Lexo Pdf

RREZJA E TREMBËDHJETË

 

[Kjo Rreze përbëhet nga Letra të ndritshme shumë të rëndësishme, të cilat Ustadh Said Nursi ua dërgoi studentëve të tij (në burg); ato shpjegojnë dhe ilustrojnë në mënyrën më brilante dhe të plotë xhihadin e madh e të ndritshëm të Risale-i Nurit.]

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ju përgëzoj me të gjithë qënien time për Natën e Bekuar, Natën e Kadrit, e cila kaloi, dhe për festën e lumtur që do të vijë; dhe ju lë amanet në mëshirën e të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotë dhe në Unitetin e Tij xh.sh..

Megjithëse unë nuk ju shoh ju të nevojshëm për ngushëllim, sepse kuptimi i  “Ai që beson në Kaderin Hyjnor, shpëton nga brenga”, është i mjaftueshëm, veçse ama unë do të them sa vijon:

Unë kam parë me siguri ngushëllimin e plotë të cilin e jep kuptimi aludues i vërsetit Kerim,

“Prit pra me durim (o Muhammed a.s.m.) për Vendimin dhe Gjykimin e Zotit tënd, pasi ti me të vërtetë që je nën Sytë Tanë dhe lartëso Lavditë e Zotit tënd kur të ngrihesh”.[1] Kjo ishte kështu:

Ndërsa mendoja me rehati e qetësi për kalimin e muajit të bekuar të Ramazanit, me harresën e telasheve të dynjasë, papritmas ky episod i paimagjinueshëm, i tmerrshëm dhe krejtësisht i padurueshëm na ra neve; megjithatë unë vëzhgova qartë se ai ishte thjesht mirësi -përkujdesje- e pastër Hyjnore për mua, për Risale-i Nurin, për ju, për muajin e Ramazanit dhe për vëllezërit tanë.

Unë do të përmend vetëm dy ose tre prej dobive të tij të shumta lidhur me veten time:

Njëra prej tyre: Ai episod më nxiti mua për në përpjekje e punë të pandërprerë në muajin e Ramazanit me një stimulim të fortë, me seriozitet të madh, me përgjërim e kërkim srehimi tek Allahu duke mposhtur një sëmundje të rëndë.

E Dyta: Unë pata një dëshirë të fortë për të parë e për të takuar gjithësecilin prej jush dhe gjithashtu të isha pranë jush në këtë vit. Unë do të isha i kënaqur e do t’i pranoja të gjitha këto brenga e vështirësi që kam vuajtur kundrejt takimit me njërin nga ju dhe për të ardhur në Isparta.

E Treta: Në një mënyrë të jashtëzakonshme, të gjitha gjendjet dhe rrethanat e dhimbshme si në Kastamonu, po ashtu edhe këtu ndryshojnë në mënyrë të befasishme, dhe në kundërshtim me dëshirën dhe parashikimin tim; pasi një dorë e Përkujdesjes Hyjnore shihet pas ngjarjeve, saqë na bën ne të themi:  “E mira është në atë që zgjedh Allahu”. Ajo që më bëri ta kuptoja këtë më shumë, ishte se njerëzit më të pakujdesshëm dhe pozitat më të larta po bëhen të lexojnë Risale-i Nurin -për të cilin mendoj vazhdimisht- me vëmendje të madhe, duke hapur fusha të reja pune në sfera të tjera.

Përballë dhimbjeve dhe dëshpërimeve të gjithësecilit prej jush të grumbulluara tek unë dhe të cilat preknin shumë ndjenjat dhe zemërdhembshurinë time për ju, dhe kjo përveç dhimbjeve të mia, dhe rënia e kësaj fatkeqësie në muajin e bekuar të Ramazanit që çdo orë prej tij është sa njëqind orë, dhe i bën çdo orë prej atyre njëqind sevabeve -meritave- sa dhjetë orë ibadeti, deri sa të arrijnë në një mijë orë ibadeti.

Pastaj ata njerëz të sinqertë si shembulli juaj të cilët e studiuan Risale-i Nurin dhe e kuptuan atë ashtu siç duhet, dhe perceptuan se dynjaja është e përkohshme kalimtare, dhe se ajo është vetëm se një vend i përkohshëm tregtie; dhe ata të cilët sakrifikuan gjithçka që kishin në rrugën e besimit dhe të Ahiretit të tyre; dhe besuan se vështirësitë e mundimet kalimtare, të cilat i vuajnë në këtë shkollë të Jusufit, do të prodhojnë kënaqësi të vazhdueshme dhe dobi të përjetshme, -keqardhja dhe pikëllimi im për ju, që burojnë nga ndjeshmëria e fortë, u transformuan në urime, përgëzime e vlerësime për qëndrueshmërinë tuaj; dhe me rolin tim thashë:  “El-hamdu lil-lah ala kul-li hal, sivel kufri ved-dalal”, “Lavdi Zotit për çdo gjendje përveç mohimit e çudhëzimit”.

Unë jam i mendimit se në këtë këndvështrim ndodhen dobi të këtilla edhe për mua, edhe për vëllazërinë tonë, edhe për Risale-i Nurin, edhe për muajin e bekuar, muajin e Ramazanit, edhe për ju; saqë në qoftë se do të ngrihej -hiqej- perdeja, do t’ju bënin ato dobi të thonit: “Ja Rab-bi, leke El-Hamd Ve Esh-Shukr”, “O Zot, lavdërimi e falënderimi të takojnë Ty, në të vërtetë kjo fatkeqësi që ka rënë mbi ne është një shembull i përkujdesjes -mirësisë- Tënde për ne”.

Mos i fajësoni dhe mos i qortoni -o vëllezërit e mi- ata të cilët u bënë shkak për rënien e kësaj ndodhie -fatkeqësie. Ky plan i tmerrshëm i shtrirë është përgatitur qysh prej një kohe të gjatë, por ama ai erdhi i lehtësuar në kuptim dhe do të kalojë shpejt -me lejen e Zotit xh.sh.. Prandaj, mos u dëshpëroni, por udhëzohuni me vërsetin Kur’anor:

“E ndodh që ju mund të mos e pëlqeni një gjë që është në të vërtetë e mirë për ju dhe të pëlqeni një gjë tjetër që është e keqe për ju…”[2]

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur! Unë jam shumë i lumtur e shumë me fat që jam pranë jush. Herë pas here unë bisedoj me ju në imagjinatë dhe gjej ngushëllim. Dijeni se po të kishte qenë e mundur, unë me krenari e me gëzim do t’i kisha mbajtur e duruar të gjitha mundimet dhe vështirësitë tuaja.

Për shkakun tuaj, unë i dua Ispartën dhe rrethinat e saj bashkë me dheun dhe gurët e tyre. Madje unë deklaroj, dhe do ta them këtë në ceremoni zyrtare: Edhe në qoftë se autoritetet e Ispartës do të më jepnin dënim, dhe një provincë tjetër do të më jepte pafajësinë, unë përsëri do të preferoja këtë qytet.

Po, unë jam nga Isparta në tri aspekte pavarësisht se nuk mund ta provoj këtë gjeneologjikisht -historikisht; por unë kam bindjen se stërgjyshërit, paraardhësit e Saidit, të cilët erdhën në botë -lindën- në zonën e Isparit[3], shkuan atje prej këtu.

Gjithashtu provinca e Ispartës më ka dhënë mua vëllezër të tillë të vërtetë saqë kjo më bën që unë të sakrifikoja, me gjithë kënaqësi e gëzim, për gjithësecilin prej tyre jo Abdul-Mexhidin[4] dhe Abdur-Rahmanin[5] por edhe Saidin -veten time.

Unë besoj se nuk ndodhet në globin tokësor -në këtë kohë- ndonjë që të vuajë më pak -në zemër, në shpirt dhe në mendim- se sa studentët e Risale-i Nurit, sepse zemrat e tyre, shpirtërat dhe mendjet e tyre nuk vuajnë ngushtësi e pikëllim për shkak të dritave të imanit tahkikij -besimit të sigurt e të verifikuar. Sa për mundimet fizike dhe vështirësitë e kësaj bote- ata kanë mësuar prej Risale-i Nurit se ato janë edhe kalimtare e të parëndësishme, edhe të bëjnë të fitosh sevab dhe janë mjet për hapjen e një fushe veprimi për t’i shërbyer besimit dhe për ta zgjeruar atë; dhe kështu ata i takojnë ato mundime me dhënie falënderimesh e me durim. Ata provojnë nëpërmjet gjendjeve të tyre se imani tahkikij -besimi i sigurt dhe i verifikuar- është burim lumturie edhe në këtë banesën e dynjasë gjithashtu. Po, ata veprojnë me seriozitet dhe me qëndrueshmëri për t’i transformuar këto vështirësi e mundime të përkohshme në shembuj të përhershëm mëshire, duke thënë: “Le të shohim atë çfarë Zoti vepron, është më e mira çfarëdo që Ai bën!

I lutemi Allahut të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë që t’i shumojë numrat e atyre si ata, dhe t’i bëjë ata boshtin e nderit, të krenarisë dhe të lumturisë për këtë vend, dhe t’u dhurojë atyre lumturinë e përjetshme në Xhennetin Firdeus. Amin!

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Zbritja e këtij Vendimi Hyjnor mbi ne -nga këndvështrimi i Kaderit Hyjnor- vjen për shkak se disa studentë të rinj anuan e kërkuan të fitojnë gjëra të kësaj dynjaje nëpërmjet Risale-i Nurit, gjëra të cilat nuk harmonizohen me kuptimin e vërtetë të sinqeritetit; prandaj ata i gjetën vetet e tyre të konfrontuar nga rivalët egoistë, të cilët shtyhen nga interesi vetjak.

Sigurimi -marrja në dorë- e një trajtese, origjinali i së cilës u shkrua para njëzet e pesë vitesh -domethënë Rrezja e Pestë- në një vend të largët, dhe kopjet e së cilës nuk i kam shtënë në dorë veçse një ose dy herë gjatë tetë viteve, dhe pastaj në të njëjtën kohë ato kopje u humbën, bëri që një numër prej njerëzve xhelozë si ai i hoxhallarëve të këqinj, të ngjallnin dyshime me atë trajtesë në rradhët e punonjësve në zyrat e departamentit të drejtësisë.

Dhe në të njëjtën kohë ndikoi kundër -ktheu në drejtim të kundërt- lajmi i botimit të trajtesës EL-Ajetul-Kubra, Shenja më e Madhe me shkronjat e reja pa miratimin tim, në vend të trajtesës “Çelësi i besimit” të cilën doja ta botoja, dhe arritja e disa kopjeve prej saj këtu,-ky njoftim- ktheu përkundër, ndryshoi plotësisht pozitën, tek sferat e qeverisë; dhe të dyja çështjet u bënë të ngatërruara për ta. Sikur “Rrezja e pestë” u botua në kundërshtim me kodin civil. Disa njerëz të këqinj e bën qimen tra, e bën mizën buall dhe na flakën neve në këtë vend të izoluar.

Kurse Kaderi Hyjnor na shtyu ne këtu me qëllim që të fitojmë dobi, na shtyu për të mirën tonë, dhe na bëri ne të fitojmë një shpërblim të madh dhe më shumë se sa shpërblimi që merrnin asketët e kohëve të hershme që veçoheshin në vende të izoluara me zgjedhjen e tyre. Kaderi na ftoi përsëri tek shkolla e Jusufit me qëllim që të na e mësonte plotësisht mësimin e sinqeritetit dhe që të na drejtonte e rregullonte lidhjet dhe marrëdhëniet tona me dynjanë, të cilat në të vërtetë janë të parëndësishme. Ne themi përballë dyshimeve të pabaza të njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje:

Rrezja e Shtatë nga fillimi gjer në fund është rreth imanit, nxit për në besim; ju jeni bërë konfuz në çështje dhe jeni mashtruar. Ndërsa Rrezja e pestë është krejtësisht e ndryshme nga ajo; kjo është një trajtesë e veçantë dhe tepër private -sekrete- saqë nuk është gjetur tek ne pavarësisht kërkimeve dhe hetimeve të holla. Dhe origjinali i kësaj trajtese u shkrua para njëzet viteve, dhe jo vetëm që nuk duam që ajo të botohet, por gjithashtu nuk duam as që t’ia tregojmë ndokujt, cilido qoftë ai, në kohën e tanishme. Ajo është një trajtesë që parashikon e njofton disa ngjarje të së ardhmes, e vërtetoi realiteti atje, dhe ajo nuk sfidon askënd dhe nuk kundërshton asgjë.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Unë përsëri ju përgëzoj për festën tuaj të lumtur; mos u dëshpëroni që ne nuk mundëm të takoheshim personalisht. Në të vërtetë ne jemi gjithmonë së bashku, dhe në dashtë Zoti kjo solidarësi -frymë kolektiviteti- do të vazhdojë në rrugën për në përjetësi. Unë jam i mendimit dhe kam bindjen se shpërblimet e përjetshme që ju i fitoni në punën dhe në shërbimin tuaj në rrugën e besimit, të virtyteve, të veçorive shpirtërore dhe të gëzimeve të shpirtit dhe të zemrës të cilat ju i arrini, i zhdukin shqetësimet dhe mundimet që ju bien juve përkohësisht në kohën e tanishme. Deri tani nuk është gjendur askush që të ketë vuajtur aq pak vështirësi sa studentët e Risale-i Nurit në rrugën e shërbimit më të madh të shenjtë. Po, Parajsa është e shtrenjtë; ajo nuk është e lirë. Ta shpëtosh imanin -besimin- prej kufrit –mohimit absolut- i cili i shkatërron të dyja jetët, jetën e dynjasë dhe të Ahiretit, ka rëndësinë më të madhe në këtë kohë.

Edhe në qoftë se do të kishte ndonjë vështirësi e mundim, kjo duhet të takohet me entuziazëm, falënderime e me durim. Meqenëse Krijuesi ynë i Cili na ka vënë në punë në këtë shërbim dhe më shtyn për tek ai, është Rrahim dhe Hakim, Mëshirëplotë dhe i Gjithurtë atëherë ne duhet të kërkojmë strehim me qetësi dhe të mbështetemi tek mëshira dhe urtësia e Tij dhe ta takojmë çdo fatkeqësi që na bie me kënaqësi e me gëzim.

Një vëlla heroik i yni ka marrë mbi vete të gjithë përgjegjësinë për botimin e Trajtesës EL-Ajetul-Kubra. Ai në të vërtetë ka shfaqur se sa i meritueshëm është ai për nderim të jashtëzakonshëm dhe për merita që i përkasin botës tjetër me anë të penës së tij që transkriptoi -kopjoi- El-Hizb el-Kur’an[6] dhe Hizb al-Nuri[7]; gjendja e tij më bëri të qaja me gëzim të thellë.

Ka shumë urtësi tek Rrezja e Shtatë -El-Ajetul-Kubra- duke tërhequr vëmendjen për tek vetvetja, dhe duke përgatitur terrenin për triumfet e së ardhmes që ajo meriton: Konfiskimi i përkohshëm i asaj trajtese nuk do t’i shfuqizojë shërbimet dhe shpenzimet e atij vëllai dhe të bashkëshortes së tij; në dashtë Zoti, kjo do t’i bëjë ato të shkëlqejnë edhe më shumë. Këtë ne e presim nga mëshira Hyjnore.

Nga vëllai juaj i cili, nëpërmjet përdorimit të vetës së parë shumës në të gjitha lutjet e tij, të tilla si:  “Exhirna… Ver Hamna, Vah fadhna, Na Shpëto ne; kij mëshirë mbi ne; na ruaj ne”, ju përfshin ju të gjithëve pa përjashtim brenda atyre duave; dhe ai -vëllai juaj- vepron në përputhje me parimin e “El-ishtirak el-maënevij”, pjesëmarrja shpirtërore, sikur ne të ishim trupa të shumtë dhe një shpirt i vetëm, dhe ai pikëllohet më shumë për dhimbjet dhe mundimet tuaja se sa ju; dhe ai pret prej “Personalitetit tuaj kolektiv” forcë, ndihmë, vazhdimësi, qëndrueshmëri dhe Shefaat -ndërmjetësi.

Vëllai juaj

Said Nursi

* * *

\

Në një kohë kur, nën efektet e kësaj ngjarjeje, unë vendosa ta lija krejtësisht vetveten për ta sakrifikuar për vëllezërit e mi të pafajshëm, dhe duke kërkuar një zgjidhje, unë lexova “Xhel Xhelutije”.[8] Papritmas m’u shfaq se Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, u lut: “O Zot! Na shpëto ne!”; në dashtë Zoti, ju do të jeni të shpëtuar nëpërmjet kuptimit të duasë së tij.

Po, në kasiden e tij El-Xhel-xhelutija, Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të dha njoftimet për Risale-i Nurin në dy mënyra, dhe aludon për Trajtesën “El-Ajetul-Kubra” me rreshtat:

 “Dhe nëpërmjet “EL-Ajetul-Kubra”, më siguro e më mbro nga fatkeqësia e befasishme”. Nëpërmjet këtij aluzioni, ai është duke treguar se për shkak të “EL-Ajetul-Kubra”, një fatkeqësi me përmasa të mëdhaja do t’u binte studentëve të Risale-i Nurit dhe është duke iu përgjëruar Allahut që t’i shpëtojë studentët nga fatkeqësia për hir të Trajtesës El-Ajetul Kubra; ai është duke i bërë trajtesën dhe burimin e saj si një ndërmjetësuese për shefaat. Po, botimi i Trajtesës El-Ajetul Kubra u bë pretekst -shkas- për  fatkeqësinë që ndodhi, dhe e konfirmoi ekzaktësisht atë shenjë të së Padukshmes.

Gjithashtu, në faqen e kundërt të kasides, në fund të aluzioneve për pjesët e Risale-i Nurit dhe në renditjen e tyre, ajo thotë në kuptim: “Këto shkronja drite, grumbullojnë së bashku veçoritë e tyre; Dhe studiojnë kuptimet e tyre, sepse nëpërmjet tyre e mira përmbushet”.

Domethënë: “Fjalët dhe shkronjat e Risale-i Nurit, për të cilat aludohet, grumbullojnë së bashku veçoritë e tyre dhe studiojnë kuptimet e tyre;  sepse e gjithë e mira dhe lumturia arrihet nëpërmjet tyre”. Mund të nënkuptohet nga fraza “Studiojnë kuptimet e shkronjave të tyre, se ajo nuk u referohet shkronjave të cilat nuk shprehin kuptim, por trajtesave të quajtura Sözler, që do të thotë “Fjalët”.

 

“Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime.”[9] Askush nuk e di të panohurën përveç Zotit”.

Said Nursi

* * *

 

Vëllai im i dashur e besnik, Refet Bei!

Unë nuk mund t’i takoj me indiferentizëm pyetjet e tua të karakterizuara me njohje, pasi ato u bënë çelësa për të vërteta të rëndësishme të përfshira në pjesën e Risale-i Nurit e quajtur Mektubat, Letrat. Një përgjigje e shkurtër është sa vijon:

Meqenëse Kur’ani është një adresim i parapërjetshëm dhe flet me të gjitha klasat e humanizmit dhe me të gjitha grupet e adhuruesve, ai duhet të posedojë kuptime të shumta në harmoni me aftësitë e tyre të të kuptuarit, dhe të përmbajë nivele të shumta prej kuptimeve universalë. Disa komentatorë zgjedhin e preferojnë vetëm kuptimin më të përgjithshëm, ose vetëm kuptimin më të qartë, ose atë që shpreh një akt të detyrueshëm, ose kuptimin që tregon një sunnet muekkedeh -një praktikë të konfirmuar të profetit a.s.m.. Për shembull, për vërsetin,  “Edhe gjatë natës po kështu lartëso lavditë e Tij”,[10] ata përmendin një sunnet të rëndësishëm, dy rekatët e namazit tehexhxhud; dhe për vërsetin,  “edhe me perëndimin e yjeve”[11] përmendin se është sunneti muekkedeh i namazit të agimit të hershëm. Gjendja është se kuptimi i parë ka pjesë të tjera të shumta përbërëse përveç atij kuptimi.

Vëllai im! Të folurit me ty nuk mbaron.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë sapo përfundova namazin e drekës, dhe më erdhët në mendim ndërsa recitoja tesbihatet, se gjithësecili prej jush është i dëshpëruar duke menduar për vetveten dhe për të afërmit e tij që banojnë së bashku me të në shtëpi. Dhe papritmas m’u shfaq në zemrën time se, në qoftë se ata të kohëve të hershme të cilët preferuan Ahiretin e tyre mbi dynjanë e tyre dhe të cilët u veçuan nëpër shpella e në vende të tjera të izoluara me qëllim që t’i shpëtonin personat e tyre prej mëkateve të jetës shoqërore, dhe këtë e bënin për të fituar Ahiretin duke punuar me sinqeritet; dhe të cilët i kaluan jetët e tyre duke munduar vetveten dhe duke bërë pendesë… Unë them se në qoftë se ata do të ishin në këtë kohë, sigurisht që do të ishin studentët e Risale-i Nurit.

Nuk ka dyshim se këta -duke qenë nën kushtet e këtyre kohëve- janë dhjetë herë më shumë në nevojë se sa ishin ata, dhe fitojnë dhjetë herë më shumë merita e veçori se sa ata, dhe janë dhjetë herë më shumë të rehatuar e të qetë se sa ata.

 

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë! Shumë e shumë përshëndetje!

Në kohët e hershme në qytetin tim e recitonim SurenIhlas” një mijë herë në Ditën e Arefatit[12]. Kurse tani unë mund ta lexoj pesëqind herë ditën para Ditës së Arefatit dhe pesëqind herë në Ditën e Arefatit. Ai që midis jush ka mundësi që t’i recitojë të gjitha njëherësh, le ta bëjë. Megjithëse unë nuk mund të takohem dhe nuk mund të flas me asnjërin prej jush, veçse ama në shumicën e kohëve unë mund ta shoh secilin prej jush dhe të takohem me të personalisht brenda duave kur lutem, dhe ndonjëherë me emrin e tij.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë marr me mend se deri tani dy drejtuesit e grupit kryesor të rrethit të Fabrikës së Nurit – Dritës-, kanë shpëtuar.

Ai rreth, ai grup, kanë përmbushur triumfet e njëzet-tridhjetë viteve për gjashtë ose shtatë vite. Si të ishte një kujtim për penat e tyre të ndritshme, shërbimi i tyre nuk mbaron; ai u shkakton sevabeve -meritave- të regjistrohen në librat e veprave të tyre në vendet e tyre. Në fakt, Hizb Nuri ka arritur pushtime të tilla mposhtëse dhe ka hyrë në vende të tilla të rëndësishme, saqë sikur ata, të cilët e botuan, të ishin duke punuar vazhdimisht. Unë pandeha se, ashtu si personi i parë, Hafiz Mustafa, i cili ka punuar aq shumë dhe është aq shumë i zellshëm, ishte jashtë, pastaj unë dëgjova se ai është brenda këtu. Duke e menduar të ishte ndoshta ndonjë Mustafa tjetër, unë gjeta ngushëllim.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur!

