اِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ اللّهُ

 “Thuaj (o Muhammed): “Nëse vërtetë e doni All-llahun, atëherë më ndiqni mua, All-llahu do t’ju dojë ju.” (Kur’an, 3: 31)

Meqenëse në univers ndodhet në mënyrë të dukshme një bukuri arti, dhe kjo është e sigurt, atëherë kjo bën të domosdoshme vërtetimin me një siguri aq të madhe dhe aq reale dhe me shkallën e shikimit të saj, pra vërtetimin e profetësisë së Muhammedit a.s.m., sepse bukuria e artit dhe format e stolisura bukur të këtyre krijesave të bukura tregojnë se tek Modeluesi –Krijuesi- i tyre ndodhet një vullnet domethënës për të bërë të bukurën dhe një dëshirë e fuqishme për të stolisur. Ky vullnet e kjo dëshirë tregojnë se tek Krijuesi ndodhet një dashuri e lartë dhe një prirje e shenjtë drejt plotësimeve të Artit që Ai e shfaq tek krijesat e Tij. Dhe kjo dashuri e prirje kërkojnë të jenë më të orientuara e të përqëndruara mbi njeriun, i cili është më i ndritshmi e më i ploti midis qënieve. Dhe njeriu është fruti i vetëdijshëm i pemës së krijimit dhe fruti është pjesa më gjithë-përfshirëse dhe më e skajshmja, pjesa me shikimin më të përgjithshëm dhe me vetëdijen universale. Dhe njeriu me shikimin më gjithë-përfshirës dhe me vetëdijen universale mund të jetë më i lartësuari dhe individi më i ndritshëm, i cili do të takohet dhe do të ketë adresim prej Krijuesit Hirplotë; që do ta shpenzojë vetëdijen e tij universale dhe shikimin e gjithanshëm krejtësisht në adhurimin e Krijuesit të tij, në vlerësimin e artit të Tij dhe në falënderim për mirësitë e Tij.

Tani, dy tabela dhe dy sfera shfaqen.

Njëra nga ato është sfera më e madhe dhe më e mirorganizuar e Hyjnisë dhe tabela më e bukur dhe më e stolisur e artit

Tjetra është: Sfera më e ndritshme dhe më e lulëzuar e adhurimit dhe tabela më e gjërë dhe gjithëpërfshirëse e mendimit, reflektimit, admirimit, falënderimit dhe besimit.

Sfera e dytë vepron me të gjithë fuqinë e saj në emrin e sferës së parë.

Kështu, do të kuptohet qartë se sa i lidhur ngushtë me Krijuesin është udhëheqësi i sferës së dytë, e cila u shërben  qëllimeve të Krijuesit që lidhen me shpikjet plot art të Tij dhe sa i dashur e i pranuar është Ai në shikimin e Tij.

A do të ishte e arsyeshme të pranohej që Autori Gjithëbujar i këtyre krijesave të bukura, i Cili e do artin e Tij dhe i Cili merr në konsideratë madje edhe shijet e gojës, të qëndronte indiferentë ndaj krijesës së Tij më të bukur, i cili me një thirrje admirimi e vlerësimi që bën i shkakton Fronit dhe tokës të jehojnë, dhe me një lutje falënderimi e lartësimi sjell në ekstazë tokën e detin dhe që janë kthyer drejt Tij me adhurim? A nuk do të fliste Ai me atë apo të qëndronte pasiv? A mund të mos e bënte atë të dërguar, apo të mos dëshironte që sjellja e tij e lavdërueshme t’u kalonte të tjerëve? A do të ishte e mundur që Ai të mos flasë me të dhe të mos e bënte atë profetin e Tij? Jo, kurrësesi.

اِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللّهِ اْلاِسْلاَمُ , مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ

 Padyshim feja tek All-llahu është Islami, Muhammedi është i Dërguari i All-llahut.”

* * *

 

Ofshamat e vajtimit të një zemre të dëshpëruar,

agimi i ditëve të robërimit të mbushura me ndarje e mërgime.

 

Flladi i shfaqjes fryn në kohën e agimit të hershëm,

Zgjohuni, o sytë e mi, në agim;

Kërkoji Zotit përkujdesje,

Agimi i hershëm është koha e pendimit për gjynahqarët,

Zgjohu, o zemra ime, duke u penduar në agim,

Duke kërkuar falje tek dera e Krijuesit tënd.

 

Bediuzzaman Said Nursi