Lexo PDF

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

اِنَّا جَعَلْنَا مَا عَلَى اْلاَرْضِ زِينَةً لَهَا لِنَبْلُوَهُمْ اَيُّهُمْ اَحْسَنُ عَمَلاً , وَاِنَّا لَجَاعِلُونَ مَا عَلَيْهَا صَعِيدًا جُرُزًا , وَمَا الْحَيَوةُ الدُّنْيَا اِلاَّ لَعِبٌ وَلَهْوٌ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Vërtetë që Ne e kemi bërë çfarë është në tokë si stoli për të, me qëllim që Ne të mund t’i provojmë ata (njerëzit) se cilët prej tyre janë më të mirët në (drejtim e veprime). Dhe sigurisht që Ne do ta bëjmë gjithçka në të (tokë) dhé të thatë e të vdekur.[162]” “Dhe jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër veçse lojë dhe zbavitje.”[163]

[Kjo Fjalë përbëhet nga dy Stacione  të larta, dhe një shtojcë e shndritshme.]

Krijuesi i Gjithëmëshirshëm, Furnizuesi Gjithëbujar, Autori i Gjithurtë e ka bërë këtë botë si një festival e ceremoni për botën e shpirtërave dhe për qëniet shpirtërore. Ai e zbukuron atë me mrekulli të mbishkrimeve të të gjitha Emrave të Tij. Dhe duke e veshur çdo shpirt të madh apo të vogël, të lartë apo të ulët  me një trup të përshtatshëm me të e duke e pajisur me shqisa të përshtatshme për të përfituar nga mirësitë e ndryshme të panumërta dhe nga gjërat e mira në festival, i dërgon ata përnjëherësh në shfaqje.

Për më tepër, duke e ndarë në shekuj, vite, stinë e madje në ditë e në orë festivalin, i cili është tej mase i shtrirë për sa i përket kohës dhe hapësirës, Ai e bëri çdo shekull, çdo vit, çdo stinë dhe në një aspekt çdo ditë e pjesë dite, një festival të lartë në formën  e një parade për secilin grup të qënieve me shpirt dhe të çdo specie të bimëve; e sidomos faqen e tokës në pranverë e në verë e cila është  një mori festivalesh, njëri pas tjetrit për grupet e qënieve shumë të vogëla. Madje ai festival tërhoqi vëmendjen dhe shikimet e qënieve shpirt-ërore, të engjëjve dhe të banorëve të qiejve që janë në nivelet e larta të botës dhe formon një vend aq të ndritshëm studimi e shqyrtimi për ata që mendojnë, saqë mendja është e pafuqishme ta përshkruajë atë.

Por, atëherë në faqen e treguesve të Emrave Hyjnorë, “Er-Rahman” dhe “El-Muhji”, “i Gjithëmëshirshmi e Jetëdhënësi.” Në këtë gosti Hyjnore e në këtë festival Hyjnor, Emrat “El-Kahhar” dhe “El Mu’mit”, “Nënshtrues dhe Shkaktues i vdekjes”, shfaqen me ndarjen dhe vdekjen. Kjo ndoshta në dukje nuk i përshtatet gjithëpërfshirjes së mëshirës Hyjnore që përshkruhet në وَسِعَتْ رَحْمَتِى كُلَّ شَيْءٍ “Dhe Mëshira ime përfshin gjithçka.”[164]

Në realitet gjenden disa aspekte në të cilat mëshira Hyjnore përshtatet. Le të përmendim një aspekt të saj:

Pasi çdo grup nga qëniet të ketë plotësuar radhën e vet në paradë dhe pasi të jenë arritur rezultatet e synuara nga parada, Krijuesi Gjithëbujar e Gjithëmëshirues i bën shumicën e atyre gru-peve të neveriten e të mërziten nga dynjaja në një mënyrë të mëshirshme dhe u jep atyre dëshirën për pushim dhe dëshirën për të emigruar në një botë tjetër. Ai i zgjon shpirtërat në kohën kur ato shkarkohen nga detyrat e jetës, duke u ngjallë dëshirën e prirjen për atdheun e tyre origjinal. Zoti xh.sh. ashtu siç i jep një ushtari të thjeshtë, i cili vritet për hir të detyrës, rangun e martirizimit, i jep deles e cila therret për kurban, një trup të përjetshëm në botën tjetër, e shpërblen atë duke e bërë një kafshë transportuese, si Buraku, për pronarin e tij në urën e Siratit…

Po ashtu, nuk është e pamundur që i Gjithëmëshirshmi t’u japë gjallesave shpirtërore dhe kafshëve një shpërblim shpirtëror në pëputhje me aftësitë e tyre dhe një pagë nga thesaret e pashtershme të Mëshirës, pasi ato u torturuan e u shkatërruan në zbatimin e detyrave të natyrshme Hyjnore duke iu bindur urdhëresave Hyjnore e që vuajtën vështirësitë më të mëdha. Dhe kjo ndodh me qëllim që të mos vuajnë shumë dhimbje kur ata të lënë dynjanë, por të jenë të kënaqur.

لاَ يَعْلَمُ الْغَيْبَ اِلاَّ اللّهُ Askush nuk e di të panjohurën përveç All-llahut.”

Sa për njeriun, i cili është krijesa më e nderuar e gjallesave shpirtërore dhe që do të përfitojë më shumë se të tjerët në këtë festival, si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, atij i jepet nëpërmjet mëshirës Hyjnore një gjendje dëshire shpirtërore e cila ia bën të mërzitshme këtë botë dhe kërkon të kalojë në Ahiret, ndonëse ai është shumë i lidhur e i marrosur pas dynjasë. Njeriu, humaniteti i të cilit nuk është mbytur në çudhëzim, përfiton nga kjo gjendje shpirtërore dhe largohet me qetësinë e zemrës. Ne do të shpjegojmë, si shembull, pesë nga aspektet që të çojnë në këtë gjendje shpirtërore.

Aspekti i parë. Krijuesi i Gjithëlavdishëm i shfaq njeriut me ardhjen e kohës së  pleqërisë vulën e zhdukjes dhe kuptimin e hidhur të gjërave tërheqëse e të bukura kalimtare të kësaj dynjaje. Pleqëria e bën njeriun të largohet e të ftohet nga kjo botë dhe të kërkojë diçka të qëndrueshme në vend të së përkohshmes.

Aspekti i dytë: Meqenëse nëntëdhjetë e nëntë përqind e të dashurve të njeriut me të cilët është i lidhur, e kanë lënë këtë botë e janë vendosur në një tjetër, përmes nxitësit të asaj dashurie të pastër, i dhurohet njeriut një dëshirë për vendin ku kanë shkuar të dashurit e tij dhe e bën atë ta takojë vdekjen dhe exhelin me gëzim.

Aspekti i tretë: Zoti xh.sh. e bën njeriun të kuptojë me anë të disa gjërave dobësinë dhe pafuqinë e tij të pafund dhe duke e bërë atë të kuptojë se sa të rënda janë peshat e jetës dhe përgjegjësitë e të jetuarit. Si rrjedhojë, lind tek ai një dëshirë për të pushuar dhe një mallëngjim i sinqertë për të shkuar në një botë tjetër.

Aspekti i katërt: Zoti xh.sh. i tregon njeriut besimtar, nëpërmjet dritës së besimit se vdekja nuk është zhdukje, por një ndryshim banese, se varri nuk është gryka e një pusi të zi e të thellë, por një derë e botëve të mbushura me dritë, se dynjaja me të gjithë shkëlqimin e saj është si një burg në krahasim me botën e përtejme. Nuk ka dyshim se dalja nga burgu i dynjasë dhe shpëtimi nga ngush-tësia e saj për në kopshtin e Xhenneteve të Ahiretit, kalimi nga turbullirat shqetësuese të jetës materiale për në botën e rehatisë dhe të qetësisë ku shpirtërat fluturojnë, dhe ikja nga zhurmat e mërzitshme të krijesave për të shkuar në praninë e të Gjithëmëshirshmit, sigurisht është një udhëtim për t’u dëshiruar me një mijë jetë flijuese. Në të vërtetë ajo është një lumturi.

Aspekti i pestë: Zoti xh.sh. duke bërë të njohur natyrën e kësaj bote, nëpërmjet njohjes dhe dritës së realitetit në Kur’an, Ai i bën ata që i kushtojnë vëmendje Kur’anit të kuptojnë se dashuria dhe lidhja me këtë botë është e pakuptim. Me fjalë të tjera, Ai thotë dhe provon për njeriun si më poshtë vijon:

“Dynjaja është një libër  i të Vetmit të Përhershëm; shkronjat dhe fjalët e Tij nuk tregojnë vetveten, por tregojnë esencën, atributet dhe Emrat e Shpikësit të tyre. Meqenëse kjo është kështu,                                                                                                                                                                                                                                merr kuptimet dhe lëri mbishkrimet e largohu!..

Bota, gjithashtu, është një tokë e lërueshme për botën tjetër. Atëherë, mbill e mblidh prodhimet dhe ruaji ato! Flaki tutje mbetu-rinat e tyre të përkohshme, mos u jep rëndësi!..

Ajo është gjithashtu një koleksion pasqyrash që vijnë e largohen njëra pas tjetrës. Prandaj njihe atë të Vetmin, i Cili shfaqet në to, shiko dritat e Tij, kupto treguesit e Emrave të Tij në to dhe duaje atë të Vetëm që ato pasqyra tregojnë, Dhe këputi lidhjet e tua me copat e qelqit, fati i të cilave është zhdukja dhe thyerja!..

Ajo gjithashtu është një vend i lëvizshëm tregtie. Prandaj bëje tregtinë tënde dhe eja! Mos shko pas karvaneve që ikin nga ti e nuk të vlerësojnë, dhe mos e mërzit veten për asgjë dhe mos u lodh!..

Gjithashtu, ajo është një shëtitore e përkohshme. Prandaj shikoje atë me një shikim të marrjes së mësimeve prej saj dhe sdudioje me vëmendje, jo fytyrën e saj të jashtme të shëmtuar, por fytyrën  e saj të bukur e të fshehur e cila orientohet tek i Vetmi Hirplot i Përjetshëm!..  Bëj një shëtitje të këndshme e të dobishme dhe pastaj kthehu. Mos qaj e mos ji i mërzitur si një fëmijë i marrë kur skenat që tregojnë ato pamje të holla dhe ato bukuri, zhduken.