Këtë mëngjes ndërsa po recitoja tesbihatet, u pikëllova e më erdhi keq për gjendjen e Hafiz Teufikut.[13] Mua m’u kujtua se ishte hera e dytë që ai e vuante këtë mundim e shqetësim. Ndërkohë papritmas m’u shfaq mua: Përgëzoje atë! Për shkak të një paralajmërimi të kotë, të panevojshëm, ai donte ta tërhiqte pak vetveten nga një pozitë e rëndësishme dhe nga pjesa e tij e madhe në Risale-i Nur. Por madhështia dhe shenjtëria e shërbimit të tij përsëri i dhanë atij një pjesë të madhe dhe një thevab të bollshëm. Po, nuk duhet të ikësh nga një nderim i tillë shpirtëror i lartë për shkak të një dëshpërimi të vogël dhe për shkak të një mundimi kalimtar.

Po, o vëllezërit e mi! Meqenëse çdo gjë është kalimtare dhe do të largohet, në qoftë se ajo do të ishte kënaqësi dhe ëndje, do të largohej pa dobi dhe lë prapa dëshpërim e pikëllim. Ndërsa në qoftë se ajo do të ishte lodhje, ngushtësi e mundim, do të linte prapa shpërblime të mëdhaja për dynjanë e për Ahiretin, nga këndvështrimi i të qenurit shërbim i shenjtë, pasi ajo fiton dobi të tilla të ëmbla e të kënaqshme saqë i zvogëlon në asgjë lodhjen e mundimin. Me përjashtim të njërit prej jush, unë jam më i moshuari dhe jam ai që ka vuajtur më shumë telashe e mundime, por megjithatë, unë ju siguroj se duke praktikuar durimin e plotë, dhënien e falënderimeve dhe qëndrueshmërinë, unë jam i kënaqur e i lumtur me gjendjen time.

Dhe nuk është falënderimi në fatkeqësi veçse për hir të shpërblimit që merret prej saj, dhe për dobitë që vijnë prej saj në këtë botë dhe në tjetrën.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur!

Me zhdukjen e gjërave që pengonin plotësimin e çështjeve të trajtesës “Frutat e besimit”, në dashtë Zoti, shkrimi do të rifillojë. Njëra nga këto pengesa ishte i ftohti, tjetra ishte habia dhe frika e Masonëve prej fuqisë së saj. Unë mendoj për këtë fatkeqësi që na ra nga këndvështrimi i Kaderit Hyjnor dhe gjej se vështirësitë e vuajtjet e mia transformohen në mëshirë. Po, ashtu siç është shpjeguar në Trajtesën e Kaderit, ndodhen dy shkaqe për çdo ngjarje:

I Pari: Është një shkak i jashtëm, njerëzit i bazojnë gjykimet e tyre mbi të, dhe shpeshherë ata veprojnë padrejtësisht.

Tjetri: Është shkaku i vërtetë, realiteti; në përputhje me të cilin gjykon Kaderi Hyjnor; ai vepron me drejtësi -nën padrejtësinë e njerëzve- në pikërisht të njëjtën ngjarje.

Për shembull, një njeri dërgohet në burg me akuzën e një vjedhjeje gjë të cilën ai nuk e ka kryer. Por Kaderi Hyjnor e gjykon atë me burgosje për një krim të tij të fshehur, sekret; dhe Kaderi vepron me drejtësi nëpërmjet pikërisht padrejtësisë njerëzore. Dhe në këtë çështjen tonë, provimi i vështirë në të cilin hymë me qëllim që të dallohet diamanti nga copat e parëndësishme të qelqit, që të dallohen të devotshmit e vërtetë prej atyre që janë të paqëndrueshëm e të luhatshëm dhe të dallohen të pastërtit e sinqertë prej atyre që nuk janë në gjendje të braktisin egoizmin e tyre dhe interesat personale… ky provim i vështirë në të cilin hymë, përmban dy shkaqe:

I Pari: Është solidariteti i fuqishëm dhe i sinqertë dhe shërbimi i jashtëzakonshëm ndaj fesë, saqë shkaktoi indinjatën dhe dyshimet e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje dhe të politikanëve; njerëzit e panë këtë shkak dhe na bënë padrejtësi.

I Dyti: Meqenëse jo gjithkush më vete do të mund ta demonstronte vlerën e këtij shërbimi të shenjtë nëpërmjet sinqeritetit të plotë dhe solidaritetit që meriton, Kaderi Hyjnor pa tek ky shkak, dhe bëri drejtësi në hakun tonë.

Ky Kader Hyjnor është mëshirë Hyjnore për ne brenda drejtësisë së pastër, pasi ai -Kaderi- i grumbulloi në një vend të vetëm vëllezërit e përmalluar për njëri-tjetrin, dhe i transformoi vështirësitë e tyre në ibadete -akte adhurimi- dhe i shndërroi pasuritë e humbura në sadeka -në lëmosha, në akte bamirësie- si dhe tërhoqi shikimet dhe vëmendjen për tek trajtesat që kishin shkruar vëllezërit. Gjithashtu ai na bëri të kuptojmë se pasuritë e dynjasë, fëmijët e saj dhe rehatia e njeriut në të janë çështje të përkohshme kalimtare, dhe se njeriu përfundimisht do të kalojë në dhe, do të hyjë në varr; prandaj nuk do të kishte arsye që ai të prishë Ahiretin e tij për hir të atyre gjërave të përkohshme, por duhet të mësohet me durim dhe të rezistojë; të jetë një model i mirë dhe shembull heroik, madje të jetë imam -drejtues- për vëllezërit e tij në të ardhmen… Dhe gjithashtu në shumë aspekte të tjerë të ngjashëm-qënia jonë këtu ka qenë thjesht mëshirë e pastër Hyjnore.

Megjithatë ndodhet një aspekt i vetëm i cili më shkaktoi një mendim, që ishte, se në qoftë se plagoset një gisht i njeriut, atëherë syri, mendja dhe zemra i neglizhojnë detyrat e tyre të rëndësishme dhe bëhen të preokupuara me të. Pra të gjitha ato gjymtyrë preokupohen me atë plagë. Gjithashtu zemrat dhe shpirtërat tonë do të preokupoheshin me plagët e vështirësive dhe mundimeve që na bien në jetët tek të cilat kemi hyrë dhe të cilat janë me vendimin e domosdoshmërisë. Madje ajo situatë më çoi mua në mendim tek këshilli i Masonëve ndonëse ishte e domosdoshme ta harroja dynjanë në atë kohë. Dhe unë e preokupova mendimin tim për dhënien e goditjeve disiplinuese mbi ta. Dhe unë gjeta ngushëllim nga mundësia se Zoti xh.sh. do ta pranonte këtë gjendje, gjendjen e pakujdesisë, si një lloj prej luftës ideologjike.

Unë mora përshëndetjet e Ali Gulit, vëllait të Hafiz Mehmetit, mësuesit të shquar të Risale-i Nurit. Edhe unë i dërgoj përshëndetje e dua atij si dhe të gjithë vëllezërve të tij dhe të gjitha familjeve të fshatit Sava[14], të gjallëve dhe të vdekurve.

 

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Vazhdimësia dhe qëndrueshmëria juaj i prish të gjitha planet e Masonëve dhe të shtiracakëve. Po, o vëllezërit e mi, nuk ka arsye a motiv për ta fshehur, ata ateistë i krahasuan Risale-i Nurin dhe studentët e tij me tarikatet Sufi dhe në mënyrë të veçantë me tarikatin Nakshibendi, dhe nisën sulmet e tyre kundra nesh me të njëjtat plane, me të cilat mposhtën ndjekësit e tarikateve Sufi, me idenë dhe me shpresën që të na përçanin dhe të na hidhnin poshtë. Ata përdorën:

Së Pari: Mjetet e frikësimit dhe të kërcënimit dhe duke shfaqur abuzimet dhe aktet që u keqpërdorën në tarikatin Sufi.

Së Dyti: Duke shpallur e duke bërë publike mangësitë dhe gabimet e drejtuesve dhe të ndjekësve të tarikatit.

Dhe së Treti: Mjetet që i përdorën ndaj tarikatit Nakshibendi dhe tarikateve të tjera, ishin: që t’i korruptonin me ligësi ngashënjyese dhe duke i shushatur e narkotizuar me kënaqësitë e helmuara dhe trullosëse të filozofisë materialiste dhe të civilizimit me qëllim që të shkatërronin lidhjet e solidaritetit të tyre dhe hallkat e vëllazërisë midis tyre, duke përçmuar pabesisht murshidët -drejtuesit- dhe profesorët e tyre me gënjeshtra e fyerje; dhe duke diskretituar rrugët dhe tarikatet e tyre me disa prej parimeve të shkencës dhe të filozofisë. Ata na sulmuan me të njëjtat armë -të cilat i përdorën kundra Nakshibendive dhe Sufive- por ata u mashtruan; sepse rruga e Risale-i Nurit është themeluar mbi sinqeritetin e plotë, mbi braktisjen e egoizmit dhe duke e kërkuar dhe ndijuar mëshirën Hyjnore brenda vështirësive dhe mundimeve të punës, duke i kërkuar e provuar kënaqësitë e përhershme brenda dhimbjeve kalimtare, duke i shfaqur dhimbjet e rënda brenda vetë kënaqësive të shthurura, duke shpjeguar se boshti i kënaqësisë së pastër të pafundme edhe në dynja gjithashtu është në besim, dhe duke dhënë mësim të vërtetat dhe duke i bërë të kuptueshme çështjet të cilat dora e asnjë filozofie nuk mund t’i arrijë. Prandaj, në dashtë Zoti xh.sh. ai -Risale-i Nuri- do t’i asgjësojë të gjitha planet e tyre, dhe do të tregojë se asnjë krahasim nuk mund të bëhet ndërmjet rrugës së Risale-i Nurit me ato të tarikateve Sufi, ai do t’i heshtë ata plotësisht.

* * *

 

Një Pikë e Hollë

Këtë mëngjes dikush më thirri nga oborri i xhandarmërisë -policisë- pranë meje dhe unë u ngjita tek dritarja. Ai më tha: “Dera jonë është mbyllur vetvetiu dhe sado që u përpoqëm, ne nuk mundëm ta hapim”.

Kështu unë i thashë: Ajo është një shenjë për ju se midis njerëzve që ju i ruani dhe i mbani pas kangjellave të derës së burgut, ndodhen ata të cilët janë të pafajshëm si ju. “Madje ata më fyen me pretekstin se u takova për një minut me njërin nga vëllezërit e mi në fe të cilin nuk e kisha parë që prej dhjetë vitesh, dhe me një pretekst tjetër ata madje e mbyllën edhe derën tjetër të jashtme.

Dhe si një dënim për të, edhe dera juaj u mbyll gjithashtu”.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ndodhen edhe tre pika të tjera lidhur me pikën e hollë të cilën e shkrova dje për ju:

E Para: Si një përfaqësues i një personaliteti kolektiv të një grupi të bekuar që do të formohet në të ardhmen, nëpërmjet bekimeve të atij personaliteti kolektiv, dera e mbyllur me shul, u hap vetvetiu; përsëri ata u zemëruan me një përfaqësues të një grupi të bekuar i cili tani është në ekzistencë dhe duke u takuar me mua për gjysëm minuti, pas dhjetë vitesh. Unë gjithashtu u zemërova, dhe përsëri thashë: “U mbyllshin dyert!” Në mëngjesin tjetër -kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë- dyert e rojtarëve u mbyllën, dhe nuk u hapën për dy orë.

Pika e Dytë e Hollë: Unë i dërgova një shënim -vërejtje- prokurorit të përgjithshëm nëpërmjet drejtorit të burgut. Unë thashë në të: “Unë po mbahem në izolim dhe nuk mund të takohem me askënd. Edhe në qoftë se mund të takohesha, unë nuk njoh askënd në këtë qytet… me dikë prej këshillit të qytetit këtu… dhe kështu me radhë”.

Më vonë prokurori pyeti nëse isha në izolim i vetmuar. Drejtori i burgut tha: “Jo”. Të dy ata e kundërshtuan vërejtjen time. Në të njëjtën ditë, një i afërm i largët dhe gjysëm i çmendur erdhi e më vizitoi për një gjysëm minuti, dhe u paraqit në një mënyrë të tillë për të treguar se unë nuk kisha qenë kurrë në një izolim të vetmuar. Kundërshtimet e tyre u kthyen mbi ta.

E Treta: Zhurma e të rinjve ngatërrestarë tek dera tjetër pranë meje ndërmjet namazeve të akshamit e të jacisë më shqetësuan mua, por jo shumë. Ishte ajo ditë që ata gjetën një shkas dhe e mbyllën derën. Duhma e rëndë gjithashtu u bë më e keqe në qelinë time, dhe shurdhimi me zhurmë që e bënë të rinjtë pranë derës sime, më shqetësoi jashtë mase. Unë përsëri thashë: “U mbyllshin dyert! Përse e bëjnë ata këtë?” Në atë mëngjes incidenti ndodhi.

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Dy çështjet që i keni shkruar me shkronjat e reja kanë pasë një efekt të jashtëzakonshëm. Do të ishte gjë e shkëlqyeshme në qoftë se do të shkruheshin gjithashtu edhe çështja e parë, çështja e dytë dhe çështja e tretë. Por unë e gjej shqetësuese, kam merak në qoftë se do të ishin Husrevi dhe Tahiri ata që do ta bënin këtë meqë penat e tyre janë veçanërisht të përshtatshme për Kur’anin dhe për transkriptimin Kur’anor, dhe janë të ngarkuara për të. Do të ishte më mirë në qoftë se të tjerët do t’i shkruanin.

 

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur!

Gjatë vitit të kaluar unë përdorja një sasi -domethënë, rreth një kilogram makarona dhe oriz.

Nuk kam dyshim se ato janë një mjet bereqeti. Por ju nuk i lini ato tek unë tani që të mund t’i gatuaj. Kështu unë jua jap juve si dhuratë, dhe si një mjet bekimi e bereqeti. Në një rast, unë pashë një shtim të çuditshëm në makaronat.

Unë i thaja copat pasi i gatuaja. Unë vetë dhe të tjerët pamë se një copë e vetme ishte dhjetë herë më e madhe se sa normalja.

* * *

Vëllezërit e mi të dashur!

Mbrëmjen e kaluar ndërsa po recitoja virdet -lutjet- rojtarët dhe të tjerët mundën të më dëgjonin.

Ndërkaq mua m’u shfaq në zemër: A nuk e pakëson shpërblimin kjo shfaqje -ky recitim hapur? U shqetësova dhe u trondita, por m’u kujtua thënia e famshme e Huxhxhetul Islam Imam Gazalit: “Ndonjëherë bërja e diçkaje në mënyrë të hapur është më mirë se sa ta fshehësh atë.” Domethënë, recitimi i virdeve në mënyrë të hapur në shumë drejtime mund të jetë shumë më e lavdërueshme, sepse të tjerët mund të përfitojnë prej saj, ose e imitojnë atë, ose zgjohen nga pakujdesia; ose ajo mund të jetë për të shpallur shenjat e islamit përballë atyre që vazhdojnë e ngulmojnë në çudhëzim ose në ligësi, dhe mbrojnë e shfaqin dinjitetin e fesë… dhe ka shumë dobi të tjera… dhe sidomos në këtë kohë. Hipokrizia nuk futet në veprat e atyre që kanë mësuar në mënyrë të plotë mësimin e sinqeritetit; madje recitimi hapur është shumë më i mirë se sa fshehur, me kusht që të mos ndërhyjë artificializmi i fshehur. Dhe kështu unë gjeta ngushëllim prej kësaj fjale.

* * *

 

Para dy ditësh më thirri hetuesi-përmbarues i gjyqit – dhe kur po mendoja për mënyrën se si do t’i mbroja vëllezërit e mi, unë hapa librin “Hizb el-Masun” të Imam Gazalit, dhe këto vërsete më tërhoqën shikimin tim:

“Padyshim që Allahu i mbron ata që besojnë…” [15]

“… se si u prin ndriçimi përpara tyre dhe nga e djathta e tyre…” [16]

“Allahu është Hafidh (Mbrojtës e Ruajtës) mbi ta…” [17]

“Për ta është Tuba (gëzimet më të larta, ose lloj peme e xhennetit me shije të papërshkrueshme)…” [18]

“Zoti ynë! Na e bën të përkryer Dritën tonë për ne dhe na fal ne…!” [19]

Unë pashë se në qoftë se sheddeja –dyfishuesja- dhe medde -shenja zgjatëse- nuk numërohen,  -vavi është gjithashtu një medde– sipas llogaritjes së Ebxhedit dhe Xhefrit, bën 1362, që është ekzaktësisht data e këtij viti; edhe kuptimi i tij, edhe numri koinçidojnë me kohën që ne vendosëm të mbrojmë vëllezërit tonë besimtarë. Unë thashë, lavdi Zotit, kjo nuk lë më nevojë për mbrojtjen time. Pastaj mendimi, “dua të di se si do të dal”, m’u shfaq. Isha kurreshtar. Unë pashë se sipas llogaritjes së Xhefrit, me kusht që “tenvini” të numërohet, dy frazat  “Allahu Hafidhun alejhim” “Allahu është mbrojtës mbi ta…” dhe “Tuba”, bëjnë ekzaktësisht një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy. Në qoftë se një “medde” nuk llogaritet, ajo bën dy, dhe në qoftë se ajo llogaritet, bën tre. Duke koinçiduar ekzaktësisht -në këtë kohë që ne kemi aq shumë nevojë për mbrojtjen Hyjnore- me datën e këtij viti, dhe me datën e vitit tjetër; ajo na ngushëlloi neve me sigurinë se ne do të jemi të ruajtur, të mbrojtur, pavarësisht një sulmi të tmerrshëm kundra nesh i cili ishte përgatitur në vitin e kaluar në një shkallë të madhe dhe në një fushë të gjërë.

Risale-i Nuri duke bërë më shumë pushtime brilante në sferat sunduese për shkak të kësaj ngjarjeje, do të thotë se arrestimi i tij i përkohshëm nuk është dhe nuk duhet të na shkaktojë neve dëshpërim. Gjithashtu unë e konsideroj konfiskimin e trajtesës El-Ajetul-Kubra për shkak të botimit të saj, të jetë një shpallje, duke tërhequr vëmendjen prej të gjitha anëve për tek stacioni i saj vezullues. Unë sapo e lexova vërsetin,

“Zoti ynë!” Na e bën të përkryer Dritën tonë për ne dhe na fal ne…”

Fraza  “Vagfir lena” “Dhe Na fal ne” bën tamam një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy. Ajo koinçidon ekzaktësisht me datën e këtij viti dhe na bën thirrje dhe na urdhëron që vazhdimisht të kërkojmë falje me qëllim që drita jonë të mund të plotësohet dhe që Risale-i Nuri gjithashtu të mos mbetet i mangët.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ata të cilët e kaluan këtë provim të fortë në këto dy shkolla të Jusufit[20]-në të parën dhe në të tashmen- dhe nuk u lëkundën, dhe nuk e lanë mësimin e tyre rreth imanit -mësimet e Risale-i Nurit- dhe nuk hoqën dorë nga të qënit studentët e tij sido që të ishin rrethanat ndonëse gojët e tyre janë djegur nga supa përvëluese, dhe moralet e të cilëve nuk u thyen pavarësisht gjithë këtij agresioni dhe të gjitha këtyre sulmeve… Këta do të jenë të mirëpritur dhe të duartrokitur nga melekët dhe nga qëniet shpirtërore ashtu siç do të jenë të mirëpritur e të duartrokitur nga  njerëzit e realitetit dhe nga brezat e ardhshëm. Unë jam i bindur për këtë, por meqenëse, midis jush janë disa që janë të sëmurë, të dobët ose të varfër, pikëllimi fizik është shumë i madh. Dhe përballë kësaj çështjeje, le të jetë gjithësecili prej jush ngushëllues për secilin prej atyre dhe një shembull i mirë për të në durim dhe në sjellje të mira, dhe një vëlla i dhembshur për të duke i dhënë solidaritet dhe përkujdesje të mirë; dhe një shok inteligjent në diskutimin e mësimeve të besimit, dhe një pasqyrë e pastër duke reflektuar cilësitë e bukura morale… Kështu duke i zvogëluar në asgjë mundimet fizike.

Po! Kështu unë e përfytyroj çështjen dhe ngushëllohem me të, o vëllezërit e mi dhe o ju që ju dua më shumë se shpirtin tim. Një ditë unë do t‘jua dërgoj Xhyben e Meulana Halidit[21] -iu shenjtëroftë sekreti i tij- mosha e të cilës është njëqind e njëzet vjeç. Unë do ta vesh secilin prej jush me të në emrin e tij, në të njëjtën mënyrë ashtu siç më veshi ai mua me të. Kurdo që ta doni, unë do t’jua dërgoj atë.

Kur ne arritëm këtu në fillim, doktori më bëri një vaksinë kundër lisë së bardhë. Ajo formoi një të tharë -çiban- dhe krahu im u ënjt. Ënjtja ka lëvizur poshtë krahut tim; ajo nuk më le të fle dhe ma bën të vështirë marrjen e avdesit. Jam kurreshtar të di, a mos vallë trupi im nuk e duron vaksinimin kundra lisë apo mos ndodhet ndonjë kuptim tjetër në çështje? Unë pata bërë një vaksinim të tillë para njëzet vitesh në Ankara dhe akoma ajo qelbëzohet herë pas herë dhe më shkakton dhimbje. Dhe kam frikë se mos është kjo si ajo gjithashtu; si janë tuajat, si është kjo çështje tek ju?

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Një arsye që drejtësia e Kaderit Hyjnor na shtyu ne për tek Shkolla e Jusufit në Denizli është edhe nevoja e të burgosurve në të, edhe nevoja e njerëzve të saj dhe ndoshta edhe nevoja e zyrtarëve dhe e nëpunësve të sferës së drejtësisë, për Risale-i Nurin dhe për studentët e tij -nevojë që ishte shumë më e madhe se në çdo vend tjetër. Dhe për shkak të kësaj, ne hymë në këtë provim të vështirë me një detyrë që i përket besimit dhe Ahiretit. Vetëm një ose dy prej njëzet ose tridhjetë të burgosurve i kryenin namazet e detyruar siç duheshin kryer; por duke ndjekur studentët e Risale-i Nurit, dyzet deri në pesëdhjetë vetë pa përjashtim kanë filluar t’i kryejnë namazet në mënyrë të plotë; ky është një instruktim dhe një udhëzim i tillë nëpërmjet gjuhës së gjendjes dhe një akt i tillë, saqë i ka pakësuar në asgjë vuajtjen, lodhjen dhe mundimin; madje ajo e bën njeriun që ta dojë. Ne shpresojmë nga mëshira dhe nga përkujdesja Hyjnore se, ashtu siç e kanë dhënë mësim studentët e Risale-i Nurit këtë dhe kanë udhëzuar për tek kjo çështje nëpërmjet veprave dhe gjendjeve të tyre, po ashtu nëpërmjet Imanit tahkikij -besimit të vërtetë e të fuqishëm- në zemrat e tyre, ata do të bëhen si një kështjellë e fortifikuar, duke i çliruar besimtarët prej dyshimeve dhe skepticizmit të njerëzve të çudhëzimit.

Njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje duke na penguar ne nga të folurit dhe nga takimi me të tjerët nuk na shkakton dëm; sepse gjuha e gjendjes është më e fuqishme dhe më e efektshme se sa gjuha e të folurit. Meqenëse burgosja është për trajnim dhe edukim, në qoftë se ata e duan vërtet kombin, le t’i lejojnë të burgosurit të takohen me studentët e Risale-i Nurit, me qëllim që ata të mund të marrin për një muaj ose madje për një ditë më shumë trajnim dhe edukim se sa ajo që ata ndryshe do ta merrnin për një vit, dhe me qëllim që të gjithë ata të burgosurit të mund të bëheshin persona të dobishëm për kombin, për vendin e për njerëzit, dhe që të shpëtonin të ardhmen dhe Ahiretin e tyre. Do të kishte qenë shumë e dobishme në qoftë se do ta kishim pasë trajtesën “Udhëzuesi për të rinjtë”. I lutemi Allahut që ta lehtësojë hyrjen e asaj trajtese këtu.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Sot m’u kujtua bashkëbisedimi ndërmjet vëllait tim të madh të ndjerë Mulla Abdullah[22] dhe Hazreti Zijaed-din[23], rreth të cilit ju keni njohuri. Pastaj unë mendova për ju dhe thashë me vete: Në qoftë se do të ngrihej perdeja -perdeja e së Padukshmes, në qoftë se e Padukshmja do të zbulohej- në qoftë se të gjithë këta myslimanë të sinqertë fetarë e të zellshëm, të cilët tregojnë një qëndrueshmëri të tillë në këto kohë të paqëndrueshme, duke mos u tronditur e luhatur nga vazhdimësia e këtyre gjendjeve torturuese e pikëlluese, do të shfaqeshin të ishin Evlija ose madje pole shpirtërorë, rëndësia që ata do të kishin në shikimin tim dhe interesi për ta, do të shtohej shumë pak; ose në qoftë se ata do të më shfaqeshin të ishin persona të zakonshëm midis masave, vlera dhe pozita e lartë që do t’u jepja kurrsesi nuk do të pakësohej. Kështu vendosa, sepse shërbimi për të shpëtuar Imanin -besimin- nën këto kushte e rrethana tepër të rënda e të vështira ka një vlerë shumë më të madhe se sa çdo gjë tjetër.

Në kushte të tilla të stuhishme e të paqëndrueshme, virtytet dhe veçoritë e dhëna nga rangjet personale dhe mendimet e mira të të tjerëve, shpërbëhen kur ato mendime të mira shkatërrohen, dhe dashuria e tyre pakësohet. Për më tepër, ai që posedon virtyte dhe veçori, do të ndihej në vetvete i detyruar që të adoptonte mënyra artificiale, formalitete të kota e të boshatisura dhe një dinjitet të rëndë e të mërzitshëm me qëllim që të ruante pozitën e tij në shikimin e tyre.

Falënderime të pafundme qofshin për Zotin xh.sh., ne nuk kemi nevojë për artificializma të ftohta si ato.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë ju përgëzoj me të gjithë shpirtin, zemrën dhe mendjen time për “Dhjetë netët”; dhe i lutem me përgjërim mëshirës së gjërë Hyjnore dhe shpresoj prej saj që ato të sjellin fitime të mëdha për “pjesëmarrjen tonë shpirtërore”.

Mbrëmë unë pashë në ëndërr sikur kisha ardhur tek ju dhe u zgjova sapo isha gati të drejtoja faljen si imam. Kur- sipas eksperiencës sime-ëndrra do të interpretohej, dy nga vëllezërit e mi prej heronjve të fshatit Sava dhe Homa[24], erdhën duke interpretuar ëndrrën në emrin e ju të gjithëve.

Vëllezërit e mi!

Pavarësisht se kjo situatë -burgu- ka shkaktuar njëfarë frike e një parandjenjë të keqe kundrejt Risale-i Nurit tek përkrahësit -e qeverisë- dhe tek disa zyrtarë duke u tërhequr prej tij, veçse ama ajo ka shkaktuar tek të gjithë kundërshtarët, tek njerëzit e fesë dhe tek nëpunësit e lidhur me biznes një interesim dhe një përmallim ndaj tij.

Mos u shqetësoni, o vëllezërit e mi! Këto drita do të shndërrisin.[25] Sipas interpretimit të Sabriut, në përputhje me aluzionin e Sures Vel-Asr, Risale-i Nuri është mjet për të ruajtur Anadollin, Ispartan dhe Kastamonun, prej fatkeqësive qiellore e tokësore, ashtu si anija -e Nuhut a.s.- në malin Xhudi; prandaj ata nuk duhet të ndërhyjnë tek ai, ose fatkeqësitë e parashikuara do të binin menjëherë mbi ta. Ata duhet të vijnë në vete. Unë ua them përsëri çfarë u thashë pak para katastrofës, dhe para se ato letra qenë dërguar tek ju. Sipas njoftimeve që kam marrë tani, Kastamonuja, rrethinat e saj dhe kështjella po qajnë sikur të mbanin zi për Risale-i Nurin; Ato i kanë kapur ethet dhe po lëkunden me tërmete; Në dashtë Zoti xh.sh. ajo do të ribashkohet me Risale-i Nurin, dhe do të qeshë përsëri dhe do të bëjë falënderime.

Unë u shkrova ju në ditën tjetër rreth dy fitimeve të mia të rëndësishme. Në të dytin unë thashë, duke bërë lutje e lavdërime me qindra gjuhë… deri në fund.

Diçka mungon këtu, ajo duhet të jetë: Secili prej nesh, sipas shkallës së tij, ofron… me qindra gjuhë… dhe kështu me rradhë.

Gjithashtu, një burrë i vjetër i nderuar prej fshatit të Savas, me të cilën jam shumë i lidhur, ishte kapur pas meje dhe ne erdhëm bashkë; kjo më kënaqi shumë dhe kuptova prej një veprimi të tillë lidhjen e fortë të fshatit me mua. Unë i çoj përshëndetje të veçanta atij vëllai.

 

* * *

 

Vëllai im i dashur!

Vërseti,  “Dhe atje mosbesimtarët humbën plotësisht (kur i mbuloi ndëshkimi ynë)”, [26] tregon aluzionin e  “(Betohem) për kohën (nëpër shekuj)! Me të vërtetë që njeriu është në humbje të plotë”[27] se të gjitha luftërat dhe shkatërrimi i mosbesimtarëve kanë shkaktuar dëme dhe humbje të padëgjuara. Gjithashtu ndodhet një tregues në frazën  “Wel-A’sr” (Betohem) për kohën!, e cila tregon datën 1360 sipas kalendarit Hixhri, në të cilën hipokritët dhe mosbesimtarët do të sulmonin Risale-i Nurin, por ata do të ishin humbësit. Sepse Risale-i Nuri është një shkak që fatkeqësitë si tërmeti dhe lufta të prapësohen e të zbuten. Kjo mund të jetë një shenjë e mbuluar se ndërprerja e tij nga aktiviteti tërheq fatkeqësi.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur!

Unë supozoj se trajtesa e vogël të cilën e prodhoi Burgu i “Denizlit” do të jetë mbrojtja jonë e vërtetë dhe e fundit, sepse komplotet e mëdhaja të kurdisura kundra nesh qysh prej një viti dhe që buronin nga dyshime të pabaza, ishin sa vijon:

Ata na sulmuan ne me pretekste të pabaza të tilla, si: puna për të themeluar një tarikat Sufi, ata janë një shoqëri e fshehtë… janë një mjet për forcat e jashtme… shfrytëzojnë ndjenjat fetare për qëllime politike… orvaten për të shkatërruar republikën, ngatërrohen në qeveri dhe prishin rendin dhe qetësinë publike… por lavdi Zotit të Gjithëfuqishëm planet e tyre dështuan. Përveç të vërtetave të besimit dhe të Kur’anit, studimit rreth Ahiretit dhe punës për lumturinë e përjetshme, ata nuk gjetën asgjë në këtë fushë të gjërë midis qindra studentëve dhe qindra trajtesave, letrave e librave të shkruara gjatë një periudhe tetëmbëdhjetë vjeçare. Prandaj ata filluan të kërkojnë ndonjë pretekst të kotë, nëpërmjet të cilit, të mbulojnë komplotet e tyre.

Por përballë mundësisë së ndonjë sulmi kundra nesh, duke mashtruar disa drejtues të qeverisë duke i kthyer ata kundra nesh të nxitur nga një organizatë ateiste e tmerrshme e fshehtë e cila punon aktualisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rrugën dhe në emrin e mosbesimit absolut, trajtesa “Frutat e besimit” e cila është aq e qartë si dielli dhe i largon të gjitha dyshimet dhe është aq e qëndrueshme dhe e palëkundur si një mal, do të jetë mbrojtja më e fuqishme për ne kundra tyre, dhe në dashtë Zoti xh.sh., do t’i heshtë ata.

Unë mendoj se ne u bëmë ta shkruanim këtë trajtesë për hir të kësaj.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Pavarësisht se vendi i juaj është shumë i ngushtë, por ama zemrat tuaja janë më të gjëra se sa ajo ngushtësi; dhe gjithashtu ju keni liri më shumë se sa kemi ne.

Dijeni, o vëllezërit e mi!

Baza jonë më e rëndësishme për fuqinë tonë dhe pika jonë e mbështetjes është Solidariteti. Kujdes! Ruhuni! Mos e lejoni pezmatueshmërinë e shkaktuar nga këto vuajtje e mundime që t’ju bëjë të gjeni gabime e të meta tek njëri-tjetri. Ankesa është si të kundërshtoje Kaderin Hyjnor. Prandaj asnjëri prej jush të mos thotë: Po të mos kishte qenë kështu e ashtu, nuk do të kishte ndodhur kështu; As mos e përgojoni njëri-tjetrin. Unë kam mësuar e kuptuar se nuk kishte shpëtim apo marifet për ne që t’i shmangnim sulmet e këtyre. Ata do të na sulmonin çfarëdo që të kishim bërë.

Ne nuk kemi gjë tjetër veçse t’u përgjigjemi atyre me durim, me dhënie falënderimesh, me kënaqësi ndaj Kaderit Hyjnor dhe nështrim ndaj caktimit të Tij derisa të na vijë në ndihmë Përkujdesja Hyjnore.

Na duhet të përpiqemi që të fitojmë shpërblim të madh dhe merita të shumta në një kohë të pakët dhe me punë të pakët.

Unë bëj dua të sinqerta për mirëqënien e vëllezërve tonë atje.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Një ngushëllim i madh përballë ndryshimeve të shpejta të jetës së kësaj bote, të zhdukjes dhe tatëpjetës së saj, largimit të kënaqësive të saj të pafrytshme e kalimtare, dhe përballë goditjeve që i bien njeriut prej ndarjeve, është takimi me shokë të vërtetë.

Po, ndonjëherë njeriu përshkon një distancë që merr njëzet ditë dhe shpenzon njëqind lira për hir të takimit me vëllain e tij për një ose për dy orë.

Atëherë, në këtë kohë të çuditshme në të cilën shumë rrallë mund të gjendet ndonjë shok i sinqertë, takimi ynë me dyzet-pesëdhjetë shokë së bashku për një ose dy muaj dhe bisedimi ynë së bashku për hir të Zotit xh.sh. dhe duke marrë e duke dhënë ngushëllim të vërtetë, i bën këto vështirësi dhe këto humbje financiare, që na kanë rënë, jashtë mase të lira dhe të parëndësishme. Unë vetë do ta kisha pranuar këtë mundim vetëm për të takuar njërin nga vëllezërit e mi këtu pasi kam qenë ndarë prej tyre qysh prej dhjetë viteve.

Dijeni se shfaqja e ankesave është kundërshtim ndaj Kaderit Hyjnor, ndërsa falënderimet janë nënshtrim ndaj tij.

Unë ju siguroj ju, o vëllezërit e mi, se në qoftë se do të vinte tani exheli dhe të vdisja, do ta prisja atë me rehati të zemrës e me qetësi; sepse unë kam bindje të plotë se midis jush ka shumë Saida të fortë, të qëndrueshëm e të rinj, të cilët do ta marrin përsipër misionin (e Risale-i Nurit), do ta ruajnë atë, do ta mbrojnë dhe do ta trashëgojnë atë shumë më mirë se sa ky Said i dobët, i moshuar, i pafuqishëm dhe i sëmurë. Unë u ndjeva shumë mirënjohës dhe i lumtur për ata, emrat e të cilëve janë shkruar në bllokun e Nazifit, të cilët në mënyrë të efektshme forcojnë moralet. Sidoqoftë, unë i pata supozuar se ata do të ishin kështu. Zoti u dhëntë sukses atyre dhe i bëftë shembuj të mirë për të tjerët. Amin.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Meqenëse ju e keni lidhur veten tuaj me Risale-i Nurin për të fituar shpërblimin e Ahiretit dhe për të përmbushur një lloj ibadeti, nuk ka dyshim se çdo orë prej orëve tuaja -nën këto kushte e rrethana të vështira- bëhen si ibadeti i njëzet orëve. Dhe njëzet orë punë në shërbim të Kur’anit dhe Imanit -meqenëse në to ka xhihad maënevij– fitojnë vlerën e njëqind orëve. Dhe ato njëqind orë që kalojnë duke takuar vëllezër të mirë, të cilët janë muxhahidë të vërtetë, secili prej tyre ka rëndësinë e njëqind njerëzve, dhe mbajtja e lidhjeve vëllazërore me ta, duke i mbështetur ata -me forcë shpirtërore- dhe duke marrë ndihmë prej tyre, duke i ngushëlluar ata dhe duke marrë ngushëllim prej tyre, vazhdimësia me ta në këtë shërbim të shenjtë ndaj imanit me solidaritet të vërtetë dhe me qëndrueshmëri të plotë, dhe duke përfituar prej cilësive të tyre të larta dhe duke fituar vlerën dhe kualifikimin e studentit në medresetu el-zehra hyrjen në këtë vend provimi, në këtë shkollë të Jusufit, dhe secili mori pjesën e caktuar për të nga Kaderi Hyjnor, dhe hëngri ushqimin e caktuar për të në këtë vend, duke fituar sevab -shpërblim… Është e domosdoshme të bëni falënderime për të ardhmen tuaj këtu, të zbukuroheni me durim dhe t’i përballoni të gjitha vuajtjet e mundimet duke menduar për të gjitha dobitë e lartëpërmendura.

Said Nursi

 

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Unë sinqerisht shpresoj se heronj të vendosur e të fortë si çeliku si ata të Ispartës dhe të rrethinave të saj (si shembulli i Husrevit dhe i Hafiz Aliut), do të shfaqen edhe këtu në Kastamonu. Lavdërime të pafundme qofshin për Zotin që ajo provincë i përmbushi shpresat e mia, duke dërguar heronj të shumtë për të na ndihmuar. U dërgoj përshëndetjet e mia të gjithë vëllezërve, të cilët janë me ju, dhe të cilët janë gjithmonë të pranishëm në imagjinatën time por emrat e të cilëve unë nuk mund t’i shkruaj, dhe unë lutem për mirëqënien e tyre.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur, besnikë, të qëndrueshëm e të sinqertë!

Unë po ju përshkruaj njërën nga rrethanat e mia këtu, jo që t’ju dëshpëroj ju dhe as që të përpiqemi të merrni ndonjë masë fizike të domosdoshme, por që të përfitoj nga shumimi i duave tuaja sipas rregullit të bashkimit të përpjekjeve të përbashkëta, dhe me qëllim që ju të shtoni vetëpërmbajtjen, kujdesin dhe të visheni me durim, me rezistencë dhe të mbroni me zell solidaritetin tuaj të ngushtë.

Tortura dhe mundimi që unë vuaj këtu në një ditë janë më të mëdha se sa kam vuajtur për një muaj në Burgun Eskishehir. Masonët e tmerrshëm kanë bërë që të më sundojë një mason zullumqar me qëllim që të gjejnë ndonjë pretekst në fjalën time: “mjafton më me kaq”, e cila buron nga indinjata ime e thellë dhe nga zemërimi i madh ndaj torturave që më japin; ata duan ta shfrytëzojnë këtë fjalë dhe ta bëjnë si arsye për agresionin e tyre mizor, dhe kështu nën të mbulojnë gënjeshtrat e tyre. Si një shenjë e mrekullueshme e përkujdesjes Hyjnore, unë vetëm jap falënderime me durim dhe jam i vendosur të vazhdoj duke duruar e duke dhënë falënderime.

Përderisa ne i jemi nënshtruar Kaderit Hyjnor, dhe ne e dimë se këto vështirësi konsiderohen si një mjet për të fituar shpërblim më të madh në përputhje me kuptimin e rregullit,  “Më të mirat e punëve janë ato më të vështirat”, prandaj, ne i konsiderojmë ato -nga ky këndvështrim- si një mirësi shpirtërore.

Pastaj vështirësitë kalimtare të kësaj dynjaje, në të shumtat e rasteve përfundojnë në gëzime e mirësi. Dhe ne jemi plotësisht të bindur me shkallën e “sigurisë absolute” se ne ia kemi dedikuar jetët tona një të vërteteje madhështore më të ndritshme se sa dielli, një të vërtete të bukur si bukuria e parajsës, dhe të ëmbël e të kënaqshme si kënaqësia e lumturisë së përjetshme. Prandaj, nuk duhet të dalë kurrë ankesa prej nesh, por këto rrethana të vështira duhet të na shtyjnë që ne të themi: Ne jemi në një xhihad maënevij -xhihadin e fjalës- me të cilin krenohemi, dhe falënderojmë Allahun që na favorizoi me të.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur!

Këshilla ime e parë dhe e fundit për ju është që ju të ruani solidaritetin; të shmangni egoizmin, arrogancën dhe rivalitetin, të ruani vetëpërmbajtjen dhe të jeni të kujdesshëm.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Është e kuptueshme nga akuza e prokurorit të përgjithshëm se planet e ateistëve të fshehur, të cilët mashtruan disa prej drejtuesve të qeverisë duke i shtyrë ata të lëvizin kundra nesh, janë asgjësuar dhe kanë dalë të rreme.

Tani ata po përpiqen të fshehin gënjeshtrat e tyre duke na akuzuar se po formojmë një shoqëri politike dhe një grup revolucionar sekret, dhe si rezultat i kësaj, ata nuk më lejojnë të kem kontakt me asnjë, sikur të gjithë ata që kanë kontakt me ne, na bashkohen, gjithashtu edhe zyrtarët e lartë janë të kujdesur për të na shmangur, dhe ata përpiqen të shihen me sy të mirë nga eprorët e tyre duke na bezdisur e duke na rënë në qafë. Unë do t’i shtoja pjesën e poshtme fundit të kundërshtimeve të mia, por  pata një ide që nuk më lejoi. Pjesa ishte kjo:

Po, ne jemi një shoqëri dhe ne jemi një shoqëri që në çdo shekull ka pasë treqind e pesëdhjetë milion anëtarë[28]. Në çdo ditë nëpërmjet pesë namazeve të detyruara anëtarët e saj demonstrojnë me nderim të plotë lidhjen e tyre me parimet e asaj shoqërie të shenjtë. Nëpërmjet programit të shenjtë  “Padyshim që besimtarët janë vëllezër”,[29] ata nxitojnë për të ndihmuar njëri-tjetrin me lutjet e tyre dhe me fitimet e tyre të shumta shpirtërore.

Dhe kështu, ne jemi anëtarët e asaj shoqërie të shenjtë e të madhe, dhe detyra jonë e veçantë është që t’u mësojmë besimtarëve në një mënyrë të sigurtë e të verifikuar të vërtetat e besimit dhe t’i shpëtojmë ata dhe vetet tona prej asgjësimit të përjetshëm dhe prej burgosjes së përhershme e të vetmuar në Botën e ndërmjetme. Ne nuk kemi asnjë lidhje me ndonjë shoqëri të kësaj bote, politike, intriguese dhe as me ndonjë grup klandestin dhe as me ndonjë shoqëri sekrete të pakuptim e të pabazë lidhur me të cilat ne jemi akuzuar; ne nuk e ulim veten në gjëra të tilla.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Sot para agimit unë ndjeva një keqardhje të madhe për të gjithë ju. Atëherë, mua m’u kujtua “Trajtesa për të sëmurit”, dhe ajo më ngushëlloi.

Po, kjo fatkeqësi është si një lloj sëmundje sociale. Shumica e ilaçeve të lidhura me besimin që janë përmendur në atë trajtesë e bëjnë punën e tyre edhe në këtë sëmundje gjithashtu. Ashtu siç i thashë atij të sëmuri të bekuar në ErZurum, dhimbja e të gjitha mundimeve ka kaluar; ajo çfarë ka mbetur prej saj janë mirësitë e saj, dobitë e saj që shohin tek kjo botë, tek Ahireti, tek besimi dhe tek Kur’ani. Kjo do të thotë se ajo fatkeqësi e vetme kalimtare është transformuar në mirësi të shumta të përhershme. Sa për të ardhmen, meqenëse ajo është mosekzistuese tani, fatkeqësitë që do të vazhdojnë në atë kohë nuk japin dhimbje tani. Të shkaktosh dhimbje nga mosekzistenca nëpërmjet iluzioneve -mashtrimeve- do të ishte mungesë besimi në mëshirën e Allahut dhe në Kaderin e Tij xh.sh..

Së Dyti: Shumica e njerëzimit në tokë tani janë sprovuar e goditur me fatkeqësi, fizike e jofizike, dhe në zemrat, shpirtërat dhe në mendjet e tyre.

Fatkeqësia jonë e krahasuar me të tyren është shumë e lehtë, rehatuese dhe e dobishme. Ajo shkakton fitime e dobi materiale e shpirtërore për zemrën, shpirtin, imanin, shëndetin dhe për mirëqënien.

Së Treti: Në qoftë se nuk do të kishim hyrë në burg këtu në mes të këtyre stuhive, kjo fatkeqësi e lehtë do të ishte shumë e rëndë për shkak të kontakteve tona me zyrtarët dyshues, dhe do të na zbriste ne fatkeqësia e sjelljes me artificializëm e me lajkatime ndaj tyre.

Së Katërti: Duke i parë me pak shpenzime miq të vërtetë, më të mëshirshëm se sa vëllezërit -dhe duke takuar vëllezër të Ahiretit, të cilët janë si udhëzues e këshillues, këtu në këtë dimër të dyfishtë fizik e shpirtëror, në të cilin janë ndërprerë punët, dhe në këtë shkollë të Jusufit e cila është një departament i Medresetu Ez-Zehra; dhe  duke i vizituar ata, dhe duke përfituar prej cilësive të tyre personale, dhe duke marrë forcë prej veçorive të tyre të larta e të bukura, të cilët janë si drita që përhapet nëpër objekte transparente, dhe duke marrë ndihmë prej ndihmës së tyre shpirtërore, prej gëzimeve dhe prej ngushëllimeve të tyre; që të gjitha këto e ndryshojnë formën e kësaj fatkeqësie, duke e transformuar atë në një lloj skene të Përkujdesjes Hyjnore.

