Metematika; është një mjet shumë i rëndësishëm për të kuptuar marrëdhënien mes qenieve njerëzore, jetës dhe universit. Ligjet e krijimit, si lëvizja e ujit, presioni i ajrit dhe koeficienti i zgjerimit të metaleve, shprehen në gjuhën e matematikës.

Një nga temat interesante në matematikë është numri Pi. Ky numër, ashtu si konstantet e tjera, tregon në gjuhën matematikore se të gjitha qeniet janë krijuar në një raport jashtëzakonisht të matur me shfaqjen e emrave hyjnor. Për shembull, mund të duket se në çdo pjesë të njeriut, nga sytë te këmbët, nga humda te veshët, janë në një masë dhe proporcion të caktuar. Përmasat dhe masa e çdo gjëje, e gjallë apo jo e gjallë tregojnë se gjithçka është vepër e Allahut, zotëruesi absolut i dijes, urdhërimit, fuqisë dhe vullnetit.

Numri Pi (π) është një konstante themelore e matematikës dhe shpreh raportin e perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. Pi ka vlerën 3.14159… por është një numër irracional që vazhdon në formën e tij thyesore, ndaj edhe ka qenë temë hulumtimi gjatë historisë. Numri Pi, i shënuar me simbolin “π”, është shkrnoja e 16-të e alfabetit grek, dhe është shkronja e parë e fjalës perimetër në gjuhën greke. Ajo që e bën Pi-në interesante është fakti se vlera e tij nuk ndryshon pavarësisht nga madhësia e rrethit. Numri Pi ka një rend të përcaktuar nga një seri e pafundme thyesash në një rend unik. Një aspekt tjetër i mrekullueshëm i këtij numri është se ai është një numër irracional dhe shifra e fundit e paraqitjes së tij thyesore nuk mund të arrihet. Që nga viti 2020, numri Pi është llogaritur deri në 62.8 trilion shifra pas presjes dhjetore.


Historia e numrit Pi

Në vitin 250 para Krishtit, matematikani grek Arkimedi zhvilloi algoritmin e parë për llogaritjen e vlerës së përafërt të Pi-së. Arkimedi bëri një vlerim duke krahasur perimetrin dhe diametrin e shumëkëndasheve për të llogaritur vlerën e përafërt të Pi-së. Ai vizatoi gjashtëkëndësha brenda dhe jashtë një rrethi. Më pas ai dyfishoi numrin derisa arriti në një shumëkëndësh me 96 brinjë. Me këtë algoritëm, Arkimedi ishte në gjendje të përcaktonte thyesat e para të Pi-së si 3.14. Ky zbulim do të fillonte llogaritjet e pafundme të numrit të pafund.

Nuk ka një datë të qartë nëpër burime për përdorimin e parë të Pi-së në periudhën babilonase, por se në Babiloni është gjetur një pllakë balte në vitin 1900 para erës së re, dhe kjo pllakë së cilës i ishte vënë emri “Yale Plimton 322” shihen llogaritjet e bëra duke i reduktuar trekëndëshat dhe vlerën e përafërt të Pi-së në 3.125. Kjo nuk do të thotë se ky numër, i cili ndoshta përdorët për llogaritjet e ndërtimit, kuptohet apo llogaritet plotësisht, sepse qëllimi i përdorimit të këtyre pllakave nuk është i qartë.

Në kohët e lashta shumica e llogaritjeve u zbatuan në punë praktike dhe probleme gjeometrike. Në periudhat e mëvonshme u kryen studime mbi shprehjen thysore ose natyrën irracionale të Pi-së.

