Lexo PDF
Trajtesa e ixhtihadit
[Pesë ose gjashtë vjet më parë në një shtjellim Arabisht, unë shkrova lidhur me çështjen që ka të bëjë me ixhtihadin. Tani me kërkesën e dy prej vëllezërve të mi, kjo Fjalë u shkrua me qëllim që të udhëzojë atë që nuk e njeh limitin në këto çështje dhe që të perceptojë atë tek e cila ai duhet të qëndrojë]
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
وَلَوْ رَدُّوهُ اِلَى الرَّسُولِ وَ اِلَى اُولِى اْلاَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“Sikur t’ia kishin paraqitur atë (çështje për shqyrtim) të Dërguarit apo njerëzve të tjerë drejtues të tyre, shqyrtuesit përkatës do ta kishin kuptuar atë prej tyre (menjëherë).”[521]
Dera e Ixhtihadit[522] në Sheriat është e hapur, por në kohën aktuale ndodhen “Gjashtë Pengesa” që e bllokojnë hyrjen tek ajo.
E para: Në dimër kur stuhitë janë të forta, edhe vrimat e vogla bllokohen; në asnjë mënyrë nuk do të ishte e arsyeshme të hapësh dyer të reja. Në sulmet e rrepta të përmbytjeve të fuqishme, të bësh hapje në mur me qëllim që ta riparosh atë, të çon në mbytje e shkatërrim.. Në të njëjtën mënyrë, në këtë kohë mohimi e sulmesh prej zakoneve të huaja, të sundimit të tyre, në kohën kur shumohen bidatet, risitë, dhe prej shkatërrimit të çudhëzimit, të hapësh dyer të reja në kështjellën e Islamit në emrin e Ixhtihadit, dhe të bësh hapje të tilla në murë që do të shtronin rrugën për tinëzarët dhe për shkatërruesit në emrin e Ixhtihadit, ky është një krim kundra Islamit.
E dyta: Mësimet themelore të fesë kërkojnë që Ixhtihadi të mos ndërhyjë në to, sepse ato janë të përcaktuara, të qarta e të sigurta. Për më tepër, ato mësime themelore janë si ushqimi bazë dhe si furnizimi. Ndërsa në këtë kohë, të gjitha përpjekjet dhe orvatjet duhet të bëhen për t’i gjallëruar ato mësime themelore e për t’i mbështetur, ato po braktisen e po zvetënohen. Kështu t’i braktisësh ato, pavarësisht të qënit e tyre midis çështjeve teorike të Islamit dhe pavarësisht se ato interpretime të pastërta e të sinqerta të gjeneratave të para të Islamit nuk konsiderohen të ngushta për kërkesat e të gjitha kohëve, të bësh interpretime të reja të Sheriatit në mënyrë arbitrare, kjo do të ishte një bidat dhe një tradhti ndaj Islamit.
E treta: Ashtu si artikujt e ndryshëm në treg që kërkohen sipas stinës dhe që qarkullojnë kohë pas kohe dhe që janë në kërkim të njëra-tjetrës, po ashtu, në ekspozitën e botës dhe të qytetërimit njerëzor, në çdo shekull mallrat e ndryshme kërkohen e janë shumë në kërkim; ato shfaqen në treg, kërkesat për to bëhen tërheqëse dhe kërkojnë tërheqjen e tyre, shikimet janë orientuar tek ato, dhe mendjet janë tërhequr pas tyre, ashtu siç kërkohen, për shembull, në kohën aktuale marrja me çështje politike dhe me ngjarjet e saj dhe të siguruarit e mjeteve të jetesës së kësaj bote. Ndërsa ne shohim se artikujt më të shtrenjtë e më të çmueshëm dhe mallrat më të kërkuara e të pranuara në epokën e njerëzve të drejtë të gjeneratave të para të Islamit, dhe ajo që kërkohej më shumë në tregjet e kohës së tyre ishte të kënaqnin All-llahun xh.sh., Krijuesin e qiejve dhe të tokës, të qëndronin tek limitet e përcaktuara prej Tij, të nxirrnin si përfundime të deduktueshme urdhëresat dhe ndalesat prej Fjalës së Tij madhështore dhe të përpiqeshin të fitonin mjetet që të çonin tek lumturia e përjetshme, dyert e së cilës i hapi përjetësisht Kur’ani dhe drita vezulluese e profetësisë.
Në atë kohë, meqenëse mendjet, zemrat dhe shpirtërat ishin orientuar me të gjithë fuqinë për të kuptuar dëshirat e Krijuesit të qiejve e të tokës, diskutimet, bisedimet, ngjarjet dhe rrethanat e jetës shoqërore të njeriut, që të gjitha shikonin tek njohja e kënaqësisë së Zotit xh. sh.. Meqenëse jeta e tyre me të gjitha aspektet e saj vepronte në përputhje me kënaqësinë e Zotit të të gjitha botëve, cilido që kishte aftësi të lartë, zemra e tij dhe natyra, në mënyrë të pavetëdijshme, mori prej çdo gjëje udhëzim për njohjen e Zotit xh.sh..
Ai merrte mësim nga rrethanat, nga ngjarjet dhe nga diskutimet që ndodhën në atë kohë. Sikur çdo gjë u bë një mësues për një person të tillë, dhe në natyrën e tij dhe në prirjen u ngulitën njohuritë paraprake për Ixhtihadin. Ai mësim dhe ai instruksion natyral e ndriçuan atë deri në një shkallë të tillë sigurie, saqë ai pothuajse ishte i aftë ta interpretonte Sheriatin edhe pa pasë fituar njohje. Ai ndriçohej pa zjarr… Kështu kur dikush si ky person i gatshëm, i cili mori një instruksion të tillë natyral në këtë mënyrë, filloi të punonte për të interpretuar Sheriatin, aftësia e tij, që ishte bërë si një shkrepëse, shfaqi misterin e ‘Dritës mbi Dritë’. Ai u aftësua për ta interpretuar atë duke u bërë muxhtehid në një mënyrë të shpejt dhe në një kohë të shkurtër.
Megjithatë në këtë kohë, për shkak të sundimit të qytetërimit evropian, të epërsisë së filozofisë materialiste dhe të ndërlikimit të kushteve të jetës së kësaj bote, mendjet dhe zemrat janë shpërndarë dhe përpjekja e interesimet janë ndarë. Mendjet janë bërë të egra e të huaja për çështjet shpirtërore. Kështu, për shkak të kësaj, në qoftë se tani do të gjendej dikush me zgjuarsinë e Sufjan Ibnu Ujejne, i cili e mësoi përmendësh Kur’anin kur ishte katër vjeç dhe mbante diskutime me dijetarët, ai do të kishte nevojë për kohë dhjetë herë më shumë se sa ajo e Sufjanit që të bëhej i aftë për të arritur shkallën e Ixhtihadit.
Domethënë, në qoftë se Sufjani e fitoi dijen për dhjetë vjet, këtij personit tjetër në këtë kohë, do t’i nevojitej njëqind vjet, sepse periudha e studimit natyral e Sufjanit filloi në kohën e maturisë, përgjegjësisë. Prirja dhe aftësitë e tij u përgatitën dalngadalë dhe u ndriçuan; ato morën mësim prej çdo gjëje dhe u bënë si një shkrepëse për ta ndezur. Ndërsa personi tjetër në epokën e tanishme, meqenëse mendimi i tij është zhytur në filozofi, mendja e tij është kredhur në politikë, zemra e tij është trullosur tek jeta e kësaj bote, prirja dhe aftësitë e tij janë larguar nga Ixhtihadi… Padyshim prirja dhe gatishmëria e tij janë larguar nga fuqia e Ixhtihadit deri në atë shkallë, aq sa janë ato të preokupuara me shkencat moderne, dhe kanë mbetur aq prapa tij, aq sa janë bërë ata të ditur në shkencat fizike. Prandaj ai nuk mund të thotë: “Unë jam aq i zgjuar sa ai, përse të mos e arrij nivelin e tij?” Ai nuk ka të drejtë ta thotë këtë, dhe nuk mund të jetë i të njëjtit nivel me të.
E katërta: Prirja e trupit për t’u zgjeruar për hir të rritjes dhe të zhvillimit, në qoftë se është e brendshme, është tregues i plotësimit. Ndërsa në qoftë se prirja vjen nga jashtë, është shkaku i çarjes së lëkurës së atij trupi, domethënë, të rrënojë e shkatërrojë dhe jo të zgjerojë e zhvillojë.
Dhe kështu, ekzistenca e dëshirës së Ixhtihadit dhe dëshira për t’u zgjeruar në fe ishin të pranishme tek ata brenda sferës së Islamit nëpërmjet derës së takvasë, të përkushtimit të plotë, dhe nëpërmjet bindjes e nënshtrimit ndaj mësimeve themelore të Islamit, ashtu si gjeneratat e hershme të devotshëm e të drejtë, dhe ky është tregues i plotësimit dhe i të qënit i plotësuar. Por në qoftë se një prirje e tillë dhe një dëshirë për Ixhtihad vijnë nga ata që i braktisin mësimet esenciale të fesë, të cilët preferojnë jetën e kësaj bote mbi atë të botës tjetër, dhe që janë njollosur e ndotur me filozofinë materialiste, atëherë ky është një mjet për të shkatërruar trupin e Islamit dhe është heqje e zinxhirit të Sheriatit nga qafa.