Një faqe e hollë e kësaj përkujdesje të fshehur është se të gjithë studentët e Risale-i Nurit këtu thirren Hoxhallarë. Ti i sheh se gjuhët e të gjithëve i përmendin ata me respekt e nderim me fjalën hoxhallarë… hoxhallarë…

Ndodhet një aluzion tjetër në këtë, ashtu siç është transformuar ky burg në një medrese -shkollë fetare-, po ashtu studentët e Risale-i Nurit që të gjithë do të bëhen mësues, dhe në dashtë Zoti xh.sh. në sajë të këtyre hoxhallarëve, edhe burgjet e tjerë do të bëhen shkolla gjithashtu.

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Në qoftë se do të lexoheshin këto letra të vogëla ngushëlluese, si kjo, dhe të studioheshin bashkë me trajtesën “Frutat e besimit” sidomos me pjesët e fundit të saj, dhe nëse vëllezërit do ta diskutonin në formë reflektive midis tyre ndonjë çështje që ju vjen ndërmend prej Risale-i Nurit, njeriu do të fitonte -në dashtë Zoti- nderin e të qënurit “student i shkencave fetare”.

Figura të shquara si Imam Shafiiu, Zoti qoftë i kënaqur me të, i dha rëndësinë më të madhe kësaj, duke thënë: “Madje edhe gjumi i studentëve të shkencave të sheriatit konsiderohet si adhurim”.

Në qoftë se në këtë kohë që nuk ka shkolla fetare, sikur të vuheshin njëqind mijë mundime në këto vende torture për shkak të qënies studentë të tillë të lartësuar, as një rëndësi nuk duhet t’u jepet atyre mundimeve. Përkundrazi ne duhet të buzëqeshim me gëzim e kënaqësi në fytyrën e atyre vështirësive duke thënë:  “Më të mirat e punëve, janë ato më të vështirat”. Sa për shpenzimet për jetesë të familjeve të vëllezërve tanë të varfër, meqenëse shikimi në fatkeqësi duhet të drejtohet tek ajo fatkeqësi e cila është më e madhe se sa ajo e tyre, ndërsa në mirësi duhet të drejtohet tek mirësia më e pakët, tek ata që janë më shumë të privuar, dhe kjo në bazë të një Rregulli të Kur’anit, të imanit dhe të Risale-i Nurit; atëherë ata janë rehat dhe më mirë se sa tetëdhjetë përqind e njerëzve.

Prandaj ata nuk kanë të drejtë të ankohen; përkundrazi e drejta e tyre është të japin tetëdhjetë shkallë falënderimesh, falënderim mbi falënderim.

Pastaj Kaderi Hyjnor caktoi që ne ta takojmë fatin tonë këtu dhe të hamë rizkun -ushqimin- e caktuar për ne. Drejtësia e Mëshirës Hyjnore na ka grumbulluar së bashku këtu; familjet janë lënë në amanet tek Furnizuesi i tyre i vërtetë, duke i çliruar ata vëllezër përkohësisht nga detyrimi i mbikqyrjes për ushqimet e tyre, ashtu siç do t’i çlirojë një ditë krejtësisht prej tyre dhe do t’i shkarkojë… Meqenëse realiteti është ky, ne duhet të themi:  “Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i Mirë i punëve”,[30] duke ia dorëzuar çështjen tonë Atij dhe duke bërë falënderime të shumta.

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë jam me fat dhe falënderoj Zotin që gjendem pranë jush në të njëjtën ndërtesë (të burgut) pavarësisht se nuk mund t’ju takoj. Ndonjëherë, në mënyrë të pavullnetshme më vjen në zemër se duhet të merren disa masa të domosdoshme.

Për shembull, një i burgosur u dërgua tek krahu i burgut pranë meje nga Masonët, i cili ishte edhe gënjeshtar edhe spiun. Meqenëse shkatërrimi është i lehtë, sidomos midis të rinjve dembelë si ata, unë mësova nga bezdisjet e mëdha të atij maskarai të poshtër dhe nga korruptimi që ai u bënte të rinjve, se ateistët përpiqen të përhapin korrupsionin dhe të prishin moralet përballë udhëzimit dhe reformimit tuaj ndaj tyre.

O vëllezërit e mi! Në këtë situatë është e domosdoshme -madje është tepër esenciale dhe e domosdoshme- të bëhet kujdes i madh, dhe sa të jetë e mundur të mos ofendoheni nga të burgosurit e vjetër dhe as t’i ofendoni ata, dhe të mos lejoni grindje e mosmarrëveshje, dhe duhet të ruani gjakftohtësinë, të vetëpërmbaheni dhe të zbukuroheni me durim.

Gjithashtu, o vëllezërit tonë, me sa të jetë e mundur është e domosdoshme të ruani forcën e solidaritetit dhe të vëllazërisë nëpërmjet  shfaqjes së sakrificës, braktisjes së egoizmit dhe nëpërmjet modestisë.

Prokopia me çështjet e dynjasë më pikëllon, prandaj unë kam besim në mendjemprehtësinë tuaj, pasi nuk mund t’i marr në konsideratë pa qenë nevoja.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Kundra çdo mundësie, unë duhet të shpjegoj një çështje që m’u shfaq në këtë mëngjes. Duke bërë pyetjen: “Jam kureshtar të di se çfarë mund të thonë filozofët ateistë për këtë, dhe me çfarë mund ta mbështesin ata vetveten?”, sepse qysh prej njëzet viteve nefsi im dhe shejtani im kanë hetuar nëse të vërtetat që ne kemi marrë nga Kur’ani nuk lënë ndonjë vend për dyshim apo ngurrim, ato të vërteta të cilat janë aq të qarta si dielli ose si dita. Meqenëse nefsi im dhe shejtani nuk gjetën asnjë gabim apo mangësi në asnjë qosh apo skutë, ata të dy heshtën. Unë mendoj se e vërteta e cila, heshti nefsin dhe shejtanin tim që janë shumë të ndjeshëm dhe që punojnë bashkë, është e aftë dhe në gjendje që t’i heshtë edhe më kryeneçët dhe të pabindurit e njerëzve.

Meqenëse ne punojmë për hir dhe në rrugën e një të vërteteje e cila është më e madhja dhe më e rëndësishmja e të vërtetave, më e qëndrueshmja dhe më e palëkundshmja, dhe e cila nuk mund të çmohet apo të vlerësohet me asnjë vlerë materiale, çfarëdo qoftë ajo; dhe në qoftë se do të jepeshin nefsi, shpirti, shoku, i dashuri dhe madje e gjithë bota si çmim për të, kjo përsëri do të ishte e lirë; atëherë ne sigurisht që duhet t’u përgjigjemi me qëndrueshmëri të plotë të gjitha mjerimeve dhe vuajtjeve që na bien, dhe t’i përballojmë me durim të gjitha mundimet e armiqve. Ka shumë gjasa që ata të lëvizin kundra nesh një numër prej hoxhallarëve të mashtruar ose prej Shehëve të cilët në dukje shfaqen si njerëz të devotshëm…

Përballë një pozicioni si ky, është e domosdoshme që ne të ruajmë Unitetin dhe solidaritetin tonë, dhe të mos humbasim kohën me ta në debate e diskutime bosh.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

M’u shfaq në këtë mëngjes para agimit se arsyeja e vërtetë për këtë sulm të gjërë e agresiv kundra nesh nuk është “Rrezja e Pestë”, por “Hizb en-Nuri” dhe “Çelësi i besimit” si dhe “Huxhxhetul Ba’ligah” (Prova elokuente).

Unë lexova një pjesë prej “Hizb En-Nurit” me vëmendje dhe shqyrtova “Çelësin e besimit” dhe kuptova se ateistët nuk mundnin ta mbronin rrugën e tyre të mosbesimit absolut përballë goditjeve të këtyre dy shpatave të mprehta prej diamanti, por e shfaqën “Rrezen e Pestë” si shkak të jashtëm, dhe atë e bënë për arsye të lidhjes së saj të pjesshme me politikën. Kështu ata e mashtruan me të qeverinë duke e nxitur kundra nesh.

Në të njëjtën kohë m’u shfaq se në qoftë se ndonjëri prej vëllezërve tonë të dobët do ta braktiste punën përkohësisht, ndoshta ai do të mund të shpëtonte nga kjo fatkeqësi”, dhe unë doja t’u jepja leje për këtë. Por papritmas m’u shfaq mua në zemër: Ai që lidhjet e të cilit me të kanë vazhduar deri në këtë masë, që ka hyrë në këtë provim dy herë, dhe i cili ka vuajtur kaq shumë mundime për hir të tij dhe është dëmtuar shumë, nuk i lejohet ta braktisë në një mënyrë të përzemërt, mënyrë që do të ishte edhe e dëmshme, edhe e padobi, por ai do të mund ta bënte atë thjesht për t’i  mashtruar ata, vetëm duke shfaqur një shmangie prej tij në pamje të jashtme. Përndryshe kjo do t’i shkaktonte dëm edhe vetes së tij, edhe neve, edhe rrugës sonë të shenjtë, dhe si një dënim për atë që bëri, personi do të merrte goditje në kundërshtim me qëllimet e tij.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ai i cili vuan torturat dhe mundimet e këtij burgu, i cili është më i ftohtë dhe më i ngushtë se sa vendet e tjerë, nuk ka dyshim se ai ka dëshirë të ikë prej asaj që e shkaktoi këtë burgosje dhe futjen e tij në të, secili sipas shkallës së tij. Por shkaku i tij i jashtëm që është “Risale-i Nuri” që i bën të fitojnë ata, të cilët vuajnë mundime, imanin tahkiki -besimin e sigurtë e të verifikuar- dhe vdekje të lumtur -fund të mirë- dhe shpërblim të bollshëm prej veprave të mira të qindra punjonjësve që burojnë nga pjesëmarrja shpirtërore, unë them: këto dobi i transformojnë ato vuajtje të hidhura në mëshira të ëmbëla e të kënaqshme, prandaj çmimi i këtyre dy rezultateve është: Besnikëria e palëkundur dhe qëndrueshmëria e plotë. Prandaj, të jesh i penduar dhe ta braktisësh atë, do të ishin dy humbje të mëdhaja. Ky burg është më i mirë për ata studentë të cilët nuk kanë lidhje me dynjanë, ose që kanë shumë pak lidhje; madje kjo burgosje është më e preferueshme për lirinë, dhe nga një aspekt është një vend lirie. Ndërsa meqenëse për ata të cilët janë të lidhur me dynjanë dhe janë në gjendje të mirë e të pasur, paratë e shpenzuara bëhen sadeka të shumëfishuara për ta, dhe orët e shpenzuara -kalimtare- të jetës transformohen në ibadete të shumëfishuara për ta, prandaj duhet që ata të bëjnë falënderime në vend të ankesave.

Sa për grupin e fukarenjve dhe të të dobëtive të mjerë, meqenëse ata nuk fitonin shpërblim -thevab- të madh jashtë burgut, por ngarkoheshin me përgjegjësi të rënda, atëherë ky burg që i bën ata të fitojnë mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha, dhe duke mos mbajtur mbi shpatullat e tyre asnjë lloj përgjegjësie, dhe mundimet që lehtësohen nëpërmjet ngushëllimit midis vëllezërve… kjo kërkon që ata të japin falënderime.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Një person i devotshëm në Kastamonu më tha duke u ankuar: Unë kam rënë; unë e kam humbur gjendjen time shpirtërore të mëparshme, dhe kam humbur dritat dhe ndriçimet”. Unë i thashë: Përkundrazi, ti ke përparuar dhe je lartësuar mbi ndriçimet dhe zbuluesat të cilat lajkatojnë egon, japin një shije të frutave të Ahiretit ndërsa akoma je në këtë botë, dhe nxisin egocentrizmin. Duke braktisur egoizmin dhe duke mos kërkuar kënaqësitë kalimtare dhe nëpërmjet vetëmohimit, ti ndoshta ke fluturuar në një stacion më të lartë e më sublim.

Po, një mirësi Hyjnore e rëndësishme është mosbërja e personit, i cili ka braktisur egoizmin e tij, ta perceptojë mirësinë me qëllim që ai të mos bëhet krenar e mendjemadh.

O Vëllezërit e mi! Si rrjedhojë e kësaj të vërtete, ata që mendojnë në mënyrë të ngjashme me atë person ose interesohen për stacione të ndritshme të cilat i japin mendimet e mira të të tjerëve, kur hedhin vështrimin tek ju, dhe midis jush shohin studentë të cilët shfaqen në veshjen e modestisë, të vetëmohimit dhe që janë vënë në shërbim të njerëzve, ju përfytyrojnë ju prej njerëzve të rëndomtë ose të zakonshëm, dhe thonë: A këta janë heronjtë e realitetit dhe burrat e tij? Ose a këta do ta sfidojnë të gjithë dynjanë? Ah, medet! Ku janë këta me ata muxhahidë në rrugën e këtij shërbimi të shenjtë, dhe të cilët kanë parakaluar Evlijatë e drejtë në këtë kohë, të cilët janë të pafuqishëm para tyre?”

Në qoftë se ata janë shokë përjetojnë zhgënjim, dhe në qoftë se janë kundërshtarë e gjejnë kundërshtimin e tyre të justifikuar.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Në shikimin tim frutat[31] e burgut tuaj janë aq të ëmbëla e të rëndësishme ashtu si frutat e Firdeusit -Parajsës. Ato realizuan shpresat e mëdha që kisha për ju dhe konfirmuan pretendimet e mia; gjithashtu demostruan për bukuri fuqinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe solidaritetin.

Ato pena të bekuara kur bashkohen, shfaqin vlerën treqind ose të katërqind penave nën këto kushte e presione, si bashkimi i tre ose i katër elifave[32] (që janë përmendur në trajtesën e sinqeritetit). Një gjendje shpirtërore e cila e ruan unitetin tuaj në këto kushte të ngatërruara provon atë çfarë thashë unë dje.

Po,- nuk ka gabim në krahasim -ashtu si një Evlija- i madh që nuk mund të ngjitet në stacionin e një sahabeje të vogël lidhur me shërbimin për islamin ashtu siç kanë mendim unanim për këtë Ehli Es-sunneh -Sunitët-, po ashtu një vëlla i sinqertë prej vëllezërve tonë i cili ka braktisur shanset e nefsit -kënaqësitë e nefsit- të tij në këtë kohë dhe punon në shërbim të imanit dhe përpiqet në rrugën e vetëmohimit, dhe bën aq sa mundet për të ruajtur solidaritetin dhe unitetin, këtij vëllai i jepet një pozitë më e lartë se ajo e një shenjtori -Evlijai.

Dhe kështu u binda dhe ju me rolin tuaj e mbështesni këtë bindjen time, Zoti qoftë përjetësisht i kënaqur me ju. Amin!

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Trajtesa “Frutat e besimit” ka një rëndësi shumë të madhe dhe një vlerë shumë të lartë. Shpresoj që Allahu të hapë me të zemrat e shumë njerëzve në ndonjë kohë.

Duket se ju e keni kuptuar plotësisht vlerën e saj, sepse ju nuk e keni lënë këtë vend studimi, këtë shkollë të Jusufit, pa mësim.

Unë them atë që i referohet nefsit tim: Në qoftë se fruti i të gjithë këtij shqetësimi dhe shpenzimi do të ishte vetëm kjo trajtesë dhe trajtesa e “Mbrojtjes”, si dhe qënia me ju në të njëjtin vend, ai i zvogëlon në asgjë shpenzimin dhe shqetësimin; madje edhe në qoftë se do ta vuanim dhjetë herë më shumë këtë fatkeqësi, ajo përsëri do të ishte e lirë –jo e shtrenjtë- në rrugën e këtyre çështjeve.

Unë kam formuar bindje të plotë si rezultat i eksperiencave të mia të shumta dhe sidomos në këtë burg të ngushtë: Të preokupuarit me Risale-i Nurin, si duke e lexuar atë po ashtu edhe duke e shkruar, e lehtëson shumë vuajtjen dhe shqetësimin si dhe shkakton gëzim dhe një ndenjë ngrohtësie. Ndërsa në kohën që unë nuk preokupohem me të, ajo fatkeqësi dyfyshohet, dhe më pikëllojnë mua gjëra të parëndësishme. Duke u mbështetur mbi disa arsye, unë mendoja se Husrevi, Hafiz Aliu dhe Tahiri ishin në një vuajtje të madhe, por pashë se ata dhe ata të cilët ishin me ta ishin më të qëndrueshëm dhe më të dorëzuar ndaj Urdhrit të Allahut, dhe gjenin rehatinë dhe qetësinë e zemrës.

Unë thoja: Dua të di, cili është shkaku? Tani e kam kuptuar se ata janë duke kryer detyrat e tyre të natyrshme, dhe nuk preokupohen me gjëra që nuk u interesojnë, dhe as nuk ndërhyjnë në çështjen e Kaderit dhe të vendimit Hyjnor.

Ata as nuk shqetësohen, as nuk tronditen, as nuk kritikojnë askënd, gjë që buron nga egoizmi dhe nga synimi i interesit vetjak. Janë zbardhur fytyrat e studentëve të Risale-i Nurit me qëndrueshmërinë dhe qetësinë e zemrave të tyre si dhe kanë shfaqur forcën shpirtërore të Risale-i Nurit përballë ateizmit.

I lutemi Allahut që t’i bëjë dinjitetin e vërtetë dhe heroizmin, brenda përulësisë së tyre të plotë dhe brenda vetëmohimit, të shpërndahen tek të gjithë vëllezërit tanë. Amin.

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Një egoizëm i tmerrshëm që buron nga pakujdesia dhe nga dashuria për këtë botë, po sundon në këtë kohë. Prandaj njerëzit e realitetit duhet të braktisin egoizmin dhe mendjemadhësinë, edhe në qoftë se ato do të ishin në një formë të lejuar. Meqenëse studentët e vërtetë të Risale-i Nurit e kanë shkrirë egoizmin e tyre, i cili i ngjason një blloku akulli, në personalitetin kolektiv dhe në pellgun e përbashkët të xhematit, ata në dashtë Zoti xh.sh., nuk do të lëkunden nga këto stuhi e shtrëngata.

Po, një plan i rëndësishëm dhe i mirëprovuar i hipokritëve është, që t’i grumbullojnë bashkë njerëzit të cilët që të gjithë janë si oficerë dhe si gjykatës, lidhur me ndonjë çështje të vetme dhe në një vend të ngushtë me qëllim që t’i bëjnë ata të qëndrojnë të fohtë, të pezmatuar, zemërakë e kritik ndaj njëri-tjetrit; dhe duke i nxitur me qëllim që të luftojnë kundra njëri-tjetrit, ata shkatërrojnë moralet e tyre. Atëherë, hipokritët me lehtësi u japin goditje atyre të cilët kanë humbur fuqinë e tyre dhe i vrasin ata.

Meqenëse studentët e Risale-i Nurit kanë marrë rrugën e dashurisë dhe të vëllazërisë si dhe “asgjësimin në vëllezër”, në dashtë Zoti, do ta prishin këtë plan përçarës të mirëprovuar të hipokritëve.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Një herë në të kaluarën, në një vend një shejh i madh kishte aq shumë muridë -ndjekës- saqë njerëzit e qeverisë në atë vend u bënë të shqetësuar nga frika se mos ndoshta do të implikoheshin në çështje politike; dhe njerëzit e shtetit dëshiruan ta shpërndanin xhematin e Shehut. Shejhu u tha njerëzve të shtetit: Unë kam vetëm një murid e gjysëm -një ndjekës e gjysëm- dhe jo tjetër. Në qoftë se dëshironi le t’i vëmë në provë e në testim. Kështu, Shejhu ngriti një tendë në një krahinë prej krahinave të Medinesë, dhe u bëri ftesë mijëra muridëve -ndjekësve- të tij për të shkuar atje dhe pastaj i urdhëroi duke u thënë: Unë do t’ju vë ju në provë. Kush është me të vërtetë muridi im dhe i bindet urdhërit tim, do të shkojë në xhennet. Ndërkohë u bëri ftesë atyre për tek tenda njëri pas tjetrit. Ai kishte therrur një dele në mënyrë sekrete; dhe kjo u duk për muridat -ndjekësit- sikur ai kishte therrur njërin nga muridët e tij të zgjedhur dhe e kishte dërguar në xhennet. Kur mijërat e muridëve e panë rrjedhën e gjakut që vërshonte nga jashtë, ata nuk iu bindën më shehut dhe hoqën dorë prej tij si dhe filluan ta mohonin. Vetëm një burrë tha: “t’u bëfsha kurban”, dhe shkoi tek ai; dhe pas tij shkoi edhe një grua gjithashtu. Kurse të gjithë të tjerët u shpërndanë. Shejhu u tha burrave të shtetit: Tani ju e patë vetë se unë kam një murid e gjysëm!

Falënderime të pafundme qofshin për Zotin xh.sh. që në provimin dhe në gjykatën e Eskishehirit, Risale-i Nuri humbi vetëm një student e gjysëm-krejtësisht ndryshe nga ai shejh në të shkuarën. Nëpërmjet përpjekjeve të heronjve të Ispartës dhe të rrethinave të saj, u shtuan dhjetë mijë studentë në vend të një studenti e gjysëm.

Në dashtë Zoti xh.sh., edhe në këtë provim, nëpërmjet përpjekjeve të heronjve të vendeve të lindjes dhe të perëndimit, nuk do të humbasë shumica, përkundrazi, në vend të një të humburi të vetëm do të vijnë dhjetë.

* * *

 

Një herë në të shkuarën, një njeri i cili ishte jomusliman gjeti një mjet për të arritur në shkallën e kalifit të shejhut brenda një udhëtimi shpirtëror në tarikatin Nakshibendi, dhe nisi detyrën e dhënies udhëzim. Kur muridët -nxënësit- nën trajnimin e tij filluan të përparonin shpirtërisht, njëri prej tyre zbuloi se ky murshidi -udhëzuesi- i tyre kishte pësuar një rënie të rëndë. Pastaj udhëzuesi kuptoi nëpërmjet mendjemprehtësisë së tij se gjendja e tij ishte zbuluar, dhe ndërkohë i tha atij muridi: kështu, ti më njohe!

Muridi -nxënësi- i tha: Meqenëse unë e arrita këtë stacion nëpërmjet udhëzimit tënd, unë do të të respektoj e do të të nderoj tani e tutje edhe më shumë se më parë”.

