ZEKATI*[1]
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
Bismil-lahi Rahmani Rahim
Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Rëndësia e zekatit
Falenderimi qoftë mbi Allahun e Madhërishëm i Cili i bën njerëzit e lumtur dhe i dëshpëron, i Cili jep vdekjen dhe ringjalljen, i Cili krijon dhe shkatërron, i Cili pasuron dhe varfëron, i Cili krijoi jetën nga fara që hidhet, i Cili është i pavarur në krijim, i Cili i shpërblen robt e Tij që janë të bindur ndaj Tij, ndërsa ata që kanë bërë kopraci, nuk e kanë dhënë provimin para Tij.
Allahu i Madhëruar e bëri zakatin, themel dhe shtyllë të fesë, tregoi se si me zekatë pastrohet dhe rritet kapitali.
Allahu i Madhëruar, në Kuranin Famëlartë, në suren Nur, ajeti 56 thotë: “Falni rregullisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.”
Ndërsa i dërguari i Tij, Muhamedi s.a.s. ka thënë: “Islami themelohet në pesë shtylla: Dëshmia që nuk ka Zot veç Allahut të Madhërishëm dhe që Muhammedi s.a.s. është robi dhe i Dërguari i tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe rituali i haxhit për ata të cilët kanë mundësi fizike dhe financiare.”
All-llahu i madhërrishëm paralajmëron ashpër ato që cungojnë dhënien, gjegjësisht dhënien e zekatit dhe thotë:
“…Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm” (Et-Teube, 34)
Me “harxhimin e pasurisë” (el-infak) në Ajetin e përmendur nënkuptohet dhënia e zekatit. Tregon Ebu Dheri r.a : “E takova të Dërguarin e Allahut teksa ishte ulur pranë Qabes. Kur ju afrova tha: “Betohem në Zotin e Qabes, ata janë humbesit më të mëdhenj’’. E pyeta: Kush o i Dërguari i All-llahut?- U përgjigj: “Ata me pasuri dhe kapital të madh, përveç atyre që ju ndajnë të afërmeve dhe nëvojtarëve, por të tillë ka pak. Secili pronar i deveve, lopëve dhe deleve, i cili në këto nuk jep zekat, në Ditën e Kiametit do ta presë tufa e tij, e cila do të jetë shumë më e madhe dhe më e dendur dhe do ta shpojnë me brinjet e tyre, do ta shkelin me thundrat e tyre, kur kalon e fundit kthehet nga e para, e vazhdon deri kur të kryhet gjykimi përfundimtar me njerëzit”
Lloji i Zekatit dhe kushtet për obligueshmërin e tij.
Zekati, duke e marrë parasysh çfarë jepet mund ta ndajmë në gjashtë lloje: Zekati në fondin e bagëtive, Zekati në ar dhe argjend, Zekati në mallin tregtar, Zekati në vlerat e çmuara nga toka (pasuri të xehroreve), Zekati në produkte bujqësore dhe Zekati i fitrit.
- Zekati në fondin e bagëtive– Ky , si dhe llojet e tjera të zekatit kanë të bëjnë vetëm me muslimanët. Mosha siç e vërejmë nuk është kusht. Nga dorëzimi i zekatit nuk janë të liruar të miturit dhe as të sëmurët mendorë. Zekatin për këto kategori e rregullojnë personat që kujdesen për to. Sa i përket këtij lloji kapitali i icili i nënshtrohet zekatit, duhet të plotësohen këto kushte: Bagëtia të jetë në kullotë, Të jetë në pronësi të plotë të pronarit, Të arrijë minimumin e caktuar-nisabin[1]. Çdokush i cili posedon minimumin e kapitalit të caktuar – nisab- në varësi të llojit të kapitalit jep zekatin, p.sh. zekati në dele, për 40 dele jepet një dele; sa i perket lopëve zekati hyn në fuqi kur plotësohet numri tridhjetë, jepet nje viç që ka hyrë në vitin e dytë.
- Zekati në prodhimet bujqësore – Në secilin prodhim bujqësor nga toka, sasia e të cilit kalon 800 menn-a ( mennun – masë prej 815.39 gr) jepet e dhjeta.
- Zekati në ar dhe argjend – Ai i cili në një vit posedon ar të pastër në sasi prej 200 derhemësh, për masën që vlen për Mekën, ai është i obliguar për të dhënë zekat pesë derhem (e dyzeta).