Ajo gjithashtu është një bujtinë për ty. Prandaj, ha e pi brenda sferës së lejuar nga Pronari Gjithëbuar që e bëri, si dhe jep falën-derime. Puno e vepro brenda sferës së ligjeve të Tij. Atëherë, lëre atë pa u kthyer prapa dhe shko. Mos ndërhyj me zell të tepruar duke mos shprehur asgjë. Mos e shqetëso veten tënde pa qenë nevoja për gjëra që do të ndahen prej teje e që nuk të sjellin dobi. Mos e mbyt veten në çështje kalimtare që të braktisin!..” Duke treguar të fshehtat e fytyrës së botës së brendshme me fakte të qarta si këto, Zoti xh.sh. ia lehtëson shumë njeriut largimin nga kjo botë, madje e bën të dëshirueshme për ata që janë të vetëdijshëm dhe tregon se ndodhet një shenjë mëshire në çdo gjë dhe në çdo aspekt të saj. Për më tepër, Kur’ani tregon edhe aspekte të tjera të veçanta, përveç këtyre  “Pesë aspekteve”.

Ah! Medet! Për njeriun që nuk ka pjesë nga këto pesë aspekte!

 

* * *

 

 

 

STACIONI I DYTË I FJALËS SË SHTATËMBËDHJETË [165]

 

Mos bërtit në fatkeqësi, o i mjerë, eja e mbështetu tek Krijuesi! Dije se bërtitja është fatkeqësi, madje fatkeqësi brenda fatkeqësisë, dhe gabim brenda gabimit; ajo është fatkeqësi, një gabim i madh.

* * *

Nëse ti e gjen Dërguesin e fatkeqësisë, kthehet fatkeqësia në dhuratë brenda dhuratës dhe në kënaqësi brenda kënaqësisë.

Kështu, lëri ankesat dhe jep falënderime; ashtu si bilbili, buzëqesh nëpërmjet lotëve të tua. Lulet buzëqeshin nga bukuria e ashikut të tyre, bilbilit.

* * *

Në qoftë se nuk e gjen Zotin, dije se bota është e gjitha dhimbje brenda dhimbjes, përkohësi e vuajtje dhe kotësi e zbrazët.

Atëherë, pse qan nga një fatkeqësi e vogël, kur mbi ty është një Dynja plot vuajtje e fatkeqësi?  Eja, mbështetu tek Zoti!

* * *

Me mbështetje! Buzëqesh në fytyrën e fatkeqësisë; që edhe ajo gjithashtu të buzëqesh.

Ndërsa ajo buzëqesh, ajo do të zvogëlohet; ajo do të ndryshohet e transformohet.

* * *

Dije, o arrogant! lumturia në këtë botë është në lënien e saj.

Të njohësh Zotin është e mjaftueshme. Braktise dynjanë, dhe gjithçka do të jetë për ty.

* * *

Të jesh arrogant është humbje e plotë; çfarëdo që të bësh, të gjitha gjërat do të jenë kundra teje. Prandaj të dyja gjendjet kërkojnë ta braktisësh dynjanë këtu.

* * *

Braktisja e saj do të thotë: ta vlerësosh atë si pronë të Zotit, me lejen e Tij dhe në Emrin e Tij…

Në qoftë se dëshiron të bësh tregti, ajo është ta transformosh këtë jetë të përkohshme në të përhershme.

* * *

Në qoftë se kërkon nefsin tënd, ai është i kalbur e pa themel. Në qoftë se kërkon horizontet, vula e përkohshmërisë është mbi to.

* * *

Kjo do të thotë se nuk ka vlerë në marrjen e saj; të gjitha gjërat në këtë treg janë të kalbura. Kështu kaloji… mallërat e shëndoshë janë vënë radhë-radhë përtej tij…

* * *

 

 

 

NJË FRUT NGA MANI I ZI

 

[Saidi i Vjetër e përmendi këtë me gjuhën e Saidit të Ri nën pemën e bekuar të manit]

 

Atij  që po i adresohem nuk është Zija Pasha, por atyre që janë të dashururar pas Evropës.

Atij që po i flas nuk është nefsi im, është zemra ime në emrin e studentëve të Kur’anit.

* * *

Fjalët e mëparshme janë të gjitha të vërteta; ruhu, mos e humb rrugën, mos tejkalo limitet e tyre!

Mos u jep rëndësi ideve të të huajve, ajo është humbje e shmangie, ato të bëjnë ty të pendohesh!

* * *

A nuk e sheh se mendimtari më i ndritur i tyre dhe më symprehti i tyre thotë gjithmonë me habi: “Oh! Medet! Prej kujt të ankohem dhe kujt, Jam shushatur”.

* * *

Unë them dhe nuk ngurroj, Kur’ani më bën të flas. Unë e paraqes ankesën time tek Ai. Unë nuk jam i ngatërruar si ti.

* * *

Unë kërkoj ndihmë nga i Vërteti me të vërtetën. Unë nuk e tejkaloj cakun tim. Unë lutem nga toka në qiell; unë nuk ik, si ti!

* * *

Në Kur’anin e mrekullueshëm: E gjithë thirrja është nga drita për tek drita; unë nuk tërhiqem si ti.

Në Kur’anin Kerim është e vërteta dhe urtësia; unë i provoj ato. Unë nuk i jap aspak rëndësi filozofisë kundërshtare.

* * *

Në Kur’anin Kerim janë xhevahiret e të vërtetave; unë i marr ato për vete, nuk i shes ato, si ti. Unë udhëtoj nga krijesat tek Krijuesi; unë nuk e humbas rrugën si ti.

* * *

Unë kapërcej mbi rrugën me gjemba, unë nuk shkel mbi to, si ti.

Nga toka për tek kupa e qiellit ngjiten falënderimet e mia; unë nuk kundërshtoj si ti.

* * *

Unë e shikoj vdekjen në kohën e Exhelit si mik; unë nuk jam i frikësuar si ti.

Unë do të hyj në varr duke buzëqeshur, unë nuk dridhem si ti.

* * *

Unë nuk e shoh varrin si një gojë kuçedre, si strofull e kafshëve të egra duke u katandisur në asgjë si ti.

Vdekja më bashkon me të dashurit e mi, unë nuk jam i shqetësuar për varrin, si ti.

* * *

Vdekja është dera e mëshirës, porta e Dritës, dera e së vërtetës; Unë nuk jam i mërzitur nga ajo; unë nuk strukem.

Duke thënë “Bismillah” Me Emrin e All-llahut, unë do ta trokas[166] atë. Unë nuk do të shikoj prapa dhe nuk do të ndjej tmerr.

* * *

Duke thënë: “Elhamdu lillah” I gjithë lavdërimi i takon All-llahut! Unë do të shtrihem dhe do të gjej rehati! Unë nuk do të vuaj shqetësim, as nuk do të mbetem i vetmuar, fillikat.

Duke thënë, “All-llahu Ekber”  Unë do ta dëgjoj thirrjen për Ringjallje dhe do të ngrihem,[167] unë nuk do të largohem prej tubimit të madh dhe nuk tërhiqem prej xhamisë së madhe.

Nga mirësia e Zotit, nga drita e Kur’anit dhe nga shkëlqimi i besimit..  Unë nuk do të mërzitem kurrë;

Por duke mos ndaluar, unë do të shpejtoj e fluturoj për tek hija e Fronit të të Gjithëmëshirshmit.

Në dashtë Zoti, unë nuk do të humbas si ti.

* * *

 

 

 

 

NJË LUTJE E CILA MË ERDHI NË MENDJE NË PERSISHT

 

هذِهِ الْمُنَاجَاةُ تَخَطَّرَتْ فِى الْقَلْبِ هكَذَا بِالْبَيَانِ الْفَارِسِى

[E shkrova këtë lutje ashtu siç më erdhi në zemër, në gjuhën persiane. Ajo në fillim u përfshi në veprën time të publikuar, “Hubab”]

يَارَبْ بَشَشْ جِهَتْ نَظَرْ مِيكَرْدَمْ دَرْدِ خُودْرَا دَرْمَانْ نَمِى دِيدَمْ

O Krijuesi im! Nga pakujdesia duke mos u mbështetur tek Ti, por në fuqinë time dhe në dëshirën time, unë hodha një sy mbi “gjashtë aspektet” duke kërkuar një ilaç për dertet e mia. Por sa keq! unë nuk munda të gjej ilaç për to… Atëherë m’u tha në kuptim: “A nuk janë të mjaftueshme dertet  e tua si derman për ty?”

دَرْرَاسْتْ مِى دِيدَمْ كِه دِى رُوزْ مَزَارِ پَدَرِ مَنَسْتْ

Në të vërtetë, në pakujdesi unë e shikova kohën e shkuar në të djathtën time për të gjetur në të ngushëllim, por unë pashë se e djeshmja u shfaq në formën e varrit të babait tim, dhe koha e shkuar si një varr i madh i stërgjyshërve të mi. Kjo më  mbushi me frikë në vend të ngushëllimit. [168]

وَ دَرْ چَپْ دِيدَمْ كِه فَرْدَا قَبْرِ مَنَسْتْ

Atëherë unë shikova tek e ardhmja në të majtën. Unë nuk munda të gjej ilaç as tek ajo. Por e nesërmja m’u shfaq në formën e varrit tim dhe e armdhmja si një varr i madh i bashkëkohësve të mi dhe i brezave të ardhshëm; ajo nuk më dha ndjenjën e familjaritetit e të ngushëllimit, por të frikës. [169]

وَ اِيمْرُوزْ تَابُوتِ جِسْمِ پُرْ اِضْطِرَابِ مَنَسْتْ

Meqenëse as një e mirë nuk u shfaq as nga ana e majtë, unë shikova te dita e tanishme dhe e pashë se ajo i ngjasonte një arkivoli që po mbante xhenazen e trupit tim të sfilitur e të plagosur rëndë .[170]

بَرْ سَرِ عُمْرْ جَنَازَهءِ مَنْ اِيسْتَادَه اَسْتْ

Kështu, unë nuk munda të gjej ilaç as edhe nga ky aspekt, atëherë unë ngrita kokën time dhe shikova tek maja e pemës së jetës sime. Unë pashë se fruti i tij i veçantë ishte kufoma ime; ajo po më shikonte nga maja e pemës.[171]

