Me Emrin e Atij të Cilit i takon lavdërimi. “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”

[Pjesë e letrës së shkruar si përgjigje ndaj një dhurate prej studentit të mirënjohur të lartëpërmendur][1]

Së treti:  Ti më dërgove mua një dhuratë dhe dëshiron të thyesh një rregullin tim tej mase të rëndësishëm! Unë nuk them: “Unë nuk i pranoj dhuratat nga ti ashtu siç nuk i pranoj nga Abdul-Mexhidi[2] dhe nga Abdurr-Rahmani[3], vëllai im dhe nipi, sepse meqenëse ti je më i përparuar se ata dhe më i afërt me shpirtin tim, atëherë edhe sikur të refuzoheshin dhuratat e çdo personi, dhurata jote nuk mund të refuzohet, vetëm këtë herë. Por në lidhje me këtë, unë do të të tregoj ty arsyen për rregullin tim. Ajo është siç vijon:

Saidi i Vjetër asnjëherë nuk ka pranuar dhurata. Ai preferonte më mirë vdekjen se sa të bëhej borxhli ndaj njerëzve. Ai kurrë nuk e theu këtë rregullin e tij, pavarësisht se vuante vështirësi e mundime të mëdha. Kjo veçori, e cila u la si një trashëgimi nga Saidi i Vjetër për këtë vëllain tuaj të mjerë, nuk është asketizëm, as një vetëmjaftu-eshmëri artificiale, e rreme, por ajo bazohet mbi “katër ose pesë arsye serioze.”

 

  • E para: Njerëzit e çudhëzimit i akuzojnë dijetarët fetarë se e kanë marrë dijeninë si një mjet jetese. Ata i godasin këta në mënyrë të pandershme e të pabesë duke thënë: ”Ata po i bëjnë diturinë dhe fenë si mjete jetese për vetveten.” Prandaj është e domosdoshme t’i përgënjeshtrojmë ata me vepra.
  •  Së dyti: Ne jemi të detyruar të ndjekim profetët , paqja qoftë mbi ta, në përhapjen e së vërtetës dhe në përcjelljen e saj. Kur’ani i Gjithurtë përmend se ata që e përhapin të vërtetën nuk kërkojnë shpërblim nga njerëzit dhe thonë:

“Shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, Shpërblimi im është vetëm prej All-llahut.”[4]. Fjalia tek sureja Jâsîn,  “Ndiqni ata që nuk kërkojnë nga ju asnjë shpërblim (për vete) dhe që janë të udhëzuar drejt”[5], është më kuptimplota për sa ka të bëjë me këtë çështjen tonë…

 

