Lexo PDF

 

Me Emrin e Atij të Cilit i takon lavdërimi. “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”

[Kjo është pjesa e një letre që ia dërgoi studentit të tij të mirënjohur]

 

Së pesti: Ti më shkrove në njërën nga letrat e tua se dëshiroje të ndash këtu ndjenjat  me mua. Atëherë vëri vesh tani vetëm një të mijtës së tyre.

Një natë, tek lartësia e ndërtesës njëqind katëshe në pemën e shtëpisë sime tek maja e një peme cedri, hodha vështrimin tek fytyra e praruar e qiejve dhe e zbukuruar me yje dhe pashë në këtë betim sublim të Kur’anit të gjithurtë:

“Kështu vërtetë që unë betohem për planetet që fshihen (zhduken) gjatë ditës dhe dalin gjatë natës) e për planetët që lëvizin shpejt dhe fshihen”[1], një dritë të lartë mrekullie dhe një sekret brilant elokuence.

Po, vërseti që tregon yjet udhëtues dhe qënien e tyre, të cilët fshihen e shpërndahen, i tregon shikimit ngulmues të vështruesve qëndisjen më të hollë të artit dhe endjen më të lartë dekorative e mësimdhënëse. Këto planete dalin nga sfera e Diellit, komandantit të tyre dhe duke hyrë në sferën e yjeve të fiksuara shfaqin qëndisje të freskëta dhe shembuj arti në qiej. Ndonjëherë ato vijnë sup më sup me një yll tjetër si shembulli i tyre dhe shfaqin së bashku një situatë të bukur. Ndonjëherë tjetër ato futen midis yjeve të vegjël dhe marrin pozitën e komandantit. Veçanërisht në këtë stinë pas mbrëmjes Afërdita në horizont, dhe njëra nga shoqet e saja ndriçuese para Agimit të hershëm shfaqin vërtet një skenë të bukur e të këndshme. Më vonë pasi të kenë zbatuar detyrat e tyre si inspektore dhe duke vepruar si sovajka në endjet e artit, ato kthehen dhe futen në sferën e shkëlqyer të Diellit, mbretit të tyre dhe fshehin vetveten (nga shikimet).

Tani ato demonstrojnë aq shndëritshëm, si Dielli, madhështinë e Hyjnisë duke rrezatuar Sovranitetin Hyjnor të të Vetmit i Cili tjerr e rrotullon këtë tokën tonë dhe planetët e përshkruara si “Hunnes dhe Kunnes” në vërsetin e lartpërmendur me rregullin më perfekt në hapësirën e universit si një anije apo aeroplan. Shikoje atë dominim madhështor i Cili ka nën ndikimin e pushtetin e tij anije dhe aeroplanë njëmijë herë më të mëdhenj me vëllim se sa globi tokësor dhe që ecin e lëvizin një mijë herë më shpejt dhe që e përshkojnë distancën prej tetë orësh në një sekond.

Kështu ju mund të krahasoni se çfarë lumturie e lartë, çfarë nderi i madh është të lidhesh me një Sulltan të Tillë nëpërmjet adhurimit dhe besimit e të jesh miku i Tij në këtë dynja.

Atëherë unë vështrova hënën dhe pashë një dritë shumë vezulluese të mrekullisë që deklarohet nga vërseti:

“Edhe Hënës Ne i përcaktuam dhe i matëm asaj vendbanime (faza) t’i përshkojë derisa ajo të kthehet si (të ishte) një kërcell i vjetër i tharë hurme (hëna e re).” Në të vërtetë, përcaktimi shumë i hollë i hënës, rrotullimi i saj përreth tokës, rregullimi, ndriçimi dhe vendosja e saj në lidhje me tokën e diellin me një llogaritje shumë të saktë është kaq e mahnitshme e kaq e mrekullueshme, saqë për të Gjithëfuqishmin e Vetëm, i Cili e drejton dhe e përcakton kështu atë, nuk ekziston absolutisht asgjë që mund të jetë e vështirë për Të. Ky organizim i mrekullueshëm i udhëzon qëniet e arsyeshme të cilët e shikojnë këtë llogaritje të çuditshme të thonë: “Ai që e bën atë kështu, sigurisht mund të bëjë gjithçka” dhe ajo ndjek Diellin në një mënyrë të atillë që nuk devijon nga rruga e saj as edhe një sekondë dhe nuk mbetet prapa asnjë thërrime në detyrën e saj. Ajo i bën ata, të cilët e vështrojnë me vëmendje, të thonë:  “Lavdia i takon të Vetmit, arti i të Cilit çudit mendjet!”