Muridi nisi t’i lutej me përgjërim Allahut të Lartësuar të Gjithëfuqishëm që ta udhëzonte drejt murshidin -mësuesin- e tij, derisa Allahu e shpëtoi nga ajo që ai kishte rënë, dhe i tejkaloi në sukses të gjithë muridët në përparim shpirtëror, dhe përsëri u bë një murshid i vërtetë për ta… kjo do të thotë se ndonjëherë muridi -nxënësi- bëhet Shejh për shejhun e tij. Atëherë, vlera dhe përparimi është që, studenti të mos e lërë vëllain e tij kur e sheh të sprovuar me ndonjë gjë të keqe, në një situatë të keqe, por forcon vëllazërinë e tij me të dhe përpiqet që ta reformojë. Kjo është shenja e besnikëve dhe e të drejtëve. Ndërsa hipokritët i shfrytëzojnë situata të tilla dhe i bëjnë publike: “Këta, për të cilët mendoni shumë, janë thjesht njerëz të zakonshëm e të paaftë”, dhe këtë e bëjnë për të shkatërruar solidaritetin e vëllezërve dhe për të prishur mendimet e mira të tyre për njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, pavarësisht se ne kemi vuajtur shumë në këtë fatkeqësi, por ama meqenëse kjo është një çështje që ka të bëjë me të gjithë botën islame, ajo ka një vlerë shumë të madhe dhe çdo gjë tjetër përballë saj është shumë e lirë –jo e ngjashme-, duke ditur se ngjarje të ngjashme me të nuk u bënë pronë e botës islame për shkaqe politike, fetare ose për shkaqe të tjera.

* * *

 

Meqenëse nënshkrimi -firma- e çuditshme në fillim të botimit të trajtesës El-levamiu Rrezëllimat -vepra e Saidit të vjetër- koinçidon me pak ndryshim me rrethanat e mia të tanishme dhe ekzaktësisht me vitin shtatëdhjetë e dy, unë e kam përfshirë atë këtu. Në qoftë se ju e konsideroni të përshtatshme ju mund t’ia shtoni asaj fundit të Fjalës mbrojtëse në vend të një nënshkrimi, dhe trajtesës së Frutave dhe letrave të shkurtëra.

Ai nënshkrim i çuditshëm përbëhet nga tre rreshta e gjysëm që vijojnë:

 

 

Lutësi

Varri im i rrënuar në të cilin janë grumbulluar stivë shtatëdhjetë e nëntë kufoma të Saidit me gjynahet e tij dhe me brengat,

E tetëdhjeta u bë një gurë varri tek varri im;

Ato të gjithë së bashku vajtojnë për Rënien e islamit.

Unë jam i sigurt se e ardhmja e Azisë,

me tokën e saj dhe me qiellin e saj,

së bashku do t’i dorëzohen

dorës së pastër e të ndritshme të islamit,

 sepse ajo premton lulëzimin e besimit;

dhe i jep paqe e siguri njerëzimit.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Arsyeja për rëndësinë e madhe që unë i jap solidaritetit tuaj nuk është vetëm për shkak të avantazheve të tij për ne dhe për Risale-i Nurin, por për masat e besimtarëve të cilët nuk janë brenda sferës së Imanit tahkikij -besimit të sigurtë e të verifikuar-, dhe ata janë shumë në nevojë për një pikë mbështetjeje dhe për një të vërtetë të qëndrueshme të cilën një xhemat, i cili nuk tundet nga ngjarjet, e gjen të sigurt, që të përqëndrohen mbi atë të vërtetë të sigurtë për të qenë të qëndrueshëm përballë rrymave të tmerrshme të çudhëzimit me qëllim që ajo të jetë për ta një provë e fortë, një udhëzues i qëndrueshëm, një pikë referimi, një autoritet që nuk mashtrohet e nuk mashtron, dhe që nuk tërhiqet e nuk lëkundet. Ai që sheh solidaritetin tuaj të fuqishëm formon bindjen se ndodhet një e vërtetë e cila nuk mund të sakrifikohet për asgjë, dhe që nuk mund të përkulet para njerëzve të çudhëzimit, as nuk mund të mposhtet; ai do të forconte besimin e tij, do të thellohej fuqia e tij shpirtërore dhe do të shpëtonte -me leje të Zotit- prej bashkimit të rradhëve të njerëzve të shthurjes dhe të atyre të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Bëni kujdes! Mos polemizoni, ruhuni nga polemika! Veshët spiunë do të përfitojnë prej saj. Me të drejtë ose të gabuar, ata që debatojnë në situatën tonë aktuale janë në gabim. Madje edhe në qoftë se do të kishin të drejtë deri diku, duke polemizuar, ata do të mund të na shkaktonin ne një dëm të madh. Unë do ta përsëris për ju të vërtetën që ua përmenda vëllezërve të mi të ndjeshëm në burgun “Eskishehir”.

Gjatë luftës së Parë botërore, unë mbahesha si një i burgosur së bashku me nëntëdhjetë e nëntë oficerë në një fjetinë të gjatë në veri të Rusisë. Meqenëse ata kishin respekt për mua më shumë se sa e meritoja, nëpërmjet këshillës sime për ta, unë nuk lejoja zhurmë apo shqetësim. Por, atëherë, gjaknxehtësia -rrëmbimi- duke u shkaktuar nga shtrëngimi -burgosja- ngacmimi i nervave, filloi t’u jap shkas grindjeve të ashpra. Unë u thashë tre a katër prej tyre: Shkoni atje ku ka zhurmë e britma, dhe ndihmoni ata të cilët janë në gabim. Ata e bënë këtë, dhe grindjet e dëmshme pushuan. Pastaj ata më pyetën: Përse ti ndërmore një veprim të tillë të padrejtë? Unë u thashë: “Personi që është me të drejtën është i paanshëm, i ndershëm; ai do ta sakrifikonte të drejtën e tij të pjesshme -sa një peshë dirhem- për hir të rehatisë së të tjerëve dhe për hir të interesave të tyre që janë të shumta dhe të mëdhaja. Ndërsa ai që është në gabim, në të shumtën e rasteve është arrogant dhe egoist dhe nuk sakrifikon asgjë, dhe kështu zhurma shtohet.

* * *

Vëllezërit e mi!

Ju duhet që në mënyrë të përsëritur e të vëmendshme të lexoni pjesët në trajtesat që përfshihen në letrat e vogëla të cilat janë një mjet ngushëllimi, durimi dhe vetëpërmbajtjeje, unë jam më i dobëti midis jush dhe kam pjesën më të madhe prej kësaj fatkeqësie pikëlluese. Veçse unë, në sajë të Zotit, e përballoj me durim atë mundim. Lavdi Zotit dhe falënderimet qofshin për Të, unë nuk jam pezmatuar prej atyre që m’i kanë ngarkuar mua të gjitha fajet dhe përgjegjësitë, dhe as nuk jam zemëruar me ata të cilët vetëm kanë mbrojtur vetveten dhe i kanë hedhur fajet në mënyrë të nënkuptuar mbi xhematin dhe na i kanë ngarkuar ne, se ne paskemi formuar një shoqëri politike.

Unë kërkoj që, meqenëse ne jemi vëllezër, ju duhet të më imitoni mua në këtë durim.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë dhe o shokët e mi në bujtinën e kësaj dynjaje!

Unë mendova sonte -me ndjenjat krenare dhe me damarin e temperamentit të Saidit të vjetër- për shtyrjen tonë bashkarisht për tek gjykata me dy duart e lidhura midis ushtarëve me bajoneta të mbërthyera. Kjo më bëri të ndjehesha shumë i zemëruar. Por papritmas m’u shfaq se ne duhej t’i përgjigjeshim kësaj skene -situate- jo me zemërim, por me krenari, falënderime dhe me gëzim, sepse në shikimin e qënieve të panumërta të vetëdijshme, të melekëve, të qënieve shpirtërore dhe të njerëzve të realitetit, dhe të atyre midis njerëzve me ndërgjegje dhe me iman tahkikij -me besim të sigurt dhe të verifikuar- ne shfaqemi si një karvan i heronjve në rrugën e së vërtetës, të realitetit, të Kur’anit dhe të besimit, duke sfiduar këtë shekull. Dhe meqenëse Mëshira Hyjnore dhe kënaqësia e Zotit janë drejtuar tek ne dhe me shikimin e tyre vlerësojnë me miratim e admirim, atëherë s’kanë asnjë rëndësi shikimet fyese të një bande prej bjerraditesish të shthurur. Madje, një ditë kur unë shkova me makinë -për shkak të sëmundjes- unë ndjeva një shtrëngim të fortë, mirëpo, kur shkova së bashku me ju me duart e mia të lidhura unë ndjeva një ngrohtësi të madhe dhe gëzim në shpirt. Domethënë, ajo gjendje shpirtërore buroi nga ky sekret -kuptim. Unë e kam thënë shumë herë dhe do ta përsëris: Asnjë nuk është parë në histori që të ketë përmbushur aq shumë shërbim në rrugën e së vërtetës dhe të ketë fituar aq shumë shpërblim ndërsa të ketë vuajtuar kaq pak vështirësi se sa studentët e Risale-i Nurit.

Sado shumë mundime të vuajmë, përsëri ajo nuk është e kushtueshme.

*  *  *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ikja jonë prej kësaj fatkeqësie dhe shpëtimi ynë prej saj është i pamundur në dy drejtime:

I Pari: Meqenëse Kaderi Hyjnor caktoi që ne duhej ta takonim pjesën e fatit tonë këtu, ne në çdo mënyrë do të kishim ardhur këtu. Prandaj kjo situatë është më e mira.

I Dyti: Ne nuk gjetëm asnjë mënyrë për të shpëtuar prej komploteve që ishin kurdisur kundra nesh. Unë i perceptova ato, por s’kishte rrugëdalje -shpëtim. Madje as Shejh Abdul Hakimi dhe as Shejh Abdul Baki nuk gjetën rrugë për të shpëtuar vetveten. Kjo do të thotë se të ankuarit për njëri-tjetrin në këtë fatkeqësinë tonë është edhe e padrejtë, edhe e pakuptim, edhe e dëmshme, dhe është të ndjesh një lloj largimi e ftohje prej Risale-i Nurit.

Ruhuni! T’i konsiderosh disa prej aktiviteteve të studentëve kryesues -të zgjedhur- se janë shkaku i kësaj fatkeqësie dhe të ndjehesh i indinjuar, i zemëruar me ta, kjo do ishte tërheqje prej Risale-i Nurit dhe pendim për të mësuarit e të vërtetave të besimit. Dhe ajo do të ishte një fatkeqësi shpirtërore shumë më e madhe se sa fatkeqësia materiale. Unë betohem se megjithëse pjesa ime prej kësaj fatkeqësie është njëzet ose tridhjetë herë më e madhe se e secilit prej jush, për shkak se ata kanë vepruar me qëllim të pastër, unë nuk do të mërzitesha me ta edhe sikur kjo fatkeqësi, e cila ndodhi për shkak të mungesës së kujdesit, të ishte dhjetë herë më e madhe. Gjithashtu do të ishte e pakuptim të kundërshtosh gjërat që kanë kaluar, sepse ato nuk mund të riparohen.

O vëllezërit e mi! Shqetësimi e dyfishon fatkeqësinë; gjithashtu ai rrënjos fatkeqësi fizike në zemër; gjithashtu ai nënkupton kundërshtim dhe kritikë ndaj Kaderit Hyjnor dhe nënkupton akuzë ndaj mëshirës Hyjnore. Meqenëse në çdo gjë ka një aspekt bukurie -ka një anë të mirë- dhe se në çdo gjë është një manifestim i Mëshirës Hyjnore, dhe Kaderi Hyjnor vepron me drejtësi e urtësi; atëherë ne jemi të detyruar që të mos i japin rëndësi asnjë mundimi të vogël që mund të vuajmë në rrugën e një detyre të shenjtë që po e kryejmë e cila i intereson të gjithë botës islame në këtë kohë.

* * *

 

[Një gjendje e parëndësishme e zakonshme dhe e thjeshtë prej gjendjeve të mia u bë e domosdoshme që ta shkruaja për ju!]

Vëllezërit e mi!

Kam formuar bindje të plotë se syri i keq ndikon tek unë shumë ashpër dhe më bën të sëmurë. Unë e kam përjetuar këtë në raste të shumta. Unë do të doja me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim t’ju shoqëroja ju në të gjitha rrethanat, por sipas rregullit të shquar:

   “Syri i keq e fut devenë në tenxhere dhe njeriun në varr[33], syri i keq ka efekt mbi mua, më godet. Sepse ata që më shikojnë, ose më shohin me armiqësi të fortë, ose me vlerësim e respekt. Të dyja këto shikime gjithashtu gjenden tek disa njerëz të cilët posedojnë aftësinë e efektit -goditjes- me syrin e keq. Prandaj unë kam vendosur në qoftë se do të ishte e mundur dhe nëse ata nuk do të më detyronin, unë nuk do t’ju shoqëroj gjithmonë kur ju shkoni në gjykatë.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Këtë mëngjes para agimit, papritmas m’u shfaq një pjesë. Po, unë e konfirmoj kerametin -ndodhinë e jashtëzakonshme- të Risale-i Nurit lidhur me tërmetin që Husrevi e shkroi në mënyrë të hollësishme; çfarë unë mendova gjithashtu u përqëndrua mbi atë. Sepse ashtu si koinçidimi i katër rasteve të agresionit të ashpër kundra Risale-i Nurit dhe studentëve të tij dhe katër rastet e sulmeve të tërmeteve të cilat nuk ishin rastësi, po ashtu koinçidenca e saktë e dy qendrave të përhapjes së Risale-i Nurit, Isparta dhe Kastamonuja, duke u ruajtur nga fatkeqësia në krahasim me vendet e tjera; dhe ashtu siç aludohet nga sure Vel-Asr, meqenëse mjetet e shpëtimit prej luftës së Dytë Botërore -‘humbjes’ më të madhe të njerëzimit në fundin e kohës- janë besimi dhe veprat e mira; atëherë nuk do të ishte thjesht rastësi që Risale-i Nuri e përhapi imanin tahkikij -besimin e sigurtë e të verifikuar- në të gjithë Anadollin, dhe Anadolli shpëtoi nga humbjet e mëdha të luftës në një mënyrë të jashtëzakonshme. Gjithashtu, ashtu si koinçidenca e saktë e atyre që pengojnë shërbimin e Risale-i Nurit ose e atyre që gabojnë në atë shërbim, duke marrë goditje ose prej mëshirës ose prej zemërimit, që nuk mund të jetë thjesht rastësi – prej të cilave ka patur qindra incidente; po ashtu mijërat e incidenteve -pothuajse pa përjashtim- të të gjithë atyre të cilët i shërbejnë mirë Risale-i Nurit duke përjetuar bereqet në mjetet e jetesës së tyre, dhe qetësi të zemrës dhe rehati e lumturi, nuk mund të jetë thjesht rastësi.

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Sipas kuptimit të brendshëm të vërsetit Kur’anor,

“E ndodh që ju mund të mos e pëlqeni një gjë që është në të vërtetë e mirë për ju…”[34] Dhe sipas kuptimit të rregullit të përcaktuar  “e mira është në atë çfarë zgjedh Allahu”, arritja e shumicës së trajtesave private e më të fshehta të Risale-i Nurit në duart e njerëzve më të padëshiruar, duke i sfiduar njerëzit më arrogantë e kryeneçë, dhe duke shfaqur gabimet e atyre që janë në pozitat më të larta të shtetit… i bëri ato të shfaqeshin prej nga prapa perdes së rregullit të përcaktuar Sir-ren tenevveret, ‘Ndriçoi në mënyrë të fshehur’.

Synimi i tyre deri tani ishte që ta zvogëlonin çështjen e Risale-i Nurit, donin ta bënin atë çështje të shfaqej e parëndësishme, por megjithatë ata kuptuan se ajo është një çështje shumë e madhe, dhe se tërheqja e vëmendjes për tek ajo hap rrugën për triumfe të ndritshme e të reja të Risale-i Nurit dhe armiqt e tij bëhen ta lexojnë atë me interes e habi. Madje ai ndriçoi shumë njerëz ngurrues, të habitur e të nevojshëm në Gjykatën e Eskishehirit, dhe i shpëtoi ata. Ai i transformoi ato mundimet tona në mëshirë. Ai shërbim i shenjtë do t’i shfaqë këtë herë triumfet e tij -në dashtë Zoti xh.sh.- në një fushë më të gjërë, në gjykata të shumta dhe në shumë qendra. Po, ata të cilët e shikojnë stilin dhe shpjegimin e Risale-i Nurit nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj tij. Ato nuk u ngjasojnë veprave të tjera me ndikimin e tyre vetëm në mendje e në zemër, por gjithashtu nënshtrojnë edhe nefsin dhe ndjenjat.

Qënia juaj të liruar nuk i shkakton dëm këtij fakti, por pafajësia ime do të ishte e dëmshme. Madje edhe nefsi im urdhërues për të liga ka pranuar që të sakrifikojë, për hir të një të vërtete të vetme që prek botën islame, jo vetëm jetën time të kësaj dynjaje, por në qoftë se do të ishte e domosdoshme, edhe jetën e Ahiretit dhe lumturinë e saj gjithashtu për lumturinë e njerëzve të besimit nëpërmjet Risale-i Nurit.

* * *

 

[E përfshirë këtu është vazhdimi i ngjarjes së tërmetit prej letrës së Husrevit; fillimi nuk është përfshirë.]

Unë më vonë pashë në një gazetë tjetër faktet e çuditshme e plotësuese që vijojnë: Përpara tërmetit, macet edhe qentë u grumbulluan së bashku në grupe, katër ose pesë.

Ato qetësisht, pa zhurmë, u ulën bashkë duke e vështruar njëri-tjetrin si mendueshëm, të trishtuar e të hutuar, pastaj u shpërndanë. Asnjëra nga këto kafshë nuk u pa as gjatë tërmetit, as menjëherë para tij dhe as pas tij. Një gjë tjetër e çuditshme që ata shkruan është se këto kafshë njoftuan për ardhjen e katastrofës, e cila u shkaktua nga gjynahet tona, nëpërmjet gjuhës së gjendjes, dhe ato nuk e kuptuan atë dhe u habitën.

Midis qindra gjërave që qysh prej vitesh Bediuzzamani i ka parashikuar në Risale-i Nur është se ateistët do t’i shmangeshin ndërhyrjes tek Risale-i Nuri dhe tek studentët e tij, sepse në qoftë se do t’u vinte dëm atyre, atëherë fatkeqësitë, duke pritur në afërsi, do t’i bënin ata të pendoheshin njëqind herë më shumë. Tërmeti e verifikoi këtë me nënshkrimin e tij, atëherë katër fatkeqësi më shumë ndodhën…

Zoti dhëntë besim në zemrat tona dhe në zemrat e atyre që sulmojnë Risale-i Nurin, dhe u dhëntë atyre mend që ta njohin të vërtetën, dhe të na shpëtojë neve prej këtyre burgjeve të nëndheshme dhe t’i shpëtojë ata prej fatkeqësive. Amin.

Husrevi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë dhe o shokë në fatkeqësi!

Duke pasë dijetarë të bekuar, organizatorë të mirë dhe studentë të sinqertë të devotshëm midis jush, unë u ndjeva shumë i sigurtë se ju do të ruanit unitetin dhe solidaritetin tuaj përballë armiqve të shumtë, të fuqishëm e finokë. Unë u ndjeva i rehatuar dhe nuk u preokupova me ju. Por tani është bërë e domosdoshme që të shpjegoj një numër çështjesh.

E Para: Unë nuk kisha ndërmend të dërgoja ndonjë gjë në Ankara, se mos ajo do të vononte lirimin tuaj. Por meqenëse gjykata i ngatërroi trajtesat që janë private e të fshehta dhe ato të cilat nuk janë të tilla dhe letrat e vjetëra dhe të rejat, dhe i dërgoi ato në Ankara, ishte e domosdoshme që t’u dërgoja atyre departamenteve “Fjalët Mbrojtëse”, të cilat japin përgjigje shumë të fuqishme lidhur me trajtesat private, dhe veçanërisht me Sufjanin dhe Dexhalin e muslimanëve -Antikrishtin- në Rrezen e Pestë, dhe Frutat e besimit, të cilat e copëtojnë mosbesimin arrogant që buron prej filozofisë Natyraliste dhe sulmet e saja të pafytyra kundra besimit, me qëllim që grupi i ekspertëve atje të mos mund t’i mbështesin gjykimet e tyre mbi ato trajtesa private dhe të mos sundojnë kundra nesh ashtu si grupi i parë.

Pika e Dytë: Vëllezërit e mi të dashur! Ndërsa po shkruaja përgjigjjen ndaj letrës suaj të rëndësishme, ata më dhanë mua të njëjtën letër. Unë pata filluar Pikën e Dytë dhe ajo mbeti e papërfunduar. Tani unë jam duke e plotësuar. Prandaj mbajeni shënim. Në qoftë se kjo ide është përhapur nga avokati juaj i padobishëm, padyshim ai është një plan i atyre që kërkojnë të na akuzojnë me qëllim që ashtu si grupi i ekspertëve këtu, komiteti në Ankara të marrë si bazë trajtesat private të pabotuara, dhe veçanërisht “Rrezen e Pestë”, t’i shtrijnë ato tek të gjithë Risale-i Nuri dhe pastaj ta konfiskojnë dhe duke nxjerrë si përfundim se çështjet e diskutuara në Rrezen e Pestë janë ato çfarë studiojnë studentët e mjerë të cilët lexojnë Risale-i Nurin, i kanë akuzuar të gjithë ata për shkak të krimit tim. Drejtori i burgut dhe ndihmësprokurori duke shkaktuar vështirësi për mua nëpërmjet pengimit tim nga të folurit dhe duke konfiskuar çfarë kam shkruar, është një shenjë e fuqishme që Ankaraja të bëhet të na sundojë para se të arrijnë atje përgjigjjet e parefuzueshme të mbrojtjeve.

Pika e Tretë: Në fakt, kryetari i Gjykatës tha në atë ditë se ai do t’i dërgonte librat, dokumentet dhe mbrojtjet me rëndësi, të cilat do ta zgjasnin çështjen, në Ankara. Këto sigurisht që kanë arritur tani. Në qoftë se dërgohen dy Fjalët e mia mbrojtëse, të mirëvendosura dhe sqaruese, ata do të mund ta zgjidhnin shpejt çështjen; ajo nuk do të zgjatej por do të mbaronte shpejt; dhe ata që janë me familje, do të liroheshin. Ndërsa vetë unë dhe ata që janë si unë, të cilët nuk kanë askënd, nuk do të lirohemi, por do të mbetemi në burg, pasi ai është vendi më i mirë për të mbrojtur të vërtetat e besimit kundra ateistëve dhe apostatëve -felëshuesve.