دَرْ قَدَمْ آبِ خَاكِ خِلْقَتِ مَنْ وَ خَاكِسْتَرِ عِظَامِ مَنَسْتْ

I dëshpëruar edhe nga  ky aspekt gjithashtu, unë e ula kokën time. Unë sodita dhe pashë se pluhuri i kockave të mia nën këmbë ishte përzier me dheun e krijimit tim të parë. Ky aspekt nuk ka asnjë ilaç, por ua shtoi më shumë dhimbjen sëmundjeve të mia. [172]

چُونْ دَرْ پَسْ مِينِگَرَمْ بِينَمْ اِينْ دُنْيَاءِ بِى بُنْيَادْ هِيچْ دَرْ هِيچَسْتْ

Unë e largova shikimin tim edhe nga ai drejtim duke e kthyer fytyrën time prapa. Unë pashë se një dynja e përkohshme e pathe-meltë po rrokullisej e largohej në luginat e asgjësë dhe në errësirat e mosekzistencës. Ai nuk ishte balsam për sëmundjet e mia, por shtoi helmin e tmerrit dhe të frikës. [173]

وَ دَرْ پِيشْ اَنْدَازَهءِ نَظَرْ مِيكُنَمْ دَرِ قَبِرْ كُشَادَه اَسْتْ

وَ رَاهِ اَبَدْ بَدُورِ دِرَازْ بَدِيدَارَسْتْ

Kështu, meqenëse unë nuk munda të gjej asnjë të mirë edhe nga ai aspekt, unë ktheva menjëherë shikimin tim përpara meje, nga ana ballore, Unë pashë se dera e varrit qëndronte e hapur në fund të rrugës sime, dhe matanë asaj nga larg u shfaq rruga që të çonte në përjetësi. [174]

مَرَا جُزْ جُزْءِ اِخْتِيَارِى چِيزِى نِيسْتْ دَرْ دَسْتْ

Kështu, nga këto gjashtë aspekte unë nuk gjeta asnjë ngushëllim e qetësim, por ndjeva vetëm tmerr e frikë nga ato. Dhe përveç aftësisë së pjesshme të dëshirës, unë nuk kisha asgjë në dorën time me qëllim që të përballesha me to e të veproja në fytyrën time. [175]

كِه اُو جُزْءْ هَمْ عَاجِزْ هَمْ كُوتَاه و هَمْ كَمْ عَيَارَسْتْ

Ndërsa ajo fuqi e zgjedhjes e cila është arma e njeriut, është e pafuqishme e shkurtër dhe e mangët, ajo nuk mund të krijojë, dhe përveç fitimit, ajo nuk mund të bëjë asgjë. [176]

نَه دَرْ مَاضِى مَجَالِ حُلُولْ نَه دَرْ مُسْتَقْبَلْ مَدَارِ نُفُوذْ اَسْتْ

Sepse ajo fuqi e zgjedhjes, vullneti i lirë, nuk ka fuqi të depërtojë tek e shkuara, as të penetrojë tek e ardhmja. Prandaj ajo është fare e padobishme si për shpresat e mia të së ardhmes, po  ashtu edhe për dhimbjet e mia të së shkuarës. [177]

مَيْدَانِ اُو اِينْ زَمَانِ حَالْ و يَكْ آنِ سَيَّالَسْتْ

Arena e aftësisë së dëshirës (zgjedhjes) është koha e shkurtër e tanishme dhe është një çast kalimtar.

بَا اِينْ هَمَه فَقْرْهَا وَ ضَعْفْهَا قَلَمِ قُدْرَتِ تُو آشِكَارَه

نُوِشْتَه اَسْتْ دَرْ فِطْرَتِ مَا مَيْلِ اَبَدْ وَ اَمَلِ سَرْمَدْ

Kështu, pavarësisht të gjitha nevojave të mia dhe dobësisë, të varfërisë dhe pafuqisë, dhe gjendjes sime të mjeruar për shkak të anktheve dhe frikësimeve që burojnë nga këto gjashtë aspekte, sigurisht në natyrën time janë përfshirë shpresat e shtrira për në përjetësi dhe dëshirat për përjetësi janë shkruar qart në faqen e qënies sime nga Pena e Fuqisë.

بَلْكِه هَرْ چِه هَسْتْ ، هَسْتْ

Në të vërtetë, çfarëdo që ka në botë, shembuj të saj ndodhen në qënien time. Unë jam i lidhur me të gjitha ato dëshira e shpresa, madje unë punoj për tek ato dhe unë shtyhem që të punoj për to.

دَائِرَهءِ اِحْتِيَاجْ مَانَنْدِ دَائِرَهءِ مَدِّ نَظَرْ بُزُرْگِى دَارَسْتْ

Sfera e nevojës është aq e madhe dhe e shtrirë, aq sa shtrihet shikimi.

خَيَالْ كُدَامْ رَسَدْ اِحْتِيَاجْ نِيزْ رَسَدْ

دَرْ دَسْتْ هَرْچِه نِيسْتْ دَرْ اِحْتِيَاجْ هَسْتْ

Në fakt, kudo që shkon imagjinata, gjer atje shtrihet edhe sfera e nevojës. Atëherë edhe atje gjithashtu është nevoja. Madje çfarëdo që nuk është në dorën e njeriut, ajo është brenda nevojës. Atë që ai nuk e ka, është në nevojë të saj. Dhe ajo që ai nuk e ka në dorë, është e pafund.

دَائِرَهءِ اِقْتِدَارْ هَمْچُو دَائِرَهءِ دَسْتِ كُوتَاهْ كُوتَاهَسْتْ

Ndërsa shtrirja e fuqisë së tij është aq e ngushtë dhe e shkurtër, aq sa arrin krahu i tij.

پَسْ فَقْر و حَاجَاتِ مَا بَقَدْرِ جِهَانَسْتْ

Kjo do të thotë se varfëria ime dhe nevoja ime janë aq të shumta sa gjithë bota.

وَ سَرْمَايَهءِ مَا هَمْ چُو جُزْءِ لاَيَتَجَزَّا اَسْتْ

Ndërsa kapitali im është diçka e vogël si një grimcë e pandashme.

اِينْ جُزْءْ كُدَامْ وَ اِينْ كَائِنَاتِ حَاجَاتْ كُدَامَسْتْ

Atëherë, çfarë është aftësia e vullnetit të lirë që vlen sa dy qindarka në krahasim me nevojat që shtrihen sa bota dhe vetëm do të mund të fitoheshin me miliardat e lirave? Ato nevoja nuk mund të blihen me atë çmim fare të ulët, dhe nuk mund të fitohen nga ai. Padyshim që njeriu duhet të kërkojë një zgjidhje tjetër.

پَسْ دَرْ رَاهِ تُو َازْ اِينْ جُزْءْ نِيزْ بَازْ مِى گُذَشْتَنْ چَارَهءِ مَنْ اَسْتْ

Dhe zgjidhja është kjo: Ai duhet t’i dalë para asaj fuqie zgjedhjeje (vullnetit të lirë) dhe t’ia lërë çështjet vullnetit Hyjnor, të heqë dorë nga fuqia e vetes së tij dhe nga forca dhe të kërkojë strehim tek forca dhe fuqia e Zotit të Gjithëfuqishëm, kështu të kapet fort pas realitetit të besimit dhe të mbështetjes tek Ai.

O Krijuesi im! Meqenëse rruga për të shpëtuar është kjo, unë heq dorë nga ajo fuqi e zgjedhjes, dhe po e braktis egoizmin në rrugën Tënde…

تَا عِنَايَتِ تُو دَسْتْگِيرِ مَنْ شَوَدْ رَحْمَتِ بِى نِهَايَتِ تُو پَنَاهِ مَنْ اَسْتْ

Që përkujdesja jote ta marrë dorën time me mëshirë ndaj pafuqisë dhe dobësisë sime, që të jetë mëshira Jote pika e  mbështetjes sime, dhembshuri ndaj varfërisë sime dhe nevojave  dhe që ta hapë për mua derën e saj.”

آنْ كَسْ كِه بَحْرِ بِى نِهَايَتِ رَحْمَتْ يَافْتْ اَسْتْ

تَكْيَه نَه كُنَدْ بَرْ اِينْ جُزْءِ اِخْتِيَارِى كِه يَكْ قَطْرَه سَرَابَسْتْ

Po, kushdo që gjen detin e pafund të mëshirës, sigurisht nuk mbështetet në vullnetin e tij dhe në zgjedhjen, e cila është si një mirazh shumë i vogël. Ai nuk do ta braktiste atë Mëshirë dhe të përdorte zgjedhjen e tij.

اَيْوَاهْ اِينْ زِنْدِگَانِى هَمْ چُو خَابَسْتْ

وِينْ عُمْرِ بِى بُنْيَادْ هَمْ چُو بَادَسْتْ

       Oh medet!.. Ne kemi qenë të mashtruar. Ne e supozuam jetën e kësaj bote të jetë e vazhdueshme dhe kështu kemi humbur gjithçka. Po, kjo jetë kalimtare është veçse një gjumë; ajo kalon si një ëndërr. Kjo jetë e pastabilizuar gjithashtu fluturon si era dhe largohet.

اِنْسَانْ بَزَوَالْ دُنْيَا بَفَنَا اَسْتْ آمَالْ بِى بَقَا آلاَمْ بَبَقَا اَسْتْ

Njeriu arrogant, i cili mbështetet tek vetja, dhe supozon se ai do të jetojë përgjithmonë, është i dënuar për zhdukje. Ai kalon shpejt. Bota gjithashtu, e cila është shtëpia e njeriut, bie në errësirën e mosekzistencës. Shpresat nuk zgjasin, ndërsa dhimbjet qëndrojnë në shpirt.