E pesta: Ndodhen tri pikëpamje që e bëjnë tokësor Ixhtihadin në këtë kohë dhe e largojnë atë nga të qënit qiellor. Mirëpo, Sheriati është qiellor, i shpallur, dhe meqenëse Ixhtihadet i bëjnë të njohura urdhëresat e fshehura të sheriatit, atëherë edhe ato janë qiellorë.
E para: Urtësia e një urdhërese është një gjë, ndërsa asryeja për të është diçka e ndryshme. Urtësia e dobia janë shkaku i zgjedhjes dhe i preferencës së saj, dhe jo mjete për qënien e saj e domosdoshme dhe e krijuar. Ndërsa arsyeja është mjeti i ekzistencës së asaj urdhërese. Për shembull, faljet e detyruara shkurtohen kur je në udhëtim; dy rekatë kryhen. Arsyeja për këtë lejim të Sheriatit është udhëtimi, ndërsa urtësia e saj është vështirësia. Në qoftë se do të ekzistonte udhëtimi dhe nuk do të kishte vështirësi, përsëri namazet shkurtohen, sepse ekziston arsyeja e cila është udhëtimi. Por në qoftë se nuk do të kishte udhëtim, mirëpo edhe sikur të ndodheshin njëqind vështirësi, atëherë ato vështirësi nuk mund të jenë arsye për shkurtimin e faljeve. Kështu në kundërshtim me këtë fakt, pikëpamja e Ixhtihadit në këtë kohë shikon tek interesi dhe tek urtësia në vend të arsyes dhe e bën gjykimin e tij sipas kësaj. Atëherë, padyshim një Ixhtihad i tillë është tokësor dhe jo qiellor.
E dyta: Pikëpamja e këtij shekulli aktual shikon së pari dhe pikërisht tek lumturia e kësaj bote dhe i orienton vendimet drejt tij, kurse pikëpamja e sheriatit shikon së pari dhe pikërisht lumturinë e botës tjetër, e shikon lumturinë e kësaj bote në vend të dytë dhe e merr këtë botë si mjet për Ahiretin. Domethënë, pikëpamja e kësaj kohe është e huaj nga shpirti i Sheriatit dhe nga qëllimet e tij; prandaj nuk mund të bëjë ixhtihad në emër të sheriatit.
E treta: Ndodhet një rregull Sheriati:
اِنَّ الضَّرُورَاتِ تُبِيحُ الْمَحْظُورَاتِ
“Domosdoshmëria bën të lejueshme atë që është e ndaluar”, ky rregull nuk është i përgjithshëm, sepse domosdoshmëria në qoftë se nuk buron nga harami -e ndaluara- mund të jetë shkak për lejimin e haramit. Ose ndryshe, domosdoshmëria e cila buron nga zgjedhja e keqe e individit, ose nga mënyra e rrugëve të paligjshme, ajo nuk mund të jetë arsye ose shkak për të lejuar të ndaluarat, as bosht për rregullat e lejimit.
Për shembull, në qoftë se dikush e bën vetveten të dehur në një mënyrë të paligjshme nëpërmjet zgjedhjes së tij të keqe, sipas dijetarëve të Sheriatit aktet e tij veprojnë kundra tij dhe nuk mund të konsiderohen të justifikuara. Në qoftë se ai divorcon gruan e tij, divorci hyn në fuqi dhe në qoftë se kryen një krim, ai merr ndëshkim. Por në qoftë se është pa zgjedhjen e tij, divorci nuk hyn në fuqi, as nuk merr ai ndëshkim. Dhe për shembull, edhe sikur një alkoolist të jetë lëshuar pas alkoolit dhe është i sprovuar me të deri në shkallën e domosdoshmërisë, ai nuk mund të thotë se “Alkooli është një domosdoshmëri për mua, dhe se është hallall -e lejuar- për mua.”
Kështu, në këtë kohë ndodhen shumë çështje që kanë arritur shkallën e domosdoshmërisë dhe kanë marrë formën e një fatkeqësie të përgjithshme duke goditur njerëzit. Këto, meqenëse kanë buruar nga zgjedhja e keqe, nga dëshirat e paligjshme dhe nga aktet e ndaluara, atëherë, këto ndonëse quhen domosdoshmëri nuk mund të jenë arsye për rregullat e lejimit dhe nuk mund të lejohen për hir të tyre të ndaluarat. Meqenëse njerëzit e Ixhtihadit në këtë kohë i kanë bërë ato domosdoshmëri si bosht për rregullat e Sheriatit, atëherë Ixhtihadet e tyre janë bërë tokësore, janë bërë rezultatet e tekave të tyre dhe të njollosura e të ndotura nga filozofia materialiste; prandaj ato nuk mund të jenë qiellore dhe aspak në përputhje me Sheriatin, sepse çdo sjellje lidhur me urdhëresat dhe dispozitat e Krijuesit të qiejve dhe të tokës dhe çdo ndërhyrje në ibadetin e shërbëtorëve të Tij pa lejen e Krijuesit është e refuzueshme.
Për shembull, disa njerëz të pakujdesshëm e miratojnë mbajtjen e hutbes së ditës së xhuma dhe të disa shenjave të Islamit në gjuhën e atij vendi, duke e përdorur në vend të arabishtes, për dy arsye:
E para: “Që njerëzit e zakonshëm nga masat e muslimanëve të mund të kuptojnë ngjarjet politike.” Por politikat e kohës aktuale janë bërë aq të ngatërruara e të përziera me gënjeshtra, me dredhi e ligësi saqë janë bërë tamam si pëshpëritjet e djallit. Dhe predikatorja –hutbeja– është vendi për të dhënë shpalljen Hyjnore; kështu pëshpëritjet e politikës nuk kanë të drejtë të ngjiten në atë pozitë të lartë.
Arsyeja e dytë: “Predikimi i xhumasë është për të kuptuar paralajmërimet e disa sureve të Kur’anit.” Po, në qoftë se shumica e muslimanëve do t’iu bindeshin mësimeve thelbësore të Islamit, çështjeve të pakundërshtueshme të Islamit dhe urdhëresave të njohura të domosdoshme dhe t’i zbatonin ato, atëherë të lexuarit e predikimit në gjuhën e njohur dhe përkthimi i Kur’anit[523], nëse do të ishte e mundur, mund të jetë e dëshirueshme, me qëllim që të kuptohen çështjet teorike të Sheriatit, temat e tij të holla dhe këshillat e pakuptueshme. Por në këtë kohën tonë, urdhëresat e njohura e të qarta janë neglizhuar, si domosdoshmëria e namazit dhe e zekatit, agjërimi, paligjshmëria e vrasjes, kurvërimi dhe pija alkoolike. Njerëzit e zakonshëm muslimanë nuk kanë aq nevojë për mësime rreth njohjes së kësaj domosdoshmërie dhe asaj paligjshmërie, sa kanë nevojë për nënshtrimin ndaj atyre dispozitave dhe urdhërave dhe për t’i ndjekur ato në jetët e tyre. Dhe kjo nuk plotësohet veçse nëpërmjet përsëritjes së tyre dhe nxitjes e paralajmërimit për t’ua kujtuar ato dekrete të shenjta duke ngjallur entuziazmin e Islamit në damarët e tyre dhe duke ndezur ndjenjat e besimit tek ata me qëllim që të zgjohen e t’u binden atyre dispozitave të pastërta. Ndërsa muslimani i zakonshëm sado i paditur të jetë e kap këtë kuptim të përgjithshëm nga Kur’ani Kerim dhe nga hutbeja në gjuhën arabe, kupton nga thellësitë e zemrës së tij dhe thotë: “Predikuesi dhe hafizi i Kur’anit po i kujton vetes së tij dhe po u kujton edhe të tjerëve shtyllat e imanit dhe themelet e Islamit të cilat janë të njohura nga unë dhe nga të tjerët, dhe po na i mëson ne dhe është duke i recituar ato” dhe këtu atij i mbushet zemra me dëshirë të zjarrtë për t’i zbatuar ato dispozita.
Çfarë fjalësh ka në univers që mund të krahasohen me atë të Kur’anit të gjithurtë, me mësimet e tij të mrekullueshme, me kujtueset instruktive dhe me paralajmërimet e nxitjet e tij të cilat vijnë nga Froni më i lartë!
E gjashta: Meqenëse muxhtehidët -interpretuesit e mëdhenj të Sheriatit- midis të drejtëve të gjeneratave të hershme të Islamit ishin të afërt me kohën e sahabëve të Profetit a.s.m., me epokën e dritës dhe epokën e së vërtetës, patën mundësi të merrnin një dritë të pastër dhe kështu bënë ixhtihade. Por, muxhtehidët e kësaj kohe e shikojnë librin e realitetit nga prapa aq shumë perdesh dhe nga një distancë e largët e tillë, sa që ata edhe shkronjën më të qartë të tij do ta shikonin me shumë vështirësi.
Në qoftë se ti thua: “Sahabët gjithashtu ishin qënie njerëzore dhe nuk janë pa gabime e kontradikta, ndërsa boshti i ixhtihadeve dhe burimi i dispozitave të Sheriatit është drejtësia dhe vërtetësia e sahabëve, saqë i gjithë ummeti është me mendim unanim, se: “Të gjithë sahabët janë të drejtë dhe flasin të vërtetën.”