Megjithatë, numri Pi mësohet si 3.14 nëpër mësimet e gjeometrisë. Dyzet shifrat e para pas presjes dhjetore (3.1415926535897932384626433832795028841971) duhet të përdorën për të kryer llogaritje të sakta. Duke përdorur numrin 3.14159 si vlerë të përafërt të Pi-së, në llogaritjet e bëra zbulohet një vlerë shumë konsistente.Sigurisht, pasaktlsitë dhe gabimet janë të pashmangëshme. Për shembull kur përdoret një vlerë e përafërt kur llogaritet perimetri i botës. Fitohet një rezultat si 40.000 km në vend të vlerës së saktë prej 40.075 km. Pra që nënkupton një gabim për një vlerë rreth 75 km.

Fakti se Pi është një numër irracional u vërtetua nga vizatimi i matemeticienit zviceran  Johann Lambert. 14 marsi, i cili në vitin 1988 fizikanti Larry Shaw e shpalli si ditë feste për stafin në muzeun shkencor të San Francisco Exploratorium, u shpall si Dita Ndërkombëtare e Pi-së nga Kongresi Amerikan në vitin 2009.

Përkufizimi i Pi-së frymëzoi një koncept të ri të matjesë së këndeve, një njësi të re matëse. Kjo masë e rëndësishme e këndit është masa radian dhe e cila ka qenë shkak në shfaqjen e shumë kuptimeve (perspektivave) të rëndësishme në botë. Numri Pi shfaqet si një nënshkrim hyjnor në objektet dhe ngjarje dhe ndihmon për të hapur dyert e soditjes.

Reflektime të numrit Pi

Dallimet në gjurmë, modele, forma, rend ose tinguj tek krijesat tregojnë për karakterstikat e dijes dhe urtësisë. Numri Pi, i cili tregon njohurinë dhe vullnetin në krijim, është një ngaet bazë që tregon rendin unik.

Valët

Valët e zërit dhe të dritës jnaë të rëndësishme në funksionimin e botës, dhe numri Pi shihet gjithashtu në valët sinus, të cilat përdoren për të përpunuar sinjalet në këto valë. Valët sinus janë paraqitje grafike të dridhjeve të përsëritura rregullisht në një frekuencë specifike. Zakonisht koha vizatohet në funksion të kohës, pra me kalimin e kohës lartësitë e valëve ndryshojnë në përputhje  me rrethanat. Çdo periudhë valore përputhet me kohën kur vala përfundon një cikël të plotë. Rrotullimi i plotë i valës është në formën e një rrethi.

Edhe pse kanë një fushë të kufizuar shikimi, gjitarët detarë si delfinët që jetojnë në oqeane e perceptojnë lehtësisht mjedisin e tyre me ndihmën e valëve të zërit. Pasi delfinët dërgojnë valë zanore me frekuencë të lartë, ata marrin informacion për mjedisin e tyre sipas amplitudës, shpejtësisë së kthimit dhe sasisë së valës. Falë shifrave jo të përsëritura të Pi-së, sigurohet zbulimi i detajuar i çdo vendodhje. [Shkencëtaret] Të frymëzuar nga aftësia e përmendur të këtyre gjallesave janë zhvilluar ekzaminimet tejzanore (ultrasonik).

Gjenetika

Valët sinus përdorën gjithashtu në valët zanore të përdorura për të marrë një ultratinkull të një foshnje në mitër në ultrasonografi, valët e zërit përdorën për të krijuar imazhe të trupit. Valët e zërit dëgjohen përmes një pajisjeje të quajtur “transducer”. Këto valë zanore përhapen brenda trupit dhe reflektohen prapa. Transformuesi gjithashtu mbledh valët e reflektuara dhe i shfaq ato në një ekran të vogël. Çdo ultratingull ka aftësinë për të kapur detaje unike, si numrat që nuk përseriten në Pi.