بِيَا اَىْ نَفْسِ نَافَرْجَامْ وُجُودِ فَانِى ىِ خُودْرَا فَدَا كُنْ

خَالِقِ خُودْرَا كِه اِينْ هَسْتِى وَدِيعَه هَسْتْ

Meqenëse realiteti është ky, eja, o nefsi im i mjerë, që mallëngjehesh, që e dëshiron jetën, qe je i dashuruar pas dynjasë dhe i sprovuar me shpresa e dhimbje të pafundme! Zgjohu dhe eja në vete! A nuk e shikon se xixëllonja, e cila mbështetet tek drita tepër e vocërr e saj, qëndron nëpër errësirat e pafundme të natës: Ndërsa meqenëse nuk mbështetet tek vetvetja, bleta mjaltëse gjen dritën e ditës, shikon të gjitha shoqet e saja, lulet, të zbukuruara me dritën e diellit. Po kështu, në qoftë se ti mbështetesh tek vetja jote, tek qënia jote dhe tek egoizmi yt, ti do të ishe si xixëllonja.

Ndërsa në qoftë se ti do ta sakrifikoje qënien tënde kalimtare në rrugën e Krijuesit i Cili ta dha ty atë, do të bëheshe si bleta dhe ti do gjeje një dritë ekzistence të pafundme. Sakrifikoje pra veten tënde, sepse qënia jote të është dhënë ty si amanet dhe si diçka në ruajtje.

وَ مُلْكِ اُو وَ اُو دَادَه فَنَا كُنْ تَا بَقَا يَابَدْ

اَزْ آنْ سِرِّى كِه ، نَفْىِ نَفْىْ اِثْبَاتْ اَسْتْ

Për më tepër, ajo është prona e Tij dhe është Ai i Cili ta dhuroi. Kështu mos e përçmo, sakrifikoje atë me qëllim që të bëhet e përjetshme, sepse mohimi i mohimit është një pohim. Domethënë, në qoftë se mosqënia nuk ekziston, atëherë ajo ekziston. Në qoftë se mosqënia mohohet, ekzistenca vjen në qënie.

خُدَاىِ پُرْكَرَمْ خُودْ مُلْكِ خُودْرَا مِى خَرَدْ اَزْ تُو

بَهَاىِ بِى گِرَانْ دَادَه بَرَاىِ تُو نِگَاهْ دَارَسْتْ

Krijuesi Gjithëbujar e blen vetë pronën e Tij nga ti dhe të jep në shkëmbim një çmim të lartë si parajsa. Gjithashtu, Ai e ruan për ty atë pasuri dhe e ngre çmimin e saj, dhe e rrit vlerën e saj. Dhe Ai do të ta kthejë ty atë në formën më të plotë e më të përjetshme. Dhe kështu, o nefsi im! Mos prit. Bëje këtë tregti e cila është fitimprurëse në pesë drejtime, që të shpëtosh nga pesë humbje; bëj befas një përfitim të pesëfisht.

* * *

 

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

فَلَمَّا اَفَلَ قَالَ لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ

لَقَدْ اَبْكَانِى نَعْىُ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِنْ خَلِيلِ اللّهِ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Por kur ylli perëndoi, ai tha: “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”[178]

Vërseti, لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ‘Unë nuk i dua ata që perëndojnë’, i cili u shpreh nga Ibrahimi a.s. dhe që shpall kalimin e universit dhe vdekjen, më bëri mua të qajë.

فَصَبَّتْ عَيْنُ قَلْبِى قَطَرَاتٍ بَاكِيَاتٍ مِنْ شُئُونِ اللّهِ

 “Sytë e zemrës sime qanë nga veprat e All-llahut dhe derdhën pika të hidhura loti për to.”

Dhe ashtu siç qanë sytë e zemrës sime, çdo pikë loti ishte shumë e hidhur, ajo i bëri edhe të tjerët të qajnë, ashtu sikur të qante vetë. Dhe pikat e lotit janë rreshtat e mëposhtëm në persishte.

لِتَفْسِيرِ كَلاَمٍ مِنْ حَكِيمٍ اَىْ نَبِىٍّ فِى كَلاَمِ اللّهِ

Kështu, ato lotë janë një lloj komentimi i Fjalës së mikut të të Gjithëmëshirshmit dhe i profetit të Tij të urtë, ashtu siç e përmban vërseti Kur’anor, “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”

نَمِى زِيبَاسْتْ اُفُولْدَه گُمْ شُدَنْ مَحْبُوبْ

Një i dashur që fshihet nëpërmjet perëndimit nuk është i bukur! Sepse ata që dënohen për zhdukje nuk mund të jenë vërtetë të bukur, ata nuk duhen dhe nuk duhet të duhen me zemër, pasi zemra e cila u krijua për dashuri të përjetshme dhe që është pasqyra që reflekton dritat e të Përjetshmit të vetëm, nuk e do zhdukjen.

نَمِى اَرْزَدْ غُرُوبْدَه غَيْبْ شُدَنْ مَطْلُوبْ

Një i dëshiruar i cili dënohet të humbasë me perëndime; një i tillë nuk është i denjë të lidhet zemra me të, as mendja nuk do të preokupohej për të. Ai nuk mund të jetë pikë referimi për punët dhe shpresat. Ai nuk mund të jetë objekti i denjë për të të ardhur keq e të shprehësh dëshpërim e hidhërim.

نَمِى خَواهَمْ فَنَادَه مَحْوْ شُدَنْ مَقْصُودْ

Atëherë pse zemra duhet ta dashurojë, ta vlerësojë apo ta adhurojë atë? Një i synuar i cili humbet në jetëshkurtësi, unë nuk e dua, sepse unë jam i përkohshëm, unë nuk dua dikënd që është kështu. Çfarë do të bëja?

نَمِى خَوانَمْ زَوَالْدَه دَفْنْ شُدَنْ مَعْبُودْ

Një i adhuruar  i cili varroset në zhdukje! Unë nuk do t’i thërras atij, unë nuk do të kërkoj strehim tek ai, sepse unë jam pafundësisht nevojtar dhe i pafuqishëm, sepse ai që është i pafuqishëm nuk mund të gjejë ilaçe për sëmundjet e mia të mëdha. Ai nuk ka mundësi të shpërndajë balsam mbi plagët e mia të përjetshme. Si do të mundej dikush, i cili nuk mund ta shpëtojë veten e tij nga zhdukja, të jetë një objekt adhurimi?

عَقْلْ فَرْيَادْ مِى دَارَدْ نِدَاءِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ )مِى زَنَدْ رُوحَمْ

Po, në të vërtetë, mendja e cila është e munduar dhe e pushtuar me gjëra të jashtme, bërtet me dëshpërim të pashpresë sa herë që sheh zhdukjet e gjërave të cilat ajo i dashuron marrëzisht në këtë univers të trazuar dhe shpirti, i cili kërkon një të dashur të përjetshëm, lëshon britmën:

لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ “Unë nuk i dua ato që perëndojnë”

نَمِى خَواهَمْ نَمِى خَوانَمْ نَمِى تَابَمْ فِرَاقِى

Jo, Unë nuk dua ndarje… Jo, unë nuk e duroj ndarjen… Takimet që ndiqen nga ndarja janë të dhimbshme.

نَمِى اَرْزَدْ مَرَاقَه اِينْ زَوَالْ دَرْ پَسْ تَلاَقِى

Këto takime të turbulluara me zhdukje të menjëhershme nuk janë të denja për t’u dashur me mall. Sepse ashtu si zhdukja e kënaqësisë që është dhimbje, po ashtu duke imagjinuar zhdukjen e kënaqësisë është gjithashtu dhimbje. Veprat e të gjithë të dashuruarve metaforikë, domethënë, veprat e poezisë mbi dashurinë, të gjitha janë të qara e dhimbje që burojnë nga të imagjinuarit e kësaj zhdukje. Në qoftë se ti do ta shtrëngoje e detyroje shpirtin e të gjitha veprave të poezisë, nga secila do të vërshonin këto britma hidhëruse.

اَزْ آنْ دَرْدِى گِرِينِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِى زَنَدْ قَلْبَمْ

Kështu, është për shkak të dhimbjes dhe të vuajtjeve të atyre takimeve të njollosura me zhdukjet e atyre të dashurave metaforike pikëlluese, që zemra ime qan e bërtet përmes qarjes si Ibrahimi a.s.

لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”

دَرْ اِينْ فَانِى بَقَا خَازِى بَقَا خِيزَدْ فَنَادَنْ

Në qoftë se dëshiron qëndrueshmëri në këtë botë kalimtare, mësoje se: qëndrueshmëria vjen nga përkohshmëria. Gjej përkoh-shmëri lidhur me nefsin urdhërues për të liga, që ti të mund të jesh i qëndrueshëm.

فَنَا شُدْ هَمْ فَدَا كُنْ هَمْ عَدَمْ بِينْ كِه اَزْ دُنْيَا بَقَايَه رَاهْ فَنَادَنْ

Zhvishe veten tënde nga moralet e këqia, që janë bazat e adhurimit të kësaj bote. Ji i përkohshëm! Sakrifikoji të mirat e tua dhe pasuritë në rrugën e të Dashurit të vërtetë. Shiko përfundimet e qënieve të cilat tregojnë mosekzistencë! Sepse rruga që të çon në qëndrueshmëri në këtë botë fillon nga përkohshmëritë.

فِكِرْ فِيزَارْ مِى دَارَدْ اَنِينِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِى زَنَدْ وِجْدَانْ

Mendja njerëzore, e cila zhytet në shkaqe, habitet tek turbullirat e zhdukjes së dynjasë dhe vajton me dëshpërim të pashpresë, ndërsa ndërgjegjja, e cila dëshiron ekzistencën e vërtetë, e këput lidhjen me të dashurat metaforike dhe me qëniet e përkohshme nëpërmjet të vajtuarit si Ibrahimi a.s.

لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ Unë nuk i dua ata që perëndojnë, dhe e lidh vetveten me Ekzistuesin e Vërtetë dhe të Dashurin e Përhershëm.

