Ajeti famëlartë:

اَلَمْ تَرَ اَنَّ اللّهَ يَسْجُدُ لَهُ مَنْ فِى السَّموَاتِ وَمَنْ فِى اْلاَرْضِ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ وَالنُّجُومُ وَالْجِبَالُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوَابُّ وَكَثِيرٌ مِنَ النَّاسِ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيْهِ الْعَذَابُ

وَمَنْ يُهِنِ اللّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُكْرِمٍ اِنَّ اللّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ

 “A nuk sheh se All-llahut i bie me fytyrë në tokë në sexhde kushdo që është në qiej dhe kushdo që është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe pemët, edhe të gjitha gjallesat, dhe shumë nga njerëzit? Por ka shumë njerëz mbi të cilët është i merituar e i përligjur ndëshkimi dhe këdo që e turpëron All-llahu, askush nuk mund ta nderojë atë. Sigurisht që All-llahu bën çfarë Ai do.”

Ne do të tregojmë vetëm një xhevahir nga thesari i këtij vërseti të shtrirë e madhështor. Ai është siç vijon:

Kur’ani i gjithurtë deklaron qartë se çdo gjë nga qiejt deri tek toka, nga yjet deri tek mizat, nga melekët për tek peshqit, dhe nga planetët për tek grimcat, secila bie me krye në sexhde, adhuron, lavdëron dhe lartëson All-llahun e Gjithëfuqishëm. Por adhurimi i tyre ndryshon sipas aftësive dhe kapaciteteve të tyre dhe sa kanë fituar ato prej shfaqjeve të Emrave Hyjnorë. Ne do ta shpjegojmë njërën nga shumëllojshmëritë e adhurimit të tyre me një krahasim. 

Për shembull,  وَ لِلّهِ الْمَثَلُ اْلاَعْلَىDhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë”, kur një mbret i fuqishëm ndërton një qytet ose një pallat madhështor, ai vë në punë katër kategori punonjësish. 

Kategoria e parë: Janë robërit e Tij dhe shërbëtorët. Ky lloj nuk merr pagë apo shpërblim, por në çdo çështje e punë që ata kryejnë nëpërmjet urdhërit të Prijësit të tyre, ata përjetojnë një kënaqësi shumë të hollë dhe një mallëngjim të këndshëm. Çfarëdo që ato shprehin nëpërmjet lavdërimit dhe përshkrimit për Prijësin e tyre, shton kënaqësinë dhe përmallimin e tyre. Duke e ditur lidhjen e tyre me Pronarin e tyre të shenjtë  të jetë si një nder i madh, ata e kënaqin vetveten me të. Gjithashtu ata gjejnë një kënaqësi shpirtërore në shi-kimin e punës së tyre me Emrin e Atij Pronari, për hir të tij dhe duke qenë nën shikimin e tij. Ata nuk kanë nevojë për pagë, as për rang, as për shpërblim. 

Kategoria e dytë: Janë shërbëtorët e zakonshëm. Ata nuk dinë se përse po punojnë; në të vërtetë ata i vë në shërbim e i nxit për punë Pronari i Gjithëlavdishëm. Ai i bën ata të punojnë nëpërmjet ideve të Tij dhe njohjes, si dhe u jep një pagë të vogël që u përshtatet atyre. Këta shërbëtorë janë të pavetëdijshëm për ato qëllime të ndryshme e gjithëpërfshirëse dhe për përfitimet e larta që vijnë si rrjedhojë e punës së tyre. Madje  disa nga njerëzit imagjinojnë se puna e tyre ka të bëjë vetëm me veten e tyre dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç asaj page dhe shpërblimi. 

Kategoria e tretë: Pronari i të gjithë Sundimit ka disa kafshë që i ka vënë në punë të ndryshme në ndërtimin e qytetit dhe të pallatit. Ai u jep atyre vetëm një ushqim. Dhe, të punuarit e tyre në detyrat që janë të përshtatshme me aftësitë e tyre u jep atyre kënaqësi, sepse potenciali ose mundësia e shfaqur në fazën e veprimit e të punës, që deri atëherë rrinin të fshehura e të pazbuluara, shtrihen e marrin frymë dhe kjo shkakton kënaqësi. 

Dhe kënaqësia që gjendet tek të gjitha aktivitetet, buron nga ky mister. Atëherë, paga dhe shpërblimi i këtij lloji shërbëtorësh është vetëm ushqimi dhe ajo kënaqësi shpirtërore. Ato mjaftohen me këtë. 