Pika e Katërt: Risale-i Nuri nuk e ka marrë pafajësinë, dhe mbrojtja ime nuk është marrë në konsideratë, përgënjeshtrimi juaj i jashtëm nuk do t’ju shpëtojë ju; për shkak të të gjithë qënies së tij, ne të gjithë jemi të lidhur së bashku. Vetëm shumë pak prej vëllezërve tanë të cilët kanë një lidhje të vogël, do të mund të shpëtonin. Në fakt, Gjykata e Eskishehirit e demonstroi këtë. Gjatë vitit të kaluar ata futën spiuna midis nesh të cilët me kujdes regjistruan disa informacione që dolën në shesh prej studentëve të pamatur e të rrëmbyer, dhe kanë përdorur çdo mjet për të na shkatërruar e për të na bërë që të pendohemi për rrugën tonë, madje ata mobilizuan kundër nesh edhe Shejh Abdul Hakimin. Por ata e shkatërruan edhe atë në të njëjtën mënyrë ashtu siç na shkatërruan ne, Shejh Abdullahin dhe Shejh Sulejmanin, të cilët më kanë kundërshtuar mua herë pas here, kështu përgënjeshtrimi juaj ndaj tyre dhe shmangia juaj nuk do të bëjë absolutisht asnjë ndryshim në atë çfarë ata mendojnë, dhe në atë çfarë ata e quajnë “Dënim vetëgjykimor”, pikërisht ashtu siç nuk bëri ndryshim në Eskishehir.

Pika e Pestë: Ne kemi kuptuar me siguri nëpërmjet eksperiencave tona si këtu po ashtu edhe në Eskishehir se, për shkak të tij, të gjithë duke qenë e njëjta çështje, atëherë nevoja jonë më e madhe është për solidaritet të plotë, dhe jo duke u fyer, duke u zemëruar dhe duke qenë kritikë për shkak të dyfishimit të vuajtjeve dhe të mjerimit. Me keqardhje, ishit ju tek të cilët unë kisha më shumë konfidencë dhe besova më shumë. Ndonjëherë kur unë ndiej ndonjë brejtje -dhembje therrëse- prej ankthit, unë kujtoj Qamil Hoxhën dhe Siddik Hoxhën prej Stambollit dhe njerëzit në Provincën e Kastamonus, të cilët kanë shfaqur një besnikëri të jashtëzakonshme, dhe ankthi, shqetësimi im avullon, zhduket. Kini kujdes që organizata e fshehtë e cila mbështet mosbesimin absolut të mos depërtojë tek ju. Ajo depërtoi tek krahu (i burgut) pranë meje dhe më shkaktoi torturë të papërshkrueshme. Diskutojeni këtë ndërmjet jush tani pa debat; unë do të pranoj vendimin tuaj. Por në qoftë se në diskutimet tuaja ju merrni në konsideratë mundësinë nëse mbrojtja ime shkon në Ankara dhe studiohet atje, gjykata këtu do të mund të arrinte të marrë një vendim rreth atyre, lirimi i të cilëve është i mundshëm; dhe mundësinë që ata të cilët luftojnë kundra nesh, dhe që syrgjynosën Abdul Bakin, Abdul Hakimin dhe Haxhi Sulejmanin dhe e bënë Shejh Shemsiun të qëndrojë këtu pasi kishte qenë liruar zyrtarisht, dhe nuk do t’i lirojë ata si Hafiz Mehmetin dhe Sejjid Shefikun, për shkak të përkrahjes së tyre të fortë ndaj fesë dhe refuzimit për t’u përkulur para udhëheqësit të vdekur dhe portretit të tij, dhe mungesa e demonstrimit të tyre për të mbështetur ateizmin dhe bidatet -risitë. Ju gjithashtu duhet të merrni në konsideratë se është shumë e rëndësishme që Risale-i Nuri të shfaqet në mënyrë të pakuptueshme dhe në një çështje të përgjithshme madhështore në një kohë kur ata kundërshtojnë vetveten në qendrat e tyre, njerëzit e shushatur e ngurrues të besimit të mund t’i gjejnë studentët prapa tyre, dhe duke mos iu shmangur atij mund t’u shfaqet atyre se studentët janë të lidhur pas një të vërteteje të patundur dhe të pamposhtme. Ruhunu! Kini kujdes prej gabimeve të njëri-tjetrit; kini respekt në vend të qënies të zemëruar, dhe ndihmojeni njëri-tjetrin në vend të qënies kritikë.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Që prej disa ditëve unë e kam ndryshuar formën e lutjeve të mia, pasi unë e hoqa fjalën  “Sa’dikinë” (të vërtetët, besnikët) prej duasë sime e cila përmban:  “Vagfir lena…” ose  “Vef-fik Talebete Resailin-Nur essadikinë” “Na fal ne..” ose “Jepu sukses studentëve të vërtetë e besnikë të Risale-i Nurit”, “lutje” të cilën ndonjëherë e kam përsëritur deri tani njëqind herë. Këtë e bëra me qëllim që të mos privohen prej atyre duave ata vëllezër të cilët i shikojnë vetet të detyruar të veprojnë në përputhje me “Er-ruhsatu esh-sherijjeh –lejueshmërinë e sheriatit” dhe që në pamje të jashtme kanë hequr dorë prej nesh, ose që për shkak të ankthit dhe të shqetësimit të shkaktuara nga vuajtja e pikëllimi, veprojnë në një mënyrë që është në kundërshtim me ‘Azimetin’, ‘Vendosmërinë’ dhe ‘besnikërinë’.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllai im i dashur, Hafiz Aliu![35]

Mos u shqetëso për sëmundjen tënde. Zoti i Gjithëfuqishëm të dhëntë shërim. Amin. Ti po bën një fitim shumë të madh, pasi çdo orë ibadeti në burg është e barabartë me dymbëdhjetë orë. Në qoftë se dëshiron ndonjë ilaç, unë kam ca këtu; unë mund të t’i dërgoj ty ato. Sidoqoftë, ndodhet një sëmundje e lehtë që po përhapet nëpër rrethe. Nuk ka dyshim se do të jem i sëmurë në ditën që do të paraqitem në Gjykatë… Ndoshta ti ke marrë një pjesë nga sëmundja ime me qëllim që të më ndihmosh, ashtu si ata të kohëve të hershme të cilët me vetëflijim të jashtëzakonshëm sëmureshin e vdisnin në vend të njëri-tjetrit.

* * *

 

[Një ngushëllim i bukur dhe në kohën më të përshtatshme.]

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Për çdo fatkeqësi ne themi:

“të cilët thonë kur u bie fatkeqësi, “Vërtetë të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi.” [36]

Unë jap ngushëllimet e mia për veten time, për ju, dhe për Risale-i Nurin. Por unë përshëndes të ndjerin Hafiz Aliun dhe përshëndes varrezën e Denizlit, sepse vëllai ynë heroik i cili e njohu me shkallën e “sigurisë absolute” të vërtetën e trajtesës “Frutat e besimit”, e la trupin e tij në varr duke u ngjitur si melekët tek yjet dhe tek bota e shpirtërave, me qëllim që të ngjitet tek stacionet e “Shikimit të Sigurisë” dhe të “Sigurisë Absolute”.

Dhe gjeti qetësinë e rehatinë duke u shkarkuar nga detyra e tij të cilën e përmbushi ashtu siç duhet. I lutemi Allahut të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë që t’i shkruajë të mira në Regjistrin e punëve të tij aq sa numri i të gjitha shkronjave të Risale-i Nurit, të shkruara e të lexuara. Amin.

Derdhtë Ai bekime e mëshirë në shpirtin e tij sa numri i tyre… Amin, dhe i bëftë Kur’anin Kerim dhe Risale-i Nurin shoqërues të këndshëm e miqësorë për të në varr… Amin. Dhe dhëntë Ai dhjetë heronj për të zënë vendin e tij në Fabrikën e “Nurit” dhe i bëftë ata të punojnë… Amin… Amin… Amin.

Ndërsa ju, o vëllezërit e mi, kujtojeni atë në duatë tuaja, ashtu siç e kujtoj unë, duke përdorë një mijë gjuhë në vend të gjuhës së tij, duke shpresuar prej mëshirës së Tij xh.sh. që ta bëjë të fitojë një mijë jetë dhe një mijë gjuhë në vend të asaj jete të vetme dhe të asaj gjuhe të vetme që i humbi.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Lavdërime e falënderime të pafundme qofshin për Allahun xh.sh. që në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe në këtë vend të çuditshëm, na e lehtësoi dhe na lejoi që nëpërmjet jush të fitojmë nderin e stacionit të lartë të të qënit studentë të shkencave fetare dhe për të kryer punë e shërbime të rëndësishme.

Është parë në raste të shumta prej njerëzve të zbulesave të gjendjeve të atyre në varreza, se një student serioz dhe i përmalluar për shkencat fetare kur vdes, ndërsa është i preokupuar me studime -duke fituar dije-, e shikon veten e tij -ashtu si martirët- të gjallë duke u ushqyer dhe duke studiuar akoma. Madje njëri nga njerëzit e zbulesave të gjendjeve të atyre që janë në varreza vështroi se si iu përgjigj një student -i cili vdiq kur po studionte gramatikën dhe sintaksën- ndaj Melekëve, pyetjeve të Munker dhe Nekir në varrin e tij. Ai zbulues pa se kur e pyeti meleku:  Kush është Zoti yt? Ai u përgjigj:  “Kush” është kryefjalë, dhe, “ Zoti yt” është kallëzuesi i saj. Ai dha një përgjigjje gramatikore, sepse e supozoi veten të ishte në medresenë e tij duke marrë dije.

Kështu, si ajo ngjarje: Unë mendoj se i ndjeri “Hafiz Ali” është i preokupuar me Risale-i Nurin ashtu siç e kishte zakon në jetë, dhe është në formën e një studenti dije fetare duke marrë dijen më të lartë e sublime, dhe është ngjitur në shkallën e martirëve dhe tek niveli i tyre i jetës. Dhe në përputhje me këtë rregull, me atë bindje unë lutem për të në duatë e mia, dhe ashtu si për të unë lutem edhe për Mehmet Zuhdun dhe për Hafiz Mehmedin duke thënë: O Zot! Nënshtroji këta deri në Ditën e kijametit që të preokupohen me të vërtetat e imanit -besimit- dhe me misteret e Kur’anit brenda Risale-i Nurit me gëzim e kënaqësi të plotë… Amin, në dashtë Zoti xh.sh..

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë nuk mund ta harroj vëllain e ndjerë Hafiz Aliun. Dhimbja e ndarjes së tij më ka tronditur shumë. Unë mendoj se ai i ndjerë u largua në vendin tim, ashtu siç kishte persona vetësakrifikues të cilët ndonjëherë vdisnin në vend të shokëve të tyre. Në qoftë se ata si shembulli juaj që ndiqni sistemin e tij nuk do të përmbushnin detyra e shërbime të larta ashtu siç i përmbushi ai, do të kishte qenë një humbje e madhe për shërbimin e Kur’anit dhe të islamit. Dhimbjet e mia pakësohen e zhduken kur unë mendoj për ju që jeni trashëgimtarët e tij, dhe ato ua lënë vendin gëzimit dhe ngrohtësisë.

Është e çuditshme, tek unë aktualisht ka lindur një dëshirë për të shkuar tek ajo botë, tek Bota e ndërmjetme tek e cila shkoi vëllai ynë me jetën e tij shpirtërore, madje edhe me jetën e tij fizike, dhe iu zbulua shpirtit tim një skenë tjetër. Ashtu siç dërgojmë përshëndetje për vëllezërit tanë në Isparta prej këtu dhe bisedojmë me ta dhe shkëmbejmë lajme, po ashtu Bota e ndërmjetme, në të cilën banon tani Hafiz Aliu, është bërë Isparta ose si Kastamonuja në shikimin tim. Madje unë dëgjova se dikush prej këtu u dërgua atje mbrëmë (domethënë vdiq), dhe unë u pikëllova dhjetë herë më shumë; përse nuk i kisha çuar Selam Hafiz Aliut me të? Pastaj m’u shfaq në zemër: Nuk ka asnjë nevojë për mjete ndërmjetësuese për të çuar selam. Sepse lidhja e tij e fuqishme është si një telefon. Gjithashtu ai vjen dhe e merr! Ai shehid -martir- i madh e bëri të dashur për mua qytetin e Denizlit, unë nuk dëshiroj tani që ta lë atë. Ai, Mehmet Zuhdu dhe Hafiz Mehmeti po vazhdojnë detyrat e tyre duke i shërbyer besimit dhe Risale-i Nurit, detyra që i përmbushën në jetët e tyre. Ata i vështrojnë nga një vend i afërm, dhe ndoshta ndihmojnë në përmbushjen e tyre. Meqenëse ata morën vende të larta tek sfera e Evlijave të mëdhenj -për shkak të shërbimeve të tyre të mëdhaja- unë i përmend emrat e atyre të dyve së bashku me Hafiz Mehmetin dhe së bashku me ata të Poleve shpirtërorë në “zinxhirin” tim, dhe u dërgoj atyre dhuratat tona.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Sinqeriteti juaj, besnikëria dhe qëndrueshmëria janë të mjaftueshme për të shpërfillur e për të mos marrë parasysh të metat e njëri-tjetrit dhe t’i mbuloni ato kur ju keni rënë nën peshën e këtyre mundimeve e vështirësive. Lidhja e vëllazërisë e lidhur me zinxhirin e Risale-i Nurit është një mirësi e madhe, një akt i tillë i mirë saqë shkakton të falen një mijë të këqija. Ju duhet të veproni me dashuri e me falje ndërmjet jush në përputhje me mbipeshimin e veprave të mira ndaj të këqijave ashtu si në Ringjalljen më të madhe, në Gjyqin e Fundit ku drejtësia Hyjnore do t’i zhdukë të këqijat, do t’i falë duke i bërë të mirat të peshojnë më shumë. Sepse të bëhesh i zemëruar për shkak të një veprimi të vetëm të keq, dhe të acarohesh në një mënyrë të dëmshme nga pezmatueshmëria, dhe të shqetësohesh për shkak të vështirësive, do të ishte një padrejtësi e dyfishtë.

I Lutemi Allahut që ta zhdukni mërzinë e pezmatueshmërinë duke e ndihmuar njëri-tjetrin në qetësim dhe duke dhënë ngushëllim.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Arsyeja që unë nuk kam folur me ju që prej disa ditësh është një sëmundje e rëndë që më ka rënë që shkaktohet nga helmimi, shembullin e së cilës unë nuk e kam përjetuar kurrë deri tani.

Unë falënderoj Allahun xh.sh. në emër të Risale-i Nurit deri në frymën e fundit të jetës sime, dhe krenohem me vëllezërit e mi të qëndrueshëm, të fuqishëm e punëtorë të cilët nuk lëkunden brenda sferës së “Nurit”[37] dhe sferës së “Trëndafilit”[38], së bashku me besnikët vetësakrifikues në Kastamonu. Dhe unë gjej ngushëllim të efektshëm dhe një mbështetje të plotë me ta përballë të gjitha torturave të tiranëve. Madje, edhe në qoftë se do të vdisja qysh tani, unë do ta takoja exhelin -vdekjen time- duke qenë i gëzuar në zemër dhe i kënaqur, duke parë se ata janë të pranishëm.

Njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje më futën në burg për shkak të dyshimeve dhe iluzioneve të tyre të pabaza, sikur unë po i sfidoja dhe po i kundërshtoja në shesh. Ndërsa Kaderi Hyjnor më hodhi mua në burg, sepse unë nuk u kam bërë thirrje për tek e mira, nuk kam folur me ta dhe nuk jam përpjekur që t’i reformoj.

Në qoftë se do të qëndroja në burg vetëm me pak vëllezër, unë do t’u kërkoja departamenteve të qeverisë në Ankara që të zhvillonin një gjyq të hapur i cili do të ngjallte interesin e të gjithë botës islame. Në dashtë Zoti xh.sh. do të dërgojmë kopje të shumta nga Trajtesa “Frutat e besimit” dhe pjesë nga “Mbrojtja”, me shkronja të reja, tek të gjitha departamentet e larta të rëndësishme.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Një pjesë nga hadithet profetike janë alegorikë. Ato nuk janë të veçantë dhe as të pjesshëm, as nuk shikojnë tek vende të përgjithshme. Një pjesë tjetër prej haditheve shpjegojnë ndryshimet fetare -grindjet, konfliktet- që do të godasin ummetin islam; ato tregojnë vetëm një kohë të vetme dhe vende të caktuara duke përmendur Hixhazin dhe Irakun si shembuj.

Në të vërtetë, në kohën e Abasidëve u shfaqën sekte të shumtë të çudhëzuara të cilat dëmtuan Islamin, të tilla, si: Muëtezilitët, Revafidët, Xheberitët, Ateistët dhe heretikët nën maska të ndryshme. Në një kohë kishte tronditje shumë të rënda lidhur me Sheriatin dhe me parimet e besimit; disa figura kryesuese të islamit si Buhariu, Muslimi, Imami A’Dham Ebu Hanifeja, Imam Shafi, Imam Malik, Imam Ahmed Ibn Hambel, Imam Gazali, Gauth El-Aëdham dhe Xhunejd El-Bagdadi, u shfaqën dhe e shuan zjarrin e atyre përçarjeve fetare. Fitorja vazhdoi përreth treqind vite, por sektet e njerëzve të çudhëzimit, fshehurazi, nëpërmjet politikës, i bënë myslimanët të binin në fitnen -konfliktin- e Hulagu dhe të Xhengiz Hanit. Edhe hadithi Sherif edhe Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, në mënyrë të qartë e treguan këtë konflikt së bashku me datën e tij. Dhe meqenëse fitneja -grindja- e kësaj kohës sonë është më e madhja e fitneve, hadithe të shumta dhe aluzione të shumta Kur’anore njoftojnë për to dhe për datat e tyre.

Duke bërë analogji me këtë, kur një hadith sherif shpjegon ngjarjet që do të kalojnë tek ummeti në mënyrë të përgjithshme universale, ai ndonjëherë shpjegon një ngjarje të vetme me datën e saj si një shembull prej asaj të përgjithshmeje. Pjesë të ndryshme të Risale-i Nurit kanë bërë disa interpretime të haditheve alegorike të tilla si këto, kuptimet e të cilëve nuk kuptohen plotësisht. Fjala e Njëzet e Katërt dhe “Rrezja e Pestë” e sqarojnë dhe e shfaqin këtë të vërtetë nëpërmjet rregullave dhe parimeve.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

M’u shfaq në zemër se unë duhet t’ju shpjegoj një të vërtetë me qëllim që ju të mos e akuzoni njëri-tjetrin për egoizëm dhe për pabesi.

Një ditë unë vëzhgova se njëri prej Evlijave të mëdhenj, i cili e kishte braktisur egoizmin dhe nefsi i tij udhëzues për të liga ishte asgjësuar, pashë se ai ankohej shumë prej nefsit urdhërues për të liga. Unë u habita në këtë çështje. Më vonë unë kuptova në mënyrë të plotë se me vdekjen e nefsit urdhërues për të liga, pajisjet e tij -të nefsit- u dorëzohen damarëve të temperamentit dhe emocioneve, me qëllim që përpjekja e nefsit -lufta për të cilën shpërblehet- të mund të vazhdojë deri në fund të jetës së personit.

Dhe kështu ata evlija të mëdhenj ankohen prej këtij armiku të dytë trashëgues të nefsit urdhërues për të liga. Për më tepër, vlera shpirtërore, stacioni dhe virtyti nuk shikojnë tek kjo dynja që ato të ndihen; por meqenëse disa prej atyre që janë tek stacioni më i lartë nuk i perceptojnë mirësitë e mëdhaja Hyjnore që u janë dhuruar, ata e konsiderojnë vetveten të jenë më të mjerët dhe më të falimentuarit se çdokush tjetër, gjë që tregon se zbulesa, kerameti, ndriçimet dhe dritat të cilat në shikimin e njerëzve të zakonshëm konsiderohen se janë boshti i plotësimeve, nuk mund të jenë kurrë kriter dhe as mjete për ato stacione dhe për vlerën shpirtërore. Kjo e provon këtë të vërtetë se, ndërsa një orë e vetme prej jetës së një sahabiu -shoku- të nderuar të profetit a.s.m. është e barasvlershme me një ditë prej jetës së një Evlijau -shenjtori- të madh, dhe madje me dyzet ditë prej vuajtjeve dhe “Iëtikafit” -veçimit- të tij; nuk duken tek çdo sahabi ato gjendje të jashtëzakonshme shpirtërore dhe zbulesa ashtu siç është tek Evlijatë.

Dhe kështu, o vëllezërit e mi!

Jini të kujdesshëm! Mos i lejoni nefset tuaj urdhërues për të liga t’ju mashtrojnë ju nga këndvështrimi i krahasimit të të tjerëve me veten tuaj dhe duke menduar keq për to; mos i lejoni ata që t’ju bëjnë juve të dyshuar për aftësinë e Risale-i Nurit për të bërë trajnim dhe edukim.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

[Vetë të rinjtë e pabindur konfirmojnë se nëntë shuplaka që ata morën lidhur me pesë çështje në “Udhëzuesin për të rinjtë” dhe në “Frutat e besimit” të Risale-i Nurit janë një shembull i hollë i kerametit të Risale-i Nurit.]

I Pari është Fejziu, i cili ndonjëherë më ndihmon. Në fillim unë i thashë atij: Ti e ke ndjekur një lexim të Trajtesës së “Frutave”, kështu mos bëj bezdi. Ai bëri bezdi, dhe mori një shuplakë, ai nuk mundi ta përdorë krahun e tij për një javë.

Po, është e vërtetë

Fejziu

I Dyti është Ali Riza, i cili më ndihmon mua dhe shkruan Frutat. Një ditë unë do ta mësoja rreth asaj çfarë ai kishte shkruar. Nga dembelia, ai bëri një justifikim -arsye- rreth gatimit të ushqimit dhe nuk erdhi. Ai papritmas mori një shuplakë: megjithëse tigani i thellë ishte në formë të mirë, fundi -i tiganit- papritmas ra bashkë me ushqimin.

Po, është e vërtetë

Ali Riza

I Treti është Zijai. Ai shkroi çështjet rreth rinisë dhe namazet e detyruar nga “Frutat” për vetveten, dhe filloi të kryente faljet. Por pastaj ai u bë dembel dhe i braktisi faljen dhe shkrimin. Ai papritmas mori një goditje: pa asnjë arsye dhe në një mënyrë të jashtëzakonshme, zymbylja e tij dhe rrobat në të, që ishin pranë tij, morën flakë. Asnjëri midis atij grumbulli të madh duke mos qenë në dijeni të kësaj derisa ato ishin djegur tregon se ajo ishte një “shuplakë mëshire” e synuar.

Po, është e vërtetë

Zijai

I Katërti është Mahmudi: Unë i lexova atij çështjet rreth Rinisë dhe namazet nga trajtesa e “Frutave” dhe i thashë të mos luante kumar dhe të kryente namazet. Ai ra dakord. Por ai u mposht nga përtacia, dhe nuk u fal dhe luajti kumar. Ai papritmas mori një “Shuplakë zemërimi”: Ndërsa po luante kumar, ai humbi tre apo katër herë, dhe pavarësisht varfërisë së tij, ai duhej t’i jepte dyzet lira, xhaketën dhe pantallonat e tij kundërshtarit, dhe ai akoma nuk ka ardhë në vete.