بِدَانْ اَىْ نَفْسِ نَادَانَمْ كِه دَرْ هَرْ فَرْدْ اَزْ فَانِى دُو رَاهْ هَسْتْ

بَا بَاقِى دُو سِرِّ جَانِ جَانَانِى

O nefsi im injorant! Dije se bota dhe qëniet e saj, sigurisht janë të përkohshme, por ti mund të gjesh dy rrugë, që të çojnë në qëndrueshmëri, tek çdo gjë kalimtare dhe  mund të shikosh dy shkreptima e dy mistere nga dritat e Bukurisë së të Dashurit të Përjetshëm, me kusht që, nëse do të mundeshe të kaloje formën kalimtare dhe të tejkaloje limitet e nefsit tënd…

كِه دَرْ نِعْمَتْهَا اِنْعَامْ هَسْتْ وَ پَسْ آثَارْهَا اَسْمَا بِگِيرْ مَغْزِى وَ مِيزَنْ دَرْ فَنَا آنْ قِشْرِ بِى مَعْنَا

Po, dhurata shihet brenda mirësisë dhe favori i Mëshirëplotit ndjehet e merret brenda saj. Në qoftë se kalon nga mirësia tek dhurata, ti do të gjesh Dhuruesin. Gjithashtu, çdo vepër nga veprat e të Vetmit të Përjetshëm është një mesazh që bën të njohur Emrat e Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Në qoftë se ti mund të kalosh nga skalitjet e jashtme për tek kuptimet e brendshme, ti ke gjetur një rrugë për tek i Vetmi i njohur nëpërmjet Emrave të Bukur të Tij. Meqenëse ti mund ta gjesh thelbin, esencën e këtyre qënieve kalimtare, kapu pas kuptimit. Atëherë, ti pa keqardhje do t’i flakje tutje lëvozhgat e tyre të pakuptimta dhe anët e jashtme në rrymën e përkohshmërisë.

بَلِى آثَارْهَا گُويَنْدْ زِاَسْمَا لَفْظِ پُرْ مَعْنَا بِخَانْ مَعْنَا وَ مِيزَنْ دَرْ هَوَا آنْ لَفْظِ بِى سَوْدَا

Po, në të vërtetë, nuk ka ndonjë vepër në ekzistencë veçse është një fjalë e mishëruar që shpjegon kuptime të shumta, madje ajo kërkon të lexohen shumica e Emrave të Krijuesit të saj madhështor. Meqenëse këto krijesa janë Fjalët e fuqisë Hyjnore, dhe fjalët e tyre të mishëruara, atëherë lexoji ato, o nefsi im! Shqyrtoji kuptimet e tyre dhe ruaji ato në thellësinë e zemrës. Dhe pa frikë, flaki fjalët pa kuptim në erërat e përkohshmërisë. Mos e shqetëso veten duke shkuar pas tyre, duke e preokupuar veten tënde në mënyrë të panevojshme!

عَقْلْ فَرْيَادْ مِى دَارَدْ غِيَاثِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِيزَنْ اَىْ نَفْسَمْ

Meqenëse zinxhiri i mendimit të mendjes për gjërat e jashtme të kësaj dynjaje, e cila adhuron anët e jashtme, dhe kapitali i së cilës përbëhet nga njohja e jashtme e gjërave, gjë e cila të çon në asgjë e në mosekzistencë, ajo qan me dëshpërim të pashpresë në habinë e saj dhe në zhgënjimin. Ajo kërkon një rrugë të vërtetë që të çon tek realiteti.

Meqenëse shpirti hoqi dorë nga ‘ata që perëndojnë’ dhe nga të përkohshmet dhe zemra i ka braktisur të dashurat metaforike, dhe ndërgjegjja gjithashtu e ka larguar fytyrën e saj nga qëniet e përkohshme, edhe ti gjithashtu, o nefsi im i mjerë! Kërko ndihmën e   لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ “Unë nuk i dua ata që perëndojnë”, ashtu si Ibrahimi a.s. dhe shpëto!

چِه خُوشْ گُويَدْ اُو شَيْدَا جَامِى عِشْقْ خُوىْ

Shiko sa mirë e shpreh atë Mevlana Xhami, natyra e të cilit ishte gatuar me dashurinë Hyjnore dhe i cili ishte dehur me kupën e dashurisë, me qëllim që t’i orientojë fytyrat nga shumësia për tek Njësia, shiko sa bukur ka thënë:[179]

يَكِى خَواهْ يَكِى خَوانْ يَكِى جُوىْ يَكِى بِينْ يَكِى دَانْ يَكِى گُوىْ

  • Dëshiro vetëm Njërin; përveç Tij të tjerët nuk janë të denjë për t’i dëshiruar.
  • Thirr vetëm Njërin; të tjerët nuk do të vijnë për të të ndihmuar.
  • Kërko vetëm Njërin; të tjerët nuk janë të denjë për t’u kërkuar.
  • Shiko vetëm njërin; të tjerët nuk shikohen gjithmonë; ata e fshehin vetveten prapa perdes së përkohshmërisë.
  • Njih vetëm Njërin; ajo që nuk të çon tek njohja e Tij, nuk ka dobi nga prapa.
  • Fol vetëm Njërin; fjalët që nuk lidhen me Të, mund të konsiderohen të pakuptimta.

نَعَمْ صَدَقْتَ اَىْ جَامِى , هُوَ الْمَطْلُوبُ , هُوَ الْمَحْبُوبُ ,

هُوَ الْمَقْصُودُ , هُوَ الْمَعْبُودُ,

Po, Xhami, ti fole krejtësisht të vërtetën. I Dashuri i vërtetë,  i Kërkuari i vërtetë, i Dëshiruari i vërtetë dhe i Adhuruari i vërtetë është vetëm Ai…

كِه لاَ اِلهَ اِلاَّ هُو بَرَابَرْ مِيزَنَدْ عَالَمْ

Sepse duke i ngjasuar një rrethi të madh për përmendjen e Emrave Hyjnorë, kjo botë, së bashku me qëniet e saj, me gjuhët e tyre të ndryshme dhe me këngët e shumëllojshme, deklaron: لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka zot tjetër përveç Atij”, së bashku ato dëshmojnë Unitetin Hyjnor. Dhe duke shëruar me të plagën e shkaktuar nga  لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ unë nuk i dua ata që perëndojnë, sikur thotë: Ejani tek i Dashuri i përjetshëm, dhe largoni duart tuaja nga të gjithë të dashurat metaforike të përkohshme.

* * *

 

 [Afërsisht para njëzet e pesë vitesh unë isha në kodrën Jusha që ka pamjen nga Bosfori i Stambollit, në kohën kur kisha vendosur të lë dynjanë. Disa nga miqt e mi të rëndësishëm erdhën tek unë me qëllim që të më kthenin tek gjendja ime e parë. “Unë u thashë atyre të më linin deri në mëngjesin e ardhshëm me qëllim që të kërkoja udhëzim.” Në atë mëngjes, dy tabelat e mëposhtme m’u treguan në zemrën time. Ato i ngjasojnë poezisë, por nuk janë poezi. Unë nuk i kam ndryshuar ato për hir të asaj kujtese të bekuar dhe ato janë ruajtur ashtu siç më erdhën. Ato iu shtuan Fjalës Njëzet e Tre, dhe tani janë përfshirë këtu për shkak të përshtatshmërisë së Stacionit].

 

TABELA E PARË

[Kjo tabelë pasqyron realitetin e dyjnasë së njerëzve të shkujdesur]

 

Mos më fto tek dynjaja

  • Unë erdha dhe e pashë të ishte e përkohshme.

Sepse kur pakujdesia u bë një perde e përhershme dhe mbuloi dritën e së Vërtetës…

  • Unë i pashë se të gjitha qëniet ishin të përkohshme e të dëmshme.

Në qoftë se ti thua: Ekzistenca!

–  Unë e kam veshur atë, ah medet, ajo ishte mosekzistencë, unë vuajta shumë!

Në qoftë se ti thua Jeta,

  • Unë e kam shijuar atë por sa shumë dënim kam vuajtur.

Sepse mendja u bë pikërisht ndëshkimi

  • dhe përjetësinë e pashë një fatkeqësi.

Jeta u bë thjesht tekë;

  • dhe plotësimin, thjesht humbje e pashë.

Punët u bënë thjesht dyftyrsi   

  • shpresën thjesht dhimbje e pashë.

Bashkimi porsi zhdukja u bë

  • ilaçin porsi sëmundje e pashë

Këto drita errësira u bënë                         

  • të dashurit jetima i pashë.

Këto zëra porsi thirrjet e vdekjes u bënë

  • të gjallët të vdekur i pashë.

Njohja, në fantazi e iluzion u transformu

  • dhe në shkencë njëmijë sëmundje pashë.

Kënaqësia thjesht dhimbje u bë

  • dhe e pashë ekzistencën të përbëhej nga mosekzistenca.

Në qoftë se ti thua: I dashuri! Atë e gjeta

  • Ah medet! Në ndarje unë vuajta dhimbje pikëllu ese.

* * *

 

 

 

TABELA E DYTË

[Kjo tabelë tregon realitetin e dynjasë tek njerëzit e udhëzuar e të rehatuar]

 

Kur u zhduk pakujdesia,

  • unë e pashë qartë dritën e së vërtetës.

Ekzistenca u bë prova e Zotit;

  • dhe jeta u bëpasqyra e të Vërtetit.

Mendja u bë çelësi i thesareve;  

  • përkohshmëria u bë dera e qëndrueshmërisë.

Shkëndija e plotësimit u shua, 

  • por ndriçoi dielli i Bukurisë.

Ndarja u bë bashkim i vërtetë;

  • dhe dhimbja u bëpikërisht kënaqësi.

Jeta u bë thjesht veprim;

  • dhe përjetësia u bëpikërisht jeta.

Errësira u bë mbajtësja e dritës;

  • dhe në vdekje është një jetë e vërtetë

Të gjitha gjërat u bënë të njohura;

  • dhe të gjithë zërat u bënë dhikr.

Të gjitha grimcat  e qënieve në ekzistencë,

  • u bënë recitueset e lavdërimeve dhe të lartësimeve të Zotit.

E gjeta varfërinë si një thesar pasurie;

  • dhe e shikova fuqinë në pafuqi.

Në qoftë se gjen All-llahun

  • atëherë të gjitha gjërat janë të tuat.

Po, në qoftë se ti je shërbëtori i Pronarit      

  • prona e Tij të të gjitha gjërave, është e jotja.

Në qoftë se ti je arrogant dhe rob i nefsit tënd

  • shiko fatkeqësi e vuajtje të pafund; përjeto torturat e pambarim dhe shiko fatkeqësinë më dërrmuese.