Matematicieni britanik Alan Turing përcaktoi një proces që rregullon modelet e ndryshme të shfaqura nga gjallesat ndërsa Pi ishte ende në gjendje embrionale dhe ai e quajti këtë proces “morfogjenezë”. Morfogjeneza, është zhvillimi dhe formësimi i strukturave të trupit dhe rregullimeve të indeve të organizmave. Ndërsa embrioni zhvillohet, ne shohim një model në përputhje me numrin Pi, në të cilin një qelizë e vetme degëzohet në grupe dhe shndërrohet në një strukturë komplekse , të modeluar që përbëhet nga truri, shtylla kurrizore dhe gjymtyrët.

Modelet dhe sekuencat

Po ashtu është e mundur të shihet numri Pi në modelet e kafshëve si zebra ose leopardi. Gjerësia e vijave të zebrës ligjet me perimetrin e trupit të saj. Pra, sa më të mëdha të jetë zebra, aq më të gjera janë vijat e saj. Përveç kësaj, distanca midis linjave është në përputhje me madhësinë e kafshës. Vlera e diferencës që tregon marrëdhënien midis madhësisë së kafshës dhe gjerësisë së modelit është në përputhje me numrin Pi.

Harmonia e distancave midis njollave të errëta të leopardit me likimin e trupit të tij tregon edhe numrin Pi. Në një studim të kryer në universitetin e Bristolit, e tregua se hapsira midis njollave në gëzofin e leopardit, veçpanërisht raporti i ndarjes së pikave me lakimin e trupit, është i barabartë me Pi-në. Ky raport mes Pi-së dhe modelit nuk është i kufizuar vetëm në mbretërinë e kafshëve. Në fakt, numri Pi është treguar të përdorët në madhësinë e modeleve të një numri të madh entitetesh dhe në distancën ndërmjet tyre.

Ka shumë shembuj në mbretërinë e bimëve. Bohçet e pishës, lulediellit, degët e pemëve apo renditja e gjetheve janë të renditura në një rend të caktuara gjeometrik. Shumë modele përputhen kanë vlerën e Pi-së në madhësinë dhe dizajnin e tyre. Vetëm ata që reflektojnë mund të kuptojnë se këto llogaritje të përsosura në çdo krijesë ndodhin në një rend dhe rregull madhështor.

Rrezet

Nën ndikimin e atmosferës, dielli perceptohet si një disk. Disku diellor zakonisht vërehet qartë në ditë e kthejellta dhe kur dielli perëndon ose lind. Prania e numir Pi është zbuluar edhe në raportet e këtij modeli.

Hartëzimi

Gjurmët e numrit Pi mund të gjenden edhe në studimin e hartave dhe hidrologjisë. Personi i parë që vuri re këtë fakt interesant ka qenë Albert Ajnshtain. Ai përdori dinamikën e lëngjeve për të treguar se lumenjtë priren të rrotullohen në cikle.Kthesa më e vogël ne një lumë prodhon rryma më të shpejta në pjesën e jashtme të kthesës, duke rezultuar në erozion dhe një kthesë më të mprehtë. Kjo gradualisht e shtëngon lakun derisa gjarpërimet e lumit të dyfishohen papritur në madhësi dhe nga kjo pikë lumi fillon të qarkullojë në drejtimin tjetër. Kur llogaritet shpejtesia mesatare e gjarpërimit të lumenjeve, shihet një raport afër vlerës së numrit Pi.

Ajeti “Ne krijuam çdo gjë me një kader dhe një masë” (Kamer, 54/49), tregon për rendin dhe proporcionin madhështor në univers. Matematika është një mjet që ndihmon për të kuptuar ligjet hyjnore që qëndrojnë pas këtij rendi. Formulat dhe matematikore tregojnë se nuk ka rastësi në univers. Fakti që konstantet e e sakta në fizikë mund të shprehen matematikisht na tregon për një dije të përhershme dhe të përjetshme. Numri Pi, i zbuluar në qeniet e gjalla dhe jo të gjalla dhe i vendosur në modelet e jetës tregon pikërisht për Zotin i cili nuk ka të ngjashëm dhe të barabartë me Të. / nga tevista Fountain