Netët e Mëdha fillojnë nga namazi i akshamit dhe zgjasin deri sa të hyjë namazi i sabahut. Më e mira është agjërimi i ditës para dhe pas natës së madhe. Por, nëse do të agjërosh vetëm një ditë, është më mirë të agjërosh ditën në vijim.

Sipas fesë Islame, dita mbaron me perendimin e diellit. Nata vjen para ditës. (Kurtubi, Ahmami’l-Kur’an i el-Maqit, Rijad 2003, XIV, 15)

Për shembull, për shkak se muaji I Ramazanit fillon me perendimin e diellit në ditën e fundit të Muajit Shaban, atë natë falet namazi i parë i teravive të Ramazanit, dhe për shkak se me perendimin e diellit në ditën e fundit të Ramazanit fillon muaji Shevval, nuk falet namazi i teravive në ditën e fundit të Ramazanit.

Nëse Nata e Miraxhit është në natën që lidh të premten me të shtunën, atëherë është mirë që të agjëroni dy ditë, të premten dhe të shtunën. E rëndësishme është që ta agjëroni ditën e shtunë.

Pyetje Islame