Kategoria e katërt: Këta janë punëtorë të tillë që e dinë se çfarë janë duke bërë dhe përse e për kë ata po punojnë, përse po punojnë punëtorët e tjerë, cili është qëllimi i pronarit të të gjithë sundimit dhe përse ai i bën ata të punojnë? Kështu, punëtorët e këtij lloji janë kryetarët dhe mbikëqyrësit për punëtorët e tjerë. Ata marrin paga sipas gradave dhe rangjeve të tyre. 

Në të njëjtën mënyrë, Sunduesi i të gjitha botëve, i Cili është Krijuesi i qiejve e i tokës dhe Ndërtuesi Hirplot i dynjasë dhe i Ahiretit, ka vënë në punë melekët, kafshët, qëniet e pajeta, bimët dhe qëniet njerëzore në pallatin e kësaj bote brenda sferës së shkaqeve dhe i bën ato që ta adhurojnë. Ai i vë ato në shërbim e punë jo për ndonjë nevojë, sepse Ai është Krijuesi i gjithçkaje, por për hir të shfaqjes së Fuqisë, madhështisë, lartësisë dhe Hyjnisë, si dhe për disa shembuj të tjerë urtësie. Ai i bën ata të punojnë dhe i ka ngarkuar këto katër kategori me detyra të ndryshme adhurimi. 

Kategoria e parë: Janë “Melekët” të cilët u përfaqësuan në kra-hasim si robërit, shërbëtorët. Melekët nuk përparojnë me përpjekje, por secili nga ato ka një stacion të fiksuar dhe një rang të përcaktuar; veçse ama ato marrin një kënaqësi të veçantë nga vetë puna, dhe një rrezatim nga adhurimi i tyre. Domethënë, shpërblimi i këtyre shërbëtorëve gjendet brenda detyrave të tyre. Ashtu siç kënaqet e ushqehet njeriu nga uji, ajri, drita dhe nga ushqimi, po ashtu melekët kënaqen e ushqehen nga dritat e dhikrit (përmendjes), tesbihateve (lartësimeve), hamdit (lavdërimet), nga adhurimi, nga njohja dhe nga dashuria e Zotit xh.sh., sepse meqenëse ato janë krijuar nga drita, drita është e mjaftueshme si ushqim për to. 

Madje edhe parfumet erëmira të cilat janë afër dritës, janë një lloj ushqimi për ato dhe me të cilat ato kënaqen. Në të vërtetë, shpirtërat e mirë gjejnë kënaqësi tek erërat e ëmbëla e të këndshme. Për më tepër, ka detyra që i kryejnë melekët me urdhrin e të Vetmit Krijues të Cilin  ata e adhurojnë në punën që përmbushin për hir të Tij, në shërbimin që ndërmarrin në Emrin e Tij, në mbikëqyrjen që ekzekutojnë nëpërmjet favorit të Tij, në nderin që fitojnë nëpërmjet lidhjes së tyre me Atë, në pastërtinë -panjollësinë- që ata arrijnë nëpërmjet studimit të sundimit të Tij, si në pamjen e jashtme ashtu edhe në pamjen e brendshme të cilat shikojnë tek Ai, dhe në qetësinë që ata gjejnë duke shikuar shfaqjet e bukurisë dhe të lavdisë së Tij; ata kanë një lumturi të tillë të lartë saqë mendja njerëzore nuk mund ta perceptojë dot atë, të cilën mund ta kapë vetëm meleku. 

Një lloj prej melekëve janë adhurues dhe të tjerët e ushtrojnë adhurimin në punët. Prej melekëve të tokës, lloji që janë punëtorë i ngjasojnë llojit të preokupimit njerëzor, nëse do të lejohej shprehja. Kështu, ka prej tyre që kryejnë misionin e përkujdesjes ndaj kafshëve dhe ato janë si barinjtë; një lloj tjetër mbikëqyrin bimët e tokës, dhe ata janë si fermerët. Domethënë, faqja e tokës është si një fermë e përgjithshme dhe një melek i caktuar i mbikëqyr të gjitha speciet e kafshëve brenda saj nëpërmjet urdhrit të Krijuesit të Gjithëlavdishëm  dhe me lejen e Tij, për hir të Tij dhe nëpërmjet forcës dhe fuqisë së Tij. Për çdo specie kafshësh ndodhet një melek më i vogël i cili është caktuar për të vepruar si një bari i veçantë. 