Nisabi për ar është njëzet miskat ( miskat=4.24 gram). Në anën tjetër, gratë të cilat bartja e stolive të arit dhe argjendit ju lejohet, nuk kanë obligim të japin zekat në këtë zbukurim.
- Zekati në mallin tregtar – Zekati në mallin tregtar ka të njëjtin trajtim sikur edhe zekati në ar dhe argjend. Koha e obligimit (el-haul) llogritet nga momenti i pronësisë në të holla, me të cilën është blerë malli.
- Zekati në vlerën e gjetur në tokë (er-rikaz) dhe xeherore (el-meadin) – Er-rikaz janë gjërat me vlerë dhe pasuria e fshehur dhe e groposur në tokë, e cila është gjetur. Ai i cili e gjen këtë, qoftë në ar ose argjend, është i obliguar të japë zekat në vlerën e një të pestës. Nga xeheroret jepet vetëm nga ari dhe argjendi, natyrisht merret parasysh nisabi.
- Sadekatul-Fitri – Sadekatul Fitri siç thekson edhe Pejgamberi s.a.s., është obligim për secilin musliman. Këtë detyrim janë të obliguar ta kryejnë për vete, anëtarët e familjes dhe për ato për të cilët kujdesen. Për sasinë e ndarjes , është i obliguar ashtu siç e ka përcaktuar Pejagamberi s.a.v.s , një es-sa ( 3161.5 gr ), e përllogaritur në sasinë ditore që konsumon një individ. Muslimani është i obliguar ta japë sadekatul fitrin për gruan, fëmijët e tij, për secilin që është i obliguar të kujdeset, por veçanërisht për prindërit dhe fëmijët. Profeti s.a.v.s ka thënë : “Jepeni sadekatul fitrin për të gjithë ata që janë nën mbrojtjen tuaj” ( El Bejhekimi)
Lexo këtu më shumë detaje për SADEKUTUL – FITR
Këto janë çështje të fikhut të cilat duhet të dihen patjetër. Natyrisht jeta do të imponojë edhe raste të vecanta për të cilat nuk do të mund të gjendet zgjidhja sipas përcaktimeve fikse. Kur gjendemi para situatave të tilla duhet të këshillohemi me ekspertët e fushës, por para së gjithash është e rëndësishme të njihen këto gjëra elementare.
Koha përfundimtare e dhënies së Zekatit ështa kalimi i vitit (el-haul), ndërsa Sadekatul Fitrit, kalimi i agjërimit të Ramazanit. Natyrisht Sadekatul Fitri mund të jepet gjatë gjithë Ramazanit.
I Dashuri i Zemrave, Profeti i Fundit thotë:“ Tre janë shkatërrimet më të rrezikshme: Kopracia , pasimi i epsheve dhe paragjykimi”. Është dallim i madh mes atij i cili jep dhe sakrifikon veten dhe pasurinë e tij për të arritur Xhennetin dhe atij që grumbullon pasuri dhe bën kopraci.
Kuptimi i dhënies së zekatit është në atë që njeriu me heqjen dorë dhe vënien në dipozicion të të mirave materiale pastrohet dhe lirohet prej një prej veseve më të rrezikshme- kopracisë.
All-llahu i Madhëruar thotë: “ … kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë” (El-Zelzele/7,8)
Në shoqërinë tonë jeta e revolucionit buroi nga vdekja e Zekatit dhe nga jeta e kamatës. Origjina e të gjithë revolucioneve, e gjithë anarkive dhe korrupsioneve, shkaku i shtytjes dhe burimi i të këqijave, shkak i shthurjes dhe i urrejtjes janë në dy fraza:
E para është kjo: “Unë të jem i ngopur , mua nuk më shqetëson asgjë nëse të tjerët vdesin nga uria”
E dyta është kjo: “ Ti lodhu e vuaj që unë të jem i rehatuar. Ti puno që unë të ushqehem. Shpërblimi është për mua , puna është për ty”
Ndodhet vetëm një ilaç për helmin vdekjeprurës të frazës së parë, ilaç i cili do ta presë atë nga rrënjët dhe do ta shërojë: Ai është zekati i sheriatit, njëra nga shtyllat e Islamit. Në frazën e dytë është kamata, një pemë Zekkumi (pema e Xhehennemit); ajo që do ta shkulë atë është ndalimi i kamatës dhe interesave.