Në qoftë se je një rob i vërtetë i All-llahut

  • shiko një kënaqësi të pakufishme dhe rehati; shijo shpërblime të panumërta dhe përjeto lumturi të pakufishme…

* * *

 

 

 

Para njëzet e pesë vitesh në muajin e Ramazanit pas faljes së ikindisë në pasdite, unë po lexoja kompozimin me vargje të Emrave të Bukur Hyjnorë të Shejh Gejlanit (K.S., iu shenjtëroftë sekreti). Ndjeva një dëshirë për të shkruar një dua me Emrat  e Bukur; në atë kohë vetëm kjo u shkrua. Unë dëshiroja të shkruaja një lutje të ngjashme me të profesorit tim të shejntë, por për fat të keq, unë nuk pata aftësi ta shkruaja poezi dhe ajo mbeti e mangët. Megjithatë, lutja iu shtua Letrës Tridhjetë e Tre, e cila është në Fjalën e Tridhjetë e Tre që titullohet: “Trajtesa e Dritareve”. Për shkak të përshtatshmërisë së Stacionit të saj, ajo u përfshi këtu].

 

هُوَ الْبَاقِى

حَكِيمُ الْقَضَايَا نَحْنُ فِى قَبْضِ حُكْمِهِ , هُوَ الْحَكَمُ الْعَدْلُ لَهُ اْلاَرْضُ وَ السَّمَاءُ

عَلِيمُ الْخَفَايَا وَ الْغُيُوبِ فِى مُلْكِهِ , هُوَ الْقَادِرُ الْقَيُّومُ لَهُ الْعَرْشُ وَ الثَّرَاءُ

لَطِيفُ الْمَزَايَا وَ النُّقُوشِ فِى صُنْعِهِ , هُوَ الْفَاطِرُ الْوَدُودُ لَهُ الْحُسْنُ وَ الْبَهَاءُ

جَلِيلُ الْمَرَايَا وَ الشُّؤُنِ فِى خَلْقِهِ , هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ لَهُ الْعِزُّ وَ الْكِبْرِيَاءُ

بَدِيعُ الْبَرَايَا نَحْنُ مِنْ نَقْشِ صُنْعِهِ , هُوَ الدَّائِمُ الْبَاقِى لَهُ الْمُلْكُ وَ الْبَقَاءُ

كَرِيمُ الْعَطَايَا نَحْنُ مِنْ رَكْبِ ضَيْفِهِ , هُوَ الرَّزَّاقُ الْكَافِى لَهُ الْحَمْدُ وَ الثَّنَاءُ

جَمِيلُ الْهَدَايَا نَحْنُ مِنْ نَسْجِ عِلْمِهِ , هُوَ الْخَالِقُ الْوَافِى لَهُ الْجُودُ وَ الْعَطَاءُ

سَمِيعُ الشَّكَايَا وَ الدُّعَاءِ لِخَلْقِهِ , هُوَ الرَّاحِمُ الشَّافِى لَهُ الشُّكْرُ وَ الثَّنَاءُ

غَفُورُ الْخَطَايَا وَ الذُّنُوبِ لِعَبْدِهِ , هُوَ الْغَفَّارُ الرَّحِيمُ لَهُ الْعَفْوُ وَ الرِّضَاءُ

Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!

Gjykatësi i urtë i çështjeve, ne jemi nën urdhërin e Tij;

  • Ai është Gjykatësi i drejtë, qiejt dhe toka janë të Tij.

Është Njohësi i sekreteve dhe i çështjeve të fshehura në sundimin e Tij;

  • Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Vetekzistuesi; Froni dhe toka janë të Tij.

Ai është Perceptuesi i Pikave të holla dhe i qëndisjeve në Artin e Tij,

  • është Krijuesi, i Dashuri, Bukuria dhe Madhështia janë të Tij.

Ai është i Gjithëlavdishmi i Vetëm, atributet e të Cilit reflektohen në pasqyrat, në Krijesat e Tij.

  • Ai është Zoti, më i shenjti; fuqia dhe madhështia janë të Tij.

Themeluesi i krijesave; ne formojmë qëndisjet e artit të Tij;

  • Ai është i Përhershmi, i Përjetshmi; dominimi dhe përjetësia janë të Tij

Dhuruesi Gjithëbujar i mirësive; ne jemi karvani i mysafirëve të Tij;

  • Ai është Furnizuesi, Mjaftuesi, lartësimi e lavdërimi janë të Tij.

Ai është Dhuruesi Hirplotë i dhuratave; ne jemi endjet e Njohjes së Tij;

  • Ai është Krijuesi, Besëploti; Dhënia dhe Bujaria janë të Tij.

Ai është Dëgjuesi i ankesave dhe i duave në krijimin e Tij;

  • Ai është Mëshirëploti, Shëruesi; falënderimet dhe lavdërimet janë të Tij.

Ai është Fajfalësi i gabimeve dhe i mëkateve për shërbëtorët e Tij;

  • Ai është gjithnjë Fajfalës, i Gjithëmëshirshëm, fajfalja dhe pranimi janë të Tij.

O nefsi im! Së bashku me zemrën time, qaj e bërtit , dhe thuaj:

 

“Unë jam i përkohshëm; unë nuk e dua atë që është i përkohshëm.

Unë jam i pafuqishëm; unë nuk e dua atë që është i pafuqishëm.

Unë ia kam dorëzuar shpirtin tim Mëshirëplotit; Unë nuk dua tjetër!

Unë dua dikë, por unë dua një mik të përjetshëm.

Unë jam thjesht një grimcë, por unë dua një Diell të Përjetshëm.

Unë nuk jam asgjë, dhe hiç kurgjë, por unë i dua këto qënie, që të gjitha ato.”

* * *

 

 

 

NJË FRUT I DRURIT TË PISHËS, CEDRIT, DËLLINJËS DHE I SELVISË NË RRAFSHNALTAT E BARLËS

[Ndërsa duke qenë një pjesë e Letrës së njëmbëdhjetë, kjo është përfshirë këtu për shkak të përshtatshmërisë së Stacionit].

Një herë gjatë zënies sime rob, ndërsa po shikoja tek format madhështore e të mrekullueshme të pishës, cedrit dhe të dëllinjës në maje të malit (në Barla), një erë e lehtë po frynte. Duke e transformuar skenën në një shfaqje madhështore të mahnitshme e të bujshme vallëzimi, dhe në një shfaqje entuziaste lavdërimesh e lartësimesh, kënaqësia e të shikuarit të saj u bë një instruksion për sytë dhe një urtësi për veshët. Mua papritmas m’u kujtuan rreshtat Kurdishte të Ahmed Xhezerit, kuptimi i të cilave është:

هَرْكَسْ بِتَمَاشَاگَهِ حُسْنَاتَه زِهَرْ جَاىْ تَشْبِيهِ نِگَارَانْ بِجَمَالاَتَه دِنَازِنْ

 “Të gjithë kanë ardhur me nxitim për të të parë Ty dhe bukurinë Tënde; ata po veprojnë me druajtje e me turp para Bukurisë Tënde.” Dhe duke shprehur kuptimet instruktive, zemra ime qau në këtë formë:

يَا رَبْ هَرْ حَىْ بِتَمَاشَاگَهِ صُنْعِ تُو زِهَرْجَاىْ بَتَازِى.. زِنِشِيبُ اَزْ فِرَازِى مَانَنْدِ دَلاَّلاَنْ بِنِدَاءِ بِآوَازِى.. دَمْ دَمْ زِجَمَالِ نَقْشِ تُو دَرْ رَقْصْ بَازِى.. زِكَمَالِ صُنْعِ تُو خُوشْ خُوشْ بِگَازِى.. زِشِيرِينِى آوَازِ خُودْ هَىْ هَىْ دِنَازِى. اَزْوَىْ رَقْصَ آمَدْ جَذْبَه خَازِى.. اَزِينْ آثَارِ رَحْمَتْ يَافْتْ هَرْ حَىْ دَرْسِ تَسْبِيحُ نَمَازِى.. اِيسْتَادَسْتْ هَرْ يَكِى بَرْ سَنْگِ بَالاَ سَرْفِرَازِى.. دِرَازْ كَرْدَسْتْ دَسْتْهَارَا بَدَرْگَاهِ اِلهِى هَمْ چُو شَهْبَازِى.. بِجُنْبِيدَسْتْ زُلْفْهَارَا بَشَوْقْ اَنْگِيزِ شَهْنَازِى.. بَبَالاَ مِيزَنَنْدْ اَزْ پَرْدَه هَاىِ هَاىِ هُوىِ عِشْقْ بَازِى.. مِيدِهَدْ هُوشَه گِرِينْهَاىِ دَرِينْهَاىِ زَوَالِى اَزْ حُبِّ مَجَازِى.. بَرْ سَرِ مَحْمُودْهَا نَغْمَهَاىِ حُزْنْ اَنْگِيزِ اَيَازِى.. مُرْدَهَارَا نَغْمَهَاىِ اَزَلِى اَزْ حُزْنْ اَنْگِيزِ نَوَازِى.. رُوحَه مِى آيَدْ اَزُو زَمْزَمَهءِ نَازُ نِيَازِى.. قَلْبْ مِيخَوانَدْ اَزِينْ آيَاتْهَا سِرِّ تَوْحِيدْ زِعُلُوِّ نَظْمِ اِعْجَازِى.. نَفْسْ مِيخَواهَدْ دَرْ اِينْ وَلْوَلَهَا زَلْزَلَهَا ذَوْقِ بَاقِى دَرْ فَنَاىِ دُنْيَا بَازِى.. عَقْلْ مِيبِينَدْ اَزِينْ زَمْزَمَهَا دَمْدَمَهَا نَظْمِ خِلْقَتْ نَقْشِ حِكْمَتْ كَنْزِ رَازِى.. آرْزُو مِيدَارَدْ هَوَا اَزِينْ هَمْهَمَهَا هَوْهَوَهَا مَرْگِ خُودْ دَرْ تَرْكِ اَذْوَاقِ مَجَازِى.. خَيَالْ بِينَدْ اَزِينْ اَشْجَارْ مَلاَئِكْ رَا جَسَدْ آمَدْ سَمَاوِى بَاهَزَارَانْ نَىْ.. اَزِينْ نَيْهَا شُنِيدَتْ هُوشْ سِتَايِشْهَاىِ ذَاتِ حَىْ.. وَرَقْهَارَا زَبَانْ دَارَنْدْ هَمَه هُو هُو ذِكْرْ آرَنْدْ بَدَرْ مَعْنَاىِ حَىُّ حَىْ.. چُو لاَ اِلهَ اِلاَّ هُو بَرَابَرْ مِيزَنَدْ هَرْ شَىْ.. دَمَادَمْ جُويَدَنْدْ يَا حَقْ سَرَاسَرْ گُويَدَنْدْ يَا حَىْ بَرَابَرْ مِيزَنَنْدْ اَللّهْ

فَيَا حَىُّ يَا قَيُّومُ بِحَقِّ اِسْمِ حَىِّ قَيُّومِ

حَيَاتِى دِهْ بَاِينْ قَلْبِ پَرِيشَانْ رَا اِسْتِقَامَتْ دِهْ بَاِينْ عَقْلِ مُشَوَّشْ رَا آمِينْ

 

Këto janë kuptimet e poemave që u shkruan në persisht në rrafshnaltën e Barlës në Tepelixhe, të cilat u shkruan për frutat e  pishës, cedrit, dëllinjës dhe selvisë:

هَرْكَسْ بِتَمَاشَاگَهِ حُسْنَاتَه زِهَرْ جَاىْ تَشْبِيهِ نِگَارَانْ بِجَمَالاَتَه دِنَازِنْ

Dhe duke shprehur kuptimet instruktive që m’u shfaqën, zemra ime qau në këtë formë:

Për shikimin e bukurisë tënde gjithësecili ka ardhur nga çdo vend në faqen e tokës, dhe bashkarisht i bëjnë ojna bukurisë Tënde dhe eglendisen me të.