Fytyra e tokës është gjithashtu një vend kultivimi, të gjitha bimët mbjellen në të.  Një melek është i ngarkuar me mbikëqyrjen e të gjithë atyre në Emrin e Zotit të Gjithëfuqishëm dhe nëpërmjet fuqisë së Tij, dhe ndodhen melekë më të vegjël se ai të cilët adhurojnë e lavdërojnë Zotin xh.sh., secili duke mbikëqyrur një specie të veçantë. Kryeengjëlli Hazreti Mikail a.s. i cili është njëri nga mbajtësit e Fronit të Furnizimit, është mbikëqyrësi më i rëndësishëm i këtyre. 

Melekët të cilët janë në pozitën e bariut dhe të fermerit janë të ndryshëm nga qëniet njerëzore, sepse mbikëqyrja e tyre është thjesht për hir të Zotit të Gjithëfuqishëm dhe me Emrin e Tij dhe nëpërmjet Fuqisë dhe urdhrit të Tij. Madje mbikëqyrja e tyre është shikimi i shfaqjeve Hyjnore në speciet që ata janë ngarkuar për t’i kontrolluar, duke studiuar shfaqjet e Fuqisë dhe të mëshirës në të; duke i bërë të njohur asaj specie urdhërat Hyjnore nëpërmjet llojit të inspirimit; dhe në një mënyrë duke kryer atë çfarë i ngjason organizimit të akteve të vullnetshme të specieve. 

Mbikëqyrja e tyre mbi bimët në fushën e tokës në mënyrë të veçantë përbëhet nga përfaqësimi i tesbihateve shpirtërore të bimëve në gjuhën engjëllore, duke shpallur me këtë gjuhë përshëndetjet shpirtërore që bimët i japin Krijuesit të Gjithëlavdishëm nëpërmjet  jetëve të tyre; duke i përdorur korrekt aftësitë e potencialet që u janë dhënë bimëve, duke i drejtuar ato drejt disa qëllimeve dhe duke i organizuar në një lloj shkalle. Këto detyra e shërbime që kryejnë engjëjt janë një lloj prej veprave të lavdërueshme të fituara nga ‘vullneti i lirë’. Në të vërtetë, ato janë një lloj adhurimi e ibadeti. Por, melekët nuk kanë fuqi reale të vendosjes, sepse mbi çdo gjë është një vulë e veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave. Dora e dikujt tjetër nuk mund të ndërhyjë në Krijim. Domethënë, ky lloj pune i melekëve përbën adhurimin e tyre. Ato nuk janë zakone ashtu si tek njeriu. 

Kategoria e dytë e punëtorëve në këtë pallat të universit janë: “Kafshët”. Meqenëse kafshët gjithashtu kanë një nefs oreksmadh dhe një zgjedhje të pjesshme, puna e tyre nuk  është thjesht për hir të Zotit xh.sh., deri diku ato e marrin një pjesë për nefset e tyre. Prandaj, meqenëse Zoti i Gjithëlavdishëm i Gjithësundimit është Gjithëbujar, Ai u dhuron një shpërblim, pagë atyre gjatë punës me qëllim që t’u japë një pjesë nefseve të tyre. Për shembull, Krijuesi i Gjithurtë e përdor ‘bilbilin’, i cili shquhet për dashurinë e tij për trëndafilat, për pesë qëllime. 

I pari: Ai është një nëpunës i urdhëruar për të shpallur në Emrin  e të gjitha specieve të kafshëve lidhjen e fortë që ekziston ndërmjet tyre dhe llojeve të bimëve. 

Qëllimi i dytë: Ai është një orator Hyjnor midis kafshëve, të cilët janë miqt e të Gjithëmëshirshmit të vetëm, të nevojshëm për ushqim, i ngarkuar për të shpallur gëzimin dhe kënaqësinë e tyre dhe për të mirëpritur dhuratat e dërguara nga Furnizuesi Gjithëbujar. 

Qëllimi i tretë: Është t’i shpallë gjithësecilit mirëseardhjen e dhënë për bimët, të cilat janë dërguar si ndihmë e përforcime për shokët e species së tij prej zogjve dhe për kafshët. 

Qëllimi i katërt:  Është të shpallë mbi kokat e bekuara dhe mbi fytyrat e bukura të bimëve, nevojën e madhe që kanë për to (për bimët) llojet e kafshëve, saqë arrin shkallën e dashurisë e të pasionit. 