Në qoftë se njerëzimi dëshiron atë që është më e mira dhe nëse ai e do jetën, ai duhet të japë zekatin dhe të zhdukë e të shfuqizojë kamatën dhe interesat.
Pra feja përbëhet nga 5 adhurime kryesore. Adhurimet janë veprat më të pëlqyera nga Zoti që mund të bëjë njeriu. Adhurimet janë vepra të cilat kryhen vetem për të zbatuar urdhërin hyjnor dhe për të fituar kënaqësinë e Krijuesit Suprem.
Zekati është adhurim po aq i rëndësishëm sa edhe të tjerët dhe është bërë obligim për besimtarët në vitin e dytë të hixhretit [2]. Është adhurimi cili bëhët me pasuri dhe jo me trup. Ashtu siç është namazi shtylla kryesore e jetës fetare individuale, po ashtu zekati është shtylla kryesore e jetës sociale dhe faktori kryesor që mban të gjallë një shoqëri të shëndoshë. Ky adhurim nuk ndikon vetëm në ekonominë e nj ëshoqërie, por ndikon tek të gjithë faktorët social si siguria, mirëqënia, barazia, solidariteti, vjedhja, mëndjemadhësia, xhelozia, bujaria dhe kopracia.
I dashuri i zemrave tona Muhamedi (s.a.s) na ka porositur duke thënë se: “Dora që jep është më e mirë se dora që merr.” Njëkohësisht thotë se: “Bujari është afër Zotit, njerëzve, Xhenetit dhe larg Xhehenemit. Ndërsa kopraci është larg Zotit, njerëzve dhe larg Xhenetit.”
Ai njeri i cili mohon zekatin si adhurim nuk mund të quhet mysliman dhe del nga feja e Zotit. Por nëse e pranon zekatin si adhurim dhe përsëri nuk e zbaton këtë urdhër hyjnor, ai njeri konsiderohet si mëkatar i madh.
Allahu në Kuran thotë: “…Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm” (Teube, 34)
Transmeton Aliu (r.a) se kur zbriti ky ajet i dërguari i Zotit tha: “U shkatërroftë floriri dhe argjendi.” Pas këtyre që the çfarë na sugjeron të fitojmë dhe grumbullojmë o i dërguariZotit? i thotë Aliu (r.a). Ai (a.s) tha: “Gjuhë që përmend Allahun, zemër që falenderon dhe bashkëshort/e qëndihmon në rrugën e Zotit.”
Profeti ynë s.a.s. thotë: “Në ahirzaman (koha e fundit), kush ringjall një sunnetin tim, ka sevapin e shehidit”. Me dhënien e zekatit sot, ne kemi mundësinë që të ngremë në jetën tonë shoqërore e të bëhemi shembull, jo vetëm një sunnet, por një farz, një nga detyrat më të rëndësishme të ngarkuara nga Zoti Ynë, nga Allahu i Madhërishëm, nga Krijuesi i Gjithësisë, nga Pronari i mallit, Malikul Mulk. Nga ana tjetër të bëhemi shkak për tërheqjen e mëshirës dhe begatisë së Allahut Fuqiplotë.
Qoftë falenderimi për Allahun e Madhërishëm, ndërsa salavatet për Muhammedin s.a.s., për të gjithë pejgamberët e Allahut, melekët e Tij, për familjen e Pejgamberit s.a.s.. Amin!
Lexo dhe NATA E KADRIT
* Kuptimi leksikorë i fjalës “zekat” do të thotë pastrim, bereqet, shtim dhe lëvdim, ndërsa kuptimi fetar i fjalës “zekat” do të thotë që, për ata të cilët kanë arrit masën e nisabit[1], të japësh 2.5 % nga pasuria vjetore (e maturuar 1 vit) e kursyer.
[1]Nisab – është minimum i pasurisë për të cilin poseduesi është i obliguar të japë zekat. Është shuma e caktuar fetarisht (nga Profetis.a.s.) për një musliman i cili quhet i pasur dhe i lind e detyrimi i dhënies së zekatit.
[2]Hixhret quhet emigrimi I Muhamedit (a.s) dhe shokëve të tij nga Mekka në Medine.