Përgjigjja: Po, shumica absolute e sahabëve të Profetit a.s.m. ishin dashuruesit e së vërtetës, përmalluesit dhe admiruesit e drejtësisë, sepse në atë epokë, shëmtia e gënjeshtrës dhe e shtirësisë tregoheshin me të gjithë shëmtinë, ndërsa bukuria e së drejtës dhe vërtetësia tregoheshin me të gjithë bukurinë në një mënyrë të tillë, saqë distanca midis tyre ishte aq e largët sa nga toka për tek Froni më i lartë. Distanca midis tyre ishte aq e dukshme sa ajo nga thellësirat e Musejleme Gënjeshtarit në ultësirën më të ulët për tek shkalla e vërtetësisë së Profetit Muhammed a.s.m. në lartësinë më të lartë. Në të vërtetë, ashtu siç ishte gënjeshtra ajo që e solli Musejlemen tek ultësia më e ulët, po ashtu ishte vërtetësia e drejtësia të cilat e ngritën Muhammedin a.s.m., të besuarin e të drejtin, tek lartësia më e lartë.
Kështu, sahabët të cilët kishin ndjenja të larta dhe morale të mira dhe që u ndriçuan me dritën e bisedimit të Diellit të Profetësisë, nuk i shtrinë duart e tyre tek maskarallëqet dhe ndyrësitë e gënjeshtrës në dyqanin e Musejlemes i cili ishte aq i shëmtuar dhe shkaku i tatëpjetës, dhe kështu ata iu shmangën mosbesimit. Gjithashtu ata iu shmangën edhe gënjeshtrës, shoqes së mosbesimit dhe u përpoqën aq sa ishte e mundur, -në mënyrë të veçantë lidhur me urdhëresat e Sheriatit dhe përhapjen dhe transmetimin e tyre- në kërkimin e së vërtetës e të drejtësisë, të cilat janë aq të holla dhe mjetet e krenarisë e të lavdisë, të ngjitjes e të përparimit dhe ishin më të kërkuarat nga thesari i lartë i Lavdisë së Profetësisë, të cilat ndriçojnë jetën shoqërore të njeriut me madhështinë e tyre të bukur, dhe ata ishin në përputhje me to dhe të dëshirueshëm për to. Kjo është e sigurt dhe e vërtetuar.
Ndërsa në këtë kohë, distanca midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë aq e ngushtë dhe janë aq afër me njëra-tjetrën, sa distanca sup më sup. Është krejtësisht e lehtë të kalosh nga vërtetësia për tek gënjeshtra. Madje gënjeshtra preferohet mbi vërtetësinë për shkak të propagandës politike. Dhe kështu, në qoftë se gjërat më të shëmtuara dhe gjërat më të holla e të bukura shiten së bashku në të njëjtin dyqan për të njëjtin çmim, atëherë me siguri xhevahiri i vërtetësisë dhe i drejtësisë, i cili është më i lartë dhe kalon tek esenca e realitetit, nuk do të sigurohej verbërisht duke u mbështetur tek fjala dhe njohja e dyqanxhiut.
* * *
PËRFUNDIM
Ligjet e sheriatit ndryshojnë sipas shekujve. Në të vërtetë, në një shekull mund të vijnë sheriate e profetë të ndryshëm sipas popujve. Dhe ata kanë ardhur. Ndërsa meqenëse pas Vulës së Pejgamberëve dhe pas misionit të vulës së profetëve a.s.m., Sheriati i tij më i madh është i mjaftueshëm për të gjithë popujt në çdo epokë, asnjë nevojë nuk mbetet më për ligje të ndryshme sheriati. Megjithatë, në çështjet dytësore, nevoja për medh’hebe të ndryshme ka mbetur deri në një far mase. Po, ashtu siç ndryshojnë rrobat me ndryshimin e stinëve dhe ilaçet ndryshojnë sipas gjendjeve, po ashtu ndryshojnë ligjet e sheriatit sipas shekujve dhe urdhërat sipas kapaciteteve të popujve, sepse çështjet dytësore të urdhëresave të Sheriatit shikojnë rrethanat njerëzore; ato vijnë sipas atyre dhe janë si ilaçe.
Në kohën e profetëve të hershëm, meqenëse klasat e njerëzve ishin shumë të largëta nga njëra-tjetra, karakteret e tyre ishin disi të ashpëra e të rënda dhe mendjet e tyre ishin primitive, ligjet e asaj kohe erdhën që të gjitha në forma të ndryshme në mënyra të përshtatshme me kushtet dhe rrethanat e tyre. Madje ndodheshin profetë të ndryshëm dhe ligje sheriati në të njëjtin kontinent dhe në të njëjtin shekull.
Atëherë meqenëse me ardhjen e Profetit të kohës së fundit, njeriu sikur kaloi nga faza fillestare për tek faza dytësore, më e lartë, nga shkolla fillore për tek shkolla e mesme dhe u ngjit për tek shkolla e lartë dhe nëpërmjet ndryshimeve dhe revolucioneve të shumta arriti një pozitë tek e cila të gjithë njerëzit mund të merrnin një mësim të vetëm, të dëgjonin një mësues të vetëm dhe të vepronin në përputhje me një Sheriat të vetëm, nuk mbetet më nevoja për sheriate të ndryshme, as nuk ishte e domosdoshme për të pasur mësues të ndryshëm. Por, për shak se ata nuk ishin të gjithë krejtësisht të të njëjtit nivel dhe nuk vazhduan në të njëjtin lloj të jetës sociale, atëherë shkollat e Sheriatit -medhhebet e fikhut- u bënë të shumta. Në qoftë se, ashtu si studentët e një shkolle të lartë, shumica absolute e njerëzimit do të mund të jetonte me të njëjtin lloj të jetës shoqërore dhe të mund të arrinte të njëjtin nivel, atëherë të gjitha medhhebet -shkollat- do të mund të bashkoheshin. Por ashtu siç nuk e lejojnë këtë gjendjet e botës dhe natyrat e njerëzve që kanë mbërritur në ato gjendje, po ashtu shkollat e Sheriatit –medh’hebet– nuk mund të jenë një.
Në qoftë se ti thua: E vërteta është një. Si mund të jenë rregullat dhe dispozitat e ndryshme të katër medh’hebeve, dhe ato të dymbë-dhjetë shkollave, të vërteta?
Përgjigjja: I njëjti ujë sundon në pesë mënyra të ndryshme sipas shijeve të ndryshme të të sëmurëve dhe gjendjeve të tyre. Kështu që, për njërin uji është ilaç për sëmundjen e tij, dhe sipas mjekësisë përdorimi i tij është “vaxhib”, i domosdoshëm. Për një tjetër, është si helm për sëmundjen e tij dhe i dëmshëm, domethënë është “haram” -e ndaluar- nga mjekësia. Për një të sëmurë tjetër ai shkakton një dëm më të vogël dhe është “mekruh” -e papëlqyeshme- nga mjekësia. Për një tjetër uji është i dobishëm dhe pa dëm, dhe sipas mjekësisë ai është “sunnet”, -i pëlqyeshëm- për të. Dhe për një tjetër ai nuk është as i dëmshëm, as i dobishëm; ai mund ta pijë atë me shëndet të mirë, dhe për të është “mubah” -i lejueshëm- nga mjekësia.
Kështu, këtu e vërteta u bë e madhe në numër. Të gjitha ato të pesta janë të vërteta. A mund të thuash ti: “Uji është vetëm një ilaç dhe jo tjetër, ose vetëm “vaxhib”, dhe se ai nuk sundon në ndonjë mënyrë tjetër e nuk ka ndonjë dispozitë tjetër.”
Dhe kështu, rregullat dhe dispozitat Hyjnore, medh’hebet, ndry-shojnë me një shtytje nga urtësia Hyjnore; dhe sipas ndjekësve të tyre ato ndryshojnë me të drejtë, qëndrojnë me të drejtë dhe bëhen të dobishme. Për shembull, meqenëse në përputhje me urtësinë Hyjnore dhe me përcaktimin, shumica e atyre që ndjekin imam Shafiun janë më të afërt me jetën e fshatit dhe të nomadizmit se sa Hanefitë dhe janë në mungesë të jetës sociale, gjë e cila e bën komunitetin si një trup i vetëm, secili e reciton suren Fatiha prapa imamit të faljes ndonëse e ndjek atë, në një mënyrë të tillë që shpreh vetë dhimbjet e tij para pranisë së Plotësuesit të nevojave dhe shfaq dëshirat e tij të veçanta. Dhe kjo është absolutisht e drejtë dhe njëkohësisht vetë urtësia e pastër. Sa për ata që ndjekin imam A’dhamin, Ebu Hanife Nuëmanin, ata me shumicën e tyre absolute janë më afër qytetërimit dhe jetës së qytetit dhe janë më të përshtatshëm për jetën sociale, dhe kjo për arsye se shumica e qeverive Islame kanë preferuar e favorizuar këtë medh’heb. Kështu, xhemati i vetëm në namaz bëhet si një indvid i veçantë, dhe individi i veçantë flet në emrin e të gjithëve, dhe meqenëse të gjithë e vërtetojnë dhe i lidhin zemrat e tyre me të, atëherë fjala e tij bëhet fjala e të gjithëve. Mosleximi i Fatihasë pas imamit në faljen me xhemat, sipas medh’hebit Hanefi, është pikërisht urtësia e pastër dhe pikërisht e drejta e pastër.
