Surja Jusuf, "Rrëfimi më i bukur".
Ky libër është një tefsir i thelluar i Sures Jusuf, të cilën Kur'ani Famëlartë e cilëson si "rrëfimi më i bukur". Përmes historisë së Jusufit (a.s), vepra nxjerr në pah mësime të pashtershme mbi durimin, faljen, urtësinë në qeverisje dhe besnikërinë ndaj Allahut në çdo sprovë, nga pusi e burgu deri në majat e pushtetit. Autori e trajton rrëfimin me një qasje bashkëkohore, duke e lexuar Kur'anin si burim urtësie për njeriun e sotëm dhe duke ofruar reflektime për edukimin, moralin dhe jetën shoqërore. Një vepër që i flet çdo lexuesi, sepse secili gjen aty diçka që lidhet me jetën e tij.