يَا رَبْ هَرْ حَىْ بِتَمَاشَاگَهِ صُنْعِ تُو زِهَرْجَاىْ بَتَازِى

Çdo gjallesë sodit bukurinë tënde nga çdo anë dhe shikon artet e Tua të mrekullueshme në faqen e tokës.

زِنِشيِبُ اَزْ فِرَازِى مَانَنْدِ دَلاَّلاَنْ بِنِدَاءِ بِآوَازِى

Nga lart e poshtë, ato shfaqen si lajmëtarë dhe thërrasin për tek Bukuria Jote.

دَمْ دَمْ زِجَمَالِ نَقْشِ تُو (نُسْخَه: زِهَوَاىِ شَوْقِ تُو) دَرْ رَقْص بَازِى

Ato lajmëtarë si pemët gjejnë kënaqësi tek Bukuria e qëndisjeve të Tua dhe vallëzojnë.

زِكَمَالِ صُنْعِ تُو خُوشْ خُوشْ بِگَازِى

Ato janë të mbushura me gëzim për artin Tënd të Plotë dhe shfaqin tingujt e zërat më të bukur.

زِشِيرِينِى آوَازِ خُودْ هَىْ هَىْ دِنَازِى

Është sikur ëmbëlsia e zërave dhe e jehonave të tyre t’i mbushte ato me gëzim gjithashtu, dhe t’i bënte të ekzekutojnë këtë melodi të hollë e të bukur.

اَزْوَىْ رَقْصَه آمَدْ جَذْبَه خَازِى

Dhe, si rrjedhojë, këto pemë kanë filluar të vallëzojnë dhe dëshirojnë të kalojnë në ekstazë.

اَزِينْ آثَارِ رَحْمَتْ يَافْتْ هَرْ حَىْ دَرْسِ تَسْبِيحُ نَمَازِى

Nëpërmjet këtyre veprave të Mëshirës Hyjnore, të gjitha krijesat e gjalla po marrin udhëzim në tesbihate e në falje të veçanta për secilën nga ato.

اِيسْتَادَسْتْ هَرْ يَكِى بَرْ سَنْگِ بَالاَ سَرْفِرَازِى

Pas marrjes së udhëzimit, në shkëmbinjtë e lartë, pemët ngrejnë kokat e tyre drejt Fronit Hyjnor.

دِرَازْ كَرْدَسْتْ دَسْتْهَارَا بَدَرْگَاهِ اِلهِى هَمْ چُو شَهْبَازِى

Secila pemë, ashtu si Shehbaz Kalender[180], shtrin qindra duart e saja tek prania Hyjnore dhe merr një pozitë madhështore adhurimi.

(shënim)[181] بِجُنْبِيدَسْتْ زُلْفْهَارَا بَشَوْقْ اَنْگِيزِ شَهْنَازِى

Ato i bëjnë xhufkat e tyre të vogëla, si thuprat dhe degët, të vallëzojnë kështu si ato, edhe ata që i shikojnë, shprehin kënaqësinë e tyre të hollë dhe shijet e larta.

بَبَالاَ مِيزَنَنْدْ اَزْ پَرْدَه هَاىِ هَاىِ هُوىِ عِشْقْ بَازِى

Sikur kjo bukuri të dridhte nivelet e dashurisë, madje të prekte fijet më të thella dhe më të ndjeshme të tyre dhe të jepte tinguj sikur të prekte damarët. (Nus’ha:[182])

مِيدِهَدْ هُوشَه گِرِينْهَاىِ دَرِينْهَاىِ زَوَالِى اَزْ حُبِّ مَجَازِى

Përpara kësaj pamje shprehëse vjen ky kuptim në mendje: ato të kujtojnë vajtimin e shkaktuar nga dhimbja e shuarjes dhe e venitjes së të dashurave metaforike dhe nga një ankesë e thellë e hidhëruar.

بَرْ سَرِ مَحْمُودْهَا نَغْمَهَاىِ حُزْنْ اَنْگِيزِ اَيَازِى

Ato bëjnë të dëgjohen këngët melankolike të të gjithë të dashurve të ndarë nga të dashurit e tyre, ashtu si Sulltan Mahmudi.

مُرْدَهَارَا نَغْمَهَاىِ اَزَلِى اَزْ حُزْنْ اَنْگِيزِ نَوَازِى

Këto pemë, duket se kanë detyrën që t’i bëjnë të vdekurit të dëgjojnë këngët e parapërjetësisë dhe zërat e trishtueshëm. Ato nuk dëgjojnë më zëra e fjalë dynjaje.

رُوحَه مِى آيَدْ اَزُو زَمْزَمَهءِ نَازُ نِيَازِى

Sa për shpirtin, ai kupton nga këto skena:

Qëniet dhe gjërat u përgjigjen me lavdërim manifestimeve të Emrave të Krijuesit të Gjithëlavdishëm; ato interpretojnë një himn, një këngë të bukur.

قَلْبْ مِيخَوانَدْ اَزِينْ آيَاتْهَا سِرِّ تَوْحِيدْ زِعُلُوِّ نَظْمِ اِعْجَازِى

Zemra lexon misterin e Njësisë Hyjnore nga këto pemë, secila prej tyre është si një shenjë e mishëruar, nga renditja e lartë e fjalëve të kësaj mrekullie.

Domethënë, ndodhet një rregull aq i mrekullueshëm, një art dhe urtësi në mënyrën e krijimit të tyre, saqë në qoftë se të gjitha shkaqet në ekzistencë të kishin fuqinë për të vepruar e për të zgjedhur dhe të mblidheshin të gjitha bashkë, nuk do të mund t’i imitonin.

نَفْسْ مِيخَواهَدْ دَرْ اِينْ وَلْوَلَهَا زَلْزَلَهَا ذَوْقِ بَاقِى دَرْ فَنَاىِ دُنْيَا بَازِى

Nefsi sa herë e sodit këtë gjendje të pemëve, shikon sikur globi tokësor po rrotullohet në një trazirë të bujshme ndarjeje dhe kërkon kënaqësinë e qëndrueshmërisë. Ai merr këtë kuptim: “Ti do ta gjesh qëndrueshmërinë duke lënë adhurimin e kësaj bote.”

عَقْلْ مِيبِينَدْ اَزِينْ زَمْزَمَهَا دَمْدَمَهَا نَظْمِ خِلْقَتْ نَقْشِ حِكْمَتْ كَنْزِ رَازِى

Mendja zbulon nga të kënduarit zërat e kafshëve, të pemëve e të bimëve zëmëdhaja dhe të ajrit, një rregull kuptimplotë të krijimit, një qëndisje urtësie dhe një thesar sekretesh. Ajo kupton se çdo gjë, nga shumë aspekte, e lavdëron Krijuesin e Gjithëlavdishëm.

آرْزُو مِيدَارَدْ هَوَا اَزِينْ هَمْهَمَهَا هَوْهَوَهَا مَرْگِ خُودْ دَرْ تَرْكِ اَذْوَاقِ مَجَازِى

Nefsi i dëshiruar merr një kënaqësi të tillë nga ajri murmuritës dhe nga gjethet pëshpëritëse, saqë ai i harron të gjitha kënaqësitë metaforike, dhe nëpërmjet braktisjes së këtyre kënaqësive metaforike, të cilat janë esenca e jetës së tij, dëshiron të vdesë në kënaqësinë e realitetit.

خَيَالْ بِينَدْ اَزِينْ اَشْجَارْ مَلاَئِكْ رَا جَسَدْ آمَدْ سَمَاوِى بَاهَزَارَانْ نَىْ

Imagjinata shikon se melekët e caktuar për këto pemë kanë hyrë në këto pemë si trupa, nga degët e të cilëve varen shumë flauta. Duket sikur Monarku i Përjetshëm u ka veshur melekëve këto trupa për një paradë të shkëlqyeshme me tingujt e mijëra flautave. Kështu pemët e tregojnë vetveten se nuk janë trupa të vdekur e të pandjeshëm, por më të ndjeshmet dhe më kuptimplotat.

اَزِينْ نَيْهَا شُنِيدَتْ هُوشْ سِتَايِشْهَاىِ ذَاتِ حَىْ

Ndërsa flautat janë të pastërta e të fuqishme sikur të vinin nga një orkestër e lartë qiellore. Mendimi nuk i dëgjon ato ankesa të hidhura të ndarjes e të zhdukjes prej atyre flautave, ashtu siç i dëgjojnë ato të gjithë ashikët, me në krye Mevlana Xhelaluddin Rumiun, dhe lavdërimet që ia drejtojnë të Gjithëmëshirshmit, Mbështetësit, të Qëndrueshmit të Përjetshëm dhe Vetekzistuesit.