Dhe për shembull, meqenëse Sheriati ka vendosur disa pengesa që të ndalojnë natyrat e njerëzve nga tejkalimi i caqeve të tyre, që t’i drejtojë ata me to, që t’i edukojë dhe që të disiplinojë nefsin urdhërues për të liga, sipas medhhebit Shafii, shumica e ndjekësve të të cilit janë fshatarë, gjysmëendacakë dhe të zënë me punë krahu, sipas kësaj shkolle: “Avdesi prishet duke prekur një grua; papastërtia më e vogël është e dëmshme.” Ndërsa sipas medhhebit Hanefi, meqenëse shumica e tyre absolute janë përfshirë në jetën shoqërore dhe janë bërë gjysmë të qytetëruar: “Të prekësh një grua –t’ia japësh dorën– nuk e prish avdesin; dhe ka një lejim për një sasi të vogël papastërie.”
Dhe kështu, ne do të marrim në konsideratë një punëtor krahu dhe një zyrtar. Punëtori i krahut, për shkak të punës së tij dhe mënyrës së të jetuarit në fshat, zbulohet para përzierjes dhe të qënit në kontakt me gra të huaja dhe rrinë të ulur bashkë rreth një vatre, dhe duke qenë përfshirë në gjëra të papastërta, natyra e nefsit urdhërues për të liga gjen fushë të lirë dhe mund ta sulmojë atë duke tejkaluar kështu limitet e tij. Prandaj, me qëllim që të formojë një pengesë kundra sulmeve të tilla, Sheriati urdhëron lidhur me ta: “Avdeset tuaja do të prishen, mos i prekni gratë (mos ua jepni dorën)!, pasi faljet tuaja do të bëheshin të pavlefshme; dhe mos prekni asgjë që prish avdesin, mos u ndotni!” Dhe një zë qiellor tingëllon në veshët e tij shpirtëror. Ndërsa në përputhje me zakonin e tij social, sipas etikës së përbashkët dhe duke mos u zbuluar, zyrtari me kusht që të jetë i ndershëm e fisnik, nuk e ndot veten e tij me gjëra të papastërta, pasi merr shkaqet e pastërtisë së qytetit.
Prandaj në shkollën Hanefite, sheriati nuk ka shfaqur ashpërsinë e tij dhe qortimin; ai ka treguar anën e tij fakultative, lejuese dhe e lehtëson atë duke i thënë: “Në qoftë se dora jote ka prekur (i ka dhënë dorën) një gruaje të huaj, kjo nuk e prish avdesin tënd”, dhe në qoftë se të vjen turp dhe nuk e kryen “istinxhanë” në publik (domethënë, nuk pastrohesh me ujë), nuk ka dëm në të. Një sasi e vogël papastërtie është e lejueshme.” Dhe kështu e shpëton atë nga kjo vesvese si dhe e shpëton atë nga ngurrimi… Kështu, këto dy pika nga oqeani ne i dhamë për ty si shembull.
Edhe ti bëj analogji me ato. Në qoftë se ti do të mundesh, peshoji ato në peshat e Sheriatit në këtë mënyrë, me peshoren e “Sha’raniut.”
سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
اَللّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى مَنْ تَمَثَّلَ فِيهِ اَنْوَارُ مَحَبَّتِكَ لِجَمَالِ صِفَاتِكَ وَ اَسْمَائِكَ بِكَوْنِهِ مِرْآةً جَامِعَةً لِتَجَلِّيَاتِ اَسْمَائِكَ الْحُسْنَى وَ مَنْ تَمَرْكَزَ فِيهِ شُعَاعَاتُ مَحَبَّتِكَ لِصَنْعَتِكَ فِى مَصْنُوعَاتِكَ بِكَوْنِهِ اَكْمَلَ وَ اَبْدَعَ مَصْنُوعَاتِكَ وَ صَيْرُورَتِهِ اَنْمُوذَجَ كَمَالاَتِ صَنْعَتِكَ وَ فِهْرِسْتَةَ مَحَاسِنِ نُقُوشِكَ وَ مَنْ تَظَاهَرَ فِيهِ لَطَائِفُ مَحَبَّتِكَ وَ رَغْبَتِكَ ِلاِسْتِحْسَانِ صَنْعَتِكَ بِكَوْنِهِ اَعْلَى دَلاَّلِى مَحَاسِنِ صَنْعَتِكَ وَ اَرْفَعَ الْمُسْتَحْسِنِينَ صَوْتًا فِى اِعْلاَنِ حُسْنِ نُقُوشِكَ وَ اَبْدَعِهِمْ نَعْتًا لِكَمَالاَتِ صَنْعَتِكَ وَ مَنْ تَجَمَّعَ فِيهِ اَقْسَامُ مَحَبَّتِكَ وَ اِسْتِحْسَانِكَ لِمَحَاسِنِ اَخْلاَقِ مَخْلُوقَاتِكَ وَ لَطَائِفِ اَوْصَافِ مَصْنُوعَاتِكَ بِكَوْنِهِ جَامِعًا لِمَحَاسِنِ اْلاَخْلاَقِ كَافَّةً بِاِحْسَانِكَ وَ لِلَطَائِفِ اْلاَوْصَافِ قَاطِبَةً بِفَضْلِكَ وَ مَنْ صَارَ مِصْدَاقًا صَادِقًا وَ مِقْيَاسًا فَائِقًا لِجَمِيعِ مَنْ ذَكَرْتَ فِى فُرْقَانِكَ اِنَّكَ تُحِبُّهُمْ مِنَ الْمُحْسِنِينَ وَ الصَّابِرِينَ وَ الْمُؤْمِنِينَ وَ الْمُتَّقِينَ وَ التَّوَّابِينَ وَ اْلاَوَّابِينَ وَ جَمِيعِ اْلاَصْنَافِ الَّذِينَ اَحْبَبْتَهُمْ وَ شَرَفْتَهُمْ لِمَحَبَّتِكَ فِى فُرْقَانِكَ حَتَّى صَارَ اِمَامَ الْحَبِيبِينَ لَكَ وَ سَيِّدَ الْمَحْبُوبِينَ لَكَ وَ رَئِيسَ اَوِدَّائِكَ وَ عَلَى آلِهِ وَ اَصْحَابِهِ وَ اِخْوَانِهِ اَجْمَعِينَ
آمِينَ بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[524]
O Zot! Jepi bekime e paqe atij i cili mishëronte në qënien e vet dritat e dashurisë Tënde, nëpërmjet bukurisë së atributeve dhe Emrave të Tua. I cili ishte një pasqyrë gjithëpërfshirëse për shfaqjen e Emrave të Tu të bukur; në qënien e të cilit ishin fokusuar rrezet e dashurisë Tënde drejt artit në krijesat e Tua, më të plotit dhe më të mrekullueshmit të artifakteve të Tua, i cili ishte një shembull i plotësimeve të artit Tënd dhe një indeks i bukurive të skalitjeve të Tua; i cili shfaqi dhe dëshirën Tënde që arti yt të vlerësohet; lajmëtarit më të lartësuar të bukurisë së artit Tënd, i cili shpalli zërin më të lartë, admirimin për bukurinë e skalitjeve të Tua; vlerësuesit më të mahnitshëm i artit Tënd, i cili grumbulloi bashkë në qënien e tij shumëllojshmërinë e dashurisë Tënde dhe vlerësimin Tënd për moralet e mira të krijesave të Tua dhe për hollësitë e atributeve të Tua.
Duke përfshirë të gjithë moralin e mirë nëpërmjet favorit Tënd dhe të gjitha hollësitë e atributeve të bukura nëpërmjet mirësisë Tënde, i cili ishte kriteri më i lartë dhe peshorja e çdo gjëje që Ti e përmend në kriterin Tënd të dallimit të së vërtetës dhe të shtrembërës, Kur’anin, Ti i do ata që janë të drejtë, të duruar, besimtarë, ata që të kanë frikë Ty, që kthehen tek Ti, dhe të cilët pendohen, dhe të gjithë klasat e atyre të cilët Ti i deshe dhe i nderove me dashurinë Tënde në kriterin Tënd të dallimit të së vërtetës nga e shtrembëra, deri sa ata u bënë si udhëheqës të atyre të cilët Ti i do, dhe prijësit të të dashurve të Tu dhe kryetarit të atyre që duhen prej Teje, dhe jepu bekime e paqe të gjithë famijles së tij dhe sahabëve dhe vëllezërve, Amin. Nëpërmjet mëshirës Tënde, o Mëshiruesi më i madh!
* * *
SHTOJCA E FJALËS SË NJËZET E SHTATË
LIDHUR ME SAHABËT E NDERUAR
يَا رَسُولَ اللّهِ چِه بَاشَدْ چُونْ سَگِ اَصْحَابِ كَهْفْ
دَاخِلِ جَنَّتْ شَوَمْ دَرْ زُمْرَهءِ اَصْحَابِ تُو
اُو رَوَدْ دَرْ جَنَّتْ مَنْ دَرْ جَهَنَّمْ كَىْ رَوَاسْتْ
اُو سَگِ اَصْحَابِ كَهْفْ مَنْ سَگِ اَصْحَابِ تُو
Ashtu si Mevlana Xhami edhe unë gjithashtu them:
“O i dërguar i All-llahut! Nuk do të ishte e dëmshme në qoftë se do të hyja në Xhennet me ata që hyjnë në të, ashtu si qeni i shokëve të shpellës në grupin e shokëve të tu të hershëm.”