Qëllimi i pestë: Është të paraqesë tesbihatin më të hollë tek Divani i Pronarit të gjithësisë së Zotit të Gjithëlavdishëm, Hirplotë e Gjithëbujar me mallëngjimin më të hollë, me dashurinë, me fytyrën më delikate si një trëndafil. 

Ka edhe kuptime të tjera të ngjashme  me këto pesë qëllime. Këto kuptime e qëllime janë qëllimet e veprave që bilbili kryen “për hir të së vërtetës së të Gjithëlavdishmit të Vetëm e të Pashok”. Bilbili flet me gjuhën e vet. Dhe ne i kapim këto kuptime nga fjalët e tij të përvajshme, ankimtare. Në qoftë se ai vetë nuk e di plotësisht kuptimin e këngës së vet, ashtu siç e dinë melekët dhe shpirtërorët, kjo nuk e dëmton kuptimin tonë. Thënia, “Ai që dëgjon, kupton më mirë se ai që flet” është e mirënjohur. Gjithashtu, bilbili  nuk tregon se ai nuk i njeh këto qëllime në detaje, por kjo nuk do të thotë se këto qëllime nuk ekzistojnë. Të paktën ai të njofton ty për këto qëllime ashtu si një orë e cila të njofton ty për kohën; edhe ajo nuk di gjë se për çfarë punon. Mosnjohja  e saj nuk e dëmton njohjen tënde, pra kjo nuk të pengon për njohjen. 

Megjithatë, paga e vogël e bilbilit është kënaqësia që ai përjeton duke shikuar buzëqeshjen e trëndafilave të bukur, kënaqësinë që ai merr duke biseduar me to dhe duke zbrazur ankesat e tij. Domethënë, kënga e tij e trishtueshme nuk është një ankesë që buron nga brenga shtazore, por është falënderim që buron nga dhuratat e të Gjithëmëshirshmit. Krahasoji me bilbilin, bletën, merimangën, milingonën, insektet zvarritëse dhe kafshët mashkullore që janë mjetet e riprodhimit dhe bilbilat e të gjitha krijesave të vogëla; veprat e secilit prej tyre kanë shumë qëllime. Dhe për ta gjithashtu një kënaqësi e veçantë, si një pagë e veçantë, është përfshirë në detyrat e tyre. Nëpërmjet kënaqësisë, ato u shërbejnë qëllimeve të rëndësishme të përfshira në Artin Hyjnor. 

Ashtu siç ka një individ i thjeshtë që drejton anijen mbretërore një pagë të vogël, po ashtu këto kafshë, të cilat janë vënë në shërbim në detyrat e falënderimit e të lartësimit, secila marrin një shpërblim të vogël. 

Një shtojcë e diskutimit mbi bilbilin: Megjithatë, mos supozo se kjo shpallje, ky lajmërim  dhe këto këngë lavdërimi e falënderimi janë të veçanta për bilbilin. Në të vërtetë, në të gjitha speciet ndodhet një klasë që i ngjason bilbilit, e cila përbëhet nga një individ i hollë ose nga individë që përfaqësojnë ndjenjat më të holla të asaj specie dhe që këndojnë me lavdërimin më të hollë dhe me poezinë më të bukur. Bilbilat e mizave dhe të insekteve, në mënyrë të veçantë, janë edhe të shumtë edhe të ndryshëm. Ato i bëjnë të gjitha kafshët që kanë veshë, duke filluar nga kafsha e vogël e duke përfunduar tek kafsha më e madhe, të dëgjojnë tesbihatet, lavdërimet e tyre nëpërmjet poezisë së tyre zukatëse, zhurmuese, dhe u japin atyre kënaqësi. 

Disa nga këto bilbila janë nate. Këta miq recitues të poezisë prej kafshëve të vogëla janë oratorët e tyre me zë të ëmbël kur të gjithë qëniet janë zhytur në heshtje në qetësinë e natës. Secili është qendra e një rrethi dhikri, një tubim i vetmuar, të cilin e dëgjojnë të gjithë të tjerët dhe në një mënyrë, kujtojnë dhe lavdërojnë Krijuesin e Gjithëlavdishëm në zemrat e tyre. Një lloj tjetër nga këto bilbilë janë të ditës. Ditën, në pranverë dhe në verë, ato ua shpallin mëshirën e të Gjithëmëshirshmit dhe të Mëshirëplotit të gjitha qënieve të gjalla nga predikatoret e pemëve me zërat e tyre tingëllues, me këngët e holla dhe me lavdërimet poetike. Ashtu si udhëheqësi i një tubimi për recitimin e Emrave të Zotit xh. sh. që i bën të bien në ekstazë ata që marrin pjesë, po ashtu të gjitha krijesat duke dëgjuar  fillojnë të lavdërojnë Krijuesin e gjithëlavdishëm secila në gjuhën e saj të veçantë dhe me një zë të veçantë. 

