Në çdo grimcë hapen tre dritare për tek Drita e Unitetit dhe për tek Ekzistenca e domosdoshme e Diellit të parapërjetësisë.
Dritarja e parë: Ashtu si një ushtar i cili ka një lidhje me secilën nga sferat e ushtrisë, domethënë, me skuadrën e tij, kompaninë e tij, batalionin, regjimentin, divizionin dhe me ushtrinë; dhe ai ka detyra sipas atyre lidhjeve dhe veprime në përputhje me detyrat dhe rregullat ushtarake, po ashtu edhe grimcat kanë lidhje të ngjashme. Për shembull, një grimcë e tillë e pajetë në beben e syrit tënd ka lidhje me syrin tënd, me kokën, me trupin, me fuqitë e tua të riprodhimit, me forcën tërheqëse dhe shtytëse, me venat e tua dhe arteriet, me mekanizmin, me forcat ndijore dhe me nervat, madje ajo ka lidhje edhe me vetë llojin njerëzor e të tjera…
Atëherë, ekzistenca e këtyre lidhjeve dhe detyrave tek një grimcë tregon në mënyrë të vetëkuptueshme për sytë që nuk janë të verbër se ajo është një vepër arti dhe një nëpunëse e ngarkuar e të Gjithëfuqishmit të Parapërjetësisë dhe ajo është e urdhëruar dhe vepron nën rregullin e Tij xh.sh..
Dritarja e dytë: Të gjitha molekulat e ajrit mund t’i vizitojnë të gjitha lulet dhe frutat. Ato gjithashtu mund të futen tek ato dhe të punojnë brenda tyre. Në qoftë se ato nuk janë nëpunëse të nënshtruara të Një të Gjithëfuqishmi absolut i Cili i shikon dhe i njeh të gjitha gjërat, atëherë ato molekula endacake, bredharake, do të duhej t’i njihnin të gjitha sistemet dhe strukturat e të gjitha frutave dhe luleve, artin e tyre, prerjen e formave të rrobave që i veshin ato dhe mjeshtërinë e tyre perfekte dhe gjithëpërfshirëse të cilat janë të gjitha të ndryshme. Ja pra, kjo grimcë shfaq rrezet e një drite të Unitetit Hyjnor, ashtu si dielli. Ti mund ta krahasosh dritën me ajrin, dhe ujin me dheun.
Atëherë, burimet origjinale të këtyre gjërave janë këto katër substanca. Sipas shkencës moderne ato janë hidrogjeni, oksigjeni, karboni dhe azoti, këto janë pjesët përbërëse të elementeve të mëparshëm.
Dritarja e tretë: Në qoftë se ti e mbush një vazo lulesh me pak dhè, i cili përbëhet nga grimcat, ajo mund të jetë mjet për rritjen dhe zhvilimin e çdo bime të lulëzuar dhe frutdhënëse që gjendet në të gjithë tokën, pastaj ti vendos ca farëra të holla në të, ato farëra të ngjashme – si sperma– dhe të përbëra nga karboni, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni; ato janë të ngjashme nga natyra pavarësisht se janë të ndryshme, pasi është vendosur tek ato me penën e Kaderit programi i paraardhësve të tyre, i cili është thjesht shkrim i pastër jolëndor.
Kështu, në qoftë se ne do t’i vendosnim këto farëra me radhë në saksi, ti e beson, ashtu siç ka ndodhur, se secila bimë do të shfaqet bashkë me format e saj të mrekullueshme dhe me trajtat dhe anëtarët e saj. Në qoftë se ato grimca nuk do të ishin nëpunëse të ngarkuara të Një të Vetmi i Cili i njeh të gjitha gjendjet dhe rrethanat e çdo gjëje, i Cili është i aftë që t’i japë çdo gjëje një ekzistencë të përshtatshme për të dhe gjithçka që është e domosdoshme për të dhe fuqisë së të Cilit i nënshtrohet gjithçka me lehtësi të plotë, atëherë çdo grimcë dheu duhej të kishte aq shumë fabrika jolëndore dhe presa tipografike, aq sa numri i të gjitha bimëve të lulëzuara e frutdhënëse, me qëllim që secila të bëhej burim i të gjitha atyre qënieve të gjithëfarshme e të ndryshme, pjesët e të cilave, anëtarët dhe format janë të gjitha të largëta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra; ose ndryshe do të ishte e domosdoshme që t’u atribuoje atyre qënieve një njohuri gjithëpërfshirëse dhe një fuqi të aftë për t’i formuar ato, që të jenë burim për të gjitha ato.