A është e drejtë që qeni i tyre të jetë në Parajsë ndërsa unë të jem në Ferr? Ai ishte qeni i shokëve të shpellës, unë jam qeni i sahabëve të Tu.”
بِاسْمِهِ سُبْحَانَهُ وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ اَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ
Me Emrin e Tij, të Cilit i takon lartësimi e lavdërimi. Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Muhammedi a.s.m. është i dërguari i All-llahut dhe ata që janë me të janë më të ashpër ndaj mohuesve (të All-llahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre.[525] deri në fund…
Ju pyesni: Ndodhen disa rrëfenja të cilat thonë: “Në kohën kur përhapen bidatet, risitë, disa nga njerëzit e drejtë midis besimtarëve dhe ata të cilët e kanë frikë Zotin xh.sh. do të jenë në një shkallë me sahabët, ose madje do t’i kalojnë ata.” A janë të shëndosha këto rrëfenja? Dhe në qoftë se janë kështu, cili është kuptimi i vërtetë i tyre?
Përgjigjja: Konsensusi i Sunitëve, Ehli-Sunneh vel xhemaah, është provë e sigurt se sahabët e nderuar janë më të virtytshmit e njerëzimit pas pejgamberëve, paqja dhe bekimet e Zotit xh.sh. qofshin mbi ta.
E vërteta prej atyre rrëfenjave ka të bëjë me virtytet e vogëla e të pjesshme dhe jo me virtytet e përgjithshme, sepse në virtytet e vogëla dhe në plotësimet e veçanta një cilësi mund të vlerësohet e preferueshme mbi atë që është më e lartë dhe në fakt më e preferueshme. Por nga këndvështrimi i virtytit të përgjithshëm, sahabët nuk mund të arrihen. Ata janë subjekt i vlerësimit Hyjnor në fund të sures El-Fet’h, dhe janë vlerësuar e lavëdruar në Teurat, Inxhil e në Kur’an. Për tani, ne do të shpjegojmë tre pika urtësie lidhur me këtë të vërtetë, të cilat përmbajnë tre arsye, prej shumë arsyesh e shembujsh urtësie.
Shembulli i parë i urtësisë: Të jesh në shoqërimin e profetit a.s.m. është një elikzir i tillë që, ai i cili e përjeton atë për një minut, merr dritat e realitetit që ka barazpeshën e një udhëtimi shpirtëror që zgjat për shumë vite, sepse në bisedim me profetin a.s.m. ndodhet reflektimi dhe të qënit i ngjyrosur me ngjyrën e realitetit. Është e njohur mirë se nëpërmjet reflektimit, ndjekjes dhe imitimit dhe nëpërmjet Dritës së Lartë të Profetësisë mund të arrihet në nivele e në shkallë të larta dhe në pozitën më të lartë ashtu si një shërbëtor i mbretit, i cili nëpërmjet besnikërisë së sovranit të tij dhe duke e ndjekur atë, ngjitet në një pozitë që është e tillë saqë nuk mund ta arrijnë atë as komandantët e mbretit dhe as emirët e tij. Për shkak të këtij misteri, Evlijatë më të mëdhenj nuk mund ta arrijnë nivelin e sahabëve. Madje edhe sikur të nderoheshin disa herë evlijatë e drejtë me shoqërimin e profetit a.s.m. në gjendje zgjimi, ashtu si Xhelalud-din Sujuti, për shembull, dhe të nderoheshin me takimin e tij në gjendje zgjimi në këtë botë, ata përsëri nuk do të mund t’i arrinin sahabët, sepse bisedimi i sahabëve, nëpërmjet dritës së profetësisë së Muhammedit a.s.m. është brenda tij si “Profet”, por sahabët e Profetit bashkëbisedonin me të në gjendjen e qënies së tij profet dhe i dërguar. Sa për shikimin e evlijave Të Dërguarin Fisnik a.s.m. pas vdekjes së tij, ai është një bisedim nëpërmjet dritës së shenjtërisë së Muhammedit a.s.m.; domethënë, përfaqësimi dhe shfaqja e profetit a.s.m. tek shikimi i tyre është vetëm për sa ka të bëjë me shenjtërinë e Muhammedit a.s.m. dhe jo në lidhje me “Profetësinë”. Meqenëse çështja është kështu, ndonëse shumë më i lartë është niveli i profetësisë mbi atë të shenjtërisë, do të ishte e domosdoshme të bëhej një dallim ndërmjet atyre dy bisedimeve në atë shkallë.
Me qëllim që të sqarohet se çfarë elikziri i ndritshëm e i jashtë-zakonshëm dhe çfarë drite të madhe ka bisedimi i profetit a.s.m., do të mjaftonte vërejtja e mëposhtme: Një njeri primitiv aq zemërgur e i egër i cili varrosi vajzën e tij të gjallë me dorën e tij, erdhi dhe u nderua me bisedimin e profetit për një orë, dhe fitoi një mirësi dhe mëshirë të tillë, saqë ai kishte frikë të vriste edhe një milingonë. Edhe një njeri injorant e i paqyterëruar, bisedonte me profetin për një ditë, dhe atëherë, ai do të shkonte nëpër vende si Kina e India dhe u jepte mësim për realitetet popujve të qytetëruar dhe i udhëzonte ata në plotësimet.
Arsyeja e dytë: Siç është provuar dhe shpjeguar në diskutimin e shtjellimit të Ixhtihadit në Fjalën e Njëzet e Shtatë, shumica absolute e sahabëve ishin në nivelin më të lartë të plotësimeve njerëzore, sepse në atë kohë në Revolucionin e fuqishëm të Islamit, e mira dhe e vërteta u shfaqën me të gjithë bukurinë e tyre, ndërsa e keqja dhe gënjeshtra u shfaqën me të gjithë shëmtinë e tyre, sa që njeriu gati i prekte me dorë dhe ato ndjeheshin fizikisht. Një ndryshim i tillë ishte i dukshëm midis të mirës dhe të keqes dhe një distancë e tillë u hap midis të vërtetës dhe gënjeshtrës aq sa distanca ndërmjet imanit dhe mohimit, madje sa ajo ndërmjet Xhennetit dhe Xhehennemit.
Sigurisht, sahabët të cilët nga natyra poseduan ndjenja të larta, që u robëruan e u joshën nga morali më i lartë, dhe që u prirën e anuan drejt dinjitetit dhe virtytit, nuk do t’i shtrinin me dëshirë duart e tyre tek e keqja dhe tek gënjeshtra dhe të binin tek niveli i Musejleme Gënjeshtarit dhe tek shprehjet e tij të ulëta, i cili ishte lajmëtari i gënjeshtrës, i së keqes, i të pavërtetave dhe mishëruesi i tyre.
Karakteret e sahabëve kërkonin e synonin të shikonin rangun tek i cili ishin plotësimet e të Dashurit të All-llahut a.s.m. i cili ishte lajmëtari dhe mishërimi i vërtetësisë, i të mirës dhe i të drejtës, ata nxituan në këtë rrugë me të gjithë fuqinë dhe me përpjekjen e tyre.
Për shembull, ndonjëherë ndodh që në tregun e qytetërimit njerëzor dhe në dyqanin e jetës sociale njerëzore, pa menduar blerjen e tyre, gjithkush ikën me neveri nga rezultatet e tmerrshme dhe nga pasojat e shëmtuara të disa gjërave, ashtu si të ikurit nga helmi vdekjeprurës. Ndërsa rezultatet e bukura dhe pasojat e vlefshme të disa gjërave të tjera të mira dhe të mallrave jolëndore në të njëjtin treg tërheqin shikimin e përgjithshëm, sikur ato të ishin ilaçe të dobishme për sëmundjet e shoqërisë dhe si një brilant, prandaj përpiqen drejt tyre për t’i blerë aq sa kanë mundësi ata që kanë prirje të natyrshme për të mirën dhe drejtësinë.
Po kështu, në Epokën e Lumturisë dhe në më të mirin e shekujve u shfaqën në tregun e jetës sociale njerëzore disa çështje. Atëherë është e vetëkuptueshme se Sahabët e nderuar do të përpiqeshin për të shkuar drejt vërtetësisë, të mirës dhe të drejtës meqenëse ata posedonin natyra të pastërta dhe veçori të lavdërueshme; gjithashtu është e vetëkuptueshme se Sahabët do të iknin me neveri dhe do t’u shmangeshin të gjithë atyre gjërave të cilat shfaqnin rezultate të rënda dhe mjerimin në dynja dhe në Ahiret të tilla, si: gënjeshtra, e keqja, mosbesimi dhe mjerimi i përjetshëm; Ata u kthyen drejt Profetit më të nderuar a.s.m. dhe iu shmangën loleve të poshtëruar të Musejleme Gënjeshtarit i cili përfaqëson gënjeshtrën, të keqen dhe të kotën.