Domethënë, çdo lloj nga qëniet, madje edhe yjet, kanë një kryerecitues dhikri të veçantë për ta, dhe bilbilin e tij të veçantë duke kënduar e duke recituar me dritat e tij. Por, më i shkëlqyeshmi i këtyre bilbilave, më i nderuari, më i ndritshmi, më mahnitësi, më i madhi dhe më i përnderuari, zëri i të cilit ishte më tingëlluesi, cilësitë e të cilit ishin më të shndëritshmet, recitimi i të cilit ishte më i ploti, falënderimet e të cilit ishin më universalet, esenca e të cilit ishte më e përkryera dhe forma e të cilit ishte më e bukura, i cili i solli qëniet e qiejve e të tokës në ekstazë e në dalldi, nëpërmjet poezisë së tij të hollë, këngës së tij të ëmbël, lavdërimit të tij të lartë, ishte bilbili i lavdishëm i llojit njerëzor, në kopshtin e universit, bilbili i Kur’anit, Muhammedi Arab a.s.m..

عَلَيْهِ وَ عَلَى آلِهِ وَ اَمْثَالِهِ اَفْضَلُ الصَّلاَةِ وَ اَجْمَلُ التَّسْلِيمَاتِ

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, si dhe mbi familjen e tij  dhe mbi ata që i ngjasojnë atij, qofshin bekimet më të mira dhe paqja. 

Përfundim: Kafshët të cilat i shërbejnë pallatit të universit, u përshtaten me një bindje të plotë urdhërave që i sjellin ato në ekzistencë dhe në mënyrë perfekte shfaqin në Emrin e Zotit të Gjithëlavdishëm qëllimet e përfshira në natyrat e tyre. Lavdërimi dhe adhurimi  që ato kryejnë duke zbatuar detyrat që u përkasin jetëve të tyre në këtë mënyrë të mrekullueshme nëpërmjet fuqisë së Zotit të Gjithëfuqishëm, janë dhurata e përshëndetje që ato ia paraqesin Divanit të Krijuesit të Gjithëlavdishëm, Dhuruesit të jetës. 

Kategoria e tretë e punëtorëve janë “Bimët” dhe “Krijesat e pajeta.” Meqenëse nuk kanë zgjedhje -vullnet të lirë- ato nuk marrin pagë. Puna e tyre është thjesht për hir të Zotit xh.sh., në Emrin e Tij, për llogari të Tij, nëpërmjet vullnetit të Tij, forcës dhe Fuqisë. Megjithatë nga rritja dhe zhvillimi i tyre mund të kuptohet se ato marrin një lloj kënaqësie tek detyrat e tyre të pjalmimit dhe të prodhimit të farërave dhe frutave. Por ato nuk përjetojnë dhimbje fare. Për shkak të zgjedhjes së tyre, kafshët përjetojnë dhimbje dhe kënaqësi. Meqenëse zgjedhja nuk hyn tek puna e bimëve dhe e qënieve  të pajeta, puna e tyre është më e plotë se sa ajo e kafshëve, të cilat kanë zgjedhje. Midis atyre që kanë zgjedhje, puna e krijesave, si bleta, të cilat ndriçohen nga shpallja dhe inspirimi, është më e plotë se sa puna e atyre kafshëve të cilat mbështeten në aftësinë e zgjedhjes së tyre. 

