Nën hijen e besimit është një seri që shpjegon shtyllat e besimit islam në një gjuhë të qartë e bashkëkohore. Ky vëllim i parë trajton besimin në Allahun, në engjëjt dhe në librat e shpallur, duke iu përgjigjur pyetjeve që ngre njeriu i sotëm. Autori i lidh argumentet e arsyes me dëshmitë e Kuranit dhe të Synetit. Është një bazë e fortë për këdo që dëshiron ta njohë besimin e tij më mirë.