Por, megjithatë, me kalimin e kohës, distanca ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës gradualisht dhe shkallë-shkallë është zvogëluar derisa ka arritur të bëhet e ngushtë sa supi me supin duke u shitur së bashku në të njëjtin dyqan dhe moralet shoqërore u prishën. Propaganda politike e ka shtuar fshehjen e shëmtisë së gënjeshtrës së tmerrshme dhe mbulimin e bukurisë së ndritshme të vërtetësisë. Kush mund ta arrijë fuqinë, qëndrueshmërinë e karakterit dhe takvanë e sahabëve në çështjet e drejtësisë, vërtetësisë, lartësisë dhe të sigurisë së besimit, apo të kalojnë nivelin e tyre? Unë do të shpjegoj diçka që m’u shfaq e cila do të sqarojë e ndriçojë një anë të kësaj çështje.
Ajo është kështu:
Në një kohë, në zemrën time m’u shfaq një pyetje, ajo është: Përse individë të çuditshëm, si Muhjiddin Ibn Arabi, nuk mund ta arrijnë nivelin e sahabëve? Atëherë, ndërsa duke thënë: سُبْحَانَ رَبِّىَ اْلاَعْلَى “Subhane Rabbijel A’la” -lavdia i takon Zotit tim të lartë- gjatë faljes në sexhde, kuptimi i frazës m’u shfaq, jo në kuptimin e saj të plotë, por realiteti i saj pjesërisht u bë i dukshëm për mua. Unë thashë me zemër:
“Ah sikur ta kryeja njërën nga pesë faljet e përditshme në të njëtën mënyrë, ajo do të ishte më e mirë se sa adhurimi i një viti të plotë prej nafileve.” Pastaj menjëherë pas faljes kuptova se ai mendim dhe ajo gjendje ishin përgjigjje për pyetjen time dhe udhëzim duke treguar se shkalla e sahabëve në adhurim nuk mund të arrihet. Kjo, për arsye se ndryshimin e madh shoqëror të cilin e shkaktoi Kur’ani i gjithurtë me dritat e tij vezulluese, i bëri të kundërtat të dalloheshin nga njëra-tjetra; kështu të këqiat me të gjitha llojet e errësirave të tyre u vunë përballë të mirës dhe plotësimeve dhe përballë të gjitha dritave dhe rezultateve të tyre. Në një kohë të tillë emocionuese e tronditëse, të gjitha tesbihatet për Zotin dhe recitimet e Emrave të Tij shprehën të gjitha nivelet e kuptimeve të tyre në mënyrë të freskët e të re. Gjithashtu nën përplasjen e atij revolucioni të madh të gjitha shqisat dhe aftësitë e holla të njerëzve, madje edhe aftësitë si ato të përfytyrimit dhe të imagjinatës, në një gjendje të zgjuar e të vetëdijshme morën kuptime të shumta prej atyre recitimeve dhe lavdërimeve në përputhje me vetë perceptimet e tyre, i përthithën ato e i bënë për vete.
Kështu, për shkak të kësaj urtësie, kur sahabët e nderuar, shqisat e të cilëve u zgjuan dhe aftësitë e tyre të holla u ngjallën, i shprehën ato fjalë të bekuara duke përfshirë dritat e besimit dhe të lavdërimeve, vepruan kështu me të gjithë kuptimin e tyre dhe morën pjesë në to me të gjitha shqisat e tyre. Megjithatë, pas atij revolucioni e ndryshimi rrënjësor, aftësitë e holla u mbytën gradualisht në gjumë dhe shqisat ranë nga realitetet për në pakujdesi; ashtu si frutat, nën perden e të zakonshmes, ato fjalë të bekuara kanë humbur gradualisht butësinë dhe freskinë e tyre; ato sikur u bënë të thata nëpërmjet ajrit të cektësisë dhe veçse një njomësi e vogël ka mbetur, dhe kjo do të mund t’i kthehej gjendjes së saj të mëparshme vetëm se nëpërmjet një kirurgjije të shpejtë të një lloji reflektimi dhe arsyetimi. Kështu, për shkak të kësaj, një tjetër mund ta arijë për dyzet ditë, madje për dyzet vjet, virtytin dhe nivelin që arriti sahabeja për dyzet minuta. Kjo ndodh për hir të bisedimit me Profetin a.s.m..
Arsyeja e tretë: Siç është provuar në Fjalët e Dymbëdhjetë, Njëzet e Katër dhe Njëzet e Pesë, krahasimi i profetësisë me shenjtërinë është ai i vetë diellit me imazhin e diellit, ashtu siç shfaqet në pasqyra. Dhe kështu, lartësia e rangut të shërbëtorëve në sferën e profetësisë, të cilët janë sahabët që ishin yjet më të afërm të atij Dielli rrezatues, dhe lartësia e nivelit të tyre është më e lartë se sa ajo e evlijave të drejtë. Krahasimi është si lartësia e shkallës së pofetësisë me atë të shenjtërisë. Madje edhe në qoftë se ndonjëri nga evlijatë do të fitonte shkallën e shenjtërisë më të madhe, e cila është shkalla e trashëgimisë së profetësisë dhe e të vërtetave dhe e shenjtërisë së sahabëve, përsëri ai nuk mund të arrijë rangun e sahabëve të parë. Ne do të tregojmë tre aspekte midis aspekteve të shumta të kësaj Arsyes së tretë.
Aspekti i parë: Sahabët nuk mund të arrihen në ixhtihad, domethënë në nxjerrjen e përfundimeve, rregullave dhe të urdhëresave, domethënë për të kuptuar se çfarë e kënaq Zotin xh. sh. nga Fjala e Tij, sepse ai ndryshim apo revolucion i madh Hyjnor i cili ndodhi në atë kohë, vërtitej rreth kënaqësisë së Zotit xh.sh., nëpërmjet kuptimit të rregullave dhe urdhëresave të Tij Hyjnore. Të gjitha mendjet ishin të hapura dhe të orientuara për të kuptuar dispozitat e fshehura të sheriatit. Të gjitha zemrat ishin të etura për të ditur se “Çfarë dëshiron Krijuesi ynë nga ne?”
Kështu të gjitha bisedimet dhe diskutimet që ndodhën në atë kohë përmbanin këto kuptime dhe rrethanat e ngjarjet u zhvilluan në dritën e këtyre. Dhe kështu, meqenëse çdo gjë dhe të gjitha situatat, diskutimet, bisedimet dhe historitë ndodhën në një mënyrë të tillë që të udhëzonin tek ato kuptime dhe tregonin për to dhe, meqenëse kjo plotësoi aftësitë e sahabëve dhe ndriçoi mendjet e tyre dhe, meqenëse aftësia e tyre për ixhtihad ishte e gatshme për t’u ndezur ashtu si një shkrepëse, atëherë dikush në këtë kohë me zgjuarsinë dhe aftësinë e sahabëve nuk mund të arrijë për dhjetë vjet, ose ndoshta për njëqind vjet, nivelin e ixhtihadit që sahabët e arritën për një ditë ose për një muaj, sepse shikimet në kohën aktuale janë drejtuar tek lumturia e kësaj bote në vend të lumturisë së përjetshme të Ahiretit. Vëmendja dhe shikimi i njerëzimit është kthyer tek qëllime të ndryshme. Meqenëse lufta për mjetet e jetesës bashkë me mungesën e mbështetjes tek Zoti e kanë çoroditur shpirtin, filozofia natyraliste dhe materialiste e kanë verbuar mendjen, dhe ashtu si ambienti shoqëror e njerëzimi që nuk e forcojnë mendjen e një individi dhe kapacitetin në çështjen e interpretimit të Sheriatit në ixhtihad, po ashtu ai ambient e ngatërron më keq atë dhe e shpërndan.
Ne sollëm një krahasim lidhur me shtjellimin e ixhtihadit tek fjala e Njëzet e Shtatë midis Sufjan Ibn Ujejne dhe një tjetri që është në nivelin e zgjuarsisë së tij në këtë kohë, dhe e përmblodhëm krahasimin duke thënë se ajo fuqi ixhtihadi, të cilën e fitoi Sufjani për dhjetë vjet, nuk mund ta fitojë një tjetër, në këtë kohë me nivelin e zgjuarsisë së tij, për njëqind vjet.
Aspekti i dytë: Niveli i sahabëve për sa ka të bëjë me afërsinë e tyre ndaj Zotit xh.sh. nuk mund të arrihet me këmbët e shenjtërisë, sepse All-llahu xh.sh. është pafundësisht afër nesh; më afër nesh se sa çdo gjë, por ne jemi pafundësisht larg prej Tij. Afrimiteti Hyjnor mund të fitohet në dy mënyra:
E para: është nëpërmjet zbulimit të afërsisë Hyjnore ndaj robit. Atëhere afërsia e profetësisë për tek Ai xh.sh. rrjedh nga ky zbulim. Sahabët e nderuar meqenëse janë trashëgimtarët e profetësisë dhe të bisedimit me Profetin a.s.m. e arrijnë këtë mister dhe nderohen me këtë zbulim.
E dyta: është të kalosh shkallët e largësisë sonë prej All-llahut dhe të nderohesh deri në një far mase me afërsinë Hyjnore, shumica e udhëtimit shpirtëror të shenjtërisë buron prej kësaj, dhe ndriçimi nëpërmjet vetes dhe nëpërmjet botës së jashtme vepron në këtë mënyrë.
