Nata e Regaib-it

Nata e shënuar Regaib, e cila në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë dëshirë, prirje, interesim. Besohet se në këtë natë, mëshira, ndihma dhe bujaria e Allahut shpërndahen me të tepërt. Nata e shënuar Regaib, sipas kalendarit hënor, është nata duke u gdhirë xhumaja e parë (nata që lidh ditën […]

Edhe njëherë njësim dhe bashkim

     Profeti ynë i nderuar (pqmT) është shprehur se lutja që ka bërë vazhdimisht për umetin e Tij, që atij të mos i ndodhë asnjë fatkeqësi gjithëpërfshirëse dhe të mos mbetet asnjëherë nën sundimin e të tjerëve, iu pranua, kurse lutja që bashkësia e Tij të mos binte asnjëherë në mosmarrëveshje dhe të mos […]

Një krahasim për meditim!

Dielli është afër teje; ai i bën nxehtësinë dhe dritën e tij të të arrijnë ty dhe vepron mbi ty me lejen e Krijuesit të tij. Kështu, ai funksionon si një pasqyrë për Manifestimin e Emrit Hyjnor “EN-NUR”[ DRITA] dhe si një Marrëse-enë- për Mirësitë e Tij, të cilat janë nxehtësia dhe drita, megjithëse ti […]

Fytyra!

Fytyra jote ka veçori që të dallon ty prej të gjithë njerëzve të së shkuarës dhe të së ardhmes, ndonëse fytyrat e të gjithë njerëzve janë të njëjta në pjesët dhe strukturat e tyre kryesore. Kjo tregon qartë Njësinë e Autorit Krijues, sepse të gjithë njerëzit dhe shumica e kafshëve kanë të njëjtat pjesë themelore […]

Kur’ani dhe ne!

Pyetje: Kur vështrojmë jetën e sahabëve të nderuar, vërejmë se ata gëzonin në çdo ngjarje udhërrëfimin e Kuranit të Shenjtë dhe e jetonin jetën e tyre tërësisht sipas inkurajimeve dhe paralajmërimeve të Kuranit. Cilat janë hollësitë në të cilat besimtarët e ditëve tona duhet të bëjnë kujdes për ta jetuar jetën e tyre në të […]

“Kaderi” dhe “fuqia e zgjedhjes”

Përputhshmëria e “Kaderit” me “fuqinë e zgjedhjes” se individit është në shtatë mënyra… E para: I Drejti i Vetëm dhe i Gjithurtë, urtësinë dhe drejtësinë e të Cilit e dëshmon universi me gjuhën e rregullit dhe të ekuilibrit, i dha njeriut një fuqi zgjedhjeje të një natyre të panjohur me qëllim që ajo të jetë mjet […]

Si duhet t’i shikojë besimtari sëmundjet dhe sprovat?

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Kujto edhe Ejjubin a.s. kur ai i thirri Zotit të Tij: Vërtet që më ka kapur mjerimi dhe Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve”.[1] Duaja e Ejjubit a.s., kampioni i durimtarëve, është edhe e mirëprovuar, edhe e efektshme. Edhe ne duhet të marrim nga drita e këtij vërseti […]

Jeta fetare në kurthin e formalizmit, ose myslimanizmi kulturor

Pyetje: Është shprehur pohimi se një ndër rreziqet më të mëdha me të cilat mund të përballet njeriu në botën e besimit e të dijes është kufizimi në informacionet teorike dhe trajtimi i veprave dhe i adhurimeve në formën e një kulture. Cilat janë hollësitë që duhen pasur kujdes për t’u mbrojtur prej një rreziku […]

Dobësia për fëmijën

Pyetje: Cilat janë mësimet që duhen nxjerrë prej ajetit fisnik: “Kur Allahu u dha atyre një fëmijë pa asnjë të metë, si nëna si babai i tij e kaluan cakun dhe u përlyen në idhujtari. Ngulën këmbë, që t’i bënin shok në krijim Allahut të Madhërishëm (xh.xh.). Mirëpo Allahu është aq i pastër sa është […]

Kontrasti në dukje midis mëshirës dhe dhimbjes

Si është e mundur që furnizimi me përkujdesje, planifikimi me qëllim e i dobishëm dhe mirësia e këndshme e krijimeve të Zotit i cili është Mëshirëplotë, i Gjithurtë dhe i Dashur, të pajtohen e të harmonizohen me vdekjen e mosekzistencën, me zhdukjen e ndarjen dhe me fatkeqësinë e mundimin, të cilat janë të tmerrshme e […]