Çdo specie nga bimët në fushën e fytyrës së tokës lutet dhe i kërkon Krijuesit të Gjithurtë nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj dhe të mundësisë, duke thënë: “O Krijuesi ynë! Na jep fuqi me qëllim që duke ngritur flamurin e species sonë në çdo anë të tokës, ne të mund ta shpallim madhështinë e Hyjnisë Tënde me gjuhën tonë; na jep begati me qëllim që ne të mund të të adhurojmë Ty në çdo qoshe të xhamisë së tokës dhe na jep ne fuqi që të udhëtojmë në çdo anë të ekspozitës së tokës me qëllim  që të  përhapim nëpërmjet gjuhës sonë qëndisjet e Emrave të Tu të bukur, artet e Tua më të mahnitshme dhe çudirat e tyre!” Krijuesi i Gjithurtë u përgjigjet lutjeve të tyre shpirtërore dhe u dhuron farërave të njërës specie prej tyre krahë të vockëla të bëra prej qimeve. Ato fluturojnë duke u shpërndarë gjithandej. Kjo bën që Emrat Hyjnorë të lexohen në Emrin e specieve të tyre –ashtu si farërat e bimëve me gjemba dhe e disa luleve të verdha. Dhe Ai u jep disa specieve një mish të shijshëm e të bukur i cili është edhe i domosdoshëm dhe i këndshëm për qëniet njerëzore. Ai e bën njeriun që t’u shërbejë atyre dhe t’i mbjellë ato gjithkund. Disa specieve të tjera, Ai u jep, duke mbuluar një kockë të ashpër e të patretshme, mishin që e gëlltisin kafshët me qëllim që ato të shpërndajnë farërat nëpër anët e tokës. Disave Ai u jep kthetra të vogëla që të kapen e të ngjiten me gjërat nëpërmjet prekjes më të vogël; dhe kështu ato kalojnë nga një vend për tek tjetri duke ngritur flamurin e specieve dhe duke shfaqur artet e mahnitshme të Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Disa specieve midis bimëve, krijuesi u jep kutia të mbushura me fara si pjepri; Ai u jep një forcë si atë të saçmes së madhe të një pushke, me qëllim që në kohën e pjekjes, pjeprat e vegjël të cilët janë frutat e tij, të bien, të qëllojnë e të hapin zjarr me farërat e tyre si predha në largësinë e disa metrave, që t’i mbjellë ato. Ato veprojnë kështu me qëllim që me shumë gjuhë ta lavdërojnë Krijuesin e Gjithëditur dhe të recitojnë Emrat e Tij të bukur. Dhe ju mund të mendoni për shembuj të tjerë në këtë mënyrë. 

Krijuesi i Gjithurtë, i Cili është i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëditur, e ka krijuar gjithçka bukur dhe me rregull perfekt. Ai i ka përshtatur ato bukur, ka kthyer fytyrat e tyre drejt qëllimeve të bukura, i ka punësuar ato në detyra të bukura, i ka bërë të bëjnë lavdërime të jashtme të bukura dhe të adhurojnë bukur. O njeri!.. Në qoftë se je me të vërtetë njeri, mos e ngatërro Natyrën, rastësinë, kotësinë dhe çudhëzimin me këto çështje të bukura. Mos i bëj ato të shëmtuara, mos vepro në mënyrë të shëmtuar. Dhe mos ji i shëmtuar! 

Kategoria e katërt: Janë “Qëniet njerëzore,” të cilët janë një lloj shërbëtorësh në pallatin e universit; ku njeriu u ngjason melekëve nga njëri aspekt, dhe u ngjason kafshëve nga një aspekt tjetër. Njeriu  u ngjason melekëve për sa ka të bëjë me universalitetin e adhurimit, shtrirjen e mbikëqyrjes, dhe me gjithëpërfshirjen e njohurisë, dhe me qënien e tij thirrës për tek Hyjnia, madje ai është më gjithëpërfshirës se sa melekët. Por meqenëse njeriu ka një nefs oreksmadh që është i prirur  drejt së keqes, në kundërshtim me melekët, ai i nënshtrohet përparimit të rëndësishëm dhe tatëpjetës e rënies. Gjithashtu, meqenëse në punën e tij njeriu kërkon kënaqësi për nefsin e tij dhe një pjesë për vetveten, ai i ngjason një kafshe. Meqenëse kjo është kështu, njeriu ka dy rroga: E para është e pjesshme, shtazore, dhe e menjëhershme; ndërsa e dyta është engjëllore, universale, e shtyrë dhe më e vonë. 

Tani detyra e njeriut dhe rrogat e tij, përparimi dhe tatëpjeta e tij, janë diskutuar pjesërisht tek Njëzet e Tre Fjalët e kaluara. Dhe janë shpjeguar në mënyrë më të detajuar tek Fjala e Njëmbëdhjetë dhe Fjala e Njëzet e Tretë, në mënyrë të veçantë. Këtu ne do ta ndërpresim diskutimin dhe do ta mbyllim derën. Dhe duke i kërkuar të Gjithëmëshirshmit të hapë për ne dyert e mëshirës së Tij e të suksesit, dhe duke i kërkuar falje për të metat e gabimet tona, ne e përfundojmë këtë Fjalë. (Libri Fjalët, fjala 24) / zell.al