وَرَقْهَارَا زَبَانْ دَارَنْدْ هَمَه هُو هُو ذِكْرْ آرَنْدْ بَدَرْ مَعْنَاىِ حَىُّ حَىْ

Meqenëse të gjitha këto pemë janë bërë trupa, atëherë të gjitha gjethet e tyre janë bërë gjuhë. Secila prej tyre, thjesht me prekjen e flladit, reciton në mënyrë të përsëritur nga mijëra gjuhët e tyre: “Hu, Hu” “Është Ai! Është Ai!” Nëpërmjet përshëndetjeve e bekimeve të jetëve të tyre, ato shpallin Krijuesin e tyre që është i Qëndrueshmi i  Përjetshëm, Vetekzistuesi.

چُو لاَ اِلهَ اِلاَّ هُو بَرَابَرْ مِيزَنَدْ هَرْ شَىْ

Me gjendjen e gjuhës së natyrshme, ato vazhdimisht deklarojnë: لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ  “Nuk ka Zot tjetër përveç Atij” dhe duke kryer funksionet e tyre, ato shprehin së bashku lavdërimet në rrethin e dhikrit të kozmosit.

دَمَادَمْ جُويَدَنْدْ يَا حَقْ سَرَاسَرْ گُويَدَنْدْ يَا حَىْ بَرَابَرْ مِيزَنَنْدْ اَللّهْ

“O Zot! O i Vërtet!” Dhe kërkojnë të drejtat e jetëve të tyre prej Tij, nga thesari i Mëshirës nëpërmjet gjuhës së tyre të natyrshme kohë pas kohe dhe me gjuhën e shfaqjes së jetëve të tyre ato recitojnë: “Ja Hajj” o i Gjallë  i Përjetshëm!”

فَيَا حَىُّ يَا قَيُّومُ بِحَقِّ اِسْمِ حَىِّ قَيُّومِ

حَيَاتِى دِهْ بَاِينْ قَلْبِ پَرِيشَانْ رَا اِسْتِقَامَتْ دِهْ بَاِينْ عَقْلِ مُشَوَّشْ رَا آمِينْ

O i gjallë i Përjetshëm dhe o Vetekzistues! Nëpërmjet Emrave të të Gjallit të Përjetshëm dhe Vetekzistuesit të Përhershëm, pajise zemrën e këtij të mjeri me jetë dhe jepi drejtim të saktë mendjes së tij të ngatërruar. Amin.

* * *

 

[Një herë natën, në një vend të lartë në majen e malit ‘Çamdag’ (Mali i pishës) pranë Barlës, unë po shikoja tek fytyra e qiejve, kur papritmas m’u shfaqën rreshtat e mëposhtëm. Si me imagjinatë, unë dëgjova të folurit e yjeve nëpërmjet gjuhës së gjendjes së tyre. Unë i shkrova ato ashtu siç m’u shfaqën pa i harmonizuar me rregullat e vargëzimit dhe të poezisë, për shkak se nuk i njihja. Pjesa është marrë nga Letra e Katërt, dhe nga pjesa e fundit e Vendqëndrimit të Parë të Fjalës së Tridhjetë e Dy.]

 

Shprehja e yjeve

Atëherë dëgjoji yjet, dëgjoje adresimin e tyre harmonik! Që të shikosh se çfarë ka vendosur vula e ndritshme e urtësisë në ekzistencë.

—-

Bashkarisht ato flasin me gjuhën e së vërtetës:

Ne jemi argumente të ndritshëm për madhështinë e të Gjithëfuqishmit dhe për sovranitetin e të Gjithëlavdishmit.

—-

Ne jemi tregues të së vërtetës për ekzistencën e Krijuesit tonë.

Ne jemi dëshmitarë të Unitetit të Tij dhe të fuqisë së Tij.

—-

Ne i shikojmë, ashtu si melekët, ato mrekulli të holla që kanë zbukuruar faqen e tokës.

Ne jemi mrekullitë e holla që shndrisin faqen e tokës, dhe jemi vende për të shëtitur melekët.

—-

Ne jemi sytë e vëmendshëm të panumërt të qiejve që shikojnë tokën, që studiojnë Parajsën.[183]

Ne jemi fruta të bukur të panumërt që na ka lidhur Dora e urtësisë së Hirplotit të Gjithëlavdishëm tek pjesa qiellore e pemës së krijimit dhe tek degët e Rrugës së qumështit.

—-

Për banorët e qiejve, secili prej nesh është një xhami udhëtuese, një shtëpi rrotulluese, një banesë e lartë, secila prej nesh është si një llambë ndriçuese, një anije e fuqishme apo një aeroplan.

—-

Secila nga ne është një fuqi e mrekullisë së të  Gjithëfuqishmit të Përjetshëm të plotësimit, të Gjithurtit të Gjithëlavdisë.

Secila një çudi e artit të Tij krijues, një rrallësi e përsosur e urtësisë së Tij, një mrekulli e aktivitetit të Tij krijues, dhe një botë drite;                                             

—-

Ne u kemi demonstruar njerëzve që nuk e kanë humbur humanizmin me qindra prova të panumërta dhe i kemi bërë ata të dëgjojnë me këto gjuhët tona të panumërta;

U verboftë syri i ateistit që nuk i shikon fytyrat tona, dhe që nuk dëgjon fjalët tona ! Ne jemi shenja që flasim të vërtetën!

—-

Stampa jonë është një, vula jonë është një, ne jemi të nënshtruar ndaj Krijuesit tonë, ne e lavdërojmë dhe e lartësojmë Atë nëpërmjet nënshtrimit tonë.

Ne recitojmë Emrat e Tij, secili nga ne ka kaluar në ekstazë, dhe është anëtar i rrethit të madh të Rrugës së Qumështit.

Të gjitha këto unë i dëgjova me imagjinatë.

* * *

[162] Kur’an,  18:7-8

[163] Kur’an, 6: 32

[164] Kur’an, 7: 156

[165] Pjesët e këtij Stacioni të dytë i ngjasojnë poezisë, por ama ato nuk janë poezi. Dhe nuk u synua shprehja e tyre me vargje. Por ato e morën atë formë, deri në një shkallë, për shkak të rregullit të përkryer të të vërtetave që ato shprehin.

[166] Unë nuk do të bërtas: “Oh! Medet! Dhe të iki.

[167] Unë do ta dëgjoj thirrjen e Israfilit në mëngjesin e Ringjalljes dhe do të ngrihem duke deklaruar “All-llahu Ekber”. Unë nuk do të mbetem prapa Faljes së Madhe dhe prapa grumbullimit e Tubimit të Madh…

[168] Besimi e tregon atë varr të madh të tmerrshëm se është një takim familjar e i ndritshëm dhe një bashkim i të dashurve. (Autori)

[169] Por besimi dhe qetësia që sjell ai, e treguan atë varr të madh të tmerrshëm se është një ftesë e të Gjithëmëshirshmit për tek palllatet e këndshëm të lumturisë.

[170] Por besimi e tregoi atë arkivol si një vend tregtie dhe si një bujtinë gostie të shndritshme.

[171] Por besimi e tregoi frutin e pemës jo kufomë, por një ikje e lirim i shpirtit tim të destinuar për përjetësi nga foleja e tij e vjetër me qëllim që të udhëtojë përmes yjeve.

[172] Ndërsa besimi e tregoi atë pluhur se ishte dera e mëshirës dhe një perde përpara sallonit të Parajsës.

[173] Por imani e tregoi atë dynja, duke u rrokullisur në errësira, se janë veçse mesazhe të Krijuesit të përjetshëm dhe faqet e skalitjeve Hyjnore, të cilat duke pas plotësuar detyrat e tyre dhe duke pas shprehur kuptimet e tyre, kanë lënë rezultatet e tyre në ekzistencë në vendin e tyre.

[174] Por besimi e bëri atë derë varri një portë për tek bota e dritës, dhe e bëri atë rrugë një rrugë për tek lumturia e përjetshme; kështu imani u bë një balsam për të gjitha sëmundjet e mia dhe një ilaç.

[175] Besimi më jep një dokument për t’u mbështetur në një fuqi të pafund absolute në vend të fuqisë së zgjedhjes, apo të vullnetit të lirë; madje imani është vetë ai dokument.

[176] Besimi e bën atë fuqi të zgjedhjes, të mjaftueshme për çdo gjë, meqë e përdor atë në rrugë të Zotit xh.sh. Si një ushtar kur e përdor fuqinë e tij të vogël në llogari të shtetit, ai mund të kryejë vepra mijëra herë më të mëdha se sa fuqia e tij.

[177] Por imani i merr frerat e asaj fuqie të zgjedhjes nga dora e trupit shtazor dhe ia dorëzon ato zemrës dhe shpirtit, prandaj mund të penetrojë tek e shkuara dhe tek e ardhmja, sepse sfera e jetës së zemrës dhe e shpirtit është e gjërë.

[178] Kur’an, 6: 76

[179] Vetëm ky rresht është fjala e Mevlana Xhamit.  Domethënë:

[180] Shehbaz Kalender ishte një hero i famshëm i cili nëpërmjet udhëzimit të Shejh Gejlanit kërkoi strehim tek prania Hyjnore dhe u ngrit në shkallën e shenjtërisë.

[181] Shehnazë Çelkezi është një bukuroshe e famshme e cila ka flokë me dyzet gërsheta.

[182] Nus’ha: Kjo kopje shikon pemën e dëllinjës në varreza.

بَبَالاَ مِيزَنَنْدْ اَزْ پَرْدَه هَاىِ هَاىِ هُوىِ چَرْخِ بَازِى , مُرْدَهَارَا نَغْمَهَاىِ اَزَلِى اَزْ حُزْنْ اَنْگِيزِ نَوَازِى

[183] Domethënë, meqenëse mrekulli të panumërta të fuqisë janë shfaqur në faqen e tokës, secila është farishtja, burimi dhe kultivimi për Parajsën, atëherë, melekët në botën e qiejve i vështrojnë ato mrekullira, ato çudira. Dhe ashtu si melekët, edhe yjet gjithashtu të cilët janë si sytë e trupave qiellorë i shikojnë krijesat e holla që mbushin faqen e tokës, dhe duke vepruar kështu, ato shikojnë edhe botën e Parajsës. Në të njëjtën kohë ata shikojnë edhe tokën edhe Parajsën; ata i vëzhgojnë ato çudira të përkohshme në formën e tyre të qëndrueshme në Parajsë. Domethënë, atje ndodhen fushëpamjet e të dyja botëve. (Autori)

***