PYETJE: Zoti i Gjithëfuqishëm dërgon fatkeqësi dhe jep goditje me prova të rënda e mundime: A nuk është kjo tiranike, një padrejtësi ndaj të pafajshmive në mënyrë të veçantë dhe madje edhe ndaj kafshëve?
Përgjigjja: Ruajna Zot! E gjithë prona është e Tij. Ai vepron në Pronat e Veta si të dojë. Për më tepër, një mjeshtër i aftë të bën ty një model kundrejt një shpërblimi dhe të vesh ty një rrobe të zbukuruar dhe të modeluar në mënyrën më artistike. Pastaj me qëllim që të shfaqë artin dhe mjeshtërinë, ai e shkurton atë dhe e zgjat, e mat dhe e ndreq dhe të bën ty të ulesh dhe të qëndrosh në këmbë. Atëherë a mund t’i tuash ti atij: “Ti e ke bërë rrobën, e cila më bën të bukur, të shëmtuar? Ti më ke shkaktuar shqetësim, duke më bërë mua të ulem dhe të qëndroj në këmbë.” Natyrisht, ti nuk mund ta thuash këtë. Në qoftë se e thua, ti do të ishe i çmendur. Në të njëjtën mënyrë, Autori i Gjithëlavdishëm të ka veshur një trup të zbukuruar artistikisht, me aftësi të holla, si: syri, veshi dhe gjuha. Me qëllim që të shfaqë qëndisjet e ndryshme të Emrave të Tij, Ai të bën ty të sëmurë, të godet me fatkeqësi, të bën të uritur, të ngop, të bën të etur dhe të bën të rrotullohesh në gjendje si këto… Me qëllim që të forcohet esenca e jetës dhe të shfaqet manifestimi i Emrave të Tij, Ai të bën të udhëtosh në shumë rrethana të tilla. Në qoftë se ti thua: “Përse Ai më sprovon me këto fatkeqësi?” Ashtu siç u tregua në krahasimin e kaluar, njëqind shembuj urtësie do të të heshtin ty.
Prandaj qetësia, pushimi, dembelia, monotonia, papunësia dhe ndërprerja nga veprimet, janë forma mosekzistence dhe dëmi. Veprimi dhe ndryshimi janë ekzistencë dhe e mirë. Jeta gjen plotësimin e saj nëpërmjet të vepruarit, ajo përparon nëpërmjet provave  dhe mundimeve. Jeta shfaq veprime të ndryshme nëpërmjet manifestimit të Emrave Hyjnorë dhe pastrohet, gjen forcë, zhvillohet, zgjerohet dhe bëhet një penë e lëvizshme për të shkruar rrjedhën e përcaktuar të saj; ajo kryen detyrën e saj dhe fiton të drejtën për të marrë shpërblim në Ahiret. / Risalei Nur/ Letra 12/ www.zell.al

Go to Top