Kështu, mënyra e parë e cila është zbulim i afërsisë Hyjnore domethënë afrimi i Zotit me robin është thjesht dhuratë prej Tij xh.sh. dhe jo fitim, është tërheqje Hyjnore, dhe tërheqja e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm, dhe është të qënit i dashur prej Tij. Rruga është e shkurtër, por shumë e qëndrueshme, shumë e lartë, shumë e pastër dhe pa hije. Ndërsa mënyra tjetër e afrimitetit me Zotin xh.sh. fitohet, është e gjatë dhe me hije. Dhe pavarësisht se çudirat e saj të jashtëzakonshme janë të shumta, ajo nuk mund ta arrijë mënyrën e parë për sa i përket vlerës dhe afërsisë Hyjnore.
Për shembull, ndodhen dy rrugë për ta arritur të djeshmen:
E para: është mosnënshtrimi ndaj rrjedhës së kohës dhe zhveshja nga ngjarjet e kohës nëpërmjet një fuqie të shenjtë, është ngjitja mbi kohën, dhe shikimi i të djeshmes të pranishme si e sotmja.
E dyta: është të kalosh distancën e një viti, të udhëtosh e të kthehesh dhe ta takosh të djeshmen përsëri. Por, megjithatë, e djeshmja nuk mund të mbahet në dorë; ajo e lë njeriun dhe largohet… Në të njëjtën mënyrë, ndodhen dy mënyra kalimi nga e jashtmja për tek realiteti.
E para, është tërheqja dhe të çuarit drejtpërdrejt tek realiteti pa hyrë në botën e ndërmjetme (Berzah) të tarikatit Sufi, për të gjetur realitetin pikërisht brenda të jashtmes së shikuar.
E dyta, është të kalosh përmes shumë shkallëve nëpërmjet udhëtimit shpirtëror.
Në të vërtetë, evlijatë janë të suksesshëm në asgjësimin dhe për vrasjen e nefsit urdhërues për të liga; por ata përsëri nuk mund t’i arrijnë sahabët, sepse meqenëse shpirtërat e sahabëve qenë pastruar e dëlirësuar nëpërmjet shumë aftësive brenda nefsit, ata shfaqën në një shkallë të lartë llojet e adhurimit, të falënderimit dhe të lavdërimit. Ndërsa adhurimi i evlijave pasi të jetë asgjësuar nefsi, bëhet i lehtë e i kollajshëm.
Aspekti i tretë: Sahabët nuk mund të arrihen lidhur me veprat e virtytshme, me punët e mira dhe me virtytin që i përket botës tjetër, sepse ashtu si në disa rrethana në një pozicion të frikshëm e të rëndësishëm, një ushtar mund të fitojë për vrojtimin në një orë shpërblimin e adhurimit të një viti, dhe në qoftë se goditet nga një plumb në një minut të vetëm, ai ngjitet në një shkallë që nuk mund të arrihet në shkallët e shenjtërisë të paktën për dyzet ditë ose dyzet vjet. Po kështu është çështja me xhihadin e sahabëve në themelimin e shtyllave të Islamit, në përhapjen e dekreteve të Kur’anit dhe në shpalljen e luftës nga ana e tyre ndaj të gjithë botës për Islamin ishte një shkallë aq e lartë dhe një shërbim aq i madh saqë të tjerët nuk mund ta arrijnë një minutë të vetëm të saj për një vit.
Madje mund të thuhet se në atë shërbim të shenjtë të gjithë minutat e tyre ishin si minuti në të cilin ra dëshmor ushtari. Të gjitha orët e tyre ishin si vrojtimi për një orë i një ushtari besnik në një pozicion të frikshëm në të cilin puna është e pakët, veçse ama shpërblimi është i madh dhe vlera është e lartë. Po! Meqenëse sahabët përfaqësojnë gurin e parë dhe formuan rreshtin e parë në themelimin e Islamit dhe në përhapjen e dritave të Kur’anit, në përputhje me misterin, اَلسَّبَبُ كَالْفَاعِلِ ‘shkaku është si vepruesi’, një pjesë e të gjitha veprave të mira prej të gjithë ummetit Islam u kalon atyre. Ummeti Islam thotë në mënyrë të përsëritur:
اَللّهُمَّ صَلِّ عَلَى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِهِ وَاَصْحَابِهِ
”O Zot! Jepi bekime shkëlqesisë sonë Muhammedit a.s.m. dhe familjes së tij dhe sahabëve”, kjo tregon se sahabët marrin një pjesë të veprave të mira të të gjithë Ummetit.
Për më tepër, ashtu si një veçori e vogël e rëndësishme në rrënjën e një peme e cila merr një formë të madhe në degët e pemës, atëherë ajo veçori në rrënjë është më e madhe se sa më e madhja e degëve, dhe ashtu si një dalëz -gungë, xhungë- e vogël në fillim e cila gradualisht formon një masë të madhe në fund; dhe ashtu si shtimi i pakët në pikën e qendrës, sikur edhe sa maja e gjilpërës, mund të bëhet më shumë se një metër tek perimetri i rrethit, po ashtu, si këto katër shembuj; meqenëse sahabët ishin nga rrënjët dhe nga themelet e pemës së ndritshme të Islamit, ishin në fillimin e rreshtave ndriçues të strukturës së Islamit, ishin midis udhëheqësve të ummetit Islam, ishin të parët e numrit të tyre dhe, meqenëse ata ishin afër qendrës së Diellit të Profetësisë dhe Llambës së Realitetit, atëherë një punë e pakët prej tyre është e madhe dhe një shërbim i vogël që ata bëjnë, është i shumtë dhe madhështor. Atëherë për t’i arritur ata, njeriu duhet të jetë një sahabe i vërtetë.
اَللّهُمَّ صَلِّ عَلَى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ الَّذِى قَالَ اَصْحَابِى كَالنُّجُومِ بِاَيِّهِمْ اِقْتَدَيْتُمْ اِهْتَدَيْتُمْ وَ خَيْرُ الْقُرُونِ قَرْنِى وَ عَلَى آلِهِ وَ صَحْبِهِ وَ سَلِّمْ
سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
O Zot! Jepi bekime shkëlqesisë sonë Muhammedit a.s.m. i cili tha: “Sahabët e mi janë si yjet, cilindo që mund të ndiqni prej tyre, ju jeni të drejtuar”, dhe ‘më i miri i shekujve është shekulli im’ dhe jepi bekime edhe familjes dhe sahabëve, dhe jepu atyre paqe.
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[526]
* * *
Pyetje: Thuhet se:“Sahabët e shikuan Profetin Muhammed a.s.m. me sy dhe pastaj ata e besuan dhe e vërtetuan. Ndërsa ne e kemi besuar pa e pasë shikuar me sy, atëherë besimi ynë është më i fuqishëm se sa besimi i tyre. Gjithashtu ndodhen rrëfenja që e mbështesin këtë që mendojmë ne, forcën e besimit tonë?”
Përgjigjja: Në atë kohë, kur të gjitha idetë ishin kundërshtare dhe armiqësore ndaj të vërtetave të Islamit, sahabët formuan një besim të tillë –ndonjëherë vetëm duke shikuar formën njerëzore të Profetit a.s.m. dhe pa parë prej tij mrekulli– sa që atë besim nuk mund ta lëkundnin të gjitha ato ide të përgjithshme kundërshtuese ndaj Islamit, madje ato nuk shkaktuan as edhe dyshimin më të vogël apo pëshpëritjen tek sahabët. Kurse ju tani e krahasoni besimin tuaj me besimin e sahabëve.
Ndërsa ju, ndonëse nuk e keni parë formën e tij të jashtme dhe personalitetin e tij njerëzor i cili është si bërthama e pemës Tuba e profetësisë së Tij, mendimet e botës së Islamit e mbështesin imanin tuaj dhe e përfocojnë, pavarësisht se ju e shikoni me syrin e mendjes personalitetin kolektiv të Profetit Muhammed a.s.m. i ndriçuar me dritat e Islamit dhe me të vërtetat e Kur’anit, atë personalitet të rrethuar nga një mijë mrekullitë e tij të vërtetuara… Ku është besimi juaj, i cili bie në dritaren e dyshimeve thjesht me fjalën e një filozofi materialist evropian!.. Dhe ku është besimi i sahabëve i cili ishte si një mal i lartë dhe që nuk lëkundej përballë sulmeve të të gjithë botës së mosbesimit, të krishterëve, çifutëve dhe filozofëve… Dhe o ti që ke një pretendim të tillë! Ku është besimi yt i dobët i cili nuk ka fuqi madje të kryejë plotësisht detyrimet -farzet- i krahasuar me forcën dhe me fuqinë e besimit të tyre, me devocionin e tyre të madh dhe me drejtësinë e tyre të plotë që arriti në shkallën e Ihsanit -përsosmërisë së besimit!..
Ndërsa hadithi, kuptimi i të cilit është: “Ata të cilët, në fundin e kohës, nuk më kanë parë mua dhe më kanë besuar, janë më të mirë se ju”, i referohet virtyteve të veçanta; ai u përket disa individëve të veçantë. Ndërsa diskutimi ynë është lidhur me virtytet e përgjithshme dhe i referohet shumicës absolute.
Pyetja e dytë: Ata thonë se Evlijatë e drejtë dhe njerëzit e plotësimit e braktisën botën, hoqën dorë nga dynjaja dhe iu shmangën asaj duke iu referuar hadithit i cili thotë: ‘Dashuria e kësaj bote është burimi i të gjitha të këqiave’. Ndërsa sahabët ishin shumë të përfshirë në çështjet e dynjasë, iu afruan atyre dhe nuk i lanë, madje një grup prej tyre parakaloi edhe njerëzit e qytetërimit lidhur me marrjen e kërkesave të kësaj bote; Atëherë si thua ti që edhe më i vogëli prej sahabëve të tillë kishte vlerë më të madhe se sa shenjtori më i madh?