Kjo do të thotë, në qoftë se këputet lidhja me Zotin e Gjithëfuqishëm, do të bëhej e domosdoshme të pranoje zotra sa numri i grimcave të dheut, dhe kjo është një bestytni një mijë herë e pamundur. Ndërsa çështja do të bëhej tej mase e lehtë dhe e asryeshme, nëse secila grimcë bëhet nëpunëse e urdhëruar; sepse ashtu si në Emrin e mbretit dhe nëpërmjet fuqisë së tij, një ushtar i thjeshtë i një mbreti të fuqishëm mund ta bëjë një qytet të populluar të shpërngulet, ose të bashkojë dy dete, ose të kapë rob një mbret tjetër, po ashtu nëpërmjet urdhrit të Monarkut të parapërjetësisë dhe të paspërjetësisë; një mizë hoqi qafe një Nemrud dhe një milingonë shkatërroi Pallatin e Faraonit dhe e rrënoi duke e bërë rrafsh me tokën, dhe një farë e vockël fiku mban mbi shpinë peshën e pemës së fikut.
Për më tepër, në çdo grimcë ndodhen dy dëshmitarë të tjerë të vërtetë për ekzistencën e domosdoshme të Krijuesit dhe për Unitetin. Njëri është se, me pafuqinë e saj absolute, çdo grimcë kryen detyrat më të rëndësishme e më të shumëllojshme. Dhe tjetri është se, së bashku me qënien e saj të pajetë, çdo grimcë i përshtatet rregullit universal dhe sistemeve, gjë e cila shfaq një vetëdije universale. Domethënë, nëpërmjet gjuhës së pafuqisë së saj, çdo grimcë dëshmon ekzistencën e domosdoshme të të Gjithëfuqishmit të Vetëm Absolut, dhe nëpërmjet përshtatshmërisë së saj me rregullin në botë, secila grimcë dëshmon Unitetin e Tij.
كَمَا اَنَّ فِى كُلِّ ذَرَّةٍ شَاهِدَانِ عَلَى اَنَّهُ وَاجِبٌ وَاحِدٌ كَذلِكَ فِى كُلِّ حَىٍّ لَهُ
آيَتَانِ عَلَى اَنَّهُ اَحَدٌ صَمَدٌ
Ashtu si në çdo grimcë që ndodhen dy dëshmitarë që tregojnë se Ai është Ekzistuesi i Vetëm i Domosdoshëm i Unitetit, po ashtu në çdo qënie të gjallë ndodhen dy shenja që tregojnë se Ai është i Vetëm dhe Vetekzistuesi i Përhershëm.
Po, në çdo qënie të gjallë ndodhet një Vulë e Njësisë Hyjnore dhe një Stampë e Vetekzistuesit të Përhershëm, sepse një qënie e gjallë shfaq së bashku në pasqyrën e saj shumicën e Emrave Hyjnorë, shfaqjet e të cilëve janë të dukshëm në univers. Mjaft thjesht, ashtu si një pikë përqëndrimi, çdo qënie e gjallë shfaq manifestimin e Emrit më të Madh të El-Hajj, El Kajjum, i Gjalli i Përjetshëm, Vetekzistuesi i Përhershëm. Kështu, meqenëse ajo tregon një lloj hije të Njësisë së Esencës Hyjnore nën perden e Emrit El Muhji, Jetëdhënësi, ajo mban një stampë të Njësisë Hyjnore. Dhe meqenëse qënia e gjallë është si një shembull i zvogëluar i universit dhe një frut i pemës së krijimit, ajo tregon një vulë të Vetekzistuesit të Përhershëm, e cila i sjell sferës së vogël të jetës së saj nevojat e saj të cilat janë aq të shumta sa universi, me një lehtësi dhe në një mënyrë të paparashikuar.
Domethënë, kjo situatë tregon se ajo ka një Krijues Mbështetës, i Cili është i Tillë që shikimi dhe vlerësimi i Tij për të merr vendin e të gjitha gjërave, pra shikimi i Krijuesit për të është i mjaftueshëm për të gjitha gjërat; të gjitha gjërat nuk mund ta marrin vendin e këtij shikimi.
نَعَمْ يَكْفِى لِكُلِّ شَيْءٍ شَيْءٌ عَنْ كُلِّ شَيْءٍ وَ لاَ يَكْفِى عَنْهُ كُلُّ شَيْءٍ وَ لَوْ لِشَيْءٍ وَاحِدٍ
Për më tepër, kjo situatë tregon se ashtu si Mbështetësi i saj që nuk ka nevojë për asgjë, po ashtu asgjë nuk e pakëson thesarin e Tij dhe asgjë fare nuk është e vështirë për fuqinë e Tij. Kjo, atëherë është një lloj i vulës që tregon hijen e Vetekzistuesit të Përhershëm…
Domethënë, në çdo qënie të gjallë është një vulë e Njësisë Hyjnore dhe një stampë e Vetekzistuesit të Përhershëm. Po, nëpërmjet gjuhës së jetës së saj çdo qënie e gjallë reciton:
قُلْ هُوَ اللّهُ اَحَدٌ اَللّهُ الصَّمَدُ
“Thuaj: ‘Ai është All-llahu, Një dhe i Vetëm.”[Kur’an, 112: 1-2]