Po, është e vërtetë

Mahmudi

I Pesti: Një djalë rreth të katërmbëdhjetave i quajtur Sulejman, gjithmon shkaktonte zhurmë dhe në të njëjtën kohë duke i nxitur edhe të tjerët. Unë i thashë të sillej mirë dhe të kryente faljet, ose sjellja e tij do t’i shkaktonte telashe dhe do ta fuste në rrezik. Ai filloi t’i kryejë namazet, por më vonë i braktisi dhe nisi përsëri të bënte trazira. Ai papritmas mori një shuplakë; atij i ra zgjebja dhe duhej të qëndronte në shtrat për tri javë.

Po, është e vërtetë

Sulejmani.

I Gjashti është Ömeri, i cili në fillim më ndihmoi; ai nisi të kryente faljet dhe e la këngën. Pastaj një natë, një këngë arriti tek veshët e mi e cila po këndohej pranë derës sime; ajo më shqetësoi meqë po recitoja tesbihatet e mia. Unë u zemërova, dola dhe pashë se çuditërisht ishte Ömeri. Dhe e pazakontë për mua, i dhashë atij një goditje. Pastaj, çuditërisht, në mëngjesin tjetër, ai u dërgua në një burg tjetër.

I Shtati: Një Gjashtëmbëdhjetëvjeçar i quajtur Hamza, i cili për shkak se kishte një zë të bukur, këndonte këngë, gjithashtu duke hapur oreksin e të tjerëve dhe gjëra shqetësuese. Unë i thashë të mos e bënte ose përndryshe ai do të merrte shuplakë. Pastaj papritmas dy ditë më vonë ai vuajti tortura për dy javë.

Po, është e vërtetë

Hamzai

Ka edhe shuplaka të tjera si këto, por fleta mbaroi dhe kështu është kuptimi.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ministri i arsimit ngriti perden prej fytyrës së tij dhe zbuloi mosbesimin absolut në një maskë tjetër. Ai duhet ta ketë shkruar atë deklaratë me një mënyrë tjetër para se të merrte mbrojtjet tona të fundit. Unë nuk mendoja që t’i dërgoja ato tek ai departament, por ama me rekomandimin e vëllezërve të mi dhe me aprovimin e tyre u bë e qartë se dërgimi i tyre ishte i domosdoshëm dhe i përshtatshëm. Sepse një ministër fanatik deri në këtë shkallë për ateizmin, nuk do të mund të rrinte duarkryq e indifirent përballë atyre dokumenteve dhe letrave private të fshehta që u dërguan në Ankara. Ai papritmas u godit në kokë nga mbrojtjet e parefuzueshme; ajo që ndodhi ishte e shkëlqyeshme.

Në dashtë Zoti xh.sh. kjo do të japë shkas për një lëvizje të fuqishme në favor të Risale-i Nurit në atë departament gjithashtu.

O vëllezërit e mi! Meqenëse disa njerëz janë si ai, t’u nënshtrohesh atyre është një lloj vetëvrasjeje, madje konsiderohet pendesë që je kapur pas islamit, madje konsiderohet shkëputje prej fesë. Sepse ata janë aq fanatikë për ateizmin saqë ata nuk do të kënaqeshin prej atyre si ne thjesht me bindje, me dorëzim dhe me shtirje se i bindemi, por ata thonë: Braktise zemrën tënde, ndërgjegjjen dhe vetëdijen dhe puno vetëm për dynja”.

Në një situatë të tillë si kjo, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ruajmë qëndrueshmërinë, të vetëpërmbahemi, të mbështetemi tek Allahu xh.sh. dhe t’ia lëmë çështjen përkujdesjes Hyjnore duke bërë lutje që, me të vërtetat e tyre të fuqishme të cilat u kanë mbërritur me katër sunduqe, ato -Risale-i Nuri- të jenë fitimtarë. Eksperienca jonë deri tani ka treguar se duke iu shmangur njëri-tjetrit, duke u mërzitur, duke u larguar nga Risale-i Nuri, duke iu nënshtruar atyre, ose madje duke iu bashkuar, që të gjitha këto nuk kanë asnjë dobi. Koha e ka vërtetuar këtë me prova. Kurrë mos u shqetësoni! Alarmi kërcënues i atij ministri tregon dobësinë dhe frikën e tij, dhe se ai është i detyruar jo të sulmojë, por që të mbrojë vetveten.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Sami Bej më tha se njëri prej vëllezërve tanë nga Homa, një student i quajtur Ali, vdiq rreth të njëjtës kohë ashtu si Hafiz Aliu. Mehmed Aliu, njëri prej heronjve të Homës, gjithashtu më shkroi dhe më tregoi. Kështu në shumë prej duave të mia unë e kam bërë atë Ali një shok për martirin e madh Hafiz Aliun.

Kohët e fundit një grua, e cila është e lidhur me ne, pa në ëndërr se tre nga vëllezërit tonë kishin vdekur. Interpretimi i asaj ëndrre është se këto dy “Alitë” dhe Mustafai, i cili në burg deshi të bëhej një ndjekës i Risale-i Nurit dhe u var, shkoi në Ahiret në vend të të gjithë neve, dhe ata u vetëflijuan për mirëqënien tonë.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e të palëkundur, që e njihni natyrën e vërtetë dhe kuptimin e mbështetjes tek Zoti xh.sh.!

Megjithëse qysh prej njëzet viteve unë nuk kam pasë kurreshtjen as që të lexoj dhe as që të pyes rreth ndonjë gazete, veçse ama unë sot -me shumë keqardhje- pashë vetëm për hir të disa vëllezërve tonë të dobët, një artikull gazete. Unë kuptova nga ajo se në mënyrë të fshehur dhe të hapur, disa rryma -lëvizje- të rëndësishme po luajnë pjesët e tyre të rrezikshme. Meqenëse ne shfaqemi në shikimin publik, në shesh, supozohet se ne jemi të lidhur me ato lëvizje. Ne i lutemi Allahut që katër kutiat me trajtesat e fuqishme dhe të parefuzuara dhe me blloqet e mbrojtjeve vendimtare do të prodhojnë rezultate të mira për ne, për besimin, për Kur’anin dhe për Islamin.

Ne nuk kemi ndërhyrë në çështjet e dynjasë së tyre dhe nuk kanë provuar kundra nesh asnjë tregues -provë- për ndërhyrjen tonë në to. Prandaj, Ankaraja u detyrua që t’i kërkojë të gjitha trajtesat e Risale-i Nurit me qëllim që t’i hetojë e t’i shqyrtojë me imtësi.

Meqenëse realiteti është ky, dhe meqenëse deri tani në shërbim të Risale-i Nurit ne kemi parë e dëshmuar manifestimin e përkujdesjes Hyjnore deri në një shkallë të pamohueshme -të gjithë ne e kemi përjetuar këtë, në mënyrë të pjesshme dhe universale, dhe meqenëse shumë prej lëvizjeve politike botërore janë duke mbledhur forcat kundra njëra-tjetrës: dhe meqenëse ne nuk mund të bëjmë asgjë veçse të jemi të kënaqur me vendimin Hyjnor dhe t’i nënshtrohemi Kaderit të Tij, dhe të marrim ngushëllimin e madh dhe të lartë që buron nga shërbimi i besimit, i Kur’anit dhe i Risale-i Nurit, atëherë ajo që është e domosdoshme për ne që të bëjmë, është të mos shqetësohemi, të mos tronditemi dhe të mos dëshpërohemi; secili prej nesh ta mbështesë tjetrin, ta ndihmojë shpirtërisht, të forcojmë moralin e njëri-tjetrit, të mos kemi frikë dhe ta presim këtë fatkeqësi duke u mbështetur tek Zoti xh.sh., mos u jepni rëndësi gazetarëve zhurmëmëdhenj të cilët e bëjnë qimen tra; ne duhet ta zvogëlojmë çdo gjë që ata e zmadhojnë.

Vëllezërit e mi! Jeta e kësaj dynjaje, veçanërisht në këtë kohë dhe nën këto kushte, është pa vlerë.

Po, le ta presim me kënaqësi çdo gjë na bie.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Dy ose tre nga vëllezërit e mi kanë një mënyrë të mirë për të ngushëlluar vetvetet. Ata thonë këtë: Disa nga vëllezërit tanë të rinj në këtë burg i përballojnë me durim një ose dy vite apo ndoshta dhjetë vite prej kësaj fatkeqësie për shkak të një apo dy orë të aktivitetit të paligjshëm.

Madje disa prej tyre japin falënderime, duke thënë se ata kanë qenë të shpëtuar prej mëkateve të tjera. Ata thonë: Përse duhet të ankohemi për gjashtë ose shtatë muaj mundimi të dobishëm e të mirë, meqenëse ne jemi vënë në shërbim në aktivitetin më të ligjshëm dhe jemi duke i shërbyer besimit nëpërmjet Risale-i Nurit?

Unë i përshëndes ata. Po, të vuash vështirësi për pesë ose për dhjetë muaj me qëllim që të shpëtosh imanin tënd dhe imanin e të tjerëve për pesë ose dhjetë vite, kjo është shkak krenarie e falënderimesh në rrugën e një shërbimi të shenjtë, të dobishëm e të këndshëm, dhe të një ibadeti -adhurimi- të lartë reflektiv. Në një hadith sherif thuhet: “Që një njeri të vijë në besim nëpërmjet teje, do të ishte më e mirë për ty se sa një fushë e mbushur me dhi të kuqe e me dele”.[39]

Prandaj ju duhet të mendoni për të gjithë njerëzit këtu, në gjykatë dhe në Ankara, besimi i të cilëve ka shpëtuar, dhe do të shpëtojnë nga dyshimet e tmerrshme nëpërmjet shkrimeve dhe shërbimit tuaj, dhe të japim falënderime me durim dhe me kënaqësi.

Në qoftë se Partia e Popullit Republikan, e cila qeveris në Ankara, do të kundërshtonte me kryeneçësi pjesët e fuqishme të Risale-i Nurit të cilat shkojnë atje, dhe nuk bën orvatje që ta mbrojë atë me qëllimin e pajtimit me të, atëherë kjo do të thotë se vendi më i rehatshëm për ne është burgu; dhe gjithashtu do të thotë se ateistët kanë kombinuar -e bashkuar- komunizmin dhe ateizmin, dhe se qeveria është e detyruar t’u nënshtrohet fjalëve të tyre. Dhe atëherë Risale-i Nuri të tërhiqet nga mejdani -sheshi- dhe të ndërpritet aktiviteti i tij, dhe fatkeqësitë materiale dhe jomateriale do të fillonin sulmet.

* * *

 

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

O ju bashkësi e xhindeve dhe e njerëzve! “A nuk erdhën te ju të Dërguar nga mesi juaj…” [40]

[Megjithëse këto vërsete pohojnë se profetët u dërguan edhe prej xhindeve gjithashtu, kjo ç’ka vijon është përgjigjja e ustadhit për një pyetje që synoi ta zgjidhë këtë vështirësi.]

Vëllai im i dashur!

Në të vërtetë kjo pyetja jote ka një rëndësi shumë të madhe, por meqenëse funksioni kryesor i Risale-i Nurit është të shpëtojë njerëzimin nga çudhëzimi dhe nga errësirat e mosbesimit absolut, ai nuk ka vend për çështjet e këtij lloji dhe nuk i diskuton ato. Figurat kryesuese të gjeneratave të para të islamit gjithashtu nuk i diskutuan shumë ato. Sepse çështje të tilla të papara e të padukshme zbulohen para shfrytëzimit për keq. Gjithashtu personat mashtrues mund t’i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre, ashtu siç i kryejnë në këtë kohë hipnotizuesit dhe spiritualistët sharlatanizmat e tyre nën emrin e “marrjes së njoftimeve prej xhindeve”. Prandaj kjo çështje nuk duhet të diskutohet shumë, me qëllim që ata të mos e shfrytëzojnë për të dëmtuar fenë. Gjithashtu asnjë profet nuk është dërguar prej xhindeve pas vulës së profetëve a.s.m..

Pastaj, Risale-i Nuri është përpjekur të provojë ekzistencën e xhindeve dhe të qënieve shpirtërore me prova të pakundërshtueshme me qëllim që të hedhë poshtë idetë e materializmit të cilat kanë flamosur me murtajë humanizmin në këtë kohë. Ai i ka futur këto çështje në shkallën -vendin- e tretë, duke ua lënë të tjerëve diskutimin e hollësishëm të tyre -çështjeve.

Shpresojmë që Allahu xh.sh. të përgatisë ndonjë student të Risale-i Nurit që të shpjegojë “Suren Er-Rahman” në të ardhmen, dhe ta zgjidhë këtë çështje.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Për çdo fatkeqësi ne themi:

“Vërtet të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi.” [41]

Vdekjet e Hafiz Aliut, Hafiz Mehmetit dhe të Mehmed Zÿhdy ishin vërtet një humbje e madhe jo vetëm për ne, por për Ispartën, dhe madje edhe për këtë vend dhe për botën islame. Por deri tani, si një manifestim i përkujdesjes Hyjnore, kurdo që ka humbur një student i Risale-i Nurit, dy ose tre studentë të tjerë janë shfaqur menjëherë të cilët ndjekin të njëjtin sistem. Prandaj, unë kam shpresa të fuqishme se do të shfaqen studentë seriozë të cilët do t’i përmbushin detyrat e atyre studentëve në një formë tjetër. Ata tre njerëz të bekuar përmbushën në një periudhë të shkurtër barasvlerën e njëqind viteve prej detyrave duke i shërbyer çështjes së besimit.

I lutemi Allahut që t’u dhurojë mëshirë atyre sa numri i shkronjave të Risale-i Nurit të cilat ata i shkruan, i botuan dhe i lexuan. Amin!

Dërgoni prej meje ngushëllimet e mia për të afërmit e (Hafiz Muhammed) dhe për fshatin e tij të bekuar. Unë e kam bërë atë një shok për Hafiz Aliun dhe Mehmed Zÿhdyn, dhe i kam përfshirë emrat e të tre atyre midis emrave të atyre mësuesve të mi të cilët ishin polet shpirtërorë. Dhe unë e kam bërë hafiz Akifin shokun e Asimit dhe të Lutfiut.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Sipas kuptimit të brendshëm të  “E mira është në atë çfarë zgjedh Zoti”, është e mirë që u shty kjo çështja jonë. Sepse dashuria për atë njeri të vdekur të tmerrshëm po ngulitet në të gjitha shkollat, në departamentet e qeverisë dhe në të gjitha rrethet e njerëzve.

Dhe kjo gjendje do të kishte një efekt të rëndë e të dhimbshëm në botën islame dhe në të ardhmen. Risale-i Nuri i cili demonstron me prova vendimtare natyrën e vërtetë të atij njeriu, duke kaluar tani -jashtë dëshirave tona- në duart e atyre që janë në majë dhe të atyre që janë më të lidhurit ngushtë me atë njeri -të cilët do të jenë të fundit që do ta braktisin – dhe Risale-i Nuri duke u studiuar me vëmendje dhe me kurreshtje, është një ngjarje e tillë e rëndësishme saqë edhe sikur një mijë njerëz si ne të dërgoheshin në burg, dhe madje të ekzekutoheshin, përsëri do të ishte një çmim i lirë për sa ka të bëjë me fenë islame. Sepse kjo të paktën do t’i shpëtojë më kryeneçët e tyre prej mosbesimit absolut dhe prej apostazisë -felëshimit- dhe do t’i nxirrte ata në “mosbesimin e dyshuar” si dhe do të zbuste e kufizonte agresionet e tyre arrogantë dhe të pafytyra.

Ne kemi pretenduar me fjalët e fundit që ne i thamë për fytyrat e tyre në gjykatë:

“Le të sakrifikohen edhe kokat tona gjithashtu për një të vërtetë të shenjtë për të cilën janë sakrifikuar kokat heroike të milionave”, se ne do të qëndrojmë deri në fund. Ne nuk heqim dorë nga kjo çështje, dhe shpresoj që të mos ketë midis jush prej atyre që e braktisin atë. Meqenëse ju e keni përballuar me durim dhe keni bërë rezistencë deri tani, atëherë zbukurohuni me durim dhe me qëndresë, sepse fati ynë -kismeti- prej rizkut dhe detyra jonë këtu nuk kanë mbaruar akoma… Sigurisht ata nuk do ta kundërshtojnë me kryeneçësi Risale-i Nurin me qëllim që të mbrojnë rrugën e tyre, e cila është provuar në mënyrë të pamohueshme tek trajtesa “Frutat e besimit” se ajo përbëhet nga asgjësimi absolut dhe nga burgimi i përhershëm i vetmuar; por ata do të kërkojnë ndonjë mjet për të bërë pajtim ose do ta lënë.

“Durimi është çelësi i lumturisë dhe i gëzimit.”

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Në Rrezen e Parë, aluzionet që janë shpjeguar prej vërsetit,  “A mos vallë është njësoj si ai i cili ishte i vdekur, të cilit Ne i dhamë jetë, duke i vënë atij një dritë me anë të së cilës ai të ecë mes njerëzve…” [42] tregojnë për Risale-i Nurin, dhe me fjalën  “i vdekur” aludohet për këta studentë të mjerë të Risale-i Nurit. Tani, në ngjarjet e tanishme, njëra prej atyre shenjave është duke u kuptuar. Sepse, duke mbështetur jetën, civilizimin dhe kënaqësinë, ata të cilët na shtypin duke na akuzuar neve se nuk i japim rëndësi atij stili jetese; ata bëjnë akuza kundra nesh, dhe madje dëshirojnë të na burgosin me punë të rëndë ose të na ekzekutojnë. Por ata nuk mund të gjejnë asnjë masë ndëshkimore të ligjshme për këtë. Sa për ne, ne mbështesim vdekjen, parathënien e jetës së përhershme dhe perden e saj, dhe i godasim ata me të në kokat e tyre për t’i sjellë në vete, dhe punojmë me të gjithë fuqinë tonë për t’i shpëtuar ata nga dënimi, nga asgjësimi i përjetshëm dhe nga burgimi i përhershëm i vetmuar. Madje edhe në qoftë se do të më jepeshin edhe dënimet më të rënda për shkak të trajtesave të fuqishme që janë dërguar në Ankara, dhe ata të cilët japin e caktojnë dënimet të shpëtonin nëpërmjet trajtesave prej ekzekutimit të vdekjes, edhe zemra ime edhe nefsi im do të ishin të kënaqur. Domethënë, ne dëshirojmë që ata të kenë jetë në të dyja botët dhe kjo është ajo çfarë ne kërkojmë, ndërsa ata duan që ne të vdesim dhe kërkojnë pretekste për këtë. Por ne nuk mposhtemi përpara tyre, sepse realiteti i vdekjes; dhe tridhjetë mijë kufoma njerëzore në çdo ditë i shfaqin aq qartë dhe dukshëm ashtu si dielli shpalljet dhe dekretet për tridhjetë mijë ekzekutime të përjetshme dhe për tridhjetë mijë burgime të vetmuara për njerëzit e çudhëzimit. Le të bëjnë ata çfarë të duan.

Sipas llogaritjes së xhefrit dhe Ebxhed, vërseti,  “…Partia e Allahut do të jetë fitimtare”[43] ka dhënë sihariqe, madje edhe gjatë dymbëdhjetë viteve të mposhtjes sonë më të hidhur, për fitoren tonë së bashku me datën e saj. Meqenëse Realiteti është ky, ne, që tani e tutje, do t’ju themi sa vijon, edhe gjykatës, edhe njerëzve:

Ne përpiqemi që të jemi të shpëtuar prej ekzekutimit të përhershëm, i cili rri gjithmonë në pritë para syve tonë, dhe që të jemi të shpëtuar prej errësirës së përhershme të burgimit të vetmuar të varrit, i cili e hap derën e tij për ne dhe në mënyrë të pashmangshme na bën thirrje. Ne jemi duke ju ndihmuar juve që të shpëtoni prej asaj fatkeqësie të tmerrshme të pashmangshme. Çështjet e politikës dhe të kësaj dynjaje, të cilat në shikimin tuaj janë më të rëndësishmet, në shikimin tonë dhe në atë të realitetit kanë pak vlerë, dhe për ata që nuk interesohen drejtpërdrejtë, janë të pakuptimta, të parëndësishme dhe të pavlefshme.

Ndërsa detyrat njerëzore të domosdoshme dhe esenciale me të cilat ne jemi preokupuar kanë një lidhje të përnjëmendshme, të vërtetë, me gjithësecilin në të gjitha kohët. Ata të cilët nuk e pëlqejnë këtë detyrën tonë dhe duan t’i japin fund asaj, le t’i japin fund vdekjes dhe të mbyllin varrin!

Pikat e treta dhe e katërta nuk janë shkruar tani.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Një nga çudirat e Risale-i Nurit është se qysh prej dhjetë vitesh Ustadh Bediuzzamani në mënyrë të përsëritur tha: O ateistë dhe felëshues! Mos ndërhyni tek Risale-i Nuri! Sepse Risale-i Nuri është një mjet për zmbrapsjen e fatkeqësive ashtu si sadekatë -lëmoshat-; Prandaj, sulmi kundra tij ose pengimi i tij nga aktiviteti dobëson mbrojtjen e tij nga katastrofa. Në qoftë se ju e trazoni, i bini më qafë atij, atëherë fatkeqësitë që janë duke pritur në afërsi, do t’ju bien me përmbytje. Ndodhen fatkeqësi të shumta që ne kemi dëshmuar lidhur me këtë.

Sa herë që Risale-i Nuri dhe studentët e tij janë sulmuar gjatë katër viteve të shkuara, një fatkeqësi apo katastrofë ka ardhur, duke demonstruar rëndësinë e Risale-i Nurit dhe se ai është mjet për të larguar e zmbrapsur fatkeqësitë. Midis qindra ngjarjeve që Bediuzzamani parashikoi nëpërmjet Risale-i Nurit, fatkeqësitë kanë nënshkruar -kanë vënë firmën- për drejtësinë e tyre me dorën e tërmeteve; katër fatkeqësitë që i ndoqën ato, treguan se si Risale-i Nuri është mjet për zmbrapsjen e fatkeqësive. Zoti dhëntë besim në zemrat e atyre që na sulmojnë ne dhe Risale-i Nurin, dhe dhëntë mend e sy në kokat e tyre që ta shohin të vërtetën; dhe na shpëtoftë neve nga këto burgje të nëndheshme dhe ata prej atyre fatkeqësive. Amin!

