«Ilmihal praktik» nga Osman Bilgen është një udhëzues për njohuritë themelore të besimit dhe praktikimin e adhurimeve islame në jetën e përditshme. Libri shpjegon bazat e besimit, pastërtinë, abdesin, gusulin, namazin, agjërimin, zekatin, haxhin dhe kurbanin, duke dhënë edhe përgjigje për pyetje të zakonshme që lidhen me këto tema. Në fund përfshihen sure dhe dua të transliteruara, të shoqëruara me kuptimin në shqip, për ta ndihmuar lexuesin në mësimin dhe kryerjen e namazit.