Sidomos në fundin e muajit Maj, kur ajo ndonjëherë futet në bashkim me plejadat në formën e hënës së hollë, kur shfaq formën e një dege të bardhë të lakuar të një hurme, dhe plejadat shfaqen si një vilë rrushi dhe varet në këtë degë hurme duke i zgjuar imagjinatës ekzistencën e një peme të madhe brilante prapa perdes jeshile qiellore. Tamam sikur maja e treguar e njërës nga degët e pemës të kishte shpuar perden dhe të kishte nxjerrë kokën e saj së bashku  me vilën e rrushit e të bëheshin plejadat dhe hëna e re, dhe yjet e tjerë të ishin bërë frutat e asaj peme të fshehur.

Kështu shikoje hollësinë dhe elokuencën e metaforës së këtij vërseti:     “…Si gjethi i pemës së hurmës.”

Ndërkohë më erdhi ndërmend ky vërset:

 “Ai e bëri tokën të nënshtruar për ju, kështu kaloni në rrugët e saj”[2], që sugjeron se toka është një anije e nënshtruar ose një mjet i urdhëruar transporti. Nga ky tregues unë pashë veten time lart në një anije të madhe që ecte me shpejtësi përmes hapësirës. Ndërkaq recitova vërsetin:

“Lavdi Atij, i Cili i ka nënshtruar këto për ne, sepse ne kurrë nuk do të kishim mundur ta bënim këtë”[3]. Është sunnet që të recitohet ky vërset kur hipim në mjetet e transportit si kuajt ose anijet.

Gjithashtu unë pashë se me këtë lëvizje globi tokësor kishte marrë pozitën e një aparati duke treguar imazhet si në një kinema; ai u shkakoi lëvizje të gjitha qiejve dhe filloi t’i mobilizojë të gjithë yjet ashtu si një ushtri e madhe. Ai shfaqi skena të tilla të holla e të larta sa që i huton e i mbush me habi ata që mendojnë. Atëherë thashë: Subhanall-llah “Lavdi Zotit”. Sa shumë vepra të mëdha e të çuditshme, të mahnitshme, të holla e të larta po kryhen me shpenzime të vogla. Ndërkaq dy pika të holla, në lidhje me besimin, m’u shfaqën nga kjo.

 

E para: Para disa ditësh, njëri nga vizitorët e mi më bëri pyetje: Thelbi i pyetjes së tij që tregonte dyshim ishte: Parajsa dhe Ferri janë shumë larg. Nëpërmjet Mëshirës Hyjnore, njerëzit e parajsës do të kalojnë përmes Ringjalljes si shkreptima ose si Buraku e do të futen në Parajsë. Po njerëzit e Ferrit,  si do të shkojnë me trupat e tyre të rëndë e me peshat e mëdha të mëkateve të tyre? Me çfarë mjetesh do të udhëtojnë?

 

Ajo që më erdhi ndërmend ishte sa vijon: Për shembull, ashtu si të gjithë popujt, po t’u bëhej ftesa për të marrë pjesë në një asamble të përgjithshme në Amerikë që çdo popull do të hipte në anijen e madhe dhe të shkonte atje, po kështu anija e tokës e cila është mësuar ta përshkojë një distancë të gjatë prej njëzet e pesë mijë vitesh për një vit në oqeanin e madh të universit, ajo do ta marrë popullin e vet, do t’i çojë në fushën e Mahsherit-Ringjalljes- dhe do t’i zbarkojë atje. Për më tepër, Ferri në qendrën e tokës, i cili tregohet nga fakti se temperatura e tokës rritet 1 gradë në çdo tridhjet e tre metra, do ta derdh zjarrin e tij, temperatura e të cilit është dyqind mijë gradë celsius, është e ngjashme me atë të përshkruar në hadith dhe, po sipas transmetimeve të haditheve, ai do të kryejë disa nga detyrat e Ferrit të madh në këtë botë dhe në botën e ndërmjetme. Atëherë, me një urdhër Hyjnor, toka do të transformohet në një formë më të mirë e të përjetshme dhe do të bëhet një nga vendbanimet e Ahiretit.