Husrevi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Është një manifestim prej manifestimeve të Përkujdesjes Hyjnore që ndërsa e prisnim ministrin e Arsimit të shpërthente e të na sulmonte, ndonëse ai nuk i kishte parë mbrojtjet tona, dokumentet, librat, por vetëm i kishte parandjerë e perceptuar; dhe megjithëse departamentet më të larta të shtetit i kishin studiuar trajtesat tona më të fuqishme private, si Rrezen e Pestë dhe Shtojcën e “Gjashtë Sulmeve” me qëllim që t’i kritikonin; dhe mbrojtjet tona që kundërshtuan me ashpërsi mosbesimin absolut dhe me gjithë guximin zbritën goditje të fuqishme mbi të -unë them se ndërsa prisnim që Ankaraja të vepronte me ashpërsi kundra nesh; kur ç’të shohësh, ata morën një qëndrim të zbutur, madje një qëndrim pajtues, një pozicion që lidhet me rëndësinë e çështjes. Një arsye për këtë manifestim të Përkujdesjes Hyjnore është kjo: Risale-i Nuri duke u lexuar me kujdes e me vëmendje në të gjithë vendin, si rezultat i interesit, është bërë një “ders’hanë” e madhe ose një vend i madh studimi dhe duke u studiuar nga të gjitha departamentet e qeverisë.

Po, mësime të tilla të lartësuara duke u studiuar në këtë kohë në një shkallë të tillë gjithëpërfshirëse dhe universale, sigurisht është një shembull domethënës i Përkujdesjes Hyjnore dhe është një shenjë e fuqishme që Risale-i Nuri e ka copëtuar mosbesimin absolut.

O Vëllezërit e mi! Duke supozuar se mund të jetë një justifikim për disa burra familjarë e të dobët të cilët kanë vuajtur shumë mundim e humbje, që janë me të ardhura të pakta, mund të tërhiqen pak prej Risale-i Nurit dhe prej nesh, ose madje mund të na braktisin, unë them se si rrjedhojë e kësaj mundësie, ata mund të ndryshojnë pasi të jenë liruar: do të ishte një humbje e rëndë për ata që e kanë paguar këtë çmim, material dhe jo material, për mallrat e një vlere të tillë, dhe kanë vuajtur shumë tortura në rrugën e tyre, në qoftë se do të hiqnin dorë prej tyre, kjo do të ishte një humbje e madhe. Në qoftë se ata papritmas e braktisin Risale-i Nurin dhe pjesët e tij, dhe lidhjen e tyre me të, dhe braktisin mbrojtjen e tyre ndaj nesh dhe nuk na shërbejnë më, kjo do të ishte një humbje e panevojshme për ata dhe për ne. Për këtë arsye, përveç të qenurit i kujdesur, është e domosdoshme të mos ndryshojnë besnikërinë e tyre, lidhjet e tyre dhe shërbimin ndaj besimit.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Një manifestim i Përkujdesjes Hyjnore dhe një shembull i mbrojtjes Hyjnore është se, unë kam dëgjuar se komiteti i ekspertëve në Ankara është mposhtur përballë të vërtetave të Risale-i Nurit, dhe ndërsa ndodhen disa arsye për ta kritikuar e për ta kundërshtuar fort, komiteti thjesht nxori vendimin për pafajësinë e Risale-i Nurit. Megjithatë, shprehjet e ashpëra në trajtesat private dhe fjalët sfiduese në Mbrojtjet të cilat i kundërshtojnë ata, dhe sulmet e ashpëra të ministrit të arsimit, dhe prania e dy filozofëve materialistë të lidhur me ministrinë e arsimit në grupin e ekspertëve, dhe prania e një dijetari të madh i cili mbështet masat e reja (përmbysjet), dhe një organizatë ateiste e fshehtë gjatë vitit të kaluar nxiste partinë e popullit Republikan dhe ministrinë e arsimit kundra nesh…

Unë them:

Ndërsa ne prisnim kundërshtime të ashpra dhe dënimet më të rënda prej grupit të ekspertëve -për arsyet e lartëpërmendura- por ndërkohë Mbrojtja Hyjnore dhe Përkujdesja e të Gjithëmëshirshmit na erdhën në ndihmë, dhe u shfaqi atyre stacionin e lartë të Risale-i Nurit dhe i largoi ata prej dhënies së kritikave të ashpëra. Madje me idenë që të na shpëtonin neve nga dënimet dhe kjo për shkak të çështjes së Eskishehirit dhe të incidentit të famshëm të 31 Marsit unë nuk duhej të shihesha si një i dënuar më parë për krime politike, dhe për të treguar se ne veprojmë vetëm për fe e për besim dhe nuk kemi qëllime politike, ata thanë: “Said Nursi ka pretenduar qysh prej shumë kohësh se është një trashëgimtar i Profetit, dhe ka adoptuar e përqafuar pozitën e një Muxhed-didi -Ripërtëritësi- në shërbim të Kur’anit dhe të Imanit. Domethënë ndonjëherë ai mposhtet nga një gjendje dalldie -ekstaze- dhe shmanget. Me këtë paragraf dhe me shprehjet jofetare të filozofëve, ata i thonë cilitdo njeriu që mbështet fenë: Atëherë ai punon për texhdid -ripërtëritje- nëpërmjet trashëgimisë së profetësisë! Ata i kanë përdorur ato terma filozofike jofetare me qëllim që edhe të kritikojnë opinionet tepër të mira për mua që kanë disa nga vëllezërit e mi, opinione të cilat janë shumë më të larta se sa i meritoj; ose duke më atribuuar një dalldi, ekstazë, gjatë fjalës sime të ashpër, me qëllim që të më shfajësojnë mua nga përfshirja në politikë dhe që të mos dënohem prej saj; dhe për t’i lajkatuar deri diku ata të cilët na kundërshtojnë dhe që janë armiqësorë kundra nesh; dhe për të treguar se aluzionet e Kur’anit, treguesit e çuditshëm të Imam Aliut, dhe të vërtetat e Gauth el-Aëdham, që të gjitha janë të fuqishme; dhe për të thyer ambicien, egoizmin dhe mendjemadhësinë të cilat duke i krahasuar me të tjerët ata mendojnë se ato janë të pranishme tek unë. Nga fillimi gjer në fund, Risale-i Nuri jep përgjigje për ato fjalë në mënyrë aq të shndritshme si dielli. Dhe meqenëse rruga jonë është vëllazëria dhe braktisja e egoizmit, dhe meqenëse ne nuk kemi bërë asnjë shprehje të ekzagjeruar e të dalldisur që të tregojë vetëmburrje; jeta e thjeshtë me përulësi e Saidit të Ri në kohën e Risale-i Nurit, dhe shpërfillja e tij ndaj opinioneve të mira për të prej vëllezërve të tij të bekuar dhe duke i moderuar ata me instruksionet dhe me mësimet e tij të përsëritura; -që të gjitha këto- i hedhin krejtësisht poshtë nënkuptimet e atyre shprehjeve, dhe i largojnë ato nga mendja.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë nuk do t’jua dërgoj juve vendimet unanime të komitetit të ekspertëve, për momentin, me qëllim që të mos u shkaktohet asnjë dëm atyre të cilët na informuan. Ky komiteti i fundit i ekspertëve ka bërë qartë gjithçka që ka mundur për të na shpëtuar neve prej të keqes së njerëzve të çudhëzimit dhe të bidatit, dhe na ka nxjerrë të pafajshëm prej të gjitha akuzave të bëra kundra nesh. Ata na japin neve të ndjejmë e të perceptojmë se ata e kanë kapur plotësisht atë çfarë jep mësim Risale-i Nuri, dhe unanimisht kanë vendosur se pjesa më e madhe e Risaleve është shkruar në mënyrë shkencore dhe janë për besimin; dhe se “Saidi” i shpjegon pikëpamjet e tij edhe me sinqeritet, edhe me seriozitet; Dhe forca dhe fuqia që janë tek ai nuk janë ashtu siç i atribuohet se ai dëshiroka të formojë një tarikat Sufi dhe të themelojë një xhemat që të konfrontohet me qeverinë; por forca dhe fuqia e tij janë veçse për t’ua përcjellë e mësuar të vërtetat e Kur’anit atyre që kanë nevojë për to.

Ata thanë gjithashtu lidhur me trajtesat private të Risale-i Nurit për të cilat u shprehën se ato janë të pashkolluara, nuk janë shkencore: “Ai ndonjëherë kalon në ekstazë dhe vuan shqetësime emocionale dhe turbullira mendore”, dhe prandaj ai nuk mund të jetë përgjegjës për këto trajtesa”. Kështu kuptohet nga vendimi i tyre.

Gjithashtu, lidhur me termat “Saidi i Vjetër” dhe “Saidi i Ri”, ata thanë se ndodhen dy personalitete dhe nënkuptuan se në të dytin gjenden një fuqi e jashtëzakonshme besimi dhe njohje për të vërtetat e Kur’anit: dhe për hir të filozofëve materialistë, ata thanë: ndodhet mundësia e një lloji dalldie tek ai dhe një turbullirë mendore”. Ata e thanë këtë me qëllim që të na shpëtonin prej pasojave të shprehjeve të trajtesave private të fshehta, dhe për të qetësuar ndjenjat e kundërshtarëve tanë; dhe gjithashtu ata thanë -brenda kësaj ndjeshmërie-: Ndoshta ai është goditur me ndonjë sëmundje mendore dhe e shikon imagjinatën si realitet”.

Trajtesat e Risale-i Nurit të cilat janë shumë më të larta se sa produktet e tjera të mendjes, formojnë një përgjigje të mjaftueshme për nënkuptimin e kësaj mundësie, duke e refuzuar atë totalisht. Ata i kanë shtënë në dorë këto trajtesa, dhe trajtesat që përmbajnë “Fjalën Mbrojtëse” dhe trajtesën e Frutave, të cilat i lanë të gjithë avokatët në habi.

Unë falënderoj shumë Allahun që m’u dhurua mua -me këtë mundësi- ajo për të cilën aludon hadithi sherif.

Gjithashtu, komiteti i ekspertëve vendosi unanimisht për t’i shpallë të pafajshme të gjithë fushën tonë -mua dhe vëllezërit e mi- prej akuzave. Ata thanë: “Ata -studentët, vëllezërit- janë të lidhur me Saidin për shkak të veprave të tij shkencore të holla për të shpëtuar besimin dhe Ahiretin e tyre, dhe nuk kemi gjetur asnjë shenjë të nënkuptojë qëllimin e tyre të keq kundra qeverisë, dhe nuk kemi gjetur asgjë të tillë as në letrat e tyre dhe as në librat e tyre”; dhe vendimin e firmosën tre persona: Njëri prej tyre ishte filozof Nexhati, tjetri ishte Jusuf Zijai (Dijetari), dhe i treti ishte filozof Jusufi.

Është një koinçidencë e hollë se ndërsa ne, për veten tonë, e quajmë këtë burg se është një shkollë e Jusufit, Medresetu Jusufie, dhe trajtesën e Frutave si frutat e saj, edhe këta të dy të quajtur me emrin Jusuf thanë nëpërmjet gjuhës së gjendjes: Edhe ne gjithashtu kemi marrë pjesë fshehurazi në mësimet e kësaj shkolle të Jusufit –Medresetu ez-zehra.

Për më tepër, dëshmia e hollë e tyre për mundësinë e dalldisë -ekstazës- dhe të turbullirave janë frazat si “Fjala e Tridhjetë e Tre dhe Mektubi i Tridhjetë e Tre me Tridhjetë e Tre Dritaret… si dhe shprehjet e tjera të ngjashme me to…, po kështu dëgjimi i tij macet duke bërë tesbihate me Emrin “Ja Rahim, Ja Rahim… “dhe se e sheh vetveten si një gur varri…”

Ata i shfaqën këto shprehje si tregues dalldie dhe shikimin e imagjinatës si realitet.

Said Nursi

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Meqenëse ne jemi nën Mbrojtjen Hyjnore ashtu siç tregojnë për të shenja të shumta, dhe meqenëse Risale-i Nuri nuk është mposhtur përballë armiqve të shumtë tiranë, dhe meqenëse ai e ka heshtur deri diku ministrin e arsimit dhe partinë e popullit republikan, dhe meqenëse ata të cilët e ekzagjëruan aq shumë çështjen tonë saqë e bëri qeverinë të shqetësuar dhe të tronditur, do të përpiqen me çdo mjet që t’i fshehin gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre… atëherë duhet patjetër që ne të vishemi me durim dhe të ruajmë gjakftohtësinë tonë me nështrim të plotë ndaj urdhrit të Allahut dhe të jemi të qëndrueshëm, dhe në mënyrë të veçantë, të mos ndjehemi të zhgënjyer, dhe të mos biem në pesimizëm kur ndonjëherë ndodh e kundërta e asaj që ne shpresuam, dhe të mos lëkundemi përpara stuhive të përkohshme kalimtare.

Po, zhgënjimet mund të shkatërrojnë moralin dhe entuziazmin e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, ndërsa për studentët e Risale-i Nurit, të cilët i shohin favoret e përkujdesjes dhe të mëshirës Hyjnore nën vuajtjet, mundimet dhe përpjekjet, ai -zhgënjimi- forcon përpjekjet e tyre, përparimin dhe seriozitetin e tyre. Para dyzet vitesh njerëzit politikanë të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje më dërguan në spitalin e çmendisë duke thënë se unë po vuaja nga një krizë e përkohshme çmendurie. Unë u thashë atyre: Atë çfarë ju e shikoni racionale, mendore, unë e shoh mungesë logjike, çmendurie; unë tërhiqem prej asaj gjendje të mirë mendore.

Unë vëzhgoj tek ju rregullin: Të gjithë njerëzit janë të çmendur, por çmenduria e tyre ndryshon sipas kapriçove -tekave- të tyre”.

Tani gjithashtu unë them të njëjtën fjalë për ata të cilët më atribuan një çmenduri të përkohshme me qëllim që të më shpëtonin mua dhe vëllezërit e mi prej një përgjegjësie të madhe dhe, sikur një lloj çmendurie më paska rënë për shkak të trajtesave private të fshehta: unë e përsëris fjalën duke shpjeguar kënaqësinë time për çmendurinë në dy drejtime:

Së Pari: Në një hadith të saktë, thuhet: “Më i plotësuari në besim prej besimtarëve është ai të cilin  njerëzit e zakonshëm e konsiderojnë të çmendur”.[44] Njerëzit e zakonshëm i vlerësojnë kështu për shkak se ata janë përtej konceptimit të tyre, pasi nuk mund t’i perceptojnë stacionet e lartësuara që ata kanë arritur në iman.

I Dyti: Unë nuk kënaqem vetëm duke më atribuar mua çmendurinë, por do të sakrifikoja mendjen time të plotë dhe të gjithë jetën time me të gjithë krenarinë për hir të shpëtimit të vëllezërve të mi, për hir të mirëqënies së tyre dhe për t’i shpëtuar ata nga errësirat e këtij burgu.

Në qoftë se ju e mendoni të përshtatshme të shkruhet një letër falënderimi për ata tre persona, u thoni atyre se ne i lejojmë të ndajmë me ta fitimet tona shpirtërore.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë, dhe shokët e mi të sinqertë në shërbim të Kur’anit dhe të besimit, dhe o shokët e mi të pandashëm në rrugën e së vërtetës dhe të realitetit dhe në botën e ndërmjetme dhe në Ahiret!

Me rastin e afrimit të kohës së ndarjes prej njëri-tjetrit, duhet që gjithësecili prej jush ta falni krejtësisht njëri-tjetrin për shkak të gabimeve dhe tensioneve që shkaktohen nga mërzitjet dhe nga shqetësimi dhe të cilat ndodhën për shkak se nuk u ruajtën parimet e sinqeritetit. Ju jeni vëllezër më të afërm për njëri-tjetrin se sa më të përkushtuarit prej vëllezërve të gjakut, dhe vëllai i mbulon të metat e vëllait të tij, i fal ato dhe i harron.

Unë nuk ia atribuoj ndryshimet tuaja të pazakonta dhe egoizmin këtu nefseve urdhërues për të liga, dhe unë nuk mund ta gjej atë të përshtatshme me studentët e Risale-i Nurit; përkundrazi unë e konsideroj atë të jetë një lloj i egoizmit të përkohshëm i cili gjendet madje edhe tek Evlijatë e drejtë të cilët i kanë braktisur nefset e tyre.

Prandaj nga ana juaj, mos e prishni mendimin tim të mirë për ju nëpërmjet kokëfortësisë, dhe pajtohuni me njëri-tjetrin.

Vëllezërit e mi!

Kuptohet nga raporti i komitetit të ekspertëve se Risale-i Nuri i mposhti të gjitha grupet që na kundërshtojnë, sepse duke përsëritur trajtesën “Huxhxhetull-llahul-Baligah” dhe trajtesën për të moshuarit dhe trajtesën rreth sinqeritetit, ata janë duke tërhequr vëmendjen për tek ato. Për më tepër, qëllimi ekstrem dhe sipërfaqësor i pseudohoxhallarëve fanatikë si kritikat, përgjigjjet për të cilat janë mjaft të qarta; dhe thënia e tyre pa kapur se cilat çështje nuk kanë lidhje dhe cilat janë në të vërtetë të përputhshme, se “ka një kontradiktë ndërmjet tyre”, dhe pohimi i tyre pa ngurrim dhe vlerësimi i tyre për nëntëdhjetë përqind të trajtesave pavarësisht refuzimit të fuqishëm në shtojcën e “Huxhumat Sitte” “Gjashtë Sulmet”, prej atyre që kanë nxjerrë fetvanë për bidate -risi- dhe sulmet mbi ta, është vetëm që të justifikojnë vetveten. Për më tepër, njoftimi i tyre me shfaqjen se thënia ime që, kristianët e përndjekur fetarë të cilët janë vrarë nga armiqtë e fesë në fund të kohës mund të jenë një lloj martirësh, është kontradiktore me sulmet e ashpra të Shtojcës duke kryer faljet me kokë të pambuluar dhe duke e bërë thirrjen e ezanit në Turqisht, kjo i jep bindje njeriut se ata janë shpartalluar përfundimisht prej Risale-i Nurit.

Said Nursi

* * *

 

[1] Kur’an, 52:48

[2] Kur’an, 2 :216

[3] Një zonë në afërsi të së cilës ndodhet fshati Nurs ku është vendlindja e Ustadh Said Nursit. Përkthyesi.

[4] Abdul Mexhidi (vdiq më 1967) ishte vëllai më i vogël i Bediuzzamanit. Ai ishte mësues për shkencat fetare, pastaj myfti. Ai përktheu disa pjesë të Risale-i Nurit në Arabisht dhe disa të tjera nga arabishtja në Turqisht. Përkthyesi.

[5] Abdurrahmani (1903-1928) ishte djali i vëllait më të madh të Bediuzzamanit, Abdullahut. Ishte “djali shpirtëror” i Bediuzzamanit, studenti dhe ndihmësi i tij.

[6] Hizb el-Kur’an: Një koleksion prej vërseteve të zgjedhura prej sureve të Kur’anit Kerim, të cilët thellojnë besimin dhe lidhen me reflektimin e imanit rreth universit. Përkthyesi

[7] EL-Hizb el-Nuri është një përmbledhje e shqyrtimeve reflektive, të cilën e shkroi Ustadhi në gjuhën arabe, dhe në dashtë Zoti do të botohet tek koleksioni EL-Melahik.-Përkthyesi.

[8] Një kaside -poezi- e shkruar ne siriakishte dhe në arabisht, e cila i atribuohet Hazreti Aliut – Ali Ibn Ebi Talib. Përkthyesi

[9] Kur’an, 2 :286

[10] Kur’an, 52:49

[11] Kur’an, 52:49

[12] Pragu i festës së Kurban Bajramit. Përkthyesi.

[13] Hafiz Teufik (1887-1965), njëri nga studentët e parë të Risale-i Nurit dhe njëri prej shkruesve të tij më të rëndësishëm. Ai gjithashtu u quajt “Shamli” meqë ai e kishte kaluar një pjesë të rinisë së tij në Damask, ku babai i tij shërbeu si një oficer në ushtri. Ai kaloi kohë në burgjet e Eskishehirit dhe të Denizlit së bashku me Bediuzzamanin. Përkthyesi.

[14] Sava ose Sav: Një fshat afër qytetit të Ispartas. Të gjithë banorët e Savës, të rinj e të vjetër, burra e gra, vullnetarisht i shërbyen besimit nëpërmjet botimit të Risale-i Nurit dhe kopjimit të tij. Përkthyesi.

[15] Kur’an, 22:38

[16] Kur’an, 57:12

[17] Kur’an, 42: 6

[18] Kur’an, 13:29

[19] Kur’an, 66: 8

[20] Domethënë, burgun e Eskishehirit (1935-1936) dhe burgun e Denizlit (1943-1944). Përkthyesi.

[21] Maulana Halid el-Bagdadi (1193/1779 – 1242/1826-7), njëri prej dijetarëve më të ndritur të kohës së tij, i cili qe njohur si Muxhed-didi -Ripërtëritësi- i kohës së tij. Xhybja e tij iu dha Bediuzzamanit në Kastamonu rreth vitit 1940 nga Sejjide Asija, pasardhësja e njërit prej kalifëve të tij. Përkthyesi

[22] Mulla Abdullah: Është vëllai i madh i Ustadh Said Nursit; ai e mësoi ustadhin kur ishte fëmijë; pastaj më vonë u bë nxënësi i ustadhit kur pa gjenialitetin e tij. Përkthyesi

[23] Zijaeed-din: ishte prej Evlijave të drejtë të shquar në Turqinë lindore. Përkthyesi

[24] Homa: një fshat afër Barlas. Përkthyesi

[25] Vëre, o Vëlla! Në burgun e Denizlit, kur gjithçka në dukje ishte kundra  tij, dhe madje prokuroria kërkonte ekzekutimin e tij, Ustadhi thonte: Mos u shqetësoni, o vëllezërit e mi, këto “Drita do të shndërrisin”. Shikoni se si këto fjalë u bënë realitet.

Nënshkruan studentët e tij.

[26] Kur’an, 40:85

[27] Kur’an, 103:1-2

[28] Tani afërsisht një miliardë e gjysëm. Përkthyesi.

[29] Kur’an, 49:10

[30] Kur’an, 3:173

[31] Domethënë, trajtesat që ata kishin shkruar, veçanërisht “Frutat e besimit”.

205 Elif: Shkronja e parë e alfabetit arab, e shkruar si një vizë vertikale dhe vlera numerike e së cilës është një. Përkthyesi

[33] El-Ajluni, Kafsh el-khafa, II, 76; al-magribi; xhami el-Shaml, II-49;

[34] Kur’an, 2:216

[35] Hafiz Aliu: Njëri prej studentëve kryesorë të Risale-i Nurit në zonën e Ispartas. Përkthyesi.

[36] Kur’an, 2:156

[37] Sfera e Nurit: Aludon për grupin e studentëve të Nurit në fshatin Islam Köy, në krye të të cilëve është Hafiz Aliu. Përkthyesi

[38] Sfera e trëndafilit: Aludon për grupin e studentëve të Nurit në Isparta, në krye të të cilëve është Husrevi. Përkthyesi

[39]Buhari Xhihad 102;

[40] Kur’an,6:130

[41] Kur’an,2:156

[42] Kur’an, 6:122

[43] Kur’an, 5:56

[44] Transmeton. Ahmedi, Hakimi. Etj.

Leave a Reply