Përgjigjja: Ne e kemi provuar në mënyrën më vendimtare në Vendqëndrimin e Dytë dhe të Tretë të Fjalës së Tridhjetë e Dytë se dynjaja ka tri fytyra, dhe të duash fytyrën e dynjasë e cila shikon tek Ahireti dhe fytyrën që shikon tek Emrat e bukur, nuk është shkaku i mangësisë por boshti i plotësimit dhe i arritjes, dhe sa më larg të shkojë njeriu në ato dy fytyra, aq më larg e thellë futet ai në adhurim dhe në njohjen e Zotit xh.sh.. Kështu dynjaja e sahabëve ishte orientuar tek ato dy fytyra. Ata e shikuan dynjanë si një fushë e lërueshme e ahiretit, ku mbollën dhe korrën. Ata e konsideruan dynjanë dhe qëniet brenda saj si pasqyra që reflektojnë shfaqjet e Emrave Hyjnorë, dhe i shikuan ato me dëshirë e përmallim të madh. Sa për përkohshmërinë e dynjasë, ajo është fytyra e saj e përkohshme; është fytyra e tretë e cila shikon tek dëshirat e ulëta të njeriut.
Pyetja e tretë: Tarikatet Sufi janë rrugët që të çojnë tek realiteti. Disa heronj dhe udhëheqës të tarikatit Nakshibendi, i cili pretendohet të jetë rruga më e famshme, më e larta dhe më e gjëra midis rrugëve të sufizmit, kanë përcaktuar e përkufizuar bazat e saj, siç vijon: Ata thonë:
دَرْ طَرِيقِ نَقْشِبَنْدِى لاَزِمْ آمَدْ چَارْ تَرْكْ
تَرْكِ دُنْيَا تَرْكِ عُقْبَى تَرْكِ هَسْتِى تَرْكِ تَرْكْ
“Në tarikatin Nakshibendi duhet të braktisen katër gjëra: të braktisësh dynjanë që të mos e bësh atë pikërisht qëllimin; të braktisësh Ahiretin për llogari të nefsit; të braktisësh nefsin, domethënë ta harrosh atë, pastaj braktisja. Domethënë, të mos mendosh me këtë braktisje, me qëllim që të mos biesh në pëlqimin e vetes dhe në krenari. Kjo do të thotë se njohja e vërtetë e Zotit xh.sh. dhe plotësimet njerëzore arrihen duke braktisur çfarë është, përveç Zotit xh.sh.?
Përgjigjja: Në qoftë se njeriu do të ishte thjesht dhe vetëm zemër, atëherë do të ishte e domosdoshme që të braktisje gjithçka përveç Zotit të Gjithëfuqishëm dhe madje t’i braktisje edhe Emrat dhe Atributet Hyjnorë dhe ta lidhje zemrën vetëm me Esencën Hyjnore, por njeriu ka shumë shqise dhe aftësi të holla të ngarkuara me detyra, si mendjen, shpirtin, nefsin, misterin edhe shumë të tjera. Njeri i plotë është ai i cili, ashtu si sahabët e nderuar, i shtyn ato shqisa të holla drejtë realitetit në mënyra të ndryshme adhurimi të veçanta për to, që marshon heroikisht, si sahabët, në një arenë të gjërë dhe në mënyrë të pasur e të fortë drejt qëllimit, me zemrën si një komandant dhe me ushtarët e aftësive të holla. Përndryshe, zemra po të braktiste ushtarët e saj me qëllim që të shpëtonte vetëm vetveten dhe të vazhdonte me të, kjo nuk do të ishte krenari, por shkaku i dëshpërimit.
Pyetja e katërt: Prej nga buron pretendimi i epërsisë ndaj sahabëve të nderuar? Dhe kush janë ata që e shkaktojnë këtë pretendim dhe përse bëhet kjo çështje subjekt debati në këtë kohë si dhe nga buron pretendimi për qënien të barabartë me interpretuesit e mëdhenj të Sheriatit, pra me muxhtehidët?
Përgjigjja: Ka dy grupe që i diskutojnë këto çështje. Disa janë dijetarët e pastër e të sinqertë fetarë, dhe burrat e fesë, të cilët duke parë disa hadithe, hapin diskutime të thella me qëllim që të nxisin e t’u japin zemër njerëzve të devotshëm dhe të drejtë në këtë kohë. Ne nuk kemi ndonjë gjë për t’u thënë atyre. Ata janë pak, bëhen të vetëdijshëm dhe zgjohen shpejt.
Grupi tjetër përbëhet nga njerëz jashtë mase mendjemëdhenj, që u pëlqen shumë vetja të cilët dëshirojnë të përhapin mohimin e tyre ndaj medhhebeve të fikhut, shkollave të Sheriatit, duke pretenduar se janë në nivelin e Muxhtehidëve të Mëdhenj, madje e kalojnë mëtej pafesinë e tyre duke pretenduar se ata janë në nivelin e sahabëve të nderuar.
Sepse, së pari, ata njerëz çudhëzimi janë bërë të shthurur dhe janë bërë të lëshuar e të mësuar pas shthurjes e prishjes dhe nuk mund t’i lënë ato gjëra me të cilat ata janë mësuar dhe nuk mund t’i kryejnë detyrat e Sheriatit, të cilat janë një pengesë për atë shthurje e zvetënim. Me qëllim që të gjejnë një pretekst për veten e tyre, ata thonë: “Këto çështje mund të interpretohen. Këto janë çështje ixhtihadi dhe medhhebet -shkollat e fikhut- kanë pikëpamje të kundërta në këto çështje; muxhtehidët, interpretuesit e sheriatit janë njerëz si ne, dhe mund të bëjnë gabime. Atëherë, ashtu si ata, edhe ne gjithashtu mund të bëjmë ixhtihad dhe të kryejmë adhurimin ashtu si të dëshirojmë. Përse ne duhet të jemi të detyruar që t’i ndjekim ata?” Kështu, për shkak të pëshpëritjeve djallëzore, këta njerëz fatkëqinj i nxjerrin kokat e tyre nga zinxhiri i shkollave të Sheriatit, i medhhebeve të fikhut. Meqenëse kjo është demonstruar qartë në Fjalën e Njëzet e Shtatë se sa pretendime të ulëta e të kalbura janë këto, ne ju referojmë ju tek ajo Fjalë.
Së dyti, Ai grup i njerëzve të çudhëzimit e shikuan se çështja nuk mbaron tek muxhtehidët. Mbi shpatullat e tyre janë vetëm çështjet teorike të fesë, ndërsa ky grup i çudhëzuar dëshiron që të braktisin e të ndryshojnë mësimet themelore të fesë. Në qoftë se ata thonë: “Ne jemi më të mirë se sa Muxhtehidët”, çështja e tyre nuk mbaron aty, sepse muxhtehidët e sheriatit mund të ndërhyjnë në çështjet teorike dhe në çështjet dytësore të cilat nuk janë të prera në mënyrë kategorike, por këta njerëz të çudhëzimit, të cilët nuk ndjekin asnjë medhheb, dëshirojnë gjithashtu t’i përziejnë idetë e tyre me esencat e fesë dhe duan të ndryshojnë çështjet që nuk janë të mundshme të ndryshohen dhe për të kundërshtuar shtyllat e përcaktuara të Islamit. Dhe kështu ata patjetër do të prekin sahabët e nderuar të cilët janë mbajtësit dhe shtyllat e esencave të domosdoshme të fesë. Ah, medet! Është vërtetuar në mënyrën më vendimtare në Fjalën e Njëzet e Shtatë se jo kafshët në formë njeriu si këta, por edhe qëniet e vërteta njerëzore, dhe madje edhe evlijatë më të mëdhenj, të cilët janë më të plotësuarit e qënieve njerëzore, nuk mund ta fitojnë pretendimin e barazisë edhe me më të vogëlin e sahabëve.
اَللّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى رَسُولِكَ الَّذِى قَالَ لاَتَسُبُّوا اَصْحَابِى لَوْ اَنْفَقَ اَحَدُكُمْ مِثْلَ اُحُدٍ ذَهَبًا مَا بَلَغَ نِصْفَ مُدٍّ مِنْ اَصْحَابِى صَدَقَ رَسُولُ اللّهِ
سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
O Zot! Jepi bekime e paqe profetit Tënd i cili tha: “Mos i fyeni sahabët e mi! Mos i fyeni sahabët e mi! Betohem në Atë në dorën e të Cilit është vetja ime, se në qoftë se ndonjëri prej jush do të shpenzonte flori sa mali i Uhudit, ai nuk do ta arrinte barazvlerën e dy grushtave të njërit prej tyre ose madje gjysmën e saj.”
* * *
[521] Kur’an, 4:83
[522] Ixhtihadi: Gjykimet e pavarura në sheriat; interpretimi i sheriatit, i ligjit të shenjtë
[523] Fjala e Njëzet e Pestë, rreth mrekullisë së Kur’anit, ka treguar se një përkthim i vërtetë i Kur’anit nuk është i mundur. (Autori)
[524] Kur’an, 2: 32
[525] Kur’an 48:29
[526] Kur’an, 2: 32
***
Lexo PDF