ÇFARË I SHKRUANTE KALIFI ALI GUVERNATORIT TË EGJIPTIT, MALIK BIN HARITH

Stolise zemrën me mëshirë, afërsi dhe trajtim të mirë ndaj njerëzve që ke nën urdhër dhe qeverisje! Kurrsesi mos u kthe ndaj tyre në një luan që shqyen prenë! Nga njerëzit e thjeshtë, për shkak të natyrës njerëzore, mund të bëhen gabime, nga duart e tyre mund të dalin gjëra me qëllim ose pa dashje. […]