. Njeriu ka nevojë për disa nga ato në çdo frymë; Ashtu si trupi që ka nevojë për ajër,  edhe shpirti ka nevojë për fjalën “Hu – All-llahu…” Ndërsa për disa të tjera si “Bismil-lahNë Emër të Zotit”… ai ka nevojë në çdo kohë,  e kështu me radhë. Kjo do të thotë se përsëritja e vërseteve buron nga përsëritja e nevojës. Dhe ai e bën përsëritjen me qëllim që të tregojë nevojën, që ta zgjojë damarin e nevojës, që ta joshë atë dhe që të lëvizë deshirën dhe oreksin e saj.

Gjithashtu Kur’ani është themeluesi, është themeli i Fesë së Qartë dhe themeli i botës së Islamit. Ai ndryshoi jetën sociale njerëzore dhe është përgjigjja e pyetjeve të përsëritura nga klasat dhe nivelet e ndryshme të njerëzimit. Përsëritja është e domosdoshme për themeluesin me qëllim që të vërtetojë gjërat. Përsëritja është e domosdoshme për t’i mbështetur ato. Konfirmimi, përsëritja dhe përtëritja janë të domosdoshme për t’i përforcuar ato.

Gjithashtu, Kur’ani flet çështje të tilla të mëdha dhe të vërteta të holla të tilla saqë përsëritjet e shumta janë të domosdoshme në format e ndryshme me qëllim që t’i ngulisë ato në zemrat e të gjithëve. Megjithëse, në dukje, ato janë përsëritje, por në përmbajtje çdo vërset ka shumë kuptime, shumë mirësi e shumë aspekte e nivele. Në çdo vend ato përmenden për një kuptim të ndryshëm e për dobi e qëllim të ndryshëm. Gjithashtu, Kur’ani duke qenë i paspecifikuar e i papërmbledhur në disa çështje që lidhen me kozmosin, është një shkreptimë mrekullie për qëllimin e udhëzimit. Ai nuk mund të jetë shkak kritike dhe nuk është i mangët,  siç e imagjinojnë disa ateistë.

Në qoftë se pyet: “Pse Kur’ani i gjithurtë nuk flet për qëniet në të njëjtën mënyrë si filozofia? Ai i lë disa çështje në formë të shkurtuara dhe disa të tjera i flet në një mënyrë të thjeshtë e sipërfaqësore me qëllim që të harmonizohet me ndjenjat e tyre, e për të mos lodhur e munduar mendjet e njerëzve të zakonshëm, duke ledhatuar shikimet e përgjithshme. Po përse kjo?”

Duke iu përgjigjur, ne themi: Filozofia është shmangur nga rruga e vërtetë. Ajo është pse’ja… Gjithashtu, natyrisht, ju keni kuptuar nga fjalët e kaluara dhe nga mësimet që ato japin se Kur’ani i gjithurtë flet për universin me qëllim që të bëjë të njohur Esencën Hyjnore, Atributet dhe Emrat Hyjnorë. Domethënë, ai shpjegon kuptimet e librit të universit për të bërë të njohur Krijuesin e Tij. Me fjalë të tjera, ai i shikon qëniet jo për vetveten, por për Krijuesin e tyre. Gjithashtu ai i drejtohet gjithkujt. Ndërsa shkenca e filozofisë i shikon qëniet për vetveten e tyre dhe u drejtohet në veçanti shkencëtarëve.

Prandaj, meqenëse Kur’ani i gjithurtë i bën qëniet dëshmi dhe prova, dëshmia duhet të jetë e dukshme me qëllim që të kuptohet shpejt nga këndvështrimi i përgjithshëm, dhe meqenëse Kur’ani udhëzues u drejtohet të gjitha klasave të njerëzve, atëherë njerëzit e zakonshëm, të cilët formojnë klasën më të madhe në numër, dëshirojnë një udhëzim që lë jashtë ose përmbledh çfarë nuk i detyron ata mbi detyrën e tyre themelore, që nuk ndryshon pa qenë nevoja gjërat, që në pikëpamjen e tyre sipërfaqësore janë të qarta dhe që t’u afrojë gjërat e holla me anë të krahasimeve me qëllim që të mos i lejojë të bien në gabime e të hyjnë në polemika të paarsyeshme.