 

Pika e dytë që më erdhi ndërmend: Është zakoni i të Gjithë-fuqishmit të Vetëm, Krijuesit të Gjithurtë dhe të të Vetmit në Njësi, me qëllim që të demonstrojë përsosurinë e fuqisë së Tij, Bukurinë e Urtësisë së Tij dhe provat e njësisë, të kryejë shumë vepra me anë të diçkaje shumë të vogël dhe të përmbushë detyra të shumta nëpërmjet gjërave të vogëla. Ashtu siç kam thënë në disa nga koleksioni i Fjalëve, në qoftë se të gjitha gjërat i atribuohen Një të Vetmi, ato bëhen aq të lehta e të kollajta deri në shkallën e domosdoshmërisë. Në anën tjetër, po qe se ato u atribuohen shumë autorëve dhe shkaqeve, atëherë do të buronin aq shumë vështirësi sa të jenë të pamundura, sepse një indvid i vetëm si një oficer i vetëm, ose një ndërtues i shquar, u jep me lehtësi një situatë të vetme shumë ushtarëve apo shumë gurëve me një akt të vetëm, me një lëvizje të vetme dhe arrin rezultatin. Por në qoftë se, me qëllim që të arrihet ajo situatë e rezultat, ato do t’u atribuoheshin ushtarëve në ushtri ose gurëve të asaj kupole pa shtyllë, atëherë do të vështirësohej arritja e atyre rezultateve, madje nuk do të ishte fare e mundur ose me shumë vështirësi e ngatërrese të madhe.

Kështu, në qoftë se aktet si lëvizja marramendëse dhe rrotullimi, ndryshimi, tërheqja, pamjet e holla e skenat e bukura që shprehin lavdërimin, sidomos në katër stinët dhe në ndryshimin e natës e të ditës në univers, unë them në qoftë se këto akte do t’i atribuoheshin Një të Vetmi, atëherë nëpërmjet shtytjes së një globi të vetëm nga një urdhër i vetëm mund të arrihen ato situata të larta e rezultate të mëdha si shfaqja e mrekullive të artit në ndryshimin e stinëve, në çudirat e urtësisë, në ndryshimet e ditës e të natës dhe shfaqjet e bukura në lëvizjet e yjeve, të Diellit dhe Hënës, sepse ushtria e qënieve është  e Tij. Nëse Ai dëshiron, Ai mund të caktojë një ushtar, si tokën, në rolin e komandantit për të gjitha yjet, ta bëjë Diellin madhështor një llambë dritëdhënëse dhe të japë nxehtësi; t’i bëjë katër stinët të cilat janë pllakat për skalitjet e Fuqisë Hyjnore si një sovajkë; natën e ditën, të cilat janë si një fletë për të shkruar Urtësinë Hyjnore duke pulsuar; dhe Ai e shndërron Hënën në një kalendar për llogaritjen e kohës të çdo dite.

Ai, ashtu siç u jep yjeve formën e Fanarëve të zbukuruar elegantë e të shndëritshëm në duart e engjëjve të cilët janë të joshur nga gëzimi e kënaqësia, po ashtu Ai demonstron shumë shembuj të urtësisë së tyre në lidhje me tokën. Në qoftë se këto situata nuk do të kërkoheshin nga i Vetmi urdhri i të Cilit, rregulli, ligji dhe sistemi janë orientuar drejt të gjitha qënieve, atëherë të gjithë diejt dhe yjet do të duhej që vetë të përshkonin një distancë të pafund në çdo ditë me një lëvizje aktuale dhe me shpejtësi të pafundme.

Kështu në Njësi ndodhet një lehtësi e pafundme, kurse në shumësi ka vështirësi të pafundme. prandaj, biznesmenët dhe industrialistët japin njësi për shumicën. Domethënë, formojnë midis tyre kompani për të siguruar lehtësi e rehati.

Përmbledhje: Ndodhen vështirësi të pafundme në rrugën e çudhëzimit dhe një lehtësi e pafundme në rrugën e udhëzimit e të Njësisë.

 

I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm

* * *

 

[1] Kur’an, 81: 15-16

[2] Kur’an, 67: 15

[3] Kur’an, 43: 13