  • E treta: Ashtu siç është shpjeguar në Fjalën e Parë, njeriu duhet të japë me Emrin e All-llahut dhe të marrë me Emrin e All-llahut xh.sh.. Ndërsa përgjithësisht, personi që jep është i pakujdesshëm dhe jep në emrin e vetes së tij dhe, në mënyrë të nënkuptuar i vendos të tjerët nën detyrim, ose ai që merr është i pavëmendshëm; ai ua jep falënderimet dhe lavdërimet, të cilat janë të posaçme për Mirëbërësin e Vërtetë, shkaqeve të jashtme, dhe gabon.
  •  E katërta: Mbështetja tek All-llahu xh.sh., kënaqësia -mjaftueshmëria- dhe kursimi, janë një thesar i tillë dhe një pasuri saqë ato nuk mund të shkëmbehen e nuk kompensohen me ndonjë gjë. Unë nuk dëshiroj të marrë gjëra nga njerëzit dhe ta mbyll atë thesar të pashtershëm dhe atë depo. Unë i jap qindra e mijëra falënderime Furnizuesit të Gjithëlavdishëm që qysh në fëmijërinë time Ai nuk më ka detyruar që të mbetem nën obligim e të jem i përulur e i poshtëruar. Duke u mbështetur në Bujarinë e Tij, unë shpresoj dhe i lutem Mëshirës së Tij që unë ta kaloj gjithashtu pjesën e mbetur të jetës sime në përputhje me këtë parim.
  •  E pesta: Si rezultat i shumë shenjave dhe eksperiencave që prej një viti ose dy, unë kam formuar një bindje të fortë se nuk jam i lejuar që të pranoj pasuri nga njerëzit dhe, në mënyrë të veçantë, dhurata nga të pasurit dhe zyrtarët. Disa nga ato më bëjnë të sëmurë, madje ato janë bërë të jenë ashtu, ato bëhen të dëmshme me qëllim që unë të mos mundem t’i haj ato. Ndonjëherë ato transformoheshin në një formë që më çrregullonin e më bënin keq. Kjo do të thotë se kjo gjendje në efekt është me qëllim që unë të mos marr pasuritë e njerëzve, pra është një ndalim për t’i marrë ato. Për më tepër, unë kam nevojë për vetmi, unë nuk mund të pres vizita të çdo personi vazhdimisht. Të pranuarit e dhuratave nga njerëzit bën të domosdoshme të marrësh në konsideratë ndjenjat e tyre dhe t’i pranosh ata në kohët që unë nuk dëshiroj dhe nuk e gjej atë të pëlqyeshme. Unë e gjej më të pëlqyeshme të ha një copë të vogël buke të thatë dhe të vesh rroba të arnuara në njëqind vende, dhe të shpëtoj nga shtirja e servilizmi. Është e papëlqyeshme për mua që të ha cilësinë më të mirë të bakllavasë dhe që të vesh rrobat më të mira nga duart e të tjerëve dhe të jem i obliguar për të marrë në konsideratë ndjenjat e tyre.
  •  E gjashta: Dhe arsyeja më e rëndësishme për vetëmjaftueshmërinë është ajo që thotë Ibnu Haxheri, dijetari më i besueshëm i shkollës së Sheriatit –sipas medhhebit tonë Shafii– , i cili shprehet: “Në qoftë se ti nuk je i drejtë, është haram të pranosh diçka që të dhurohet ty me nijetin e drejtësisë –e të qenit i drejtë.”[6]

 

Kështu, për shkak të lakmisë dhe ambicies, njerëzit e kësaj kohe e shesin dhuratën më të vogël shumë shtrenjtë. Ata e imagjinojnë një person që është për të të ardhur keq dhe gjynahqar si shembulli im, se është i drejtë ose një shenjtor dhe i japin atij një rriskë buke. Në qoftë se Ruajna Zot, unë e quaj veten time se jam i drejtë, kjo do të ishte një shenjë krenarie dhe vërteton mosekzistencën e drejtësisë. Në qoftë se unë nuk e quaj veten time të drejtë, nuk është e pranueshme t’i pranoj ato pasuri. Gjithashtu, të marrësh lëmosha dhe dhurata si shpërblim për veprat që orientohen drejt Ahiretit, do të thotë t’i harxhosh e t’i djegësh frutat e përjetshëm të Ahiretit në një formë kalimtare në dynja.

 

I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm

* * *

[1] Kjo i referohet Hulus Jahjagil, “studenti i parë i Risale-i Nurit”. Nga Elazigu në Turqinë lindore. Ai atëherë shërbente si një kapiten në ushtrinë e dislokuar në Egridir. Ai për herë të parë e vizitoi Bediuzzamanin në pranverën e vitit 1929. Në fjalët e Said Nursit, “zelli dhe serioziteti i tij ishin arsyeja më e rëndësishme për t’u shkruar pjesa e fundit tek Fjalët dhe Letrat. Ai vdiq në vitin 1986 kur ishte 91 vjeç, All-llahu e mëshiroftë (Përkthyesi).

[2] Abdul-Mexhidi ishte vëllai më i vogël i Bediuzzamanit. Ishte mësues i shkencave fetare, në atë kohë myfti. Ai përktheu pjesë të Risale-i Nurit në arabisht, përktheu “Isharatul I’xhaz” dhe Methnevi Nurije nga arabishtja në Turqisht. Ai vdiq në vitin 1967. (Përkthyesi).

[3] Abdurr-Rahmani ishte djali i vëllait më të madh të Bediuzzamanit. Ai u lind në Nurs në vitin 1903. Ishte djali i tij shpirtëror, student dhe asistent; ai iu bashkua xhaxhait të tij në Stamboll pas Luftës së Parë Botërore dhe botoi një biografi të shkurtër për të në atë kohë. Ai vdiq në vitin 1928.

[4] Kur’an, 10: 72

[5] Kur’an, 36: 21

[6] Shiko: Ibn Haxher el Hajthemi el Shafii Tuhfet el Muhtaxhli sherhil Minhaxh, I, 178.