Për shembull, Ai flet rreth diellit: اَلشَّمْسُ تَجْرِى “Dielli është një llambë rrotulluese ose fener” sepse ai nuk flet për diellin për vetveten ose për natyrën e tij,  por për shkak se ai është një lloj boshti i një rregulli dhe qendra e një sistemi, dhe se rregulli e sistemi janë pasqyrat e mjeshtërisë së Krijuesit. Ai thotë “Dielli ec (noton) në sferën e tij” [190]. Duke sjellur ndërmend sistemimet e mirëvendosura të fuqisë Hyjnore në ndryshimet e dimrit e të verës, të ditës e të natës, me frazën “Rrotullohet” Ai bën të kuptueshëm madhështinë e Krijuesit. Kështu si do që të jetë realiteti i këtij rrotullimi, ai nuk e prek rregullin i cili thuret e vëzhgohet dhe i cili është qëllimi. Ai gjithashtu thotë:

وَجَعَلْنَا الشَّمْسَ سِرَاجًا ”Dhe Ai e bëri diellin si një llambë”[191]  Nëpërmjet fjalës “Llambë” paraqitet bota në formën e një pallati, dhe se gjërat brenda tij janë zbukurime, domosdoshmëri dhe furnizime të përgatitura për njeriun e për gjallesat, dhe se dielli gjithashtu është një shandan -mbajtëse qirinjsh- i nënshtruar; dhe me përshkrimin e diellit si llambë, Kur’ani bën të ditur mëshirën dhe mirësinë e Krijuesit.

Tani, shiko se çfarë thotë filozofia kryengritëse, idiote e gurgulluese: “Dielli është një trup i madh qiellor me lëndë djegëse. Ai i bën planetët që janë shkëputur prej tij që të rrotullohen rreth tij. Madhësia e tij është aq e kaq, esenca e tij është kështu ashtu, është kjo është ajo!..” Atëherë kjo nuk i jep shpirtit plotësim njohurie, por veçse një frikë të tmerrshme dhe një çudi të trishtueshme. Ajo nuk flet për të siç flet Kur’ani. Nga kjo ju mund të krahasoni vlerën e çështjeve të filozofisë, ana e brendshme e së cilës është bosh dhe e zbrazur, ndërsa ana e jashtme e saj është mburracake e bujshme. Prandaj, mos u mashtro nga shkëlqimi i saj i jashtëm dhe mos shfaq mosrespekt ndaj Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm!..

اَللّهُمَّ اجْعَلِ الْقُرْآنَ شِفَاءً لَنَا وَ لِكَاتِبِهِ وَ اَمْثَالِهِ مِنْ كُلِّ دَاءٍ وَ مُونِسًا لَنَا وَ لَهُمْ فِى حَيَاتِنَا وَ بَعْدَ مَوْتِنَا وَ فِى الدُّنْيَا قَرِينًا وَ فِى الْقَبْرِ مُونِسًا وَ فِى الْقِيَامَةِ شَفِيعًا وَ عَلَى الصِّرَاطِ نُورًا وَ مِنَ النَّارِ سِتْرًا وَ حِجَابًا وَ فِى الْجَنَّةِ رَفِيقًا وَ اِلَى الْخَيْرَاتِ كُلِّهَا دَلِيلاً وَ اِمَامًا بِفَضْلِكَ وَ جُودِكَ وَ كَرَمِكَ وَ رَحْمَتِكَ يَا اَكْرَمَ اْلاَكْرَمِينَ وَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ آمِينَ

اَللّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى مَنْ اُنْزِلَ عَلَيْهِ الْفُرْقَانُ الْحَكِيمُ وَ عَلَى

آلِهِ وَ صَحْبِهِ اَجْمَعِينَ آمِينَ آمِينَ

O Zot! Bëje Kur’anin shërim për ne, për shkruesin e kësaj vepre, për shokët e tij, nga të gjitha sëmundjet; Bëje atë shok për ne e për ata në jetët tona, pas vdekjes sonë,  në këtë botë, në varr dhe në Gjykimin e fundit; Bëje atë ndërmjetës, dritë në urën e Siratit, mbrojtës nga zjarri, shok në parajsë dhe udhëzues e drejtues për tek të gjitha veprat e mira, nëpërmjet mëshirës Tënde, Bujarisë dhe nderimit Tënd, O Gjithëbujar Absolut dhe O Mëshirues i Plotë! Amin. O Zot! Jepi bekime e paqe atij të cilit iu zbulua Kur’ani plot urtësi, dalluesi midis të vërtetës e të shtrembërës, si dhe familjes së tij dhe sahabëve, të gjithë atyre, Amin, Amin.

KUJTESË: Gjashtë pikat e piklës së Katërmbëdhjetë në Risale-i Nurin Arabisht, veçanërisht gjashtë Pikat e Piklës së Katërt shpjegojnë Pesëmbëdhjetë nga afërsisht dyzet llojet e mrekullisë së Kur’anit të gjithurtë. Duke i gjykuar ato si të mjaftueshme, ne e kemi përkufizuar diskutimin këtu. Nëse dëshiron, mund t’u referohesh atyre, pasi do të gjesh një thesar mrekullish…

* * *

 

[188]“Risale-i Hamidije” Hysejin Xhisri nxori njëqind e katërmbëdhjetë tregues nga shkrimet qiellore. Në qoftë se këto tregues kanë mbetur edhe pas ndryshimit dhe korruptimit të atyre teksteve, pa dyshim, përmendje e tregues të qartë kanë ekzistuar para modifikimit të atyre librave… (Autori)

[189] (Kur’an 53:4)

[190] Kur’an 36:38

[191